February 6, 2023 - 04:50
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    Heshtje para furtunës

    Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

    Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

    WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

    Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

    Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

    Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

    Trending Tags

    • Lajme

      Vrasësit engjëllorë

      Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

      Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

      Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

      Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

      Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

      Trending Tags

      • Politikë

        Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

        Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

        USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

        Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

        Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

        Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

        Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

        Trending Tags

        • Biznes

          BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

          “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

          Rebusi i gazit në Evropë

          Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

          ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

          Trending Tags

          • Teknologji

            Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

            Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

            Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

            Tregu NFT është në prag të kolapsit

            Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

            Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Kujdes nga fjalët e lagjës

              Çfarë zbulon zëri për personin

              Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

              Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

              Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

              Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Opinion

                          Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

                          Hasan Kaleshi zotëronte shumë gjuhë të huaja – sërbishten, boshnjakishten, kroatishten, maqedonishten, bullgarishten, frëngjishten, gjermanishten, italishten, anglishten, e sidomos turqishten, osmanishten dhe arabishten – prandaj shfrytëzoi literaturë të gjithanshme për studimet e veta. Për dallim prej shumicës dërrmuese të kolegëve, ai nuk botoi vetëm në ‘Gjurmimet Albanologjike’ të Prishtinës, por shpërtheu përtej kufijve të Kosovës, duke botuar në revistat më të njohura shkencore

                          by Lajm.co
                          17/05/2022
                          in Opinion
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Nga Shkëlzen Gashi

                          Pas Luftës së Dytë Botërore, numri i shqiptarëve në ish-Jugosllavi që ndiqnin studimet themelore nëpër universitetet jugosllave ishte tejet i vogël. Edhe më i vogël ishte numri i atyre që vijonin studimet e magjistraturës e të doktoraturës. Njëri prej këtyre shqiptarëve ishte Hasan Kaleshi, i lindur më 1922 në Kërçovë. Ai diplomoi më 1950 për orientalistikë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Beogradit, ku edhe doktoroi me temën “Dokumentet më të vjetra të vakëfeve në gjuhën arabe në Jugosllavi”. Në fund të viteve ’50 u angazhua për përgatitjen e fjalorit të madh serbokroatisht-arabisht, e disa herë gjatë viteve ’60 shërbeu edhe si përkthyes sërbokroatisht-arabisht në takime të niveleve të larta politike. Në fund të viteve ’60 u zgjodh bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë, e më pas profesor i rregullt në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

                          Doktoratura e Kaleshit, e botuar më 1972 në serbisht nga Bashkësia Shkencore e Kosovës, e më 2012 edhe në shqip nga Bashkësia Islame e Kosovës, paraqiste koleksionin më të madh të vakëfnameve të botuara deri atëherë jo vetëm në Jugosllavi, por në botë. Ky punim tregon se vakëfet kanë luajtur rol të rëndësishëm në përhapjen e islamit dhe të kulturës islame te ne. Doktoratura e Kaleshit sjell materiale të reja që shkojnë përtej historisë politike të sundimit osman. Për më shumë, vakëfnamet në këtë punim zbulojnë shumë ndërtues të objekteve kulturore e fetare: xhami, medrese, shkolla, teqe, hamame, hane e biblioteka. Për këtë doktoraturë janë shkruar një varg recensionesh me vlerësime superlative nga shumë shkencëtarë të huaj, të botuara në revistat shkencore jugosllave dhe europiane (Gjermani, Francë e Itali).

                          Në njërin prej shkrimeve të hershme, të publikuar më 1953 në ‘Rilindja’, Kaleshi e fillon konfrontimin me regjimin komunist të Shqipërisë duke e kritikuar për ‘rusifikimin e kulturës e të letërsisë shqiptare’. Aty, ai konstaton se gati 90% e publikimeve në Shqipëri rrjedhin nga rusishtja, se teatri është në duart e rusëve, kinematë shfaqin vetëm filma rusë, në shkolla dhe në ushtri rusishtja është më e rëndësishme sesa shqipja, gazetat botojnë më shumë lajme nga Bashkimi Sovjetik sesa nga Shqipëria, e kështu me radhë. Kaleshi madje e qorton regjimin komunist në Shqipëri se po i edukonte shqiptarët në frymën sovjetike në vend të asaj kombëtare, e se po e izolonte popullin shqiptar prej kulturave të popujve të tjerë.

                          Njëri prej studimeve më të veçanta të Kaleshit është studimi ‘Depërtimi turk në Ballkan dhe islamizimi: faktorët e ruajtjes së qenësisë etnike dhe kombëtare të popullit shqiptar’, i lexuar si kumtesë në Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Turkologjisë në Stamboll më 1973 dhe i botuar në ‘Sudosteuropa unter dem Halbmond’ të Mynihut më 1975. Këtë studim vetë autori e cilësonte si heretik, meqë ishte në kundërshtim me historiografinë shqiptare, e cila theksonte vetëm anët negative të sundimit osman në Ballkan. Kaleshi aty paraqet një tezë krejt të re – meqë shqiptarët nuk kishin shtet, organizim kishtar, kulturë, letërsi dhe shkrim vetanak, ardhja e turqve në Ballkan jo vetëm që e pengoi asimilimin, por edhe i hapi rrugë ekspansionit shqiptar. Në këtë artikull, Kaleshi përvijoi vetëm tezat kryesore, të cilat planifikonte t’i përpunonte e t’i zgjeronte, por këtë ia pamundësoi ndarja e parakohshme nga jeta.

                          Në historiografinë shqiptare promovohen shkrimtarët me prejardhje shqiptare që kishin shkruar në latinisht, por përjashtohen ata që kishin shkruar në gjuhët orientale. Kaleshi është i pari që – sërish në kundërshtim me historiografinë shqiptare – botoi studime përmes të cilave dëshmoi ekzistimin e një letërsie të pasur shqiptare të shkruar në alfabetin arab, duke dhënë një mori shënimesh për shkrimtarët e saj, e madje duke zbuluar të tjerë deri atëherë të panjohur. Vetëm nga Prizreni zbuloi dhjetë shkrimtarë shqiptarë që gjatë periudhës osmane kishin shkruar në gjuhët orientale. Po ashtu, ishte i pari që e trajtoi mevludin te shqiptarët në aspektin shkencor, duke vërtetuar se ekzistonin disa sosh te shqiptarët, prej të cilëve dy të shtypura në Stamboll në shqip me alfabet arab, Mevludi i Tahir Popovës dhe Mevludi i Ali Ulqinakut.

                          Kaleshi botoi një mori studimesh për qytete të ndryshme shqiptare, si për shembull atë për Prizrenin, ku trajton zhvillimin e gjithëmbarshëm të këtij qyteti gjatë periudhës osmane, si dhe përmendoret turke të qytetit, duke ofruar të dhëna të detajuara për secilën. Ai dëshmoi se në vitet 1867-1874 ekzistonte Vilajeti i Prizrenit, dhe ofroi të dhëna të papublikuara më parë mbi organizimin e pushtetit të këtij vilajeti dhe zhvillimin ekonomik e kulturor të tij. Kaleshi botoi edhe studime për familjet e mëdha shqiptare në Kosovë gjatë kësaj periudhe, siç ishte ai në të cilin e zbërthen gjenealogjinë e familjes feudale Rrotlla të Prizrenit dhe ofron të dhëna të vlefshme mbi biografinë e anëtarit më të shquar të saj, Mahmud Pashë Rrotlla, si dhe mbi objektet që kjo familje i ndërtoi në Prizren.

                          Në shumë shkrime mbi monumentet e Kosovës, Kaleshi u mor me xhamitë më të vjetra e më karakteristike të Kosovës. Ta zëmë, në mënyrë faktografike i hoqi të gjitha mëdyshjet e deriatëhershme se xhaminë e Sinan Pashës në Prizren e kishte ndërtuar Sofi Sinan Pasha me prejardhje shqiptare nga fshati Vilë i Lumës, ndërkaq xhaminë Sinan Pasha në Kaçanik e kishte ndërtuar Koxha Sinan Pasha, po ashtu me prejardhje shqiptare, nga fshati Topojan i Lumës. Në njërin prej studimeve mbi kishat ortodokse të Kosovës, të titulluar ‘Katërmbëdhjetë fermane turke për Manastirin e Deçanit gjatë periudhës 1506-1649’, Kaleshi ofroi dokumente me rëndësi të dorës së parë sa u përket qëndrimeve dhe marrëdhënieve të Perandorisë Osmane me Kishën Ortodokse në Kosovë.

                          Kaleshi ishte studiues i apasionuar i kronikave turke. Në një punim trajtoi kronikat më të vjetra turke, në të cilat shqiptarët përmenden për herë të parë sa i takon pjesëmarrjes së tyre në Betejën e Kosovës më 1389, duke ofruar edhe burime të tjera me vlerë për historinë e Shqipërisë dhe të Skënderbeut.

                          Gjatë viteve ’70 Kaleshi botoi dhjetëra shkrime nëpër revista të ndryshme shkencore ndërkombëtare për personalitetet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, shumicën prej të cilave në Leksikonin për Historinë e Evropës Juglindore në Mynih (Lexikon zür Geschichte Südosteuropas). Gjatë po kësaj periudhe, në bashkëpunim me Institutin e Filmave Shkencorë në Gëtingen, hartoi tekstin për dhjetëra filma shkencorë dokumentarë për shqiptarët, kryesisht sa i takon folklorit dhe religjionit.

                          Është i pari studiues që trajtoi figurat e personaliteteve si Ibrahim Temo, Faik Konica, e kështu me radhë, të cilët regjimet komuniste në Shqipëri e në Kosovë i kishin përjashtuar edhe nga programet shkollore, e rrjedhimisht edhe nga vetëdija kolektive. Kaleshi ishte i pari që theu embargon të cilën historiografia mbarëshqiptare i kishte vënë Faik Konicës, duke e konsideruar ‘tradhtar’ të kombit. Në një letër që ia dërgonte botuesit të studimit për Faik Konicën në Nju Jork, Kaleshi thoshte:

                          “Kam shumë materiale mbi Faik Konicën, por botimi i studimeve mbi të në Kosovë asht i vështirë, sepse këtu i imitojnë ata të Shqipërisë si majmuna, e unë kam hy në konflikt të haptë me ta, kryesisht për shkak të falsifikimeve që i bëjnë”.

                          Në portretizimin e personaliteteve të Rilindjes Kombëtare gjatë periudhës osmane, Kaleshi i paraqet grupimet politike shqiptare të kohës, qëllimet e tyre, bashkëpunimet me ‘armiqtë’, por edhe krimet e Perandorisë Osmane kundër shqiptarëve. Skicat biografike të hartuara nga Kaleshi janë themel i fortë për biografi më të zgjeruara për këto personalitete, jo vetëm sepse janë kritike, por ngaqë ua shpërfaqin dritëhijet, janë korrekte e të sakta, të mirëhulumtuara e antihagiografike. Këto skica biografike do të shquheshin si të jashtëzakonshme edhe po të shkruheshin sot, e le më para gjysmë shekulli, kur historianët në Kosovë, por sidomos në Shqipëri, kontrolloheshin nga regjimet komuniste. Ai e thotë vetë në një shkrim se “figurat e lëvizjes kombëtare shqiptare nuk duhet të ndahen si me shpatë në ‘patriotë’ e ‘tradhtarë’, mendimet nuk duhet t’i mbështesim në ‘autoritetet politike’, por në gjurmime shkencore”.

                          Kur jemi te personalitetet e Rilindjes, duhet shtuar se Kaleshi hulumtoi, analizoi dhe nxori në pah të gjitha veprat e Sami Frashërit të shkruara në gjuhën turke e arabe, dhe e afirmoi edhe jashtë kufijve të Shqipërisë e të Turqisë. Njësoj veproi edhe me Naim Frashërin, duke zbuluar të gjitha veprat e tij në turqisht e persisht.

                          Nga sa u tha më sipër, meqë zotëronte shumë gjuhë të huaja – sërbishten, boshnjakishten, kroatishten, maqedonishten, bullgarishten, frëngjishten, gjermanishten, italishten, anglishten, e sidomos turqishten, osmanishten dhe arabishten – Kaleshi shfrytëzoi literaturë të gjithanshme për studimet e veta. Për dallim prej shumicës dërrmuese të kolegëve, ai nuk botoi vetëm në ‘Gjurmimet Albanologjike’ të Prishtinës, por shpërtheu përtej kufijve të Kosovës, duke botuar në revistat më të njohura shkencore në Shkup, Podgoricë, Beograd, Sarajevë e Zagreb. I shpërtheu madje edhe kufijtë e ish-Jugosllavisë, duke botuar nëpër revistat më prestigjioze në Stamboll, Ankara, Kajro, Kuvajt, Paris, Napoli, Palermo, Strasburg, Grac, Mynih, Frankfurt, Hamburg, Gëtingen, Nju Jork, e me radhë. Për më shumë, mori pjesë në dhjetëra konferenca e simpoziume shkencore ndërkombëtare.

                          Në intervistën e fundit, të botuar në gazetën ‘Bota e Re’ pak muaj para se të ndërronte jetë, Kaleshi këmbëngulte që duhej kultivuar një kritikë, e tillë që të mos lejonte që punimet pa kurrfarë vlere shkencore të shpalleshin të rëndësishme, e për më keq, të shpërbleheshin. Në këtë intervistë, duke folur për shkurtpamësinë e shkencës sonë, thoshte madje se “shkenca nuk është poezi, e cila më së miri shkruhet në gjuhën amtare” dhe kërkonte që të merreshin si shembull finlandezët, të cilët të gjitha punimet shkencore i publikonin edhe në ndonjërën prej gjuhëve më të njohura botërore.

                          Për fund, Hasan Kaleshi publikoi në një mori gjuhësh aq shumë artikuj, shkrime, kritika, recensione, fejtone, përkthime, fjalorë, tekste universitare, studime, libra, monografi, e kështu me radhë, sa bibliografia e punimeve të tij arrin në gati 400 njësi. Shqiptarët nuk kanë pasur dhe me gjasë vështirë se do ta kenë ndonjëherë një historian të kalibrit të Hasan Kaleshit. Prandaj, do të ishte me dobi të pamatë që sa më parë të hulumtohet, të grumbullohet e të publikohet vepra e plotë e këtij historiani të jashtëzakonshëm, i cili, për fat të keq, vazhdon të anatemohet edhe sot e kësaj dite.

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          Ish-ushtaraku rus paralajmëron se situata për Rusinë do të përkeqësohet qartë

                          Loading...

                          Recommended

                          Vulin: Sa më shpejt duhet të ndahemi nga shqiptarët

                          4 years ago

                          Të gjitha masat e ashpra amerikane ndaj Kosovës nëse nuk hiqet taksa

                          4 years ago

                          Lajmet e fundit

                          Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                          18/11/2022

                          Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                          05/08/2022

                          Heshtje para furtunës

                          25/07/2022
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.