February 6, 2023 - 04:34
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    Heshtje para furtunës

    Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

    Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

    WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

    Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

    Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

    Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

    Trending Tags

    • Lajme

      Vrasësit engjëllorë

      Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

      Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

      Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

      Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

      Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

      Trending Tags

      • Politikë

        Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

        Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

        USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

        Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

        Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

        Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

        Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

        Trending Tags

        • Biznes

          BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

          “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

          Rebusi i gazit në Evropë

          Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

          ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

          Trending Tags

          • Teknologji

            Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

            Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

            Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

            Tregu NFT është në prag të kolapsit

            Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

            Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Kujdes nga fjalët e lagjës

              Çfarë zbulon zëri për personin

              Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

              Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

              Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

              Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

              Trending Tags

              • Ballina
              • Opinion

                Heshtje para furtunës

                Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

                Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

                WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

                Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

                Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

                Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

                Trending Tags

                • Lajme

                  Vrasësit engjëllorë

                  Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

                  Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

                  Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

                  Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

                  Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

                  Trending Tags

                  • Politikë

                    Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                    Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                    USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

                    Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

                    Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

                    Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

                    Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

                    Trending Tags

                    • Biznes

                      BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

                      Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

                      “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

                      Rebusi i gazit në Evropë

                      Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

                      ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

                      Trending Tags

                      • Teknologji

                        Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

                        Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

                        Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

                        Tregu NFT është në prag të kolapsit

                        Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

                        Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

                        Trending Tags

                        • Lifestyle

                          Kujdes nga fjalët e lagjës

                          Çfarë zbulon zëri për personin

                          Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

                          Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

                          Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

                          Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

                          Trending Tags

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Biznes

                          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

                          Agresioni rus ndaj Ukrainës, sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë dhe emergjenca e pavarësimit të Europës nga gazi rus po i bëjnë prioritare edhe në Shqipëri projektet në fushën e energjisë. Në këtë kontekst po merr jetë edhe projekti strategjik për shndrrimin e Shqipërisë në një vend tranzit të kalimit të gazit në Ballkanin Perëndimor, (BP) dhe në Europë si edhe për diversifikimin e tregut të gazit në rajon

                          by Lajm.co
                          21/05/2022
                          in Biznes
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Kompania Overgaz, lider në Bullgari në sektorin e gazit, të cilës kompania amerikane Linden Energy i bleu vitin e kaluar 50 përqind të aksioneve, nënshkroi në Tiranë në fillim të kësaj jave, (16.05) një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë shtetërore shqiptare Albgas. Memorandumi ka të bëjë me bashkëpunimin dy palësh për realizimin e projekteve që diversifikojnë furnizimin me gaz natyror në BP dhe në Europë, përfshirë edhe furnizimin e kompanisë Overgas me Gaz të Lëngët, (LNG) në portin e Vlorës.

                          Burime zyrtare thanë për DW që ky bashkëpunim ka mbështetje të fuqishme nga qeveria e SHBA dhe ajo e Shqipërisë. Në ceremoninë e nënshkrimit ishte i pranishëm ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeu, aktualisht kryetar i Bordit Këshillues të Linden Energy si edhe kryeministri Rama.

                          Një koridor i ri energjie drejt Ballkanit Perëndomor dhe Europës

                          Bashkëpunimi mes kompanisë amerikano-bullgare Overgas dhe kompanisë shtetërore Albgas do të fokusohet në realizimin e një korridori të ri të kalimit të LNG nga porti i Vlorës drejt BP dhe Europës.

                          Projekti, që do të realizohet për këtë qëllim, parashikon ndërtimin në gjirin e Vlorës të një terminali të ri lundrues për importin e LNG, magazinimin dhe rigazifikimin e tij, i cili do të mundësojë furnizimin me gaz të TEC-it ekzistues në Vlorë. Nëpërmjet një tubacioni të ri, Vlore-Fier, që do të ndërtohet do të bëhet i mundur transporti i sasive te gazit drejt gazsjellësit Trans-Adriatik, (Trans-Adriatik Pipeline, TAP), që ka një rol kyꞔ në sigurinë energjitike të BE dhe pavarësimin e tij nga gazi rus.

                          I shtrirë në 878 km, TAP fillon në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, përshkon Greqinë e Verit, kalon në Shqipëri dhe përmes detit Adriatik hyn në jug të Italisë, ku lidhet me rrjetin italian të gazit. Që nga nëntori 2020 kur TAP nisi të funksionojë, TAP transporton 10 miliardë metra kub gaz ton në vit nga Azerbazhani drejt Europës. Kompania amerikano-bullgare Overgas do të furnizohet me LNG prej terminalit lundrues në Gjirin e Vlorës dhe përmes tubacionit Vlore-Fier dhe TAP do ta transportojë atë në Ballkanin Perëndimor duke reduktuar kështu varësinë e rajonit nga gazi rus.

                          Potenciali i Shqipërisë

                          Burime zyrtare nga Overgas pohojnë që furnizimi me gaz i kësaj kompanie përmes këtij korridori të ri do të shkojë, përveꞔ BP, edhe në Ukrainë dhe Moldavi. Arbër Avrami, Drejtori Ekzekutiv i Albgas, thotë për DW, se terminali i ri për portin e lundrueshëm të LNG në Vlorë do të ndërtohet nga kompanitë amerikane ExxonMobil dhe Excelerate Energy, lidere në tregun global të LNG. “Ky terminal do të lidhet edhe me Termocentralin e Vlorës (TEC) që do të transformohet nga kompania amerikane Excelerate Energy nga funksionimi me naftë në atë me gaz. Porti lundrues, terminali i ri i LNG dhe vënia në punë me gaz e Termocentralit të Vlorës, (TEC) do të krijojnë një ansambël me rëndësi për potencialin e Shqipërisë për t’u shndërruar në një hub rajonal të shpërndarjes së LNG, sigurinë energjitike në BP dhe vetë vendit me vlera të shumëfishta përballë krizave afat-shkurtëra dhe sfidave afatgjata,” thotë për DW, Arbër Avrami.

                          Vënia në funksionim me gaz e TEC-it të Vlorës merr një vlerë të posaꞔme në kushtet kur që nga ndërtimi i tij, 20 vjet më parë, me një kredi prej 129 milionë dollarë nga Banka Botërore dhe Banka për Rindërtim dhe Zhvillim nuk ka prodhuar energji energji elektike për shkak të një defekti teknik. Shkëlqim Bozgo, ekspert i njohur në fushën e energjisë, thotë për DW, se “rrethanat e krijuara nga lufta në Ukrainë, pozicioni gjeografik i Shqipërisë dhe fakti që TAP është tanimë funksional, i mundësojnë Shqipërisë të shndërrohet në një pikë tranzitimi të flukseve të gazit natyror nëpërmjet ndërtimit të terminalit të gazit të lëngshëm në Vlorë dhe lidhjes së tij me gazsjellësin TAP.”

                          “Shqipëria është tanimë një vend tranzitimi i gazit natyror nëpërmjet gazsjellësit TAP. Ndërtimi i impiantit të gazit të lëngshëm në Vlorë do të kontribojë në rritjen e sasive që mundet të tranzitohet përmes Shqipërisë, në vënien në pune të TEC-it Vlorë, ndërtimin e TEC-eve të reja me gaz dhe zhvillimin e sektorit të gazit në Shqipëri”, thekson Shkëlqim Bozgo për DW. Ai thotë se në portin lundrues të LNG në Vlorë “gazi mund të vijë nga të gjithë prodhuesit e tij në botë, por gjasat më të mëdha janë të vijë nga SHBA, Algjeria dhe Katarri.”

                          Terminalin e LNG dhe funksionimin me gaz të TEC-it në Vlorë, autoritetet shqiptare e vlerësojnë si një pjesë integrale të një projekti tjetër rajonal: ndërtimin e gazsjellësit Joniano-Adriatik (Ionian-Adriatik Pipeline, IAP), që është konceptuar të shtrihet 520 km, kryesisht përgjatë bregut të detit Adriatik. IAP synon të ndërlidhë TAP me infrastrukurën ekzistuese të gazit në Kroaci, me mundësinë e ndërtimit të tubacioneve lidhëse edhe me Kosovën dhe Bosnjë – Herzegovinën duke bërë të mundur që furnizimet me gaz nga rajoni i Kaspikut dhe Lindjes së Mesme të arrijnë në tregun kroat të gazit si edhe të kontribuojnë në gazifikimin e Shqipërisë dhe të Malit të Zi.

                          Sipas projektit, IAP do të fillojë në Shqipëri në pikën dalëse të TAP-it në Seman, Fier, për të vazhduar drejt Malit të Zi, më pas në Bosnjë-Herzegovinë dhe përfunduar në Split, Kroaci, ku do të lidhet me sistemin kroat të gazit. “IAP hap kësisoj një korridor tjetër të ri gazi për rajonin, që parasheh një mekanizëm në drejtim të dy kahshëm, hyrje-dalje, të flukseve të gazit dhe përfshin edhe terminalin e LNG në gjirin e Vlorës. Zhvillimet e fundit në arenën gjeo-politike botërore po prodhojnë pasoja edhe në rrafshin e sigurisë energjitike. Ato kanë kanalizuar në të njëjtën kohë më shumë se kurrë vullnet dhe energji drejt materializimit të projekteve të tilla si IAP, që kontribuojnë për pavarësimit e Europës nga gazit rus,” thotë për DW, Arbër Avrami.

                          Sipas ekspertit të energjisë Shkëlqim Bozgo “Rrethanat favorizojnë që IAP të konsiderojë rritjen e kapacitetit nga 5 miliardë metra kub gaz në vit, që ishte parashikuar fillimisht, deri në 10 miliardë. Nëpërmjet tij mund të furnizohen jo vetëm vendet e BP por edhe tregu i gazit të Europës Qëndrore, që tashmë kërkon të zëvendësojë gazin rus me gaz nga burime të tjera. Në terma afatgjatë ai mundet lehtësisht të konvertohet në transmetues të sasive të hidrogjenit që mund të prodhohet prej energjive të rinovueshme, të bollshme në rajonin e BP.”

                          Situata gjeo-politike pas agresionit rus ndaj Ukrainës po rrit interesin për të filluar ndërtimin e IAP, të penguar deri tani nga pandemia COVID-19 dhe vështirësi në kombinimin e operatorëve të sistemeve të transportit të gazit në 4 vende nga ku IAP do të kalojë.

                          Gazifikimi i Shqipërisë

                          TAP i siguron Shqipërisë infrastrukturën per t’u furnizuar me gaz natyror nga burimet e gazit të Kaspikut, Greqisë, Italisë dhe gjithe tregjeve të tjera të gazit të lidhura përmes këtij gazsjellësi. Duket paradoksale që në këto kushte, Shqipëria nuk merr dot gaz nga TAP për nevojat e ekonomisë dhe të qytetarëve, sepse mungon tërësisht infrastruktra e tubacioneve që sipas ekspertëve ka kosto të lartë: një milionë euro për një km tubacion.

                          “Në kushtet e mungesës së infrastruktures së tubacioneve, gazi i lëngshëm nga terminali në Vlorë, ofron një mundësi reale për furnizimin me gaz të lëngshëm në sasi te vogla me anë të autoboteve të posaꞔëm për këtë qellim, për një periudhë fillestare. Kompania shtetërore Albgaz që është Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) të gazit në Shqipëri po bashkëpunon me kompani ndërkombëtare për zhvillimin e infrastruktures së gazit, përfshirë edhe gazin e lëngshëm. Ndërkohë, TAP ka filluar në Seman, Fier, ndërtimin e pikës së lidhjes me sistemin e ardhshëm të gazit në Shqipëri, nga ku mund të merret ose të futet gaz në sistemin e gazsjellësit TAP”, thotë për DW, Shkëlqim Bozgo.

                          Ai vë në dukje një mundësi tjetër për furnizimin me gaz të Shqipërisë: zbulimin e naftës dhe gazit, në zonën e Shpiragut, Berat. “Kompania SHELL ka gjetur naftë dhe gaz në zonën e Shpiragut në një strukturë nëntokësore të thellë në nivelin e 5 mijë metrave, që është aktualisht në procesin e vlerësimit. Duke qenë Shpiragu afër vendkalimit të TAP, ka një avantazh real për tregtimin e këtij gazi në Shqipëri, tregjet e BP dhe në ato të Europës”, thotë për DW Shkëlqim Bozgo.

                          Shqipëria vazhdon prej dekadash të jetë importuese e energjisë. Sipas raportit të fundit të Entit Rregullator të Energjisë, Shqipëria, plotëson mesatarisht rreth 70 përqind të nevojave të saj vjetore me energji elektrike ndërkohë që prodhimi vendas, në konsumin total të energjisë (energji elektrike dhe karburante të tjera) arrin te mbuloje mesatarisht 80 përqind te kërkesës vendase, kurse 20 përqind importohet.

                          “Për zhvillimin e një vendi nuk është më i rëndësishëm eksporti i energjisë sesa sigurimi i burimeve të furnizimit me energji për mbulimin e nevojave të veta. Rritja ekonomike dhe zhvillimi i një vendi janë në përpjestim të drejtë me konsumin e energjisë. Shqipëria duhet të rrisë gjenerimin e energjisë nga burime të reja, sidomos nga ato të rinovueshme dhe të përdorë me efikasitet energjinë, ” thotë për DW, Shkëlqim Bozgo.

                          Qeveria e Shqipërisë synon që deri në vitin 2030 vendt të kthehet në një eksportues neto të energjisë. Shpresat janë tek nafta dhe gazi i zbuluar nga kompania SHELL në Shpirag, Berat dhe “ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës mbi lumin Drin me kapacitet 210 megavat, parqet fotovoltaike dhe energjia eolike, kjo e fundit edhe në det” thotë për DW, Arbër Avrami.

                          Ekspertët llogarisin që ndërtimi i impiantit të gazit në Vlorë do të kërkojë 4 vite kurse ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës 6 vite. “Projekti i shndrrimit të Shqipërisë në në një vend eksportues të energjisë do të ketë teknologjinë dhe ekspertizën më në zë. Ky projekt, që ka vëmendjen dhe garancinë politike të SHBA, partnerit strategjik të Shqipërisë, kontribuon në sigurinë energjitike të BP dhe prioritizimit të ndërlidhshmërisë rajonale”, thekson për DW, Arbër Avrami./DW

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

                          Loading...

                          Recommended

                          Deklarata ‘bombë’ e Zaevit: Besoj se do të kemi president shqiptar

                          4 years ago

                          Radioja kryesore suedeze: Thaçi do të ftohet në Hagë

                          4 years ago

                          Lajmet e fundit

                          Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                          18/11/2022

                          Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                          05/08/2022

                          Heshtje para furtunës

                          25/07/2022
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.