Nga Rifat Buzuku
Partia e Ramushit është parti familjare. Ramushi duhet të jetë mirënjohës për ndihmën që i ka dhënë populli gjatë njëzetë viteve të fundit, dhe të tërhiqet menjëherë nga politika. Vëllau i tij, Dauti, nuk e ka merituar asnjëherë të jetë në Parlamentë, sepse është dëshmuar që është njeri analfabetë klasik, dhe i papjekur për të qenë zyrtar i Parlamentit. Ky mund të ishte vetëm një punëtor që i pastron shpuzoret e duhanit, por jo një nga ligjëvënësit!
Përveç kësaj, populli nuk e di si e keni krijuar gjithë atë pasuri milionëshe gjatë viteve të pasluftës, por e di që nuk e keni nga rroga mujore, dhe e dinë që keni vjedhur tash e 20 vjetë.
Mua dhe popullit na vjen turp kur Ramushi deklaron se është i lumtur t’i thotë Kryeministrit në detyrë, që ka kënaqësinë t’ia refuzojë ftesën për takim!!!!
Ramush! Si të duket ty nëse ne – populli – do të thonim: “do të ishim të lumtur sikur të mos e kishim fare Ramushin dhe Dautin, se na e kanë iq nanën duke na vjedhë?!”
O Ramush! Po ku do të ishe ti po mos të ishim ne – populli -, që të mbrojtëm 20 vite, por që tash për inati jemi me Albin Kurtin?! Do të ishe në burg në Serbi, i dënuar me 20 vite burg si kriminel lufte.
Ramush aga! Të ka dallashitë hajnia! Nuk mbrohet vëllau kështu siç po deklarohesh ti. Turp të qoftë ty dhe atij vëllaut tënd analfabetë!
Çakorrin, Kullëm dhe Zhlebin i harrove sapo ta ofruan karrigën e Kryeministrit. I dobët u tregove, ama me vjedhë ke vjedhë si Hashimi!
Sa i përket luftës, Serbia i nxorri brenda një jave një milion shqiptarë jashtë Kosovës. Ku ishit ju, duke u fshehur në kaçuba?
Luftën e fitoi NATO, ndërsa ju e shfrytëzuat rastin dhe e vodhët pas lufte gjithë Kosovën, më keq se Serbia!
Dhe e fundit, njëzetë vjetë pas luftës, ti dhe Dauti jeni hajna, si Fedeli dhe Raul Castro. ndërsa Albin Kurti është një kalibër tjetër, shumë më i lartë se ju. Ju për të jeni injorantë, me diploma të blera!
Turp ju qoftë! Ju nuk jeni heronjë, por hajna ordiner, dhe nuk do t’ju mbrojmë më kurrë!