May 22, 2022 - 19:05
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion
    WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

    Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

    Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

    Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

    Pavarësia e Serbisë nga Rusia, si guri i Sizifit

    Gjykata Kushtetuese e “kapur”dhe e padijshme

    Lufta në Ukrainë dhe ndikimi në rajonin tonë

    Trending Tags

    • Lajme

      Kurti: SHBA-të, partner i pazëvendësueshme për Kosovën

      Vendet më të pasura të botës zotohen ta ndihmojnë Ukrainën me afro 20 miliardë dollarë

      “The Economist”: Si po shkon bota drejt katastrofës ushqimore

      Protesta e BSPK-së, thirrje kryeministrit që ta parandalojë grevën e përgjithshme

      Shqipëria porosit sistemet “Javelin”, tmerrin e tankeve ruse në Ukrainë

      SHBA-të dhe BE-ja intensifikojnë konsultimet për dialogun Kosovë-Serbi

      Trending Tags

      • Politikë

        Tre skenarët për fundin e luftës në Ukrainë

        A është lodhur Evropa me politikanët që fitojnë shumë para nga Rusia

        Serbia nis fushatën anti-Kosovë për Këshillin e Evropës

        Ide për zgjerimin e BE-së në situatën e re gjeopolitike

        A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit

        Tërheqja e njohjeve të Kosovës,propagandë e Serbisë

        Trending Tags

        • Biznes

          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

          “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

          Rebusi i gazit në Evropë

          Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

          ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

          Kompania shqiptare nga Tetova “Ecolog” prodhon veturë elektrike

          Trending Tags

          • Teknologji

            Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

            Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

            Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

            Tregu NFT është në prag të kolapsit

            Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

            Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Kujdes nga fjalët e lagjës

              Çfarë zbulon zëri për personin

              Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

              Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

              Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

              Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

              Trending Tags

              • Ballina
              • Opinion
                WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

                Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

                Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

                Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

                Pavarësia e Serbisë nga Rusia, si guri i Sizifit

                Gjykata Kushtetuese e “kapur”dhe e padijshme

                Lufta në Ukrainë dhe ndikimi në rajonin tonë

                Trending Tags

                • Lajme

                  Kurti: SHBA-të, partner i pazëvendësueshme për Kosovën

                  Vendet më të pasura të botës zotohen ta ndihmojnë Ukrainën me afro 20 miliardë dollarë

                  “The Economist”: Si po shkon bota drejt katastrofës ushqimore

                  Protesta e BSPK-së, thirrje kryeministrit që ta parandalojë grevën e përgjithshme

                  Shqipëria porosit sistemet “Javelin”, tmerrin e tankeve ruse në Ukrainë

                  SHBA-të dhe BE-ja intensifikojnë konsultimet për dialogun Kosovë-Serbi

                  Trending Tags

                  • Politikë

                    Tre skenarët për fundin e luftës në Ukrainë

                    A është lodhur Evropa me politikanët që fitojnë shumë para nga Rusia

                    Serbia nis fushatën anti-Kosovë për Këshillin e Evropës

                    Ide për zgjerimin e BE-së në situatën e re gjeopolitike

                    A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit

                    Tërheqja e njohjeve të Kosovës,propagandë e Serbisë

                    Trending Tags

                    • Biznes

                      Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

                      “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

                      Rebusi i gazit në Evropë

                      Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

                      ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

                      Kompania shqiptare nga Tetova “Ecolog” prodhon veturë elektrike

                      Trending Tags

                      • Teknologji

                        Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

                        Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

                        Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

                        Tregu NFT është në prag të kolapsit

                        Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

                        Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

                        Trending Tags

                        • Lifestyle

                          Kujdes nga fjalët e lagjës

                          Çfarë zbulon zëri për personin

                          Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

                          Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

                          Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

                          Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

                          Trending Tags

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Opinion

                          Për Ramën, Luftën dhe djalin e Abdylit

                          by Lajm.co
                          24/11/2018
                          in Opinion
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Nga Moikom Zeqo

                          Për një kohë të gjatë kam nguruar të marr pjesë në një diskutim që tashmë ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, të artikuluar sidomos në faqet e gazetës Dita.

                          Kam nguruar ndonëse vërejtjet dhe shtyrjet e miqve të mi kanë qenë të përditshme, madje të tilla që synonin të më vinin edhe në sedër, sipas shprehjes “si ka mundësi, si mundet vallë që ti nuk merr pjesë në këtë debat?”. Pa dyshim që kam patur arsyet e mia, por jo personale, arsye konceptuale që kanë të bëjnë me optikën, por dhe me logjikën dhe dialektikën e historisë si një disiplinë shkencore.

                          Së pari nuk është e vërtetë fare se kemi të bëjmë me një debat. Kemi të bëjmë në të gjitha parametrat dhe standardet polemizuese me një pseudo-debat. Nuk ka debat shkencor, në rrafshin e një trajtimi subjektivist të historisë, apo përmbysjeje të saj sipas opinioneve të ndryshme, kontradiktore dhe që shpesh kanë karakter antagonist me njëra-tjetrën. Historia është një proces ngjarjesh, dukurish dhe figurash njerëzore, të cilat janë të bazuara në një rezultante historike të përcaktuar shumë qartë.

                          Pikërisht këtë ide, “rezultantes historike e trajton një nga qendrat më serioze shkencore për studimet historike në botë që është “L’Ecole Des Anales”, kryesuar nga historiani i madh që është dhe një mendimtar i shkëlqyer, Marc Bloch si dhe Jasques le Goff.

                          Pikërisht ata mbrojnë karakterin objektiv të historisë dhe janë kundër të gjitha pikëpamjeve antishkencore që e mohojnë historinë në thelb, ose e metamorfizojnë, sipas interesave dhe opinioneve politike. Historia nuk është asnjëherë apriori.

                          Por historia nuk është asnjëherë diçka aposteriori.

                          Historia është ajo që ka ndodhur. Historia nuk konceptohet me një prapavijë dëshirore, pra sipas një “If”, pra si do të kishte ndodhur kjo histori nëse do të ishte zhvilluar ndryshe, apo pse kjo histori që ka ndodhur në këtë mënyrë nuk duhet të kishte ndodhur, sepse një etapë që vjen pas saj, mund të jetë në kundërshtim, ose ndryshe nga etapa paraardhëse.

                          Me të drejtë Marc Bloch kur flet për historinë e Revolucionit Francez thotë që ky Revolucion madhështor pati një karakter republikan, hoqi të gjitha privilegjet dhe rangjet për të krijuar konceptin e “qytetarit”, me parullën e trefishtë “Egalite, Fratenite, Liberte”.

                          Po ja që Napoleoni ktheu dhe titullin perandorak, madje kurorën e Perandorit të Francës e konsakroi në një ritual me Papën e Romës (praktikë kjo tipike mesjetare), pastaj mbas Vaterlos Perandori Napoleon u dorëzua tek anglezët, u rikthyen përsëri Burbonët, u zëvendësua republika me monarkinë, pati dhe disa revolucione të tjera, por të gjitha këto nuk e mohojnë aspak faktin madhor që Revolucioni Francez, pavarësisht se ç’erdhi më pas, ishte një nga ngjarjet më substanciale dhe më madhështore të historisë botërore.

                          Le të marrim historinë e Luftës së Dytë Botërore. Kjo histori është e pashembullt me gjithçka që ka ngjarë në 20 shekuj.

                          Lufta e Parë Botërore 1914-1918 qe në luftë tipike zhvatëse, imperialiste por në të nuk pati antifashizëm.

                          Antifashizmi është një shpikje e Luftës së Dytë Botërore. Antifashizmi është Kulturë e Re e Epërme dhe e Shkëlqyer e Njerëzimit. Është një nga përshëndritjet e vetëdijes së Njerëzimit.

                          Hera e parë që shtete të mëdha liberale, por dhe antikomuniste si Britania e Madhe, SHBA lidhën aleancë me shtetin komunist të Bashkimit Sovjetik, me Stalinin për shkak të një emergjence dhe të një katastrofe shfarosëse siç ishte murtaja fashiste dhe naziste. Kjo Kulturë e Re e Njerëzimit ka zotëruar jo vetëm konceptin historik, por është dhe një nga format e zhvillimit mendor historik.

                          Lexoni ju lutem librin e historianit të madh, Eric Hobsbaëm “Age of Extrems” (1914-1991), “Epoka e Ekstremeve”. Duke kërkuar rrënjët e këtij antifashizmi, thekson qëndrimin shumë të vendosur të kryeministrit anglez, Çurçillit, kur shkruan: “Britania e Madhe, u bazua në një refuzim total, nën Çurçillin për të mos arritur çfarëdolloj marrëveshje me Hitlerin”

                          Po e ritheksoj “refuzim total”.

                          Le të kthehemi tek Antifashizmi shqiptar. Dita e parë e këtij Antifashizmi shqiptar është 7 prilli 1939, kur vritet heroikisht Mujo Ulqinaku. Shqipëria mbretërore, e Ahmet Zogut nuk luftoi.

                          Populli shqiptar e zhvilloi Antifashizmin Shqiptar gjatë viteve, deri në çlirimin e plotë të vendit në 29 nëntor 1944.

                          Hera e parë që Shqipëria e vogël pati aleatë të mëdhenj antifashistë, si Anglinë dhe Amerikën.

                          Për këtë Antifashizëm Shqiptar dëshmojnë të gjitha dokumentet: dokumentet e Misionit Anglez, dokumentet Amerikane, por dhe dokumentet e Vermahtit gjerman.

                          Si në gjithë vendet evropiane dukuria e kolaboraciozmit u shfaq edhe në Shqipëri. Nga ’39 deri në ’44 pati një numër Qeverisë Kuislinge të cilët përfaqësonin interesat e pushtuesve italianë dhe gjermanë

                          Lexoni ju lutem librin e shkëlqyer të historianit të madh, akademikut Arben Puto për Qeveritë Kolaboracioniste të Shqipërisë në harkun kohor 1939-1944

                          Dokumentet flasin qartë. Ishin partizanët, qe ushtria Antifashiste Nacionalçlirimtare, që luftoi heroikisht për çlirimin e Shqipërisë. Po Balli Kombëtar? Këtu nuk flas se cilët persona apo personalitete qenë në organizimin apo dhe drejtimin e kësaj organizate politike. Në të vërtet kjo nuk ka shumë rëndësi. Balli Kombëtar u krijua për të patur një paralele kundërshtuese me Frontin Nacionalçlirimtar. Nuk është aspak një gjëegjëzë linguistike, apo trill gjuhësor, që fjala Front u shndërrua prej tyre në fjalën Ballë, fjala Nacional u bë Kombëtar. Mungon vetëm fjala “Çlirimtar” në këtë ekuacion sepse ballistët jo vetëm që nuk luftuan kundër pushtuesve, por bashkëpunuan qoftë me fashistët italianë, qoftë dhe me nazistët gjermanë.

                          Kjo është historia si “rezultante historike”.

                          Këtë gjë nuk mund ta zhbësh dot.

                          Asnjë njeri sado i pushtetshëm nuk mund ta transcedentojë historinë.

                          Në mënyrë absolute është e pamundur.

                          Nuk bëhet kjo as me një shkop magjik dhe me as një alkimi ligjërimesh të opinioneve, që gëlojnë në kohën e sotme, qoftë edhe si jehona të një neofashizmi, siç po ndodh edhe në shumë vende të tjera të kontinentit evropian.

                          Është fakt që askush, asnjë kryeministër apo president nuk e revizionon dot Luftën e Dytë Botërore.

                          Sepse është e pamundur ta revizionosh.

                          Kjo është arsyeja, e përsëris që kemi të bëjmë në një fakt me një pseudodebat i cili qe i gjallë për herë të parë gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, në opinionet dhe shkrimet e udhëheqësve të Ballit Kombëtar, ose edhe të gazetave dhe të shtypit kuisling shqiptar që botohej deri në 1944.

                          Le të kthehemi tani te figura e Mit’hat Frashërit, alias Lumo Skëndo.

                          Që në rininë time të hershme i kam njohur shkrimet e djalit të Abdyl Frashërit. I kam lexuar artikujt e tij albanologjikë në revistën “Dituria” të cilën pata rastin këto ditë ta merrja të plotë në dy vëllime botuar shumë bukur nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.

                          Pra, ndjesia dhe prirja ime për shkrimet kulturologjike apo dhe motivet e albanologjisë, apo dhe fakti që Lumo Skëndo kishte një bibliotekë kolosale që sot e ruan BKSH, kishin krijuar në ndërgjegjen time një vlerësim pozitivist për këtë figurë në këtë fushë kulturore të shkrimit. Por të mos harrojmë se revista, akoma më e hershme “Albania” e Faik Konicës, që daton që nga fundi i shekullit XIX, nga pikëpamja shkencore dhe informacionit kulturor qëndron shumë më lart, ka përmasa më të mëdha dhe më të shquara.

                          Mos të harrojmë dhe shkrimet e shkëlqyera të Shahin Kolonjës, apo edhe shkrimet historike dhe albanologjike të shtypit françeskan në Shkodër.

                          Parë nga pikëpamja e sotme puna albanologjike e Lumo Skëndos përsëri është e lavdërueshme, por kjo s’ka të bëjë me apelacionin e stimuluar si “gjeniu i kombit”.

                          Nuk të bëj asnjë analizë të qëndrimeve apo gabimeve politike të Mit’hat Frashërit. Është një e drejtë absolute dhe njerëzore që eshtrat e tij duhet të preheshin patjetër në Shqipëri, por kjo mund të bëhej qoftë nga Instituti që mban emrin e tij, qoftë edhe nga forca politike që ekziston dhe sot e quajtur Balli Kombëtar. Por jo në mënyrë shtetërore dhe aq më tepër në formën e një “revanshi” për të ndryshuar katërcipërisht historinë.

                          Le të marrim dy argumente të cilat për mua janë pseudoargumente që u artikuluan publikisht.

                          E para, Mit’hat Frashëri vërtet gaboi, pra bashkëpunoi me nazistët por “nuk kreu krime”. Nëse je aleat i nazistëve të cilët qenë kriminelë të mëdhenj të njerëzit, pra bën dhe krime në Shqipëri dhe nuk i kundërshton, por je aleat i tyre, nuk je aspak i justifikuar nga mungesa e përgjegjësisë së krimeve. Kjo është shumë e thjesht për t’u kuptuar.

                          E dyta për të ashtuquajturit historianë aposteriorë, që kanë përdorur pseudoarsyetimin se “Lumo Skëndoja u bë me nazizmin, në mënyrë që të parandalonte ardhjen e komunizmit në Shqipëri”, mund të them se kjo gjë jo vetëm që nuk qëndron, por është njëkohësisht e njëjtë sikur të duash se Çurçilli dhe Ruzvelti u bënë me kryekomunistin Stalin, pikërisht për të krijuar sistemin botëror të shteteve socialiste, sepse duhej që të lidheshin me Hitlerin për të bërë të mundur shfarosjen e komunizmit.

                          Shikoni çfarë absurditeti dhe paradoksi anti-logjik krijon një mënyrë e tillë e të shkuarit të historisë.

                          Çështja e vlerësimit të figurës së Mit’hat Frashërit është një çështje e mirëfilltë kulturore, por nuk ka të bëjë kjo me biografinë e tij politike.

                          Po jap disa shembuj për të treguar për disa personalitete të indoktrinuar me fashizmin. Po përmend poetin e madh amerikan, Ezra Paund, i cili qe spiker i radios fashiste të Romës dhe fliste kundër Anglisë dhe Amerikës kur ato nisën luftën kundër Musolinit dhe Hitlerit. Ezra Paundi u dënua rëndë për këtë qëndrim të tij të gabuar historik. Pra biografia e tij historike nuk e shmang, as nuk e zhbën dot këtë fakt paradoksal dhe negativ. Por unë jam një nga adhuruesit dhe një nga ata që e kanë studiuar poezinë universale dhe të jashtëzakonshme të Ezra Paundit.

                          Shembulli tjetër është filozofi gjerman i ekzistencializmit, Martin Hajdeger (1889-1976). Në fillim Hajdeger qe asistent i filozofit Userli. Në 1933 ai u bë Rektor i Universitetit në Fraiburg, duke u bërë dhe anëtar i partisë naziste. Asnjëherë historia moderne nuk ia fali këtë marrëzi, por dhe s’ka për t’ia falur edhe në të ardhmen Hajdegerit. Studentja e tij Hannah Arendt, e cila ishte me origjinë hebreje dhe emigroi në Amerikë, është pasqyrimi qartë i një mendimtareje që nuk mund të përputhej as me prirjen formale naziste të Hajdegerit.

                          Por si filozof Hajdegeri edhe sot është ndër më të studiuarit. Ose të marrim rastin e Pëten, i cili megjithëse që Heroi Kombëtar francez i Luftës së Parë Botërore si kolaboracionist dhe kryetar i Qeverisë së Vishisë, aleat i Hitlerit, që e kishte pushtuar Francën, pas mbarimit të Luftës u dënua nga një Gjykatë Ushtarake me vdekje.

                          Ai vdiq në burgim, por askush deri më sot nuk e ka shfuqizuar juridikisht vendimin e Gjykatës Ushtarake.

                          Këta shembuj janë të vetëmjaftueshëm.

                          Vlerësimet zyrtare kanë një karakter të përputhjes me të vërtetat historike.

                          E pashë në TV ceremoninë e varrosjes së eshtrave të Lumo Skëndos, ku ishin shumë pak njerëz, dhe më kujtoi pikturat me festat galante dhe nokturne të piktorit francez Antuan Vato (1684-1721). Në këtë ceremoni mungonte figura e Presidentit. Në të vërtet njerëzit zyrtarë, që në demokraci kanë thjesht statusin e personaliteteve mandatorë, që është dhe thelbi i një bote demokratike, nuk të bëjnë dot “ndryshime zyrtare” të historisë.

                          Sepse është e pamundur.

                          Janë të shumta arsyet për ta quajtur atë polemikë që u zhvillua dhe po zhvillohet si një debat të vërtetë.

                          Ky është një problem që quhej në antikitet si kundërvënia midis “doxa” d.m.th “opinionit” me “gnosis” d.m.th “njohjes”.

                          Vërtet që epoka e sotme nga shumë filozofë dhe mendimtarë konsiderohet si “Epoka Post-faktuale”. D.m.th që thelbi nuk ka të bëjë më me faktet por me opinionet e kundërta për këto fakte, por kjo në asnjë mënyrë nuk e përmbys historinë që ka ndodhur dhe as nuk mund të bëjë një trill fantashkence se si gjoja kjo histori do të ishte zhvilluar ndryshe.

                          Antifashizmi Shqiptar është një nga ngjarjet historike më të mëdha të kombit tonë në të gjitha kohërat.

                          Në momentin kur Musolini dhe Hitleri përjetonin triumfin e një “Gotterdammeung Vagnerian”, populli shqiptar e luftoi të keqen që kishte përmasa kolosale dhe në një rrezikshmëri të paparë në histori, që parakuptonte një shfarosje ogurzezë.

                          Janë pikërisht Antifashistët shqiptarë që e çliruan Shqipërinë, dhe nuk lejuan që Shqipëria e fashistëve, nazistëve dhe ballistëve të quhej me statusin “e një vendi të mundur, në Luftën e Dytë Botërore”. Kjo nuk është pak.

                          Kjo është jashtëzakonisht shumë.

                          Dikur Horaci ka thënë “Damnant quod non inteligent”, d.m.th “Atë që nuk arrijnë ta kuptojnë e dënojnë”.

                          Më pëlqeu fjalimi i Erion Veliajt me rastin e 17 Nëntorit të datës së Çlirimit të Tiranës, kur ndër të tjera tha se partizanët shqiptarë e çliruan me forcat e tyre kryeqytetin, Tiranën. Dihet që kryeqytete të tjera të Europës nuk janë çliruar vetë. Kjo është e vërteta.

                          Po të kishin ndërhyrë ushtri të tjera, kuptohet antifashiste do të thuhej fakti dhe nuk do të mohohej.

                          Fjala vjen, Vjena ka dhe sot një shesh të madh përkujtimor kushtuar heroizmit të ushtarëve të ushtrisë së Stalinit që luftuan për çlirimin e këtij kryeqyteti.

                          Austriakët nuk kanë ndërmend ta ndryshojnë këtë fakt.

                          Sepse kështu ka ndodhur.

                          Ata nuk do ta përmendin nëse nuk do të kishte ndodhur.

                          Nga ana tjetër duke e ditur se ky pseudo-debat i stimuluar nga njerëz të indoktrinuar, diletantë dhe pa koncepte shkencore për historinë, mund të vazhdojë, dhe të bëhet një “ushqim kufomash” për mediat.

                          Të mos harrojmë që kemi dhe probleme të tjera aktuale, shumë më të rëndësishme.

                          Më ka tronditur së tepërmi rasti i një oficereje të policisë së Shtetit, e cila duke tërhequr një shashkë që i mbeti në trup, nga shpërthimi i humbi katër gishta.

                          Një gjë e tillë, nuk duhet të ndodhte.

                          Është diçka e tmerrshme, por në kronikë ky është një fakt i cili ka ndodhur.

                          Prandaj dhe përmendet.

                          Nuk është e vërtet që katrahura e opinioneve ë përbën historinë. Filozofi i madh anglez një nga mendimtarët më të mprehtë dhe më të guximshëm, Frensis Baconi ka thënë se opinionet gëlojnë në shumë forma, si për shembull janë idolet e teatrit, idolet e tregut dhe të agorasë, idolet e ritualit, etj, por këto opinione dhe paragjykime nuk përputhen me të vërteta shkencore.

                          Historia ka të bëjë në substancë me të vërtetat shkencore.

                          Si një Post Scriptum, dua të ve në dije të publikut dhe të lexuesve se si dy figura të mëdha kombëtare, nga më të shkëlqyerat dhe më me karakter si Andon Zako Çajupi dhe Fan Noli kanë bërë si bashkëkohës vlerësimet e tyre ndaj Lumo Skëndos. Çajupi më 1909 boton pamfletin e jashtëzakonshëm “Klubi i Selanikut” ku bën një portret të hershëm të Lumo Skëndos.

                          Askush si Çajupi nuk i ka dashur Frashëllinjt. Poezia Elegji e Çajupit për Naim Frashërin është emblematike. Por Çajupi e ka shkruar pamfletin e tij dhe nuk mund ta akuzojmë atë që në 1909 ka qenë i indoktrinuar nga komunizmi.

                          Akoma më e rëndësishme është se çka thënë ndoshta intelektuali më i madh i shekullit XX Fan Noli.

                          Në vitin 1947 në gazetën “Dielli” i Bostonit të datës 26 mars ai ka botuar artikullin “Dy fjalë për ballistët”. Ndër të tjera Fan Noli shkruan “si të gjithë reaksionarët e tjerë në botë, ashtu dhe ballistët tanë, të emigruar në Itali dhe gjetkë kanë marrë ofensivën në mos me armë, por të paktën me penë dhe propagandë…Ballistët tanë kanë vdekur moralisht edhe nuk mund të ngjallen më. Nuk ka shqiptar aq budalla sa të mos dijë se ballistët tanë vdiqën njëherë e mirë, po sa falimentoi politika e tyre.

                          Bashkëpunuan me fashistët italianë dhe nazistët gjermanë me shpresën se do të fitonin luftën tok me ta. Me këtë taktikë, jo vetëm vranë veten, por mënt e vranë edhe Shqipërinë, të cilën e nxin përpara botës, gjoja si “pro italiane dhe pro gjermane”, si e tillë Shqipëria do të ishte copëtuar padyshim. Desh Perëndia, dualën në shesh partizanët me Enver Hoxhën në krye, dhe jo vetëm e nxuarën Shqipërinë nga hendeku i vdekjes por e vunë në radhët e të gjallëve pranë shteteve aleate… Sikur të ngjante e pangjara dhe ballistët tanë të kishin qëndruar në fuqi pas disfatës gjermane, përfundimi do të ishte një anarki e plotë, më e keqe se ajo e Greqisë e cila do ta shpinte Shqipërinë në copëtimin final. S’ka shqiptar në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë sa të mos i kuptojë këto gjëra elementare. Pra s’ka shqiptar me pesë para mend që t’i përkrahë ballistët që të shpien Shqipërinë në buzë të varrit për një herë të dytë.

                          Në 21 dhjetor 1949 po në gazetën “Dielli” të Bostonit, Noli boton “Deklaratë përmbi ballistët”. Në këtë deklaratë Noli u drejtohet shqiptarëve të Amerikës, që të mos i përkrahin ballistët e ardhur në New York dhe Detroit. Sepse “ballistët, në bashkëpunim me italianët dhe gjermanët e kanë djegur, e kanë shkretuar dhe e kanë mbytur Shqipërinë në gjak, në periudhën e luftës së fundme”. Nga kjo merret vesh se shqiptarët e Amerikës nuk kanë asnjë punë me aventurierët ballistë, përkundrazi e kanë për detyrë ta kundërshtojnë lëvizjen e tyre.”

                          Noli është bashkëkohës i Luftës së Dytë Botërore. Analiza e tij është konform me të vërtetat historike.
                          Apo do ta akuzojmë edhe Fan Nolin si një njeri që gjoja nuk e ka dashur Shqipërinë, përderisa ka kritikuar ballistët. Janë të gjithë pigmei dhe liliputë ata që e shajnë sot dhe përpiqen ta rrëzojnë figurën e një vigani të tillë siç është Fan Noli.

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          Nëse ministri i Shqipërisë Arben Ahmetaj është me Serbinë, atëherë “idete u pi..ku mater” së bashku me Vuçiqin!

                          Loading...

                          Recommended

                          Policia e Kosovës konfiskoi në Merdar material për referendumin serb

                          4 months ago

                          Kurti: SHBA-të, partner i pazëvendësueshme për Kosovën

                          1 day ago

                          Lajmet e fundit

                          Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

                          21/05/2022

                          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

                          21/05/2022

                          Kurti: SHBA-të, partner i pazëvendësueshme për Kosovën

                          21/05/2022
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.