March 24, 2023 - 04:12
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    Heshtje para furtunës

    Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

    Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

    WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

    Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

    Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

    Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

    Trending Tags

    • Lajme

      Vrasësit engjëllorë

      Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

      Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

      Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

      Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

      Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

      Trending Tags

      • Politikë

        Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

        Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

        USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

        Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

        Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

        Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

        Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

        Trending Tags

        • Biznes

          BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

          “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

          Rebusi i gazit në Evropë

          Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

          ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

          Trending Tags

          • Teknologji

            Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

            Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

            Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

            Tregu NFT është në prag të kolapsit

            Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

            Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Kujdes nga fjalët e lagjës

              Çfarë zbulon zëri për personin

              Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

              Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

              Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

              Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

              Trending Tags

              • Ballina
              • Opinion

                Heshtje para furtunës

                Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

                Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

                WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

                Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

                Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

                Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

                Trending Tags

                • Lajme

                  Vrasësit engjëllorë

                  Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

                  Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

                  Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

                  Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

                  Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

                  Trending Tags

                  • Politikë

                    Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                    Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                    USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

                    Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

                    Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

                    Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

                    Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

                    Trending Tags

                    • Biznes

                      BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

                      Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

                      “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

                      Rebusi i gazit në Evropë

                      Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

                      ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

                      Trending Tags

                      • Teknologji

                        Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

                        Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

                        Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

                        Tregu NFT është në prag të kolapsit

                        Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

                        Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

                        Trending Tags

                        • Lifestyle

                          Kujdes nga fjalët e lagjës

                          Çfarë zbulon zëri për personin

                          Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

                          Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

                          Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

                          Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

                          Trending Tags

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Politikë

                          Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

                          Nëse kjo aleancë e demokracive e udhëhequr nga Perëndimi, e humb luftën për pushtet kundër të ashtuquajturit bosht të autokracive, rezultati mund të jetë një rend botëror jo liberal me karakteristika kineze

                          by Lajm.co
                          19/07/2022
                          in Politikë
                          0
                          USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

                          USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Me pushtimin e Ukrainës, Rusia e ka shkatërruar de fakto rendin evropian të paqes. Tani, Evropa duhet të gjejë mënyrën sesi ta frenojë fqinjen e saj agresive, ndërsa mbrojtësi i saj tradicional, Shtetet e Bashkuara, vazhdon zhvendosjen e vëmendjes në rajonin e Indo-Paqësorit.

                          Megjithatë, kjo detyrë bëhet e pamundur kur Kina dhe Rusia po qëndrojnë në krahët e njëra-tjetrës, sepse çelësi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është Pekini. Kina heziton të tërhiqet zvarrë në këtë luftë evropiane, pasi pyetjet më të mëdha janë për superfuqinë në zhvillim: A do të shkatërrohet Rruga e Mëndafshit nga një Perde e re e Hekurt? A do t’i përmbahet ajo “aleancës së pakufishme” me Rusinë? Po në lidhje me integritetin territorial të shteteve sovrane? Më pak fjalë, për Kinën, në diskutim është rendi botëror.

                          Momenti unipolar pas triumfit të Perëndimit në Luftën e Ftohtë ka përfunduar. Lufta në Ukrainë, shënoi qartazi fundin e Pax Americana. Rusia dhe Kina po e sfidojnë hapur hegjemoninë amerikane. Rusia mund të jetë treguar një “gjigant me këmbë prej balte”, dhe e ka forcuar pa dashje unitetin e Perëndimit.

                          Por zhvendosja e ekuilibrit global të fuqisë në Azinë Lindore nuk ka përfunduar. Në Kinë, Shtetet e Bashkuara kanë hasur në një rival të denjë për dominim global. Por edhe Moska, Nju Delhi dhe Brukseli, aspirojnë të bëhen qendra të pushtetit në rendin e ardhshëm shumëpolar.

                          Atëherë, a jemi dëshmitarë të fundit të fundit të historisë. Dhe çfarë vjen më pas? Për të kuptuar më mirë se si ngrihen dhe bien rendet botërore, mund të jetë me vlerë një vështrim i shpejtë tek historia. Gjatë shekullit XIX-të, një grupim fuqish të mëdha siguroi stabilitet në një botë shumëpolare.

                          Duke pasur parasysh gjendjen e sapolindur të së drejtës ndërkombëtare dhe institucioneve shumëpalëshe, u nevojitën disa kongrese për të kalibruar me kujdes ekuilibrin midis sferave të ndryshme të interesit. Natyrisht, paqja relative brenda Evropës, u mundësua nga zgjerimi agresiv i fuqive të saj koloniale.

                          Ky rend u shkatërrua me fillimin e Luftës së Parë Botërore. Ajo që pasoi ishin 3 dekada trazirash, të shoqëruara nga luftërat dhe revolucionet. Jo shumë ndryshe nga sot, interesat konfliktuale të fuqive të mëdha u përplasën direkt, në një kohë që institucionet vendase nuk mundën të zbusnin koston shkatërruese sociale të Transformimit të Madh.

                          Me themelimin e Kombeve të Bashkuara dhe Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut pas Luftës së Dytë Botërore, u hodhën themelet e një rendi liberal. Megjithatë, me fillimin e Luftës së Ftohtë, ky eksperiment u përballe shumë shpejt me sfida të mëdha. I mbërthyer midis dy blloqeve antagoniste, Kombet e Bashkuara mbetën në një ngërç për dekada me radhë.

                          Nga Revolucioni Hungarez, Pranvera e Pragës, dhe deri te Kriza e Raketave Kubane, paqja midis fuqive bërthamore u ruajt përmes njohjes së zonave ekskluzive të ndikimit. Pas triumfit të Perëndimit në Luftën e Ftohtë, hiperfuqia amerikane shpalli shpejt një rend të ri për një botë tashmë unipolare.

                          Në këtë rend botëror liberal, thyerja e rregullave ndëshkohej nga “polici i botës”. Përkrahësit e rendit botëror liberal, mbështetën përhapjen e shpejtë të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në mbarë globin. Por prapa ndërhyrjeve humanitare, kritikët panë motive perandorake. Edhe progresistët i bazuan shpresat e tyre në zgjerimin e së drejtës ndërkombëtare dhe bashkëpunimit shumëpalësh.

                          Tani që Perëndimi është zhytur në krizë, bashkëpunimi global është paralizuar sërish nga rivaliteti sistematik. Nga lufta në Gjeorgji, aneksimi i Krimesë dhe deri në shtypjen e autonomisë së Hong Kongut nga regjimi në Pekin, njohja e zonave ekskluzive të ndikimit është rikthyer sërish si një mjet i politikës ndërkombëtare.

                          Pas një kulmi të shkurtër, elementët liberalë të rendit botëror janë bllokuar përsëri. Kina ka filluar të hedhë themelet e një arkitekture shumëpalëshe jo liberale. Po si do të zhvillohet konkurrenca e fuqive të mëdha? Gjatë dekadës së ardhshme, rivalitetet midis fuqive të mëdha, ka të ngjarë të vazhdojnë me një vrull të vazhdueshëm.

                          Synimi përfundimtar i kësaj gare të fuqisë së madhe, është një rend i ri botëror. Aktualisht janë të imagjinueshëm 5 skenarë të ndryshëm. Së pari, rendi botëror liberal mund t’i mbijetojë fundit të momentit unipolar amerikan. Së dyti, një sërë luftërash dhe revolucionesh, mund të çojnë në kolapsin total të rendit.

                          Së treti, një grupim i fuqive të mëdha mund të garantojë një stabilitet relativ në një botë shumëpolare, por nga ana tjetër të dështojë të trajtojë sfidat e mëdha me të cilat përballet njerëzimi. Së katërti, një Luftë e Re e Ftohtë, mund të bllokojë pjesërisht sistemin shumëpalësh të bazuar në rregulla, por të lejojë gjithsesi një bashkëpunim të kufizuar në lidhje me çështje me interes të përbashkët.

                          Dhe së fundi, një rend jo liberal me tipare kineze. Po cili është skenari më i mundshëm? Shumë analistë dhe ekspertë, besojnë se demokracia dhe të drejtat e njeriut duhet të promovohen më me vendosmëri. Megjithatë, pas rënies së Kabulit, edhe centristët liberalë si Joe Biden dhe Emmanuel Macron, kanë deklaruar se ka marrë fund epoka e ndërhyrjeve humanitare.

                          Nëse një tjetër nacionalist izolacionist si Trump apo të tjerë të ngjashëm me të, do të ngjitej në pushtet në Uashington, Londër apo Paris, mbrojtja e rendit botëror liberal do të ishte njëherë e mirë jashtë axhendës. Berlinit rrezikojnë që t’i mungojë aleatët për politikën e re të jashtme të bazuar tek vlerat.

                          Në të gjitha kryeqytetet perëndimore, ekziston një shumicë e gjerë në mbarë spektrin ideologjik, që kërkon forcimin e rezistencës në rivalitetin sistematik me Kinën dhe Rusinë. Por reagimi global ndaj pushtimit rus, tregon se pjesa tjetër e botës ka shumë pak “oreks” për një konfrontim të ri midis demokracive dhe autokracive.

                          Mbështetja për sulmin e Rusisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës – vlera të cilat vendet më të vogla i mbrojnë në mënyrë të palëkundur, nuk duhet të lexohet si simpati për një rend të udhëhequr nga Rusia ose Kina, por si zhgënjim i thellë ndaj perandorisë amerikane.

                          Nga këndvështrimi i Jugut Global, rendi botëror jo shumë liberal, ishte thjesht një pretekst për ndërhyrjet ushtarake, programet e rregullimit strukturor dhe madhështinë morale. Tani, Perëndimi po kupton se për të dominuar në nivel gjeopolitik, i duhet bashkëpunimi me fuqitë jodemokratike, nga Turqia tek monarkitë e Gjirit Persik, nga Singapori në Vietnam.

                          A janë rivalitetet midis fuqive të mëdha, që zhvillohen në sfondin e luftës në Ukrainë, grushtet e shtetit në Afrikën Perëndimore dhe protestat në Hong Kong, vetëm fillimi i një periudhe të re luftërash, grushtesh dhe revolucionesh?

                          Filozofi i lashtë grek Tukididi, e dinte se konkurrenca midis fuqive të mëdha në rritje dhe në rënie, mund të shkaktojë luftëra të mëdha. Pra, a po hyjmë në një periudhë të re çrregullimi? Jo vetëm në Moskë dhe Pekin, por edhe në Uashington, ka mendimtarë që kërkojnë zbutjen e këtyre dinamikave shkatërruese të botës shumëpolare, përmes një grupimi të ri të fuqive të mëdha.

                          Koordinimi i interesave të fuqive të mëdha në forume si G7 dhe G20, mund të jetë faza fillestare për këtë formë të re të qeverisjes ndërkombëtare. Njohja e zonave ekskluzive të ndikimit, mund të ndihmojë në zbutjen e konfliktit. Megjithatë, ka arsye për t’u shqetësuar se demokracia dhe të drejtat e njeriut do të jenë viktimat e para.

                          Bashkimi Evropian, një entitet i bazuar në sundimin e ligjit dhe harmonizimin e përhershëm të interesave, mund ta ketë veçanërisht të vështirë të lulëzojë në një botë të tillë. Ka disa njerëz, dhe jo vetëm në Moskë, që fantazojnë për një ringjallje të imperializmit, që u mohon kombeve më të vogla të drejtën e vetëvendosjes.

                          Kjo përzierje distopike e mbikëqyrjes teknologjike nga brenda, dhe e luftërave të pafundme përmes palëve të treta nga jashtë, të kujton në mënyrë të frikshme “1984” të George Orwell. Mbetet vetëm të shpresohet që ky neo-imperializëm joliberal të shkatërrohet gjatë luftës në Ukrainë.

                          Njohja nga Rusia e provincave separatiste të një shteti sovran, e ka alarmuar Pekinin. Çfarë mund të ndodhë nëse Tajvani ndjek këtë model dhe shpall pavarësinë e tij? Të paktën në retorikë, Pekini i është rikthyer linjës së tij tij tradicionale të mbështetjes së sovranitetit kombëtar, dhe dënimit të ndërhyrjes kolonialiste në punët e brendshme.

                          Në Pekin ka sot debate, nëse Kina duhet të përkrahë një shtet të dobësuar, dhe të tërhiqet pas një Perdeje të re të Hekurt, apo nëse do të përfitonte më shumë nga një rend global i hapur dhe i bazuar në rregulla. Atëherë çfarë është ky “multilateralizëm kinez” i promovuar nga shkolla e fundit e mendimit atje?

                          Nga njëra anë, është një përkushtim ndaj ligjit ndërkombëtar dhe bashkëpunim për të trajtuar sfidat e mëdha me të cilat përballet njerëzimi, nga ndryshimet klimatike mbi sigurimin e rrugëve tregtare e deri tek ruajtja e paqes. Por Kina është e gatshme të pranojë çdo kornizë për bashkëpunim, vetëm nëse është në pozita të barabarta me Shtetet e Bashkuara.

                          Kjo është arsyeja pse Pekini e merr seriozisht Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por nga ana tjetër përpiqet të zëvendësojë Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar me institucionet e veta si Banka Aziatike e Investimeve në Infrastrukturë.

                          Nëse refuzohen apelet e Kinës për barazi, Pekini mund të formojë bllokun e tij gjeopolitik me aleatët në Euroazi, Afrikë dhe Amerikë Latine. Në një rend të tillë jo liberal, do të kishte akoma bashkëpunim të bazuar në rregulla, por jo më asnjë ndonjë normë institucionale për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

                          Se cili rend do të dominojë në fund, kjo do të përcaktohet nga konkurrenca e ashpër midis fuqive të mëdha. Megjithatë, se kush është i gatshëm të mblidhet rreth flamurit të çdo modeli të ndryshëm, kjo ndryshon dukshëm. Vetëm një koalicion i ngushtë i shteteve perëndimore dhe një pjesë të vogël partnerësh me vlerë në Indo-Paqësor, do të dalin në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

                          Nëse kjo aleancë e demokracive e udhëhequr nga Perëndimi, e humb luftën për pushtet kundër të ashtuquajturit bosht të autokracive, rezultati mund të jetë një rend botëror jo liberal me karakteristika kineze. /ipsnews

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

                          Loading...

                          Recommended

                          Për disa pseudo shkencëtarë

                          2 years ago

                          Vuçiq: Po të isha në pushtet kur shpalli pavarësinë, sot nuk do kishte shtet me emrin Mali i Zi

                          3 years ago

                          Lajmet e fundit

                          Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                          18/11/2022

                          Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                          05/08/2022

                          Heshtje para furtunës

                          25/07/2022
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.