“Është një sinjal që besoj SHBA-ja ka prej kohësh që e ka marrë dhe prandaj janë përpjekur që ta përshpejtojnë këtë dialog brenda gjithë mundësive të tyre. Mendoj se ende ka pasur njohje refiçence nga BE-ja që ka qenë dhe element shumë i rëndësishëm pasi është ndërmjetësues i drejtpërdrejtë ndërmjet palëve.
Shpresoj që sinjalet që vijnë nga Rusia në çështjen e Ukrainës të shërbejnë për të kuptuar edhe në Bruksel se sa e rëndësishme është që dialogu të përmbyllet realisht dhe të kuptojnë edhe problematikat dhe ngërçet që janë hasur deri sot në raport me pretendimet e Beogradit që shpeshherë vijnë edhe nën petkun e kërkesave të paraqitura në Moskë”, ka thënë Çipa.