March 24, 2023 - 05:07
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    Heshtje para furtunës

    Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

    Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

    WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

    Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

    Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

    Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

    Trending Tags

    • Lajme

      Vrasësit engjëllorë

      Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

      Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

      Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

      Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

      Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

      Trending Tags

      • Politikë

        Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

        Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

        USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

        Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

        Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

        Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

        Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

        Trending Tags

        • Biznes

          BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

          “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

          Rebusi i gazit në Evropë

          Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

          ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

          Trending Tags

          • Teknologji

            Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

            Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

            Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

            Tregu NFT është në prag të kolapsit

            Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

            Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Kujdes nga fjalët e lagjës

              Çfarë zbulon zëri për personin

              Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

              Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

              Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

              Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

              Trending Tags

              • Ballina
              • Opinion

                Heshtje para furtunës

                Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

                Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

                WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

                Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

                Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

                Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

                Trending Tags

                • Lajme

                  Vrasësit engjëllorë

                  Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

                  Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

                  Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

                  Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

                  Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

                  Trending Tags

                  • Politikë

                    Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                    Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                    USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

                    Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

                    Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

                    Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

                    Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

                    Trending Tags

                    • Biznes

                      BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

                      Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

                      “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

                      Rebusi i gazit në Evropë

                      Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

                      ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

                      Trending Tags

                      • Teknologji

                        Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

                        Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

                        Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

                        Tregu NFT është në prag të kolapsit

                        Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

                        Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

                        Trending Tags

                        • Lifestyle

                          Kujdes nga fjalët e lagjës

                          Çfarë zbulon zëri për personin

                          Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

                          Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

                          Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

                          Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

                          Trending Tags

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Lajme

                          Vrasësit engjëllorë

                          Nëpërmjet një mashtrimi të madh, ata që duhet të ulen në bankën e të akuzuarve janë ulur në bankat e prokurorëve; andaj, nacionalizmi serb, që shquhet për maskimin e tmerreve nën gunën fisnike të luftës kundër fashizmit, kulmon në revizionimin më të neveritshëm

                          by Lajm.co
                          03/07/2022
                          in Lajme
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Retorikën e Serbisë së Madhe duhet marrë gjithnjë ndryshe duke interpretuar secilën fjali në kuptim të kundërt të manifestit; duhet të mësohemi me idenë se dhuna flet me gjuhën e paqes dhe fanatizmi me zërin e arsyes; duhet të mësohemi se hedhja poshtë e gjenocidit po përdoret si motor i një krimi të ri kundër njerëzimit. Kurrgjë nuk e përthekon më mirë sjelljen e Serbisë së Madhe sesa fjalia që George Steineri ia atribuon Hitlerit në njërin prej librave të tij: “Do t’i zbatoni metodat e mia derisa njëherësh do të më refuzoni”.

                          Kështu, nëpërmjet një mashtrimi të madh, ata që duhet të ulen në bankën e të akuzuarve janë ulur në bankat e prokurorëve; andaj, nacionalizmi serb, që shquhet për maskimin e tmerreve nën gunën fisnike të luftës kundër fashizmit, kulmon në revizionimin më të neveritshëm.

                          Fajësimi i viktimave

                          Në Beograd lufta në Bosnjë është quajtur “lëvizje çlirimtare antigjenocid” dhe në kampet serbe të mbajtjes (dhe shfarosjes) pengjet boshnjake dhe kroate u gjykuan për “krime të gjenocidit kundër popullit serb”, kur dihet mirëfilli se krimi i tyre i vetëm ishte pse u lindën kroatë ose boshnjakë; në Beograd gjatë vitit 1992 u botua një libër me titullin “Sarajeva, kamp përqendrimi për serbët”.

                          Nga mesi i gushtit 1993, kur Sarajeva kishte më shumë se një vit nën rrethim dhe 70 për qind e territorit të Bosnjës ishte nën kontrollin serb, Republika Federale e Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi) i kërkoi Gjykatës së Hagës që t’i kërkonte Qeverisë zyrtare të Sarajevës t’u jepte fund “akteve të gjenocidit kundër grupit etnik serb”. Operatorët serbë të turizmit organizuan udhëtime për Vukovar për të verifikuar “në vend” gjenocidin e kryer prej forcave “ustashe”.

                          Së fundi, në kulmin e mjerimit, në janarin e vitit 1992, në Qendrën Kulturore në Paris (dhe njëherësh në Beograd) planifikohej një ekspozitë me titullin: “Vukovari 1991, gjenocidi ndaj trashëgimisë kulturore serbe” (ekspozita shkaktoi zemërim të madh dhe kurrë nuk u hap edhe në Francë).

                          Ndërkaq qyteti austro-hungarez plot shkëlqim i Vukovarit ishte rrafshuar prej ushtrisë serbe më 1991 dhe popullsia e saj ishte likuiduar ose shporrur, ndërkaq agresorët pretendonin pa fije turpi se ishin mbrojtësit e tij dhe se banorët e tij ishin ata që shkatërruan gjithçka rrafsh me tokë.

                          Ne e dimë mirë se kjo propagandë ka çorientuar kuptimin e fjalës “gjenocid”. Sidoqoftë, gjithashtu është pasuruar me dhënien e kuptimit të ri: prej tash e tutje, çdo popull që masakron ose shkatërron një tjetër mund të krenohet me veten se vuajti prej gjenocidit.

                          Për shumicën e krimeve të tmerrshme të kryera prej trupave serbe janë fajësuar viktimat e tyre: ka diçka si puna e Krishtit në këtë farë mashtrimi për shpirtrat, në këtë diversion të martirëve – por është një Krisht i paturpshëm, në fakt një Antikrisht – ai që vret dhe pastaj dëshiron që pikërisht atij t’i shprehin keqardhje.

                          Kjo është një sqimë supreme e vetë Djallit: fajësoje viktimën për djallin që i është lëshuar atij në qafë. Prej këtij këndvështrimi gjermanët do të justifikoheshin në pretendimin se ishin cak i një gjenocidi në Auschwitz në emër të hebrenjve dhe romëve, turqit do të mundë t’i akuzonin armenët për masakrimin e tyre më 1915, ekstremistët hutu do të mund t’i akuzonin tucit e kështu me radhë.

                          Kjo është përmbytje tronditëse e së vërtetës: vrasësi është viktima e viktimës së tij, dhe nëse unë të vras, fajin e ke ti – në fakt jeni ju që më vrisni. (Një tjetër alternativë e kësaj sjelljeje: ndëshkoji viktimat dashakëqija që të detyrojnë t’i bësh martire.) Është mashtrim i dyfishtë; shtypësi përvetëson dramën e të shtypurit dhe njëherësh shlyen të gjitha gjurmët e krimit të vet.

                          Kulmi i vampirizmit

                          Andaj, mund të kënaqeni me shqetësimin që rrethon humbësin, përderisa i gëzoni të gjitha përfitimet prej të qenit fitues. (Në raste të caktuara, vampirizmi e arrin kulmin. Sipas Shoqatës së Popujve të Kërcënuar, shumë kriminelë serbë të luftës fshihen jashtë vendit pasi kanë marrë identitetin e atyre që i kanë shfarosur). Një engjëll sipëror i mbuluar me gjak, torturuesi pastaj mund ta qajë veten me ndërgjegje të pastër, madje edhe para një grumbulli kufomash.

                          Natyrisht, konflikti në ish-Jugosllavi nuk zhvillohet vetëm ndërmjet regjimit të Beogradit dhe fqinjëve të tij; ai poshtëron Serbinë e hapur, liberale, pluraliste kundër një tjetër Serbie, kryesisht rurale, që është e prapambetur dhe shumë krenare me primitivizmin e saj barbar, që vjell prej përzierjes etnike, papastërtisë në Beograd dhe përgjithësisht, në shumicën e qyteteve, folur me fjalët e një ekstremisti, prej “atyre stallave derrash, ku janë lindur ata bastardë prej martesave ndëretnike”. (Kjo shkon saktësisht paralelisht me mënyrën se si nacionalistët kroatë të Hercegovinës i binin vetes në qafë kundër Mostarit, simbolit të sinkretizmit turko-sllav, ku ata kompletuan shkatërrimin pas bombardimeve serbe).

                          Dhe “miqtë” e Serbisë, në Francë, do të frymëzoheshin fort sa të përkrahnin fraksionin më të përndritur të popullit serb, ata që aspironin paqen dhe një Evropë të bashkuar, në vend se të mbështesnin një diktaturë gjëmëmadhe që vendit i solli marre, histeri dhe aventurë ushtarake, që mbase do të ngufatë krejt rajonin në flakë.

                          Helmi i urrejtjes etnike

                          Fundja, drama e ish-Jugosllavisë vjen për shkak se me Evropën të pazonjë të zbatonte ligjin, ligji i vrasësve u shndërrua në ligj për krejt fraksionet etnike dhe purifikimi u shndërrua në emërues të përbashkët ndërmjet tri kampeve. Çka është e pahijshme kur flitet për luftën është bashkëfajësia e pashmangshme që valëvitet ndërmjet armiqve të cilët mendojnë se nuk kanë asgjë të përbashkët, por që përfundojnë në përngjarje të njëri-tjetrit përherë e më shumë.

                          Pa një traditë demokratike, pa një lider i cili do të mundë të matej me mendjen djallëzore të Milosheviqit, mjerisht të armatosur dhe të krisur prej shkuljeve ndaj lidhjeve të ngushta dhe me privilegjin e madh që e gëzonte agresorin, dhe specifikisht të braktisur prej njerëzve të cilëve iu përgjëruan për ndihmë (evropianëve dhe amerikanëve), kroatët dhe boshnjakët, secili në nivel tjetër (dhe pa mbërritur asnjëherë në përmasat e nivelit të egërsisë së trupave nga Pale dhe Beogradi), iu kthyen së pari serbëve, dhe pastaj njëri-tjetrit (gjatë luftës që u zhvillua deri në shkurtin e vitit 1994). Ishte hata që e kishin përjetuar prej agresorit të tyre të përbashkët.

                          Mendja gjeniale e përdreqtë e Milosheviqit ia mundësoi që t’i përçante armiqtë, duke i injektuar me helmin e urrejtjes etnike, që do ta shndërronte në njëfarë justifikimi a posteriori: “I shihni sa përbuzës (ose fanatikë) janë? Sa shumë patëm të drejtë që u ndamë prej tyre”.

                          Një imitim tronditës i rolit të viktimës: modeli i pushtuesit ka kontaminuar (pjesërisht) atë të të nënshtruarit dhe konfrontimi i përgjithshëm justifikon shkakun e supozuar të ndezjes së luftës – idenë se ishte e pamundshme që dy bashkësitë të jetonin bashkërisht.

                          Dhe është thjesht e mrekullueshme që në Sarajevë dhe enklavat e tjera të Bosnjës (dhe në Kroaci, ku jetojnë qindra mijëra refugjatë boshnjakë), serbët, kroatët dhe myslimanët ia dolën mbanë të bashkëjetonin kaq gjatë, ia dolën të ruanin dinjitetin dhe tolerancën e tyre pavarësisht bombave, sanksioneve dhe urisë. Në këtë drejtim, pavarësisht prej çmendurisë që duket se ishte propaganduar tek të gjitha palët, fajësia e regjimit të Milosheviqit shkon përtej çdo dyshimi (megjithëse regjimi tani, nëpërmjet oportunizmit politik, predikon paqe apostolike, një Al Capone i maskuar si Mahatma Gandi).

                          Sidoqoftë, gjithçka shkoi në fund të pusit në luftë ose diplomaci. Serbët përfundimisht e humbën kurorën e praruar të martirizimit, të cilën ua kishte rrënjosur historia e kaluar. Dhe ja si e vrojtonte këtë lideri opozitar serb, Vuk Drashkoviq: “Në këto krime të tmerrshme të luftës, që ende po vazhdon, dhe fundi i së cilës zor se mund të parashikohet, dallimi ndërmjet librit të turpit dhe librit të dritës është shlyer deri në pikë të fundit. Dhe kjo është disfata më e madhe serbe, disfata e vetme e popullit tonë në historinë e ekzistencës së tij”. Dhe Serbia e Milosheviqit ka jetësuar atë që e ka përmbledhur më së miri Marek Edelman: “Fitoren posthumus të Hitlerit”.

                          Rezistenca si krim

                          Gjatë gjithë konfliktit, në secilin rast, nuk është ndërmarrë asgjë (prej bashkësisë ndërkombëtare) për ata nën sulm, shkeljet e vetme të të cilëve ishin analizuar në mënyrë maniake, përderisa sulmuesit shkriheshin me duart e lira qysh prej ditës së parë. Krimi i vetëm i boshnjakëve (dhe kroatëve para tyre) në sytë e qeverive perëndimore ishte rezistenca në vend se të dorëzoheshin vetë në kasaphane, duke ua prishur hesapet kryeqyteteve të mëdha që kishin llogaritur fitore të shpejtë të Serbisë, fuqia e vetme që do të mundë të mbante rendin në Ballkan pas dezintegrimit të Jugosllavisë.

                          Për t’i ndëshkuar ata që ishin sulmuar (të cilët ishin edhe separatistë), përdorëm dhe shpërdorëm sofizmin fatal që sugjeron se çdo viktimë është një zuzar i ardhshëm potencial dhe refuzuam t’i ndihmonim, sepse mund të bëheshin njerëz të ligj. Çka tjetër mund të përbëjë mashtrim më të madh për drejtësinë?

                          A po fundoset një fëmijë para syve tuaj? Punë e madhe, le të fundoset, ose ndryshe, më vonë do të shndërrohet në përbindësh. Pse viktimat duhet të jenë të pacene dhe pa të këqija? A paskemi harruar ne se rezistenca franceze dhe e aleatëve kishte kryer ndonjëherë krime të tmerrshme? As boshnjakët e as kroatët nuk janë sjellë si engjëj; por askush nuk do ta ndihmonte kurrë dikë nëse do të ngulmonim se pala e dëmtuar duhet të jetë e butë si qengji. Ne nuk e kushtëzojmë ndihmën tonë për njerëzit në rrezik varësisht se a e “meritojnë”.

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

                          Loading...

                          Recommended

                          Shfuqizohet vendimi i Qeverisë Haradinaj që ia mundësonte Bechtel Enka-s edhe 50 milionë euro shtesë

                          3 years ago

                          Pushtet e opozitë kundër kushtëzimit të liberalizimit të vizave me dialogun

                          4 years ago

                          Lajmet e fundit

                          Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                          18/11/2022

                          Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                          05/08/2022

                          Heshtje para furtunës

                          25/07/2022
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.