Korrespondentja e Washington Post, Isabelle Khurshudyan, e cila ndodhet në Odesa, përmes një postimi në rrjetin social Tëitter shkruan se janë dëgjuar shpërthime të fuqishme.
“Shpërthime të forta në qendër të Odesës tani. Dritaret e dhomës sime të hotelit sapo u drodhën. Nuk dihet se çfarë ishte.”
Ndërkohë, Serhiy Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës, u bëri thirrje banorëve të qytetit të qëndrojnë në strehimore.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës ka bërë me dije se qëllimi i forcave ruse është të kapin Donbasin dhe jugun e vendit.
Ndër të tjera ai ka theksuarse forcat ukrainase po e zhvendosnin vëmendjen e tyre drejt lindjes: “Ne jemi të vetëdijshëm se armiku ka rezerva për të rritur presionin në lindje.”
Ndërkohë mëngjesin e kësaj të diele janë raportuar shpërthime në qytetin port strategjik jugor të Odesës në bregun e Detit të Zi.