February 6, 2023 - 04:24
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    Heshtje para furtunës

    Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

    Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

    WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

    Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

    Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

    Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

    Trending Tags

    • Lajme

      Vrasësit engjëllorë

      Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

      Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

      Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

      Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

      Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

      Trending Tags

      • Politikë

        Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

        Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

        USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

        Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

        Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

        Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

        Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

        Trending Tags

        • Biznes

          BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

          “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

          Rebusi i gazit në Evropë

          Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

          ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

          Trending Tags

          • Teknologji

            Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

            Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

            Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

            Tregu NFT është në prag të kolapsit

            Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

            Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Kujdes nga fjalët e lagjës

              Çfarë zbulon zëri për personin

              Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

              Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

              Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

              Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

              Trending Tags

              • Ballina
              • Opinion

                Heshtje para furtunës

                Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

                Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

                WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

                Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

                Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

                Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

                Trending Tags

                • Lajme

                  Vrasësit engjëllorë

                  Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

                  Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

                  Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

                  Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

                  Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

                  Trending Tags

                  • Politikë

                    Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                    Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                    USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

                    Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

                    Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

                    Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

                    Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

                    Trending Tags

                    • Biznes

                      BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

                      Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

                      “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

                      Rebusi i gazit në Evropë

                      Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

                      ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

                      Trending Tags

                      • Teknologji

                        Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

                        Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

                        Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

                        Tregu NFT është në prag të kolapsit

                        Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

                        Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

                        Trending Tags

                        • Lifestyle

                          Kujdes nga fjalët e lagjës

                          Çfarë zbulon zëri për personin

                          Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

                          Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

                          Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

                          Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

                          Trending Tags

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Politikë

                          Sigurimi i Shtetit në vitet 89-92, rrëfimi i Bujar Hoxhës

                          Pjesa e dytë me faqe nga historia e Sigurimit të Shtetit në vitet 1989-1992, rrëfyer nga Bujar Sh. Hoxha një nga krerët e këtij shërbimi në Kukës, Vlorë dhe Tiranë

                          by Lajm.co
                          09/02/2022
                          in Politikë
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Pse Lëvizja Studentore u la e lirë me një fillim e një fund meqë shihej si përpjekje e qëndrueshme për të garantuar ndryshimin e kërkuar, duke favorizuar edhe ngritjen e Sali Berishës në përpjekjet e tij për t’i bashkuar copëzat e grupeve shoqërore që për situatën, thuajse ishin shpërbërë. Detajet për rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës i raportoi “Skifteri”. Plani ishte i detajuar me emra dhe mbiemra. Njëri nga personazhet kryesorë në këtë çështje pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, do të emërohej kryetar i SHIK-ut në një rreth të rëndësishëm, gjyshi i të cilit ishte provuar si agjent jugosllav.

                          Portretizime të aktorëve më të lartë politikë, që nga Ramiz Alia, Sali Berisha e Fatos Nano, Aleksandër Meksi, Azem Hajdari, Ali Spahia e Pjetër Arbnori, Bashkim Gazidede dhe Gramoz Pashko e deri tek Edi Rama.

                          (Vijon nga numri i kaluar)

                          “ERA E DEMOKRACISË”

                          Që nga ajo kohë kanë kaluar mbi tridhjetë vjet, – shkruan Bujar. Sh. Hoxha, por askush nuk ngriti akuza për shërbimin e kundërzbulimit shqiptar se ka persekutuar këta njerëz apo ka shkelur të drejtat e njeriut. Veçanërisht për një sy jomiqësor, SSH-it edhe mund të ishte akuzuar, por kjo nuk ndodhi. Një kapitull në të cilin paraqitet një histori që ende përsëritet.

                          “Dosja Kaos-i” regjistronte gjithçka, veçanërisht pas “dy korrikut”, nisën revoltat e planifkuara nga agjentura klandestine, e cila bazat ku mbështetej i orientonte. Në fakt, numri i spiunëve të huaj në vendin tonë, që ne mund t’i kontrollonim, e kalonte cakun e mundësive që kishim. Kështu, agjenti potent “Skifteri”, sqaronte kundërzbulimin për kontaktet e krijuara me një asistent pedagog E.B. me origjinë nga Kosova, ardhur para disa vitesh në Shqipëri, që ndiqej aktivisht nga Dega e të Huajve. Ndërkohë, që u fiksua një lidhje e tij e afërt që erdhi nga Kosova. Është pak të thuash e gabuar, sikurse trumbetohet akoma, se proçeset demokratike te ne, e kishin gjetur motorrin shtytës tek një grusht studentësh e pedagogësh, sepse gjërat kanë shkuar pak më ndryshe shkruan Bujar. Sh. Hoxha.

                          Mjafton vetëm një shqyrtim i thjeshtë, ata pak studentë të nxitur e provokuar në fshehtësi, ishin të identifikuar lehtësisht të kontrollueshëm, që një frymë e lehtë hetimi i paralizonte nga veprimet anarkiste. Grupi i vogël studentor u la të zbavitej në tavolinat e lokaleve të njohura, ndërhyrje nuk pati. Lëvizja studentore u la e lirë me një fillim e një fund meqë shihej si përpjekje e qëndrueshme për të garantuar ndryshimin e kërkuar, duke favorizuar edhe ngritjen e Sali Berishës në përpjekjet e tij për t’i bashkuar copëzat e grupeve shoqërore që për situatën, thuajse ishin shpërbërë. Si qytetar i këtij vendi theksoj se lufta e fituar paqësisht erdhi edhe nga kontributi që dha SSH-it, i cili në mënyrë të vullnetshme dhe patriotike, nuk lejoi zbatimin e skenarëve ogurzi.

                          Edhe detajet për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës na i raportoi “Skifteri”. Plani ishte i detajuar me emra dhe mbiemra. Njëri nga personazhet kryesorë në këtë çështje pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike, do të emërohej kryetar i SHIK-ut në një rreth të rëndësishëm, gjyshi i të cilit ishte provuar si agjent jugosllav. Më datë 19 shkurt ’91, në orët e vona Skifteri i kudondodhur, me shqetësim shpjegoi paralajmërin apokaliptik, se pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, rrugët e Tiranës do të mbushen me gjak. Askush në atë kohë nuk i kushtoi vëmendje këtij informacioni të Skifterit. Dikush i tejbushur me emocionet e çastit përcolli një urdhër në korridoret e kundërzbulimit për mbrojtjen e bustit me njerëz të armatosur. Problemi u vu nën kontroll në mënyra të ndryshme. Ndërkohë që busti tërhiqej zvarrë nga turma e eksituar, një devijim nisi të dukej nga rruga e Elbasanit për të shkuar tek “Varrezat e Kombit”. Plani ish ndërtuar për të shkatërruar varrin e Enver Hoxhës dhe rrëzimin e përmendores “Nënë Shqipëri”.Disa nga organizatorët ndiqeshin si spiunë jugosllavë. Një bashkëpunëtor i ynë i besuar, i besuar edhe në rradhët e organizatorëve, arriti të “vjedhë”një radio që mbahej nga një oficer i “pakujdesshëm”, duke çuar komunikimet tek protestuesit. Askush prej mitingashëve nuk dyshoi se po binte pre e manipulimeve të agjentit tonë të fshehtë. Ndërkohë agjentë dhe informatorë të bërë njësh me turmën ishin orientuar për të bërë truke mashtruese. Me turmat që do të digjnin Bllokun morëm një nismë paraprake, njoftuam Sali Berrishën të ndikonte në tërheqjen e manifestuesve, duke i kërkuar për këtë qëllim politikanin Neritan Ceka.

                          Me kalimin e minutave, agjentët e kundërzbulimit lëshuan me xhiro maksimale makinën e disinformuese, që e mbytën turmën me një lumë informacionesh të gënjeshtërta, gjysëm të vërteta duke krijuar pasiguri që turma të sprapsej. Një rol të spikatur luajti komandanti i Gardës, Dane Binaj një ushtarak dinjitoz, i cili luajti kartën deçizive të vendosmërisë. Inteligjenca e kundërzbulimit dhe fuksioni i palëkundur i gardistëve, bëri që të shmangej një tragjedi. “KAPSOLLA E VALIASIT”, një tjetër kapitull fitimtarë i SSH-it. Në pranverën e vitit 1991 nisën protestat e mianatorëve në minierën e qymyrgurit, në Valias. Kundërzbulimi në Tiranë ndiqte me shqetësim situatën dhe informoi udhëheqjen e lartë për përshkallëzim aksionesh të organizuara nga individë, që do të sulmonin magazinat e minierës, ku mbaheshin lëndët plasëse. Ishte pikërisht “Skifteri” që vuri në dijeni kundërzbulimin se nga magazinat e minierës ishin zhdukur disa arka me dinamit. Kundërzbulimi garantonte qeverinë për një ndërhyrje pa pasoja, se protesta e minatorëve në fillim nuk paraqitej kërcënuese. Rreth tridhjetë minatorë ishin futur në grevë urie në një nga galeritë.

                          Kundërzbulimi e shihte të keqen tek Presidenti që këshillohej me një fuksionar të vjetër partiak, i lidhur me fijet e drejtuesve opozitarë dhe lidhje krushqie me Valer Xhekën, drejtues i grevistëve. Për kundërzbulimin fuksionari dhe këshilltari i Ramiz Alisë kishte lënë gjurmë në letrat agjenturore të procesit “Bomba”, të goditur në Kukës dhe njihej si “Profesori”. “Skifteri” në raportimet e tij periodike eksopzoi emrin e një personi nga Mirdita. Ai kishte marrë përsipër të terrorrizonte banorët e Tiranës duke hedhur kallëpe dinamiti aty ku kishte grumbullime masive të njerëzve, veçanërisht në stacionet e autobusëve. Me një ndërhyrje të lehtë dhe pa zhurmë mirditori u ndalua pikërisht në stacionin e autobuzit pranë Bankës së Shqipërisë së bashku me dy trasta dinamiti. Nga hetimet e para doli se urdhëri për të kryer masakra në Tiranë ishte nisur nga nxitësit dhe organizatorët e grevës për të ngritur në skaj krizën politike, me synimin rrëzimi i qeverisë Nano. Me profesionalizëm u operua edhe me dy persona nga një qytet tjetër, të cilët erdhën në Tiranë për të kryer akte terrorriste duke shfrytëzuar protestat popullore që zhvilloheshin nëpër rrugët e Tiranës. Këta kriminelë që i bashkëngjiteshin falangave lëvizëse kishin marrë me vete 25 granata ofensive dhe 30 kapsolla plasëse, të cilat ishin projektuar për të krijuar panik e pasiguri nëpërmjet gjakderdhjes që do të krijohej.

                          PAS DITËS SË GËNJESHTRËS “DY PRILLI”

                          Gati një muaj para zgjedhjeve parlamentare të marsit 91, kundërzbulimi i Tiranës përpiloi disa raporte sinjifikative me skenarë ogurzi, që synonin konfrontime sociale. Fitorja e kandidatit të Partisë Demokratike e shmangu konfliktin e parashikuar. “Skifteri” raportoi se përgatitej skenar ogurzi në Shkodër, si bastion i fortë i demokratëve. Përveç të tjerëve përmendi E.B.., asistent pedagog në Universitetin e Tiranës, me origjinë nga Kosova, ardhur ilegalisht e sistemuar në Tiranë. Një i afërt i profesorit kishte ardhur nga Kosova si vizitor, pikërisht për t’u çmallur me “kushëririn”. Nga përgjimet mikrofonike u mësua për futjen në Shqipëri ilegalisht të një grupi diversionist nga Jugosllavia, për të vënë në zbatim skenarin e parashikuar. Ishte kapur sinjali se sekretari i ambasadës jugosllave në Tiranë po përgatitej për të shkuar në Shkodër, por në momentin e fundit ndryshoi mendje. “Skifteri” dha një detaj me vlerë. Autorët do të ishin shqiptarë dhe të huaj….misioni do të jetë unik në llojin e vet. Gjatë ndjekjes së E.B dhe “kushëririt” makina e dërguar nga qendra pësoi “defekt” në Lezhë. “Defekti” na vuri në dyshime. Pyetjet kërkonin përgjigje. Informacioni nuk u përpunua me kujdes, nuk u interpretua saktë ose pati shenja alarmi nga drejtuesit në qendër. Në makinën që po çonte me urgjencë Pjetër Arbnorin në Shkodër, nga një kontroll “rutinë” u gjet një pushkë e fshehur. Shoferi e pranoi se ishte e tij. Drejtuesit e opozitës në Shkodër e më lart nuk e fshihnin ngërdheshjen, duke pritur me mllef rrëzimin e qeverisë Nano. Masat e propozuara nga Dr.P.B.Tiranë u neglizhuan, ndryshe nuk do të binin në grackën e organizuar nga zbulimi jugosllav me spiunët e tyre, rregulli dhe ligji doli jashtë kontrollit. Për të kundërshtuar këto vlime anarkiste, u dërguan nga ne me detyra specifike disa informatorë të maturuar nga Tirana, me origjinë shkodrane dhe lidhje me interes. U siguruan disa informacione ku jepeshin emra organizatorësh dhe ekzekutorësh, disa prej tyre të implikuar edhe para dy vjetësh që kërkonin të digjnin ndërtesat e komitetit të partisë dhe Dr.P.B. si dhe “shpalljen Republikë” të qytetit. U sigurua edhe një dëshmi nga një ish i dënuar, që dinte fakte për ngjarjen, por i dekonspiruar dhe i kërcënuar e tërhoqi dëshminë.

                          “Skifteri” këshillonte të ishim të kujdesshëmse për “Dy prillin”. Janë caktuar fajtorët për të mbushur sallën e gjyqit. Tani synohej një seancë demonstrative politko-gjyqësore. “Kushëriri” i cili e pranoi se ishte agjent i zbulimit jugosllav së bashku me profesorin u la i lirë mbas presionit politik dhe mediatik të opozitës e cila siç duket e kishte nuhatur se kishin lidhje me ngjarjen e “Dy prillit”. Ndërkohë “dy zogjtë” kishin fluturar, njëri në Kosovë dhe “profesori” për Amerikë. Kaluan tridhjetë vjet dhe “Dy prilli” vazhdon të jetë përkujtimore poliktike, pa hedhur asnjë hap para për të thënë të vërtetën. “Dy Prilli” do të cilësohej “shok elektrik” për fuksionimin e shërbimeve ligjzbatuese, megjithëse të dhënat që zotëroheshin atëhere dëshmojnë se ato nuk i korrespondojnë realitetit. Versioni se ngjarja ishte pjellë e SSH-it, u kurdis nga antishqiptarët, i cili edhe sot nuk është bërë e mundur të publikohet me vërtetësi të plotë. Për turpin e madh e të përjetshëm të këtyre politikanëve shqiptarë, kjo ngjarje do të mbetej një ogur i zi për fuksionimin e strukturave bazike të shtetit që tkurreshin deri në palcë për të ndalur cunamin që shkatërroi Shqipërinë.

                          Në kapitujt e tjerë të këtij libri do ketë edhe tema të tjera shumë interesante, si p.sh.: misteri i rrëmbimit të Panajot Plakut në Beograd, apo ngritja e mistershme në kupolën e SHIK-ut të njerëzve që kishin të afërmit e tyre me dosje dhe të dënuar si spiunë jugosllav. Tema dhe analiza për shumë fenomene në vitet e para të pluralizmit shqiptar, vijon në faqet e këtij libri. Në ditët e këqija të vitit 1993, një hordhi militantësh të pandërgjegjshëm, po aq dhe të tërbuar, që u kishte hyrë djalli në bark, do të shkatërronin ç’të mundnin arkiva të SSH-it. Në kapituj të mëtejshëm kemi portretizime të aktorëve më të lartë politikë, që nga Ramiz Alia, Sali Berisha e Fatos Nano, Aleksandër Meksi, Azem Hajdari, Ali Spahia e Pjetër Arbnori, Bashkim Gazidede dhe Gramoz Pashko e Edi Rama. Do zbuloni misterin e “djalit të vogël të Sigurimit të Shtetit, të cilit si shumë të tjerëve u janë derdhur lumë boje në libra e gazeta e filma dukomentarë nga gazetar që ngatërrojnë luftën kundër komunizmit me luftën kundër antishqiptarëve. Në qendër të pushtetit në këto 30 vjet, është thënia e Makiavelit, – rregulli i vlefshëm në shumicën e rasteve. Kushdo që ndihmon fuqizimin e një tjetri, punon për shkatërrimin e vet, sepse ky pushtet ose është frut i mendjes, ose i forcës dhe të dyja, si njëra dhe tjetra, do të keqpërdoren nga personi që është bërë i fuqishëm. Leximi si akt intim e çon memorien e lexuesit, sa larg, aq dhe afër në gjithë ngjarjet që e kanë shoqëruar qytetarin shqiptar për të perceptuar sa më qartë realitetin dhe për të bërë interpretimin e të vërtetës sa më saktë në kohën në të cilën ishte vetë dëshmitar dhe aktor i shumë situatave që përshkruhen në këtë libër.

                          Stefan Cvajg në librin e tij Zhoze Fushe ka një paragraf: “Është më se e qartë: këta dy burra nuk e simpatizojnë njëri- tjetrin. Siç është Fusheja për Napoleonin një shërbëtor jo fort i këndshëm, ashtu është edhe Napoloni për Fushenë një zotëri jo fort i kënshëm. Nuk ka pasur asnjë rast që Napoleoni t’i shihte i qetë e me besim raportimet e policisë…. Qindra herë dëgjon se do ta pushojnë, se si e kërcënojnë me syrgjyn dhe megjithatë largohet i qetë nga dhoma, plotësisht i sigurtë se të nesërmen Perandori do ta thërrasë përsëri Fushen. Dhe çdo herë del që ka të drejtë Fusheja.”

                          Kjo sindromë i ka shoqëruar prej kohe politikanët shqiptarë që e kanë lexuar librin e Fushesë dhe të tjerë me paranojë, se në fund të fundit Fusheja i shërbente shtetit francez.

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          Protestuesit në Mal të Zi kërkojnë zgjedhje të reja

                          Loading...

                          Recommended

                          Cramon: Të shfrytëzohet kjo mundësi për liberalizimin e vizave për kosovarët

                          3 years ago

                          VV dhe LDK i përgjigjen PSD-së rreth rezolutës së re për dialogun, reagon PSD-ja

                          4 years ago

                          Lajmet e fundit

                          Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                          18/11/2022

                          Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                          05/08/2022

                          Heshtje para furtunës

                          25/07/2022
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.