March 2, 2021 - 04:59
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    Koha për vendime historike dhe rreshtim gjeostrategjik

    Një vit pa Altin Kocaqin…

    Prishtina dhe Tirana duhet të lobojnë për largimin e sllovakut Miroslav Lajçak si i dërguar i BE-së

    Dy gracka për Albin Kurtin

    Vetëm emri Kosovo është i juaji, por jo trualli i Dardanisë

    Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti

    Trending Tags

    • Lajme

      Sikur serbët ti kishin këto argumente historike

      Efekti ‘Albin’ apo spektakli i radhës

      Pse Gjermania duhet të braktisë ndërtimin e gazsjellësit rus “Nord Stream 2”

      Shpikja e gazetës ruse: Shqiptarët kanë ardhur nga Balltiku në Ballkan, pasardhës të lituanezëve

      Gjermania, Polonia dhe Suedia dëbojnë diplomatët rusë nga vendet e tyre

      Trending Tags

      • Politikë

        Beteja serbe për Nikshiqin si lufta për Srebrenicën

        Vetëvendosje përballë LDK-së dhe PDK-së; kush duhet të shkrihet e para

        Pse është kaq i shqetësuar Aleksandar Vuçiqi

        Historiani serb: Kosova është e pavarur, të gjithë e dinë

        Njohja e Kosovës, Vuçiqi shpall operacionin “blitz”: Dhunë dhe para në Mitrovicë dhe Preshevë

        Morgantown, WV - 16 December 2020: Small bottle of coronavirus vaccine with syringe with background of the Chinese company Sinopharm logo

        Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan

        Trending Tags

        • Biznes

          Rimëkëmbja ekonomike sfidë për Qeverinë e re

          Ish-zv ministri: Hoti po manipulon, nuk ka shpëtuar asgjë nga rënia ekonomike

          Paratë nga diaspora mbajnë “gjallë” ekonominë e Kosovës

          Humbjet e bizneseve, të pallogaritshme

          Klubi i Prodhuesve kërkon nga ZRrE- ja shtyrjen e afatit për hapjen e tregut të energjisë

          Mbi 400 mijë kontribuues kanë aplikuar për 10 përqindëshin, tërhiqen 186 milionë euro nga Trusti

          Trending Tags

          • Teknologji

            Telefoni i së ardhmes, pa porta ose butona dhe një ekran të lakuar në secilën anë

            ‘Megaraketa’ e NASA-s, përfundon para kohe testi i rëndësishëm

            Kush i mbron më mirë të dhënat – Android apo iPhone

            Robotët që bëjnë lëvizje mbresëlënëse në vallëzim

            iPhone 12 ēshtē telefoni mē i shitur me rrjetin 5G, ‘shkatērroi’ konkurrentēt pēr dy javē

            Shfaqen fotografitë zyrtare të Samsung Galaxy S21

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Testoni logjikën tuaj. Cili nga djemtë po mban më shumë peshën e trungut

              Testoni veten: E gjeni peshën e saktë

              Plas sherri në familje, gruaja i ve fëmijës emrin e ish të dashurit…

              Test psikologjik: Gjëja e parë që sheh në foto të tregon se çfarë duhet të ndryshosh në vitin 2021!

              Çfarë fjalë shihni në këtë foto?

              Matje e intelegjencës

              Trending Tags

              • Ballina
              • Opinion

                Koha për vendime historike dhe rreshtim gjeostrategjik

                Një vit pa Altin Kocaqin…

                Prishtina dhe Tirana duhet të lobojnë për largimin e sllovakut Miroslav Lajçak si i dërguar i BE-së

                Dy gracka për Albin Kurtin

                Vetëm emri Kosovo është i juaji, por jo trualli i Dardanisë

                Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti

                Trending Tags

                • Lajme

                  Sikur serbët ti kishin këto argumente historike

                  Efekti ‘Albin’ apo spektakli i radhës

                  Pse Gjermania duhet të braktisë ndërtimin e gazsjellësit rus “Nord Stream 2”

                  Shpikja e gazetës ruse: Shqiptarët kanë ardhur nga Balltiku në Ballkan, pasardhës të lituanezëve

                  Gjermania, Polonia dhe Suedia dëbojnë diplomatët rusë nga vendet e tyre

                  Trending Tags

                  • Politikë

                    Beteja serbe për Nikshiqin si lufta për Srebrenicën

                    Vetëvendosje përballë LDK-së dhe PDK-së; kush duhet të shkrihet e para

                    Pse është kaq i shqetësuar Aleksandar Vuçiqi

                    Historiani serb: Kosova është e pavarur, të gjithë e dinë

                    Njohja e Kosovës, Vuçiqi shpall operacionin “blitz”: Dhunë dhe para në Mitrovicë dhe Preshevë

                    Morgantown, WV - 16 December 2020: Small bottle of coronavirus vaccine with syringe with background of the Chinese company Sinopharm logo

                    Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan

                    Trending Tags

                    • Biznes

                      Rimëkëmbja ekonomike sfidë për Qeverinë e re

                      Ish-zv ministri: Hoti po manipulon, nuk ka shpëtuar asgjë nga rënia ekonomike

                      Paratë nga diaspora mbajnë “gjallë” ekonominë e Kosovës

                      Humbjet e bizneseve, të pallogaritshme

                      Klubi i Prodhuesve kërkon nga ZRrE- ja shtyrjen e afatit për hapjen e tregut të energjisë

                      Mbi 400 mijë kontribuues kanë aplikuar për 10 përqindëshin, tërhiqen 186 milionë euro nga Trusti

                      Trending Tags

                      • Teknologji

                        Telefoni i së ardhmes, pa porta ose butona dhe një ekran të lakuar në secilën anë

                        ‘Megaraketa’ e NASA-s, përfundon para kohe testi i rëndësishëm

                        Kush i mbron më mirë të dhënat – Android apo iPhone

                        Robotët që bëjnë lëvizje mbresëlënëse në vallëzim

                        iPhone 12 ēshtē telefoni mē i shitur me rrjetin 5G, ‘shkatērroi’ konkurrentēt pēr dy javē

                        Shfaqen fotografitë zyrtare të Samsung Galaxy S21

                        Trending Tags

                        • Lifestyle

                          Testoni logjikën tuaj. Cili nga djemtë po mban më shumë peshën e trungut

                          Testoni veten: E gjeni peshën e saktë

                          Plas sherri në familje, gruaja i ve fëmijës emrin e ish të dashurit…

                          Test psikologjik: Gjëja e parë që sheh në foto të tregon se çfarë duhet të ndryshosh në vitin 2021!

                          Çfarë fjalë shihni në këtë foto?

                          Matje e intelegjencës

                          Trending Tags

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Opinion

                          Votë ndëshkuese ndaj korrupsionit

                          by Lajm.co
                          17/01/2021
                          in Opinion
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Shkruan: Nuhi Ismaili

                          Në Kosovë nuk ka elektorat me bindje ideologjike që do ta përcaktonte fituesin e zgjedhje. Ky elektorat që voton për shkak të bindjeve ideologjike në elektoratin e përgjithshëm në Kosovë, nuk arrin as pesë përqind dhe së paku edhe dhjetë vjet në Kosovë fitoret e partive politike nuk do të ndodhin për shkak të bindjeve ideologjike e djathtë e majtë, prandaj edhe debatet e tilla nuk kanë asnjë efekt tek elektorati.

                          Në këto zgjedhje të parakohshme për herë të parë dihet fituesi i zgjedhjeve, pyetja është se cila do të jetë përqindja e fitores. Tani e gjithë vëmendja është përqendruar tek dilema se a do të lejohet Albin Kurti të kandidoi në këto zgjedhje apo jo dhe me kënd mund ta bëjë qeverinë Lëvizja Vetëvendosje nëse fitorja nuk është aq e thellë sa po synon LVV-ja.

                          Oferta programore edhe kësaj radhe nuk do të ketë ndonjë ndikim e po ashtu as premtimet nuk do ti marr kush seriozisht. Qytetarët kanë vendosur ta ndëshkojnë keqqeverisjen dhe kontratën e pashkruar të partive politike të cilat me çdo kusht po përpiqen ta pengojnë ndryshimin me të cilin janë identifikuar tashmë Lëvizja Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani.

                          Nuk ka ndodhë ndonjëherë në historinë e shkurtër parlamentare në Kosovë, që votuesit e partive që kanë qeverisë deri tani (PDK-LDK-AAK dhe dy copëzat tjera AKR- Nisma Socialdemokate) të shkojnë tek kutitë e votimit të sigurt që partia e tyre nuk i fiton zgjedhjet. Kësaj radhe për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në do të votoi vetëm elektorati klientelist dhe militantët e thekur, prandaj edhe rënia e përqindjes tek këto parti do të jetë e dukshme.

                          Lëvizja Vetëvendosje, fitoren e ka të garantuar, beteja e saj politike është për një fitore sa më të madhe ku diferencën edhe kësaj radhe do ta bëjë diaspora. Nëse nuk i lejohet Albin Kurtit që të jetë kandidat për deputet kjo nuk e zbeh fare fitoren, madje ka gjasa që ta thelloi ate. Mungesa e Kurtit do të jetë një hendikep nëse nuk zgjedhet kryeministër, atëherë fryma e fitores dhe mënyra e qeverisjes do të duket pak më e zbehtë.

                          Kurse sa u takon debateve dhe dilemave se me kënd do të bëjë koalicion pas zgjedhjeve LVV-ja, pavarësisht rezultatit, kjo dilemë është e sajuar si propagandë kundër LVV-së e cila i ka hequr vijat e kuqe dhe pas zgjedhjeve i ka katër mundësi për ta formuar koalicionin qeverisës.

                          -Fitore e thellë mbi 50 për qind dhe koalicion qeverisës me minoritetet të cilat edhe postet ministrore i kanë të garantuara.

                          -Koalicion me LDK-në; koalicion me PDK-në apo koalicion me AAK-në. Të tri këto parti në këto zgjedhje do të kenë rënie të votave, prandaj e kanë të pamundur që ta përdorin variantin e Qeverisë Hoti duke e eliminuar partinë e parë, pra LVV-në dhe Vjosa Osmanin. Të tri këto parti pas zgjedhjeve kushtet për të bërë koalicion me LVV-në do ti kenë pothuaj se minimale edhe nga frika se mos po mbesin në opozitë. Të tri këto parti pas zgjedhjeve e kanë ofertën e njëjtë nga LVV-ja, postin e Kryetarit të Kuvendit dhe sa më pak ministri.

                          Dyshimet se LVV-ja do ti fitoi zgjedhjet por do ta ketë vështirë të formoj koalicionin qeverisës janë shpikje të qëllimshme. Po ashtu edhe kritikat që po i bëhen Vjosa Osmanit që pas deklarimit publik se do të jetë kandidate serioze për postin e Presidentit se gjoja po e tradhton elektoratin e saj janë tendencioze. Më tradhti do të ishte që të bënte fushatë pa treguar se çfarë synon dhe pas zgjedhjeve të bëhej Presidente, ky veprim do të ishte edhe një lloj mashtrimi i elektoratit. Vjosa u tregua shumë e sinqertë dhe votuesit e saj i ka njoftuar me kohë se çfarë synon pas zgjedhjeve, kushdo që e voton Vjosën e ka të çartë pse po e bënë një gjë të tillë.

                          Vjosa Osmani, ka përkrahje të plotë nga faktori ndërkombëtar që të zgjedhet Presidente e Kosovës, këtë fakt nuk e përmend askush, por hedhin ashkla jo e majtë jo e djathtë dhe po krijojnë opinion të rrem se gjoja posti i Presidentit do të jetë kushti kryesor i partive që do të bëjnë koalicion qeverisës me LVV-në. E para parti që nuk do ta ketë kusht postin e Presidentit do të jetë PDK-ja.

                          Po ashtu edhe deklarimet se nëse LVV-ja bënë koalicion qeverisës me PDK-në Vjosa Osmani do të largohej nga marrëveshja me LVV-në janë tendencioze dhe nuk do të ndodhë fare dhe nuk ka asnjë arsye për tu larguar.

                          PDK-ja edhe pse e hendikepuar ka krijuar një komoditet brenda partisë e zgjodhi Enver Hoxhajn si ushtrues të detyrës së kryetarit të partisë, një njeri kozmopolit me një përformancë artificiale edhe si politikan edhe si intelektual, prandaj me gjithë pakënaqësitë që ekzistojnë brenda PDK-së për zgjedhjen e tij, ato nuk u shfaqën publikisht, por dilema është si e vlerëson elektorati i PDK-së Enver Hoxhajn në krye të partisë.

                          Prurjet e reja në PDK nuk do të kenë kurfarë efekti elektoral, sepse janë figura pa përfaqësim dhe vota e tyre e re që do ta sjellin në PDK do të jetë simbolike.

                          Në fakt PDK-ja është pajtuar që nuk mund të jetë partia e parë, por me shumë gjasa do të jetë partia e dytë që si renditje do të konsiderohet si sukses edhe pse do të ketë rënie të elektoratit.

                          LDK-ja në këto zgjedhje po hynë e plagosur politikisht më shumë se PDK-ja. E prishi koalicionin me LVV-në duke bërë alenca të fshehta me PDK-në, vendosi ta qeverisë vendin me një kryeministër as mish as peshk e shkarkoi nga kryesia e partisë Vjosa Osmanin (kandidaten për kryeministre në zgjedhjet e kaluara), angazhoi dy gardian në Kuvendin e Kosovës për ta mbrojtur Dullen, të cilët për herë të parë nisën të kultivojnë një arrogancë politike e pa parë ndonjëherë në radhët e LDK-së dhe tash duhet të paguaj gabimet që ia shkaktuan mercenarët që i ka në kryesi e në strukturat tjera të partisë.

                          AAK-ja do të jetë e kënaqur nëse e ruan kuotën tradicionale të saj 8 për qind. Në fushatë do të garoi me një paradoks politik, Ramush Haradinaj President.

                          E gara për programe e bindje ideologjike urojmë që të ndodhë në zgjedhjet tjera. Pandemia ka treguar se “dora e padukshme” e tregut privat, nuk mund të llogaritet si e sigurt për të ofruar të mira publike, dhe aq më pak për të mbrojtur interesin publik. Dora e dukshme e shtetit duhet të kontribuojë, përmes funksionimit të institucioneve efektive dhe qeverisjes së mirë. Në thelb, masat e shëndetit dhe sigurisë, janë një kujtesë e vazhdueshme fizike e pranisë së shtetit, e cila ka munguar kaq shumë në vitet e fundit. Disa e kanë përqafuar këtë ndërhyrje, duke njohur një përgjegjësi të përbashkët, ndërsa të tjerët kanë qenë kritikë. Por që të gjithë janë të vetëdijshëm për rolin e qeverisë.

                          Prandaj Lëvizja Vetëvendosje përveç fitores dhe qeverisjes e ka një shansë historike që të dëshmoi se e mira publike nuk mund të zëvendësohet me të mirën private duke dëshmuar që social demokracia është zgjidhja, sepse neo-liberalizmi po dështon. A do të filloi ndryshimi dhe qeverisja e mirë pas 14 shkurtit, shpresat janë të mëdha. A do të ketë ndryshim rrënjësor në mandatin e parë qeverisës pak e besueshme./Lajm.co

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          “Beteja” qorre e Isa Mustafës me statujat

                          Loading...

                          Recommended

                          Sot vazhdon punimet Kuvendi, pritet votimi i rezolutës për dialogun

                          2 years ago

                          Tërmeti në Shqipëri: Rritet numri i viktimave, mijëra banesa të dëmtuara

                          1 year ago

                          Lajmet e fundit

                          Beteja serbe për Nikshiqin si lufta për Srebrenicën

                          01/03/2021

                          Vetëvendosje përballë LDK-së dhe PDK-së; kush duhet të shkrihet e para

                          01/03/2021

                          Pse është kaq i shqetësuar Aleksandar Vuçiqi

                          01/03/2021
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.