May 22, 2022 - 18:57
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion
    WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

    Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

    Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

    Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

    Pavarësia e Serbisë nga Rusia, si guri i Sizifit

    Gjykata Kushtetuese e “kapur”dhe e padijshme

    Lufta në Ukrainë dhe ndikimi në rajonin tonë

    Trending Tags

    • Lajme

      Kurti: SHBA-të, partner i pazëvendësueshme për Kosovën

      Vendet më të pasura të botës zotohen ta ndihmojnë Ukrainën me afro 20 miliardë dollarë

      “The Economist”: Si po shkon bota drejt katastrofës ushqimore

      Protesta e BSPK-së, thirrje kryeministrit që ta parandalojë grevën e përgjithshme

      Shqipëria porosit sistemet “Javelin”, tmerrin e tankeve ruse në Ukrainë

      SHBA-të dhe BE-ja intensifikojnë konsultimet për dialogun Kosovë-Serbi

      Trending Tags

      • Politikë

        Tre skenarët për fundin e luftës në Ukrainë

        A është lodhur Evropa me politikanët që fitojnë shumë para nga Rusia

        Serbia nis fushatën anti-Kosovë për Këshillin e Evropës

        Ide për zgjerimin e BE-së në situatën e re gjeopolitike

        A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit

        Tërheqja e njohjeve të Kosovës,propagandë e Serbisë

        Trending Tags

        • Biznes

          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

          “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

          Rebusi i gazit në Evropë

          Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

          ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

          Kompania shqiptare nga Tetova “Ecolog” prodhon veturë elektrike

          Trending Tags

          • Teknologji

            Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

            Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

            Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

            Tregu NFT është në prag të kolapsit

            Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

            Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Kujdes nga fjalët e lagjës

              Çfarë zbulon zëri për personin

              Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

              Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

              Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

              Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

              Trending Tags

              • Ballina
              • Opinion
                WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

                Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

                Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

                Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

                Pavarësia e Serbisë nga Rusia, si guri i Sizifit

                Gjykata Kushtetuese e “kapur”dhe e padijshme

                Lufta në Ukrainë dhe ndikimi në rajonin tonë

                Trending Tags

                • Lajme

                  Kurti: SHBA-të, partner i pazëvendësueshme për Kosovën

                  Vendet më të pasura të botës zotohen ta ndihmojnë Ukrainën me afro 20 miliardë dollarë

                  “The Economist”: Si po shkon bota drejt katastrofës ushqimore

                  Protesta e BSPK-së, thirrje kryeministrit që ta parandalojë grevën e përgjithshme

                  Shqipëria porosit sistemet “Javelin”, tmerrin e tankeve ruse në Ukrainë

                  SHBA-të dhe BE-ja intensifikojnë konsultimet për dialogun Kosovë-Serbi

                  Trending Tags

                  • Politikë

                    Tre skenarët për fundin e luftës në Ukrainë

                    A është lodhur Evropa me politikanët që fitojnë shumë para nga Rusia

                    Serbia nis fushatën anti-Kosovë për Këshillin e Evropës

                    Ide për zgjerimin e BE-së në situatën e re gjeopolitike

                    A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit

                    Tërheqja e njohjeve të Kosovës,propagandë e Serbisë

                    Trending Tags

                    • Biznes

                      Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

                      “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

                      Rebusi i gazit në Evropë

                      Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

                      ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

                      Kompania shqiptare nga Tetova “Ecolog” prodhon veturë elektrike

                      Trending Tags

                      • Teknologji

                        Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

                        Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

                        Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

                        Tregu NFT është në prag të kolapsit

                        Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

                        Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

                        Trending Tags

                        • Lifestyle

                          Kujdes nga fjalët e lagjës

                          Çfarë zbulon zëri për personin

                          Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

                          Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

                          Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

                          Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

                          Trending Tags

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Biznes

                          Pse çmimet e ushqimeve nuk do të bien gjatë vitit 2022

                          Të gjitha prodhimet ushqimore – nga kafeja deri te mustarda – do të shtrenjtohen në vitin 2022. Çmimet janë rritur edhe gjatë vitit të kaluar, por do të rriten edhe pesë për qind në gjysmën e parë të këtij viti, vlerëson firma kërkimore IRI e Shteteve të Bashkuara, shkruan Wall Street Journal

                          by Lajm.co
                          16/01/2022
                          in Biznes
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Niveli i rritjes do të ndryshojë, varësisht dyqaneve dhe rajoneve. Pandemia e koronavirusit, në fakt, ka pasur efekt të papritur në çmime. Në fillim të vitit 2020, kur pjesa më e madhe e botës është izoluar, ka pasur shqetësime se mbyllja e kufijve do të shkaktojë rritje çmimesh, por ato gati se nuk kanë lëvizur fare.

                          Vetëm disa muaj më vonë, kur pandemia dukej se ishte qetësuar në botën e pasur dhe kur ekonomitë kanë nisur të rihapen, çmimet kanë filluar të rriten me shpejtësi alarmante.

                          Deri në maj të vitit 2021, ato kanë arritur pikën e tyre më të lartë qysh në vitin 2011, pasi, sipas indeksit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi, janë rritur për 40 për qind brenda një viti.

                          Në vitin 2022, të njëjtat forca që kanë shkaktuar këtë rritje, do të vazhdojnë të krijojnë probleme, shkruan Economist, që do të thotë se ka pak mundësi që çmimet të bien.

                          Faktori kryesor që e shpjegon rritjen, është shpërthimi i gripit të derrit në Kinë në vitin 2018, i cili ka përgjysmuar numrin e derrave.

                          Kjo e ka detyruar këtë vend të importojë shumë mish derri dhe burime alternative të proteinave, gjatë viteve 2019 dhe 2020, gjë që i ka reduktuar furnizimet globale.

                          Situata është dukur si më e qetë kah mesi i vitit 2021, por përhapja e koronavirusit ka rritur frikën për valë të reja.

                          Kjo frikë do të vazhdojë në vitin 2022 dhe do t’i mbajë të paqëndrueshme tregjet ushqimore, shkruan Economist.

                          Faktor tjetër që ka rritur çmimet, kanë qenë disa vonesa logjistike, të shkaktuara nga rihapja e tregtisë ndërkombëtare në kohën kur pandemia vazhdonte t’i ngufaste disa aktivitete.

                          Mungesa e kontejnerëve, si dhe mosqarkullimi i shumë avionëve, që shpesh transportojnë ushqime më delikate, bëjnë që transporti i frutave dhe perimeve të freskëta të jetë ende i vështirë.

                          Ushqimet kryesore, si drithërat dhe sheqeri, transportohen me shumicë në anije të mëdha, por edhe atje kapaciteti është i kufizuar.

                          Nuk ndihmon as fakti që çmimet e naftës janë rikuperuar. Inflacioni është rritur në çdo gjë, nga plehrat dhe kimikatet deri te kostot e transportit tokësor dhe oqeanik.

                          Kushtet e motit, problemi kryesor

                          Megjithatë, burimi më i madh i pasigurive – si gjithmonë në bujqësi – është moti. Në fillim të vitit 2021, çmimet janë rritur pjesërisht si rezultat i thatësirës në rajonet prodhuese të drithërave të Amerikës Veriore dhe Jugore.

                          Kushtet e mbjelljes dhe korrjes janë përmirësuar gjatë vitit të kaluar, por shkencëtarët tani mendojnë se ka një probabilitet të lartë që një tjetër telash i këtij lloji, siç është fenomeni La Nino, i cili ka prishur modelet klimatike një vit më parë, të ndodhë gjatë dimrit.

                          Ndërkohë, fatkeqësitë që janë bërë më të shpeshta, të tilla si përmbytjet dhe zjarret në pyje, tani mund t’i dëmtojnë më seriozisht prodhimet në hambarë.

                          Ngjarjet ekstreme të motit në vitin 2021 kanë shkaktuar rritje të çmimeve të produkteve bujqësore, të cilat do të mbesin të tilla edhe në vitin 2022, për shkak se kushtet e pazakonta që kanë dëmtuar të korrat, kanë sjellë mungesa të vazhdueshme, shkruan Financial Times.

                          Çmimet e mallrave që përfshijnë kafenë braziliane, patatet belge dhe bizelet e verdha kanadeze, janë rritur ndjeshëm vitin e kaluar, për shkak të temperaturave ekstreme dhe përmbytjeve.

                          Shkencëtarët kanë paralajmëruar se këto kushte do të bëhen më të shpeshta dhe më intensive, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

                          Ngricat e forta në Brazil kanë goditur prodhimin e kafesë atje, në muajin korrik, duke i çuar çmimet në nivelet më të larta në gati shtatë vjet.

                          Moti në Brazil vazhdon të jetë i paqëndrueshëm, duke rritur shqetësimet për dëme të tjera në të korra.

                          “Bujqësia është një nga sektorët më të ekspozuar ndaj ndryshimeve klimatike”, sipas një raporti të Institutit të Stokholmit për Mjedisin. Sipas tij, rreziqet janë “shumë herë më të mëdha” se mundësitë.

                          Pritshmëritë në vitin 2022

                          Normat e inflacionit duket se do të vazhdojnë të ndikojnë në industrinë ushqimore dhe të shkaktojnë rritje të çmimeve, shkruan Fortune.

                          “Inflacioni e tejkalon rritjen e të ardhurave të familjeve dhe ndikon shumë në besimin e konsumatorëve, i cili është në nivel të ulët. Është vetëm çështje kohe përpara se të ndikojë në konsum në mënyrë materiale”, ka thënë analisti financiar, Greg McBride, në një intervistë për Fortune, në muajin dhjetor.

                          Kompania kërkimore IRI vlerëson se çmimet do të ndryshojnë në varësi të llojit të ushqimit, por edhe rajonit.

                          “Me rritjen e inflacionit, disa kompani të mëdha bëjnë rritje shtesë të çmimeve”, thuhet në raportin e IRI-t.

                          “Shohim se ndjeshmëria në çmime shfaqet për artikujt e përditshëm, si mishi, , shpendët e ngrira dhe ushqimi për kafshët shtëpiake”, thuhet në raport.

                          Megjithatë, shkruan Economist, çmimet ka të ngjarë të mbeten nën vlerat e arritura në periudhën 2007-2008, kur frika globale për mungesë ushqimesh ka nxitur trazira në mbarë botën.

                          Shumica e vendeve kanë shmangur llojin e masave proteksioniste, si ndalimet e eksporteve dhe grumbullimi, që kanë ndezur krizën në atë kohë.

                          Pjesa më e madhe e ushqimit që njerëzit konsumojnë, përpunohet, që do të thotë se çmimi më i lartë i lëndëve të para shpesh absorbohet nga ata që e transportojnë, përpunojnë dhe shesin.

                          Por, artikujt e shtrenjtuar bujqësorë do të vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha në vendet në zhvillim, sepse popullsia e tyre ha shumë më pak ushqime të përpunuara: më shumë vezë dhe drithëra, më pak çokollata dhe ushqime të gatshme.

                          Dëmi do të përkeqësohet edhe nga problemet tjera që i kanë goditur më shumë vendet e varfra, të tilla si zhvlerësimi i monedhave lokale, kufizimet dhe ndërprerjet që lidhen me pandeminë dhe humbja e të ardhurave familjare për shkak të pandemisë dhe pasojave të saj.

                          Vaksinimi kundër koronavirusit do të ishte një ilaç i fuqishëm, shkruan Economist, në mënyrë që ekonomitë jashtë botës së pasur, të rihapen dhe të ardhurat e tyre të fillojnë të rriten përsëri./REL

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          Janë duke sakrifikuar fort për këtë popull. Si qytetare e këtij vendi u them: Ju lutem, na braktisni

                          Loading...

                          Recommended

                          Edi Rama si Neroni

                          2 years ago

                          Rrëzojeni despotin…edhe për Kosovën

                          3 years ago

                          Lajmet e fundit

                          Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

                          21/05/2022

                          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

                          21/05/2022

                          Kurti: SHBA-të, partner i pazëvendësueshme për Kosovën

                          21/05/2022
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.