April 18, 2021 - 22:04
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    Një bashkëbisedim me shokët e rënë! 22 vjetori i Betejës së Marecit!

    Sekreti i mullirit të braktisur

    Në Ballkan rrufeja godet për së kthjellëti

    Political map of Balkans - States of Balkan Peninsula. Colorful vector illustration.

    Deklaratat për kufijtë e Shqipërisë në takimin e ministrave të jashtëm të Serbisë, Greqisë e Qipros

    Vetëvendosje, mes librit dhe sopatës

    Mos prek, ku del fort!

    Trending Tags

    • Lajme

      Proteste per harresen!

      Forca e Turqisë tani shqetëson edhe Izraelin

      Tanket amerikanë zbarkojnë në Durrës bashkë me 8 mijë trupa

      Logo Lajme Kosovë Botë Sport Futboll Magazina Cult Ekonomi Femra Stili Shëndetësi Kuzhina Auto Takohen Lajçak e Reeker, flasin për bashkëpunimin BE-SHBA lidhur me Ballkanin

      OBSH: Pandemia është në fazën më kritike

      Gjenerali rus: Uashingtoni i ka dhënë dritën jeshile shqiptarëve për bazën ushtarake

      Trending Tags

      • Politikë

        Pse dështoi BE-ja të shkrinte akujt me Turqinë dhe Rusinë

        Stërvitja amerikane në Shqipëri alarmon Rusinë

        SHBA-të vendos sanksione shtesë Rusisë, Moska reagon me zemërim

        Tri krizat ndërkombëtare që po vënë në provë Xho Bajdenin

        Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti, Kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke hyre ne nje konference te perbashket shtypi, ku deklaruan se jane gati per te nisur pergatitjet per mbledhjet e dy qeverive, dhe folen per rendesine e bashkepunimit midis dy vendeve. Kjo eshte vizita e pare zyrtare e Kurtit ne Tirane si Kryeminister i Kosoves./r/n/r/nKosovo's Prime Minister Albin Kurti, Albania's Prime Minister Edi Rama, enter at a joint press conference, stating that they are ready to start preparations for the two governments' meetings, and spoke about the importance of co-operation between the two countries. This is Kurti's first official visit to Tirana as Prime Minister of Kosovo.

        Harta e re e Ballkanit: Kush do jetë në tryezë për shqiptarët Edi Rama apo Albin Kurti

        Prapaskenat e planit slloven që ndan kufijtë e Ballkanit: Rikthehet projekti Thaçi-Vuçiq

        Trending Tags

        • Biznes

          Shtrenjtimi i vajit të palmës, shans për fermerët kosovarë

          Bashkimi Evropian i shqetësuar për investimet kineze në Ballkan

          Pse Kosova po i ikë liberalizimit të tregut të energjisë

          Mjaltë pa bletë, qumësht pa lopë dhe vezë pa pula. A është e mundur

          Jostabiliteti politik dhe korrupsioni përgjysmojnë investimet e huaja në Kosovë

          Ç’do të thotë për Shqipërinë ndërtimi i një terminali të gazit të lëngshëm amerikan

          Trending Tags

          • Teknologji

            Telefoni i së ardhmes, pa porta ose butona dhe një ekran të lakuar në secilën anë

            ‘Megaraketa’ e NASA-s, përfundon para kohe testi i rëndësishëm

            Kush i mbron më mirë të dhënat – Android apo iPhone

            Robotët që bëjnë lëvizje mbresëlënëse në vallëzim

            iPhone 12 ēshtē telefoni mē i shitur me rrjetin 5G, ‘shkatērroi’ konkurrentēt pēr dy javē

            Shfaqen fotografitë zyrtare të Samsung Galaxy S21

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Testoni logjikën tuaj. Cili nga djemtë po mban më shumë peshën e trungut

              Testoni veten: E gjeni peshën e saktë

              Plas sherri në familje, gruaja i ve fëmijës emrin e ish të dashurit…

              Test psikologjik: Gjëja e parë që sheh në foto të tregon se çfarë duhet të ndryshosh në vitin 2021!

              Çfarë fjalë shihni në këtë foto?

              Matje e intelegjencës

              Trending Tags

              • Ballina
              • Opinion

                Një bashkëbisedim me shokët e rënë! 22 vjetori i Betejës së Marecit!

                Sekreti i mullirit të braktisur

                Në Ballkan rrufeja godet për së kthjellëti

                Political map of Balkans - States of Balkan Peninsula. Colorful vector illustration.

                Deklaratat për kufijtë e Shqipërisë në takimin e ministrave të jashtëm të Serbisë, Greqisë e Qipros

                Vetëvendosje, mes librit dhe sopatës

                Mos prek, ku del fort!

                Trending Tags

                • Lajme

                  Proteste per harresen!

                  Forca e Turqisë tani shqetëson edhe Izraelin

                  Tanket amerikanë zbarkojnë në Durrës bashkë me 8 mijë trupa

                  Logo Lajme Kosovë Botë Sport Futboll Magazina Cult Ekonomi Femra Stili Shëndetësi Kuzhina Auto Takohen Lajçak e Reeker, flasin për bashkëpunimin BE-SHBA lidhur me Ballkanin

                  OBSH: Pandemia është në fazën më kritike

                  Gjenerali rus: Uashingtoni i ka dhënë dritën jeshile shqiptarëve për bazën ushtarake

                  Trending Tags

                  • Politikë

                    Pse dështoi BE-ja të shkrinte akujt me Turqinë dhe Rusinë

                    Stërvitja amerikane në Shqipëri alarmon Rusinë

                    SHBA-të vendos sanksione shtesë Rusisë, Moska reagon me zemërim

                    Tri krizat ndërkombëtare që po vënë në provë Xho Bajdenin

                    Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti, Kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke hyre ne nje konference te perbashket shtypi, ku deklaruan se jane gati per te nisur pergatitjet per mbledhjet e dy qeverive, dhe folen per rendesine e bashkepunimit midis dy vendeve. Kjo eshte vizita e pare zyrtare e Kurtit ne Tirane si Kryeminister i Kosoves./r/n/r/nKosovo's Prime Minister Albin Kurti, Albania's Prime Minister Edi Rama, enter at a joint press conference, stating that they are ready to start preparations for the two governments' meetings, and spoke about the importance of co-operation between the two countries. This is Kurti's first official visit to Tirana as Prime Minister of Kosovo.

                    Harta e re e Ballkanit: Kush do jetë në tryezë për shqiptarët Edi Rama apo Albin Kurti

                    Prapaskenat e planit slloven që ndan kufijtë e Ballkanit: Rikthehet projekti Thaçi-Vuçiq

                    Trending Tags

                    • Biznes

                      Shtrenjtimi i vajit të palmës, shans për fermerët kosovarë

                      Bashkimi Evropian i shqetësuar për investimet kineze në Ballkan

                      Pse Kosova po i ikë liberalizimit të tregut të energjisë

                      Mjaltë pa bletë, qumësht pa lopë dhe vezë pa pula. A është e mundur

                      Jostabiliteti politik dhe korrupsioni përgjysmojnë investimet e huaja në Kosovë

                      Ç’do të thotë për Shqipërinë ndërtimi i një terminali të gazit të lëngshëm amerikan

                      Trending Tags

                      • Teknologji

                        Telefoni i së ardhmes, pa porta ose butona dhe një ekran të lakuar në secilën anë

                        ‘Megaraketa’ e NASA-s, përfundon para kohe testi i rëndësishëm

                        Kush i mbron më mirë të dhënat – Android apo iPhone

                        Robotët që bëjnë lëvizje mbresëlënëse në vallëzim

                        iPhone 12 ēshtē telefoni mē i shitur me rrjetin 5G, ‘shkatērroi’ konkurrentēt pēr dy javē

                        Shfaqen fotografitë zyrtare të Samsung Galaxy S21

                        Trending Tags

                        • Lifestyle

                          Testoni logjikën tuaj. Cili nga djemtë po mban më shumë peshën e trungut

                          Testoni veten: E gjeni peshën e saktë

                          Plas sherri në familje, gruaja i ve fëmijës emrin e ish të dashurit…

                          Test psikologjik: Gjëja e parë që sheh në foto të tregon se çfarë duhet të ndryshosh në vitin 2021!

                          Çfarë fjalë shihni në këtë foto?

                          Matje e intelegjencës

                          Trending Tags

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Opinion

                          Prishtina dhe Tirana duhet të lobojnë për largimin e sllovakut Miroslav Lajçak si i dërguar i BE-së

                          by Lajm.co
                          24/02/2021
                          in Opinion
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Shkruan Shaban Murati

                          Në 31 mars 2021 skadon afati i mandatit njëvjeçar të përfaqësuesit të posaçëm të BE për dialogun Beograd-Prishtinë dhe për çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, sllovakut Miroslav Lajçak. Në vlerësimin diplomatik të ecurisë dhe përmbajtjes së misionit të tij në këtë cilësi mund të thuhet në këndvështrimin shqiptar se ai përfaqëson një dështim. Dështoi në thelbin e misionit diplomatik europian për ndërmjetësimin e dy palëve, sepse manifestoi një anësi dhe proserbizëm publik, të papajtueshëm me statusin e përfaqësuesit të posaçëm të BE që duhet të ruante ekuidistancën nga palët, të papajtueshëm me statusin e arbitrit europian të nxitjes dhe progresit të dialogut, dhe të papajtueshëm me statusin e një diplomati me stazh të gjatë në poste të rëndësishme diplomatike. Është vërtetë një absurditet dhe rast unik në praktikën e ndërmjetësimit ndërkombëtar kur arbitri jo vetëm mban anën e një pale në konflikt, por edhe e deklaron atë hapur, gjë që komprometon atë personalisht, por edhe organizatën e respektuar të BE, që e emëroi në 2 prill 2020.

                          Diplomati sllovak, përfaqësues i posaçëm i BE për dialogun Beograd-Prishtinë, mund të thuhet se tani e derdhi kupën që e kishte mbushur prej kohësh të qëndrimeve, tezave dhe të veprimtarisë së tij proserbe. Në datën 20 shkurt 2021, në një intervistë me portalin serb “europeanwesternbalkans.com”, Lajçak deklaroi se “Nuk ka afate për arritjen e një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës”. Është teza dhe interesi serb për të pasur një dialog me fund të hapur midis Serbisë dhe Kosovës, që të mos mbarojë kurrë, por të torolitet në bisedimet e Brukselit me tema lokale, që vetëm konsolidojnë dhe manifestojnë raportin e një metropoli me provincën në varësi të tij. Diplomati sllovak duket se do ta shtyjë dialogun deri kur të dalë në pension, me qëllim që Serbia t’i shmanget detyrimit për njohjen e Kosovës, por edhe të përfitojë nga diplomacia e BE dividentët e avancimit të integrimit europian, nën pretekstin se po vazhdon dialogun me Kosovën.

                          Nuk doli rastësisht tani përfaqësuesi i posaçëm sllovak Lajçak me tezën se “BE nuk ka afate për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës”. Në rrethanat diplomatike rajonale dhe ndërkombëtare të dialogut Kosovë-Serbi ka në vitin 2021 dy faktorë të rij. Së pari, është qëndrimi zyrtar i presidentit të SHBA, Xho Bajden, i shprehur në 7 shkurt me shkrim presidentit të Serbisë Vuçiç në telegramin për festën kombëtare serbe se “dialogu midis Serbisë dhe Kosovës duhet të përqendrohet në çështjen e njohjes reciproke midis dy shteteve”. Kjo paraqet jo vetëm pikëpamjen e qeverisë amerikane për objektin kryesor të dialogut, por në të njëjtën kohë edhe theksin se njohja reciproke duhet të vendoset në qendër dhe dialogu të përfundojë. SHBA, kanë një përvojë të gjatë dhe të hidhur me zvarritjet, hezitimet dhe dështimet e diplomacisë së BE në konfliktet ballkanike. Qeveria e re amerikane gjykon se ka ardhur koha që dialogut Serbi-Kosovë t’i jepet fund me njohjen reciproke. Vendimi i njohjes reciproke dhe statusi i barabartë prej dy shtetesh të pavarura hap rrugën e vazhdimit të diskutimeve midis tyre për çështjet e pazgjidhura dypalëshe. Qeveria e re e Kosovës duhet të zbatojë menjëherë qëndrimin amerikan për vendosjen e njohjes reciproke në qendër të dialogut.

                          Së dyti, faktor tjetër i ri është qeveria e re në Prishtinë pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, ku fitorja elektorale i takoi Lëvizjes “Vetëvendosje”. Serbia, Rusia, dhe disa qarqe diplomatike proserbe në BE, janë shqetësuar se qeveria e ardhshme e Kosovës pritet të bashkohet me qëndrimin e drejtë amerikan për të vendosur në tryezën e dialogut si çështje të parë njohjen reciproke midis dy shteteve.

                          Serbia është tallur me dialogun në Bruksel, i cili nisi që në mars të vitit 2011 në kuadrin e nivelit teknik, por që në tetor të vitit 2012 u kthye në nivel politik me takimin në Bruksel të dy kryeministrave të të dy vendeve H.Thaçi dhe I.Daçiç. U sorollatën bisedimet 10 vjet dhe Serbia me ndihmën e disa përfaqësuesve të lartë të BE arriti ta ruajë rrezen e shkurtër të bisedimeve për çështjet teknike, duke bllokuar çelësin politik të zgjidhjes së konfliktit, që është njohja reciproke. Një çështje-thembër e Akilit në konfliktet qysh në vitin 1991 midis shteteve, që dolën nga ish-Jugosllavia. Serbia nuk ka njohur me dëshirë asnjë shtet, që doli nga ish-Jugosllavia. Ajo i ka njohur të gjitha nga detyrimi ndërkombëtar. Kjo do të ndodhë edhe me Kosovën. Ndaj BE zyrtarisht ka vënë kushtin që pa njohur Kosovën, Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE. Lajçaku e ka harruar këtë kusht dhe nuk bëri detyrën që t’ia kujtojë Serbisë. Është një detyrë, që ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel e shprehu pa ekuivok kur erdhi në Ballkan në pranverën e vitit 2018 dhe afishoi qëndrimin se “Në qoftë se Serbia dëshiron të avancojë drejt BE, një konditë primare është pranimi i pavarësisë së Kosovës”.

                          Përfaqësuesi i posaçëm sllovak i BE në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës duket i vuri vetes detyrën primare të ndihmojë Serbinë për rrotullimin në vend të dialogut midis dy shteteve ballkanike, duke dalë me tezën serbo-ruse për një fund të hapur të këtij dialogu. Në Beograd në 15 tetor 2020, përkrah presidentit serb Vuçiç, emisari Lajçak deklaroi se “Unë jam kundër vendosjes artificiale të afateve për përfundimin e dialogut”. Është një qëndrim strategjik, të cilit i përmbahen Serbia dhe Rusia, ambasadori i së cilës në Beograd e përsërit këtë tezë çdo javë. Në 14 korrik 2020 përfaqësuesi i posaçëm Lajçak bëri aktin skandaloz të një vizite në ambasadën e Rusisë në Bruksel, ku u pajtua me qëndrimin e ambasadorit rus se çështja Serbi-Kosovë duhet të shkojë në Këshillin e Sigurimit të OKB.

                          Kronika e qëndrimeve dhe tezave skandaloze të përfaqësuesit të posaçëm të BE për dialogun Serbi-Kosovo është shumë e pasur, por ne po cekim disa më shokantet. Në datën 15 tetor 2020, po në Beograd, në prani të presidentit serb, Lajçak lëshoi xhevairin diplomatik se “BE nuk mund të vendosë se çfarë është normalizimi”. Pra përfaqësuesi i posaçëm i BE për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës po e zhvillon misionin e tij diplomatik pa e ditur ai se çfarë është normalizimi i marrëdhënieve. Kjo do të thotë që duke mos e ditur ai vetë, nuk ua kërkon as palëve në dialog se ku duhet të shkojnë dhe çfarë duhet të bëjnë. Lajçaku thotë se nuk e di, por ai e di se BE e din çfarë është normalizimi, sepse BE e ka shpallur që normalizimi është njohja e pavarësisë së Kosovës si kusht që Serbia të pranohet në BE.

                          Qëndrimet filoserbe të përfaqësuesit të posaçëm të BE bien ndesh në mënyrë të hapur me objektivat e vetë BE për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Në mandatin e Këshillit të BE për emërimin e Lajçakut si përfaqësues i posaçëm, datë 2 prill 2020, theksohet në nenin 2 mbi objektivat politike se mandati i tij “Në radhë të parë dhe mbi të gjitha ka arritjen e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, marrëveshje që është çelësi i rrugëve të tyre respektive europiane”. Në dokumentin e Komisionit Europian të titulluar “Një perspektivë e besueshme zgjerimi dhe rritja e angazhimit të BE në Ballkanin Perëndimor”, dokument që njihet si “Strategjia e BE për Ballkanin Perëndimor”, i miratuar në 6 shkurt 2018, nënvizohet ky formulim: ”Një marrëveshje normalizimi ligjërisht detyruese dhe gjithëpërfshirëse është urgjente dhe kryesore, me qëllim që Serbia dhe Kosova të avancojnë në rrugët e tyre respektive europiane”.

                          Edhe një diplomat fillestar e din që baza dhe platforma e misionit të përfaqësuesit të posaçëm janë dokumentet e Komisionit Europian dhe ato e udhëzojnë se “është urgjente dhe kryesore”. Ndërmjetësi Lajçak me tezat e tij proserbe që “nuk ka afat dhe nuk duhen vënë afate” i kundërvihet realizimit të mandatit dhe udhëzimeve të Komisionit Europian. Duke sintetizuar veprimtarinë dhe misionin njëvjeçar të përfaqësuesit të posaçëm të BE për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës mund të thuhet se ai ka dështuar për shkak të anësisë dhe paragjykimeve proserbe. Në vend të ishte dobiprurës i dialogut, ai u shndërrua në një pengesë për zgjidhjen e duhur dhe të shpejtë të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës.

                          Në këtë stanjacion të misionit diplomatik të përfaqësuesit të posaçëm të BE në Ballkan qeveritë dhe diplomacitë e Kosovës dhe të Shqipërisë nuk mund dhe nuk duhet të rrinë spektatorë. Ato duhet të lëvizin dhe të intensifikojnë përçapjet e tyre zyrtare në kanalet diplomatike lidhur me mosefikasitetin e veprimtarisë dhe qëndrimeve të diplomatit sllovak. Kosova është palë shtetërore në bisedimet dhe në dialogun me Serbinë. Të jesh palë biseduese nuk do të thotë t’i bindesh pa folur përfaqësuesit të posaçëm sllovak, që shet tezat serbe i veshur me uniformën e BE. Kosova ka të drejtën e saj diplomatike dhe shtetërore të protestojë në BE dhe të paraqesë kërkesën zyrtare që mandati i Lajçakut të mbyllet ditën e 31 marsit 2021, kur skadon zyrtarisht.

                          Të njëjtin hap duhet të ndërmarrë edhe Shqipëria, e cila është shtet kandidat i BE dhe shtet anëtar i NATO-s, dhe ka gjithashtu detyrimin e mbrojtjes në arenën diplomatike ndërkombëtare të interesave të Kosovës si interesa të kombit shqiptar. Kosova dhe Shqipëria vërtet nuk janë anëtarë të BE, por ata kanë mundësi të pakufizuara të lobojnë pranë shteteve anëtare të BE dhe të NATO-s, sepse Shqipëria ka marrëdhënie diplomatike me të gjitha shtetet e BE dhe të NATO-s, kurse Kosova ka me shumicën dërrmuese të shteteve të NATO-s dhe të BE. Dhe në mënyrë të veçantë Kosova dhe Shqipëria duhet të lobojnë në Uashington për ikjen e Lajçakut.

                          Koha i dha të drejtë ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili e kundërshtoi qysh në fillim emrin e Lajçakut si përfaqësues i posaçëm i BE për dialogun Serbi-Kosovë, sepse ka qenë ministër i jashtëm i një shteti, që nuk e njeh Kosovën. Koha i dha të drejtë gazetarëve të njohur gjermanë Tobi Vogel dhe Bodo Ëeber, që në prag të emërimit të Lajçakut nga BE, në datën 21 shkurt 2020, paralajmëruan në “Eurobserver.com” se “Lajçak është një zgjedhje e gabuar, një zgjedhje e tmerrshme” dhe i kujtonin BE-së se Lajçaku në misionin e tij të mëparshëm si përfaqësues i BE në Bosnjë-Hercegovinë ishte dalluar për anësi proserbe.

                          Argumentet dhe provat janë të shumta që Shqipëria dhe Kosova të ndërmarrin përçapje diplomatike me kërkesën që BE të mos ia rinovojë Lajçakut vazhdimin e misionit, por të caktojë një emisar tjetër nga një shtet i BE, që njeh edhe Serbinë, edhe Kosovën.Të drejtën e përçapjes ia jep diplomacisë së Kosovës dhe të Shqipërisë vetë mandati i Këshillit të BE për përfaqësuesin e posaçëm, ku përfshihet si detyrë edhe “çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”. Kjo do të thotë që Shqipëria dhe Kosova kanë për detyrë të paraqesin në Bruksel dhe në kryeqytetet e rëndësishme të BE pikëpamjet e tyre për ecurinë e misionit të përfaqësuesit të posaçëm në Ballkan.

                          Prishtina dhe Tirana duhet të angazhohen në një aksion diplomatik, të paktën për t’i bërë të njohur BE se dy shtetet shqiptare kanë rezerva dhe nuk mund të pajtohen me misione diplomatike të paekuilibruara si ky i përfaqësuesit të tanishëm sllovak të BE për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës.

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          Një vit pa Altin Kocaqin...

                          Loading...

                          Recommended

                          Thaçi: Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe

                          2 years ago

                          Kthimi i shtetasve të Kosovës nga Siria e Iraku nxit debat në Uashington

                          2 years ago

                          Lajmet e fundit

                          Proteste per harresen!

                          18/04/2021

                          Një bashkëbisedim me shokët e rënë! 22 vjetori i Betejës së Marecit!

                          18/04/2021

                          Pse dështoi BE-ja të shkrinte akujt me Turqinë dhe Rusinë

                          17/04/2021
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.