Loshi i ka quajtur përralla të Thaçit e Vuçiqit këto, me qëllim të përmirësimit të imazhit të tyre.
Ky është postimi i plotë:
Dështimi i planifikuar dhe përrallat me mbret
Paskan dashur të rrahen fizikisht Kuqi dhe Daçiqi, sepse ky i dyti nuk ka duruar që serbët të quhen vrasës. Pra, ai që ta ka vrarë dhe masakruar popullin tënd, në vend se ta ulë kokën për turpin që ka bërë, tash në tryezë bisedimesh dëshiron të të rrahë. Kjo është Serbia e djeshme dhe e sotme që nuk njeh gjuhë tjetër pos asaj të dhunës. Unë nuk e fajësoj Kuqin për reagimin e tij, sepse mund ta marrë me mend se dialogu mes një akademiku si ai dhe një injoranti të ushqyer me ide fashiste e kriminale, siç është Ivica Daçiqi, është e pamundur të ndodh pa eskaluar ne konflikte të tilla fizike. Kur pala e kundërt nuk njeh gjuhë tjetër, pos asaj të dhunës, atëherë nuk të mbetet tjetër pos t’i përgjigjesh me të njëjtën gjuhë. Në situata të tilla edhe unë do të futesha në konflikt dhe do të luftoja deri në atomin e fundit për ta mundur kundërshtarin. Do të doja që fizikisht të isha më i fuqishëm se ai dhe ta dërmoja atë sallamë derri, atë fytyrë idioti!
Po të shkojmë vetëm pak më tutje. A do të thotë kjo se njerëzit tanë që kanë udhëhequr dialogun, e kanë kryer punën si duhet, meqë tash e kuptuam se sa vështirë e kanë pasur me palën serbe. Për mua një moment konflikti nuk e përshkruan marrdhenien e vërtetë midis dy njerëzve dhe as karakterin e një procesi. Është interesant se të shumtën e rasteve njerëzit pas konfliktit vazhdojnë të mbesin miqtë më të mirë mes vete! Nuk përjashtohet mundësia që diçka e tillë të ketë ndodhur edhe mes protagonistëve shqiptarë dhe atyre serbë, por as nuk përjashtohet mundësia që ata edhe më tej ta kenë ruajtur animozitetin mes vete. Unë këtu shoh vetëm një gjë pozitive, se tregime të tilla trimerie nuk po tregojnë protagonistët e palës shqiptare, por ata të palës serbe. Ky është një indikacion se Vuçiqit i ka ardhur koha ta bëjë venë dhe tash ai kërkon shtrufullogun në popullin e tij, i cili ka problem ta përkrah pavarësinë e Kosovës dhe po ashtu e ka problem ta pranojë edhe altërnativën e këmbimit territorial.
Sepse, politika serbe për dy dekada pas lufte e ka ushqyer popullin e vet me premtime se Kosova edhe më tutje do të mbetet pjesë e Serbisë. Ndërkohë ajo ka zhvilluar një dialog me shqiptarët duke lënë përshtypjen se pas plotësimit të kushteve të saj do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Prandaj kemi pasur konkludimet e parakohëshme dhe naive të Hashim Thaçit se Serbia de jure dhe de facto e ka njohur Kosovën! Por jo, kur Serbia ka arritur që t’i plotësohen pothuaj të gjitha kërkesat, ajo ka cementuar qëndrimin konsistent për mosnjohjen e Pavarësisë së Kosovës. Kjo tregon se një dekadë bisedime me Serbinë sikur për një moment kanë dështuar. Por jo, nuk është një moment. Është deshtim i planifikuar nga pala serbe, në të cilën kanë rënë kryeshyt protagonsitët shqiptarë, dhe madje pikërisht këta që apostrofohen tash si heronj të incidenteve.
Neve duhet të na interesojë rezultati i bisedimeve, pra përfitimet tona e jo turrja dhe ç’turrja e Hajredin Kuqit ndaj Daçiqit. Krejt kjo tingëllon si një anekdotë e bukur dhe e imagjinuar me qëllim të trullosjes së vetëdijes dhe përceptimit të popullit për heronjtë e një dialogu të dështuar. Vuçiqi andej dhe Thaçi këndej duan t’i thonë popullit, ne bëmë çmos, madje edhe u rrahem fizikisht për juve, por përseri nuk është dikush tjetër më i fortë se Vuciqi për ta mposhtur Thaçin dhe anasjelltas, nuk është dikush më i fuqishëm se Thaçi për ta mposhtur Vuçiqin. Emeruesi i përbashkët është që Vuçqiqit të mos i bjerë edhe më tej popullariteti në Serbi ku pritet të intensifikohen protestat muajve në vazhdim dhe Hashim Thaçit t’i ngjallet sadopak imazhi i humbur i liderit që mezi e ka ta mbarojë mandatin aktual e lere më të mendojë për një mandat tjetër.
Pra, këta dy “armiq” të përbetuar tani janë bërë miq të fortë mes vete dhe kanë hedhur bashkë projektin e ri sa për ta vazhduar odisejaden e dialogut dhe për ta kontrolluar atë si nj? mjet për ruajtjen e pushtetit. Dhe, derisa të dy popujt dëgjojnë përralla me mbretërit e tyre, mbretërit takohen mese vete dhe nuk i drejtohen njëri tjetrit as me fjalën zotëri, as shkelqësi, por me Hashim dhe Aleksandër. Dy mbretërit që luajnë k… me popujt e tyre! Ata e dinë se ky proces nuk përfundon as në verë, as në vjeshtë e as në vjeshtën tjetër! Këta vetëm duan të jenë lojtarë të një loje të vazhduar dhe aq iu bën për presionet e BE-së dhe SHBA-së. Me rëndësi është që këta të mos u thonë jo atyre! Prandaj lansohen tregimet e bukura për konfliketet fizike, ku në Serbi fituesi medoemos është Aleksandri e në Kosovë, fituesi medoemos është Hashimi! Për ta vënë në gjumë secili popullin e vet.