“Një gjë të tillë e kishte thënë edhe presidenti Ibrahim Rugova, që ka thënë se shteti i Kosovës është kompromis, dhe këtë gjithë e kanë respektuar”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se nuk mundet ta kritikojë për atë që e thotë Thaçi, sepse atë që e thotë, sipas Tahirit, është e saktë.
“Nuk po lëshohem në motivet për çka e bën, por ai ka të drejtë ta marrë një iniciativë”, ka thënë Tahiri.
“Sa i përket Kushtetutës ajo shkelet sepse neni 1, pika 3 thotë se Kosova nuk mund t’i bashkohet një shteti tjetër, por Kuvendi mund ta ndryshojë Kushtetutën. Pra po flasim për vullnet”, ka thënë ai