Në një kumtesë të përbashkët të ministrave të Financave të vendeve anëtare të G7 (Kandaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara), janë zotuar se ndihmën do ta shfrytëzojnë për të përmbushur boshllëkun financiar dhe për shumë nevoja të qytetarëve ukrainas.
Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, ekonomia e Ukrainës gjatë këtij viti do të pësojë rënie prej 45 për qind. E një prej arsyeve kryesore, është bllokimi i porteve ukrainase nga ana e ushtrisë rusë.
Problemet me eksportet e grurit nga Ukraina, siç paralajmëruan Kombet e Bashkuara dhe organizata të shumta, mund të shkaktojnë uri në mbarë botën, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.