Kjo kompani theksoi se franshiza The Witcher ka arritur të shitet në mbi 65 milionë kopje në mbarë botën. Gjatë këtij viti, vetëm Witcher 3 është shitur në mbi 40 milionë njësi, derisa më 2020 është regjistruar një shitje prej 30 milionë kopje te të dy lojërave.
Ishte pritur edhe një rritje më e madhe sa i përket shitjes së Witcher 3, por për fat të keq azhurnimi i lojëra nga konzola e gjeneratës së ardhshme është shtyrë për periudhë të pacaktuar.
Azhurnimin fillimisht e kishte zhvilluar Saber Interactive, por Project Red ndërkohë ndërpreu zhvillimin duke menduar të sjellë risi, që deri më tani nuk është parë.