February 6, 2023 - 03:52
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    Heshtje para furtunës

    Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

    Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

    WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

    Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

    Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

    Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

    Trending Tags

    • Lajme

      Vrasësit engjëllorë

      Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

      Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

      Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

      Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

      Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

      Trending Tags

      • Politikë

        Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

        Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

        USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

        Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

        Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

        Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

        Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

        Trending Tags

        • Biznes

          BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

          “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

          Rebusi i gazit në Evropë

          Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

          ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

          Trending Tags

          • Teknologji

            Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

            Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

            Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

            Tregu NFT është në prag të kolapsit

            Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

            Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Kujdes nga fjalët e lagjës

              Çfarë zbulon zëri për personin

              Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

              Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

              Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

              Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

              Trending Tags

              • Ballina
              • Opinion

                Heshtje para furtunës

                Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

                Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

                WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

                Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

                Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

                Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

                Trending Tags

                • Lajme

                  Vrasësit engjëllorë

                  Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

                  Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

                  Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

                  Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

                  Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

                  Trending Tags

                  • Politikë

                    Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                    Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                    USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

                    Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

                    Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

                    Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

                    Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

                    Trending Tags

                    • Biznes

                      BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

                      Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

                      “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

                      Rebusi i gazit në Evropë

                      Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

                      ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

                      Trending Tags

                      • Teknologji

                        Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

                        Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

                        Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

                        Tregu NFT është në prag të kolapsit

                        Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

                        Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

                        Trending Tags

                        • Lifestyle

                          Kujdes nga fjalët e lagjës

                          Çfarë zbulon zëri për personin

                          Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

                          Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

                          Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

                          Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

                          Trending Tags

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Politikë

                          Vdekja e autoritetit politik

                          Opsionet për qeveritë janë ose të rrisin taksat ose të ulin kostot. Që të dyja janë të dhimbshme dhe jopopullore. Problemi më i madh, është se elektoratet dhe sistemet politike nuk mund t’i durojnë dot liderët liberalë që kemi në krye

                          by Lajm.co
                          20/06/2022
                          in Politikë
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          A po jetojmë në epokën e liderëve të fortë apo të dobët? Deri më tani, politika në shekullin XXI është diktuar nga një zhvendosje globale nga liberalizmi drejt autoritarizmit. Shembujt janë Xi Jinping në Kinë, Putin në Rusi, Erdogan në Turqi, Modi në Indi, Orban në Hungari, Bolsonaro në Brazil dhe Duterte në Filipine.

                          Sidoqoftë, në vitet 2020, në demokracitë tona që supozohet se janë më të përparuarat, lajtmotivi politik ka qenë ai i lidershipit të dobët dhe të dështuar. Shikoni pak se çfarë ndodh sot në botë. Boris Johnson akuzohet shpesh se është një diktator i çuditshëm, një egomaniak i dëshpëruar të përmbushë fantazinë e tij të fëmijërisë “për të qenë mbreti i botës”.

                          Por gjërat për të po shkojnë shumë mirë. Javën e kaluar, ai iu lut partisë së tij që ta mbështeste në një mocion mosbesimi. 40 deputetë konservatorë e injoruan kërkesën e tij. Ashtu si Tereza May para tij, edhe Johnson i mbijetoi mocionit. Por tani është i përhapur perceptimi se lidershipi i tij i ka orët e numëruara.

                          Për të mbetur në postin e kryeministrit, Johnson që kishte në fillim të mandatit një shumicë prej 80 vendesh, duhet të kujdeset tani për fraksionet në gjirin e konservatorëve. Edhe në SHBA po bie ndjeshëm autoriteti i Joe Bidenit. Aleksandria Ozazio-Kortez, figura me e njohur në krahun progresiv të Partisë Demokratike, deklaroi për CNN se nuk do të mbështeste presidentin aktual për një mandat tjetër në presidencialet e 2024-ës.

                          Dhe është e lehtë të kuptohet arsyeja e ngurrimit të saj. Mbështetja ndaj Bajden në sondazhevazhdon të pakësohet. Aktualisht puna e tij vlerësohet nga vetëm 39 për qind e amerikanëve (në të njëjtën fazë të presidencës së tij, Donald Trump kishte një mbështetje prej 44 për qind).

                          Nëse, siç e presin në fakt të gjithë, demokratët do të mposhten në zgjedhjet e mesit tëmandatit në nëntor, një shumicë republikane në Kongres mund të angazhohet për të fajësuar Bajden në shenjë hakmarrje për 2 nismat e ngjashme ndaj Trump. Impeachment mund të bëhet së shpejti një normë për çdo president, kundërshtarët e të cilit kontrollojnë Kongresin.

                          Ndërkohë, qeveritë e Spanjës dhe Holandës janë zhytur në telashe serioze, lidhur me akuzat për hakerimin e telefonave. Javën e kaluar, kryeministrja suedeze Magdalena Anderson, u sulmua ashpër për dështimin e saj për të ndalur krimet e shkaktuara emigrantët, duke i mbijetuar për pak një mocioni mosbesimi në parlament.

                          Nën drejtimin e Justin Trudo dhe Jacinda Ardern, Kanadaja dhe Zelanda e Re dukej se kishin në krye dy centristë energjikë, të cilët mund të pengonin prirjen globale anti-politike. Ata u trajtuan me pozitivitet nga mediat ndërkombëtare, dhe përfituan nga popullariteti fillestar për shkak bllokimeve drakoniane anti-Covid.

                          Tani asnjëri nga të dy nuk ndodhet në një pozitë kaq të fortë. Trudo u rizgjodh në shtatorin e vitit të kaluar, por pa një të shumicë të qartë. Në fillim të këtij muaji, në zgjedhjet lokale në Ontario, Partia Liberale e drejtuar prej tij fitoi vetëm 8 nga 124 vende në parlamentin rajonal.

                          Gjermania dhe Izraeli, e kanë kaluar pjesën më të madhe të këtij shekulli të dominuar nga një figurë politike. Kancelaria e Angela Merkel qeverisi për 16 vjet, ndërsa Benjamin Netanjahu 12. Por Angela dhe Bibi, janë zëvendësuar nga koalicione të dobëta dhe të përçara.

                          Kancelari i ri gjerman, Olaf Scholz, vlerësohet nga vetëm 30 për qind e gjermanëve. Partia e tij Socialdemokrate ka rënë në vendin e tretë në sondazhe. Koalicioni ma bazë të gjerë në Izrael, duket se është në prag të kolapsit, ndërsa Benjamin Netanyahu planifikon një rikthim tjetër në pushtet.

                          Italia mbajti të dielën e kaluar zgjedhjet e pjesshme lokale. Partia me prirje fashiste Fratelli D’Italia (Vëllezërit e Italisë) arriti një rezultat shumë të mirë. Por Italia është një rast i çuditshëm. Mario Dragi, një tjetër ish-teknokrat i BE-së, që aktualisht shërben si kryeministër i pazgjedhur, gëzon një vlerësim çuditërisht të lartë (ndonëse në rënie) prej 55 për qind.

                          Kjo ndoshta sepse arriti të shfaqte ndjenjën e kontrollit të situatës në kundërpërgjigje të pandemisë. Ose mund të ndodhë që këto kohëra çuditërisht antidemokratike, njerëzit të priren të pëlqejnë sundimtarët që nuk i kanë zgjedhur me votë. (Vini re popullaritetin e qëndrueshëm të Mbretëreshës Elizabet II në Britaninë e Madhe).

                          Megjithatë, në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, qeveria e unitetit kombëtar të Dragit do të zëvendësohet, ndoshta nga një koalicion i krahut të djathtë të Fratelli D’Italia, Lega Nord dhe Forza Italia. Progresistët argumentojnë shpesh, se meqë njerëzimi është kaq shumë i dëmtuar nga autokratë toksikë, demokracitë do të përfitonin nga më shumë feminilitet në udhëheqjen globale.

                          Në një botë, në të cilën një numër i madh burrash identifikohen si feministë, ka ndoshta kuptim që të vendosen në krye më shumë gra. Megjithatë, përvoja e Ardern, dështimi i May, dhe trashëgimia përçarëse e Merkelit sugjerojnë se ekuilibri më i mirë gjinor tek G20, nuk është domosdoshmërisht përgjigja për problemet e botës.

                          Nuk do të dëgjojmë shumë feministe të brohorasin nëse në krye të Italisë do të zgjidhet Giorgia Meloni që udhëheq Fratelli D’Italia. Për eurofilët e qendrës së majtë, shpresa e fundit dhe më e mirë e një rendi “të bazuar në rregulla” është presidenti francez Emanuel Macron, që sapo është rizgjedhur në detyrë.

                          Por edhe ai u shqetësua fundjavën e kaluar, pasi në raundin e parë të zgjedhjeve për në Asamblenë Kombëtare, shënoi rezultatin më të keq se çdo president francez që nga koha eZhak Shirak në vitin 1997. Aleanca e re e ekstremit të majtë, NUPES, e udhëhequr nga Zhan -Lyc Melensho, doli në krye dhe tani mund t’i hapë jo pak punë presidentit në mandatin e tij të dytë.

                          Macron mund të shmangë poshtërimin e mëtejshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve, nëse mund të promovojë me sukses një tjetër “projekt të frikës”. Diçka e ngjashme funksionoi për të në garën presidenciale. Edhe pse i papëlqyeshëm, Macron ishte i bindur se shumica e francezëve do ta refuzonte për herë të tretë, nacionalisten e vijës së ashpër Marin Le Pen. Supozohet se gjendemi në mesin e një lufte demokratike mbarëbotërore, midis nacionalizmit populist dhe internacionalizmit liberal. Por në Britani, Amerikë, Itali dhe Francë, asnjëra nga lëvizjet nuk duket në gjendje të mbështesë shumicën demokratike. Prandaj, politika demokratike po bëhet gjithnjë e më negative.

                          Kandidatët fitojnë, jo për atë se kush janë, dhe çfarë përfaqësojnë; por për atë se kush nuk janë dhe çfarë kundërshtojnë. Macron nuk ishte Le Pen. Johnson nuk ishte Korbin. Biden nuk ishte Trump. Dhe Trump nuk ishte Hilari Klinton. Rezultati është ajo që studiuesit amerikan Michael Lind e quan “turbo-paralizë”.

                          “Ne mund të mbetemi të bllokuar në një gjendje të ndërmjetme, midis një sistemi të vjetër që nuk mund të rikrijohet, dhe një sistemi të ri që ende nuk mund të ndërtohet. Mund të na duhet të durojmë vite aktivitetesh pa veprim dhe lëvizje pa lëvizje”- shkroi së fundmi ai.

                          Nuk është ndonjë zbulim i madh të thuash se po përballemi me një krizë në udhëheqjen demokratike. Por është e lehtë të harrohet se sa i thellë dhe i përhapur është ky problem. Degradimi nisi shumë kohë përpara shfaqjes së Covid-19. Ai u përshpejtua pas dështimit të Luftës kundër Terrorit në mesin e viteve 2000 dhe në krizën financiare të vitit 2008, të cilat e shkatërruan besimin midis masave dhe elitave.

                          Në fillim, Covid–19 u duk se do e përmirësonte besimin mes palëve: njerëzit e frikësuar iu drejtuan udhëheqësve të tyre për shpresë. Me përjashtim të Donald Trump, liderët kryesorë botërorë shijuan një formë të rritjes së popullaritetit të “kohës së luftës”, ndërsa nisën tëluftonin ndaj përhapjes së virusit.

                          Analistët nisën të shihnin me zili avantazhet që kishin shtetet autoritare, kur bëhej fjalë për të detyruar njerëzit të qëndronin brenda shtëpive të tyre. Kina u cilësua si një model që duhej ndjekur. Por në të njëjtën kohë kishte një simpati të gjerë për udhëheqësit e botës së lirë, të cilët po detyroheshin të përballeshin me një problem kaq të vështirë të shëndetit publik.

                          Tani në botën e post-pandemisë, ajo valë e çuditshme e solidaritetit midis qeverisë dhe të qeverisurve është zhdukur. Inati i masave është kthyer, dhe është shumë hakmarrës. Kudo po vlon një zemërim i madh mbi kostot e mëdha të bllokimeve. Krimi i dhunshëm vazhdon që të rritet në qytetet e gjithë botës së zhvilluar.

                          Inflacioni po e dëmton kohezionin social dhe politik. Udhëheqësit perëndimorë janë të prirur të fajësojnë luftën në Ukrainë për koston e lartë të jetesës. Por votuesit janë konsumatorë, dhe ne të gjithë e dimë se çmimet filluan të rriteshin shumë kohë përpara luftës.

                          Tani është po aq e qartë, se edhe liderët autoritarë janë edhe më pak të aftë për ta luftuar inflacionin. Në Turqinë e Erdoganit, norma e inflacionit ka arritur në 73 për qind. Në Brazilin e Bolsonaros për qind; në Rusinë e Putinit 17 për qind. Asnjë lider nuk e priste një inflacion kaq galopant.

                          Opsionet për qeveritë janë ose të rrisin taksat ose të ulin kostot. Që të dyja janë të dhimbshme dhe jopopullore. Problemi më i madh, është se elektoratet dhe sistemet politike nuk mund t’i durojnë dot liderët liberalë që kemi në krye./Spectator World

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

                          Loading...

                          Recommended

                          Prokurorja Speciale lajmëron një rast kërcënimi në Polici

                          3 years ago

                          Dy aeroplanmbajtëset amerikane, Meta viziton njërën (video)

                          4 years ago

                          Lajmet e fundit

                          Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                          18/11/2022

                          Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                          05/08/2022

                          Heshtje para furtunës

                          25/07/2022
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.