April 18, 2021 - 22:01
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    Një bashkëbisedim me shokët e rënë! 22 vjetori i Betejës së Marecit!

    Sekreti i mullirit të braktisur

    Në Ballkan rrufeja godet për së kthjellëti

    Political map of Balkans - States of Balkan Peninsula. Colorful vector illustration.

    Deklaratat për kufijtë e Shqipërisë në takimin e ministrave të jashtëm të Serbisë, Greqisë e Qipros

    Vetëvendosje, mes librit dhe sopatës

    Mos prek, ku del fort!

    Trending Tags

    • Lajme

      Proteste per harresen!

      Forca e Turqisë tani shqetëson edhe Izraelin

      Tanket amerikanë zbarkojnë në Durrës bashkë me 8 mijë trupa

      Logo Lajme Kosovë Botë Sport Futboll Magazina Cult Ekonomi Femra Stili Shëndetësi Kuzhina Auto Takohen Lajçak e Reeker, flasin për bashkëpunimin BE-SHBA lidhur me Ballkanin

      OBSH: Pandemia është në fazën më kritike

      Gjenerali rus: Uashingtoni i ka dhënë dritën jeshile shqiptarëve për bazën ushtarake

      Trending Tags

      • Politikë

        Pse dështoi BE-ja të shkrinte akujt me Turqinë dhe Rusinë

        Stërvitja amerikane në Shqipëri alarmon Rusinë

        SHBA-të vendos sanksione shtesë Rusisë, Moska reagon me zemërim

        Tri krizat ndërkombëtare që po vënë në provë Xho Bajdenin

        Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti, Kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke hyre ne nje konference te perbashket shtypi, ku deklaruan se jane gati per te nisur pergatitjet per mbledhjet e dy qeverive, dhe folen per rendesine e bashkepunimit midis dy vendeve. Kjo eshte vizita e pare zyrtare e Kurtit ne Tirane si Kryeminister i Kosoves./r/n/r/nKosovo's Prime Minister Albin Kurti, Albania's Prime Minister Edi Rama, enter at a joint press conference, stating that they are ready to start preparations for the two governments' meetings, and spoke about the importance of co-operation between the two countries. This is Kurti's first official visit to Tirana as Prime Minister of Kosovo.

        Harta e re e Ballkanit: Kush do jetë në tryezë për shqiptarët Edi Rama apo Albin Kurti

        Prapaskenat e planit slloven që ndan kufijtë e Ballkanit: Rikthehet projekti Thaçi-Vuçiq

        Trending Tags

        • Biznes

          Shtrenjtimi i vajit të palmës, shans për fermerët kosovarë

          Bashkimi Evropian i shqetësuar për investimet kineze në Ballkan

          Pse Kosova po i ikë liberalizimit të tregut të energjisë

          Mjaltë pa bletë, qumësht pa lopë dhe vezë pa pula. A është e mundur

          Jostabiliteti politik dhe korrupsioni përgjysmojnë investimet e huaja në Kosovë

          Ç’do të thotë për Shqipërinë ndërtimi i një terminali të gazit të lëngshëm amerikan

          Trending Tags

          • Teknologji

            Telefoni i së ardhmes, pa porta ose butona dhe një ekran të lakuar në secilën anë

            ‘Megaraketa’ e NASA-s, përfundon para kohe testi i rëndësishëm

            Kush i mbron më mirë të dhënat – Android apo iPhone

            Robotët që bëjnë lëvizje mbresëlënëse në vallëzim

            iPhone 12 ēshtē telefoni mē i shitur me rrjetin 5G, ‘shkatērroi’ konkurrentēt pēr dy javē

            Shfaqen fotografitë zyrtare të Samsung Galaxy S21

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Testoni logjikën tuaj. Cili nga djemtë po mban më shumë peshën e trungut

              Testoni veten: E gjeni peshën e saktë

              Plas sherri në familje, gruaja i ve fëmijës emrin e ish të dashurit…

              Test psikologjik: Gjëja e parë që sheh në foto të tregon se çfarë duhet të ndryshosh në vitin 2021!

              Çfarë fjalë shihni në këtë foto?

              Matje e intelegjencës

              Trending Tags

              • Ballina
              • Opinion

                Një bashkëbisedim me shokët e rënë! 22 vjetori i Betejës së Marecit!

                Sekreti i mullirit të braktisur

                Në Ballkan rrufeja godet për së kthjellëti

                Political map of Balkans - States of Balkan Peninsula. Colorful vector illustration.

                Deklaratat për kufijtë e Shqipërisë në takimin e ministrave të jashtëm të Serbisë, Greqisë e Qipros

                Vetëvendosje, mes librit dhe sopatës

                Mos prek, ku del fort!

                Trending Tags

                • Lajme

                  Proteste per harresen!

                  Forca e Turqisë tani shqetëson edhe Izraelin

                  Tanket amerikanë zbarkojnë në Durrës bashkë me 8 mijë trupa

                  Logo Lajme Kosovë Botë Sport Futboll Magazina Cult Ekonomi Femra Stili Shëndetësi Kuzhina Auto Takohen Lajçak e Reeker, flasin për bashkëpunimin BE-SHBA lidhur me Ballkanin

                  OBSH: Pandemia është në fazën më kritike

                  Gjenerali rus: Uashingtoni i ka dhënë dritën jeshile shqiptarëve për bazën ushtarake

                  Trending Tags

                  • Politikë

                    Pse dështoi BE-ja të shkrinte akujt me Turqinë dhe Rusinë

                    Stërvitja amerikane në Shqipëri alarmon Rusinë

                    SHBA-të vendos sanksione shtesë Rusisë, Moska reagon me zemërim

                    Tri krizat ndërkombëtare që po vënë në provë Xho Bajdenin

                    Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti, Kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke hyre ne nje konference te perbashket shtypi, ku deklaruan se jane gati per te nisur pergatitjet per mbledhjet e dy qeverive, dhe folen per rendesine e bashkepunimit midis dy vendeve. Kjo eshte vizita e pare zyrtare e Kurtit ne Tirane si Kryeminister i Kosoves./r/n/r/nKosovo's Prime Minister Albin Kurti, Albania's Prime Minister Edi Rama, enter at a joint press conference, stating that they are ready to start preparations for the two governments' meetings, and spoke about the importance of co-operation between the two countries. This is Kurti's first official visit to Tirana as Prime Minister of Kosovo.

                    Harta e re e Ballkanit: Kush do jetë në tryezë për shqiptarët Edi Rama apo Albin Kurti

                    Prapaskenat e planit slloven që ndan kufijtë e Ballkanit: Rikthehet projekti Thaçi-Vuçiq

                    Trending Tags

                    • Biznes

                      Shtrenjtimi i vajit të palmës, shans për fermerët kosovarë

                      Bashkimi Evropian i shqetësuar për investimet kineze në Ballkan

                      Pse Kosova po i ikë liberalizimit të tregut të energjisë

                      Mjaltë pa bletë, qumësht pa lopë dhe vezë pa pula. A është e mundur

                      Jostabiliteti politik dhe korrupsioni përgjysmojnë investimet e huaja në Kosovë

                      Ç’do të thotë për Shqipërinë ndërtimi i një terminali të gazit të lëngshëm amerikan

                      Trending Tags

                      • Teknologji

                        Telefoni i së ardhmes, pa porta ose butona dhe një ekran të lakuar në secilën anë

                        ‘Megaraketa’ e NASA-s, përfundon para kohe testi i rëndësishëm

                        Kush i mbron më mirë të dhënat – Android apo iPhone

                        Robotët që bëjnë lëvizje mbresëlënëse në vallëzim

                        iPhone 12 ēshtē telefoni mē i shitur me rrjetin 5G, ‘shkatērroi’ konkurrentēt pēr dy javē

                        Shfaqen fotografitë zyrtare të Samsung Galaxy S21

                        Trending Tags

                        • Lifestyle

                          Testoni logjikën tuaj. Cili nga djemtë po mban më shumë peshën e trungut

                          Testoni veten: E gjeni peshën e saktë

                          Plas sherri në familje, gruaja i ve fëmijës emrin e ish të dashurit…

                          Test psikologjik: Gjëja e parë që sheh në foto të tregon se çfarë duhet të ndryshosh në vitin 2021!

                          Çfarë fjalë shihni në këtë foto?

                          Matje e intelegjencës

                          Trending Tags

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Lajme

                          Padia ndaj Serbisë për gjenocid në GJND apo në GJPN

                          Kosova duhet të nisë përgatitjet dhe të mbledhë provat për të dëshmuar se forcat serbe kanë kryer gjenocid në Kosovë, ndërkaq që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta çojë drejt realizimit premtimin për ngritjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë, vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike ndërkombëtare, profesori Afrim Hoti dhe profesori Ismet Salihu

                          by Lajm.co
                          26/03/2021
                          in Lajme
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13,500 persona. Muaji më i përgjakshëm ishte prilli i vitit 1999 kur u vranë 4,082 persona.

                          Në ekspozenë e tij, kryeministri Kurti, me rastin e marrjes së besimit nga Kuvendit i Kosovës për formimin e qeverisë, më 22 mars, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij qeverisës, synon që të realizohet ngritja e “padisë ndaj krimit të gjenocidit të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND)”.

                          Megjithatë, Hoti dhe Salihu kanë pikpamje të ndryshme lidhur me atë se a duhet Kosova të synojë që një padi të tillë ta parashtrojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe për mundësitë që janë për një gjë të tillë, marrë parasysh që Kosova ende nuk është antëre e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

                          Një padi të tillë, e kishte përmendur disa herë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por ai asnjëherë nuk e kishte specifikuar se pranë cilës gjykatë do të ngritej ajo.

                          Hoti: Padia në GJND e mundshme

                          Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se për ngritjen e një padie kundër gjenocidit të Serbisë në Kosovë, mundësia ekziston, marrë parasysh faktin që krimet e luftës, përfshirë edhe gjenocidin, janë vepra, të cilat nuk mund të parashkruhen.

                          Por, sipas tij, në kuptimin formal, Kosova gjendet para vështirësive të caktuara, për shkak se pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, mund të aplikojnë vetëm shtetet që janë anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pjesë e së cilës Kosova nuk është ende.

                          Siç vlerëson Hoti, ekziston edhe mundësia që pranë kësaj gjykate mund të ngritin padi edhe entitetet e caktuara, të cilat paraprakisht obligohen t’iu nënshtrohen rregullave dhe procedurave të kësaj gjykate.

                          Profesor Hoti thotë që Kosova mund ta shfrytëzojë këtë mundësi, ndonëse, ai shprehet skeptik se mund të dalë një rezultat pozitiv për të.

                          “Është një deklaratë, që deponohet në Gjykatën Ndërkombëtare (të Drejtësisë) përmes të cilës Republika e Kosovës, si shtet që nuk është anëtar i OKB-së, deklaron që e pranon autoritetin e gjykatës dhe i pranon vendimet që jepen nga GJND-ja. Në raste shumë të rralla, që njihen si të tilla, megjithatë, statuti i gjykatës e lejon një mundësi të tillë. Janë shumë të rralla edhe entitetet ose subjektet që kanë pozicion pak a shumë të ngjashëm si Kosova, sepse palë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë vetëm shtetet e pavarura dhe sovrane, ato të cilat janë pjesë e OKB-së”, thekson Hoti.

                          Ai shtoi se Kosova mund ta shfrytëzojë mundësinë për të ngritur akuzë ndaj Serbisë për krime të gjenocidit, por ai është skeptik se a mund të dalë ndonjë rezultat pozitiv për të, marrë parasysh që procedura është mjaft e komplikuar.

                          “Ne duhet të bëjmë një dallim elementar dhe shumë esencial ndërmjet deklarimeve politike, sepse nëse deponojmë deklaratën, respektivisht padinë, nuk do të thotë që e kemi përmbyllur procesin. Ai do të mund të konsiderohet si një veprim juridik, mirëpo, për konfirmimin e tij ose për vërtetimin e ekzistimit të krimit, duhet të deponohen edhe shumë fakte të tjera për ta pranuar gjykata”, u shpreh Hoti.

                          Përplasjet me padi në GJND

                          Profesor Hoti përkujton që në vitin 1999, një padi ndaj Serbisë në GJND e kishte ngritur Kroacia, për gjenocid gjatë luftës së viteve 1991-1995.

                          Ndërkaq në vitin 2010, Serbia kishte paraqitur nje kundër-padi, me pretendimin se rreth 200 mijë serbë etnikë janë detyruar të zhvendosen, kur Kroacia kishte filluar operacionin ushtarak në kërkim të territoreve të pretenduara prej saj.

                          Në vitin 2015, GJND-ja ka vendosur se as Serbia, e as Kroacia, nuk kanë kryer gjenocid kundër kroatëve, përkatësisht serbëve, gjatë luftës që zgjati mes viteve 1991 – 1995.

                          Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar se vrasjet e rreth 8 mijë muslimanëve të Bosnjë e Hercegovinës në Srebrenicë, kanë përbërë gjenocid.

                          Kjo gjykatë kishte thënë se Serbia nuk e kishte parandaluar gjenocidin, por gjithashtu edhe se nuk kishte prova të mjaftueshme që Serbia kishte përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë.

                          Në vitin 2017, GJND-ja kishte hedhur poshtë kërkesën e Bosnjë e Hercegovinës për rishikimin e vendimit të vitit 2007.

                          Salihu: Opsioni më i mirë GJPN-ja

                          Profesori i të Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se ideja që Kosova të ngritë padi ndaj Serbisë për krime të gjenocidit, është e mirë, ndonëse e vonuar.

                          Megjithatë, siç thotë ai, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, cilido qoftë ai, në rast se Kosova eventualisht deponon padinë, do të kishte karakter vetëm këshillëdhënës dhe jo obligues.

                          Marrë parasysh këtë dhe komplikimet tjera, siç i quan ai, Kosova do të veprojë drejtë në rast se padinë e tillë do ta ngritë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN).

                          Në literaturën juridike, kjo gjykatë njihet edhe si Gjykata e Romës, për shkak të miratimit të statutit të saj në Romë, në korrik të vitit 1998, në Konferencën Diplomatike.

                          Si palë nënshkruese të Statutit të Romës janë 123 vende, anëtare të OKB-së, në mesin e të cilave edhe Serbia. Të gjitha ato shtete pranojnë juridiksionin e kësaj gjykate.

                          Statuti i Romës përcakton që prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, mund të nisë hetimet në bazë të rekomandimit nga çdo shtet që është palë ose nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

                          Por, gjithashtu, prokurori mund të nisë hetime mbi bazën e informatave për krime brenda juridiksionit të gjykatës, të cilat i merr nga individë ose organizata të caktuara.

                          Kjo gjykatë, sipas profesor Salihut, sjell vendime juridikisht obliguese. Por, marrë parasysh që Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe as nënshkruese e Statutit të Romës, siç thotë ai, mund të shfrytëzohet mundësia e gjerë e veprimit të prokurorëve të kësaj gjykate.

                          “Mundësia e fillimit të procedurës penale pranë kësaj gjykate është mjaft e gjerë. Kjo mundëson ushtrimin e juridiksionit të kësaj gjykate në mënyrë më të gjerë. Deri më tani, sipas njohurive të mia, mbi 100 lëndë janë në pocedurë e sipër në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, që është e përhershme. Kështu që një grup i njerëzve, sikurse entiteti jonë ose një grup i veprimtarëve të Kosovës, mund ta iniciojnë procedurën pranë prokurorit të kësaj gjykate”, theksoi Salihu.

                          Ai shtoi se për të inicuar procedurën penale pranë Gjykatës Penale Ndërkombëtare, kërkohet punë jashtëzakonisht serioze në Kosovë.

                          Profesor Salihu thekson që paraprakisht duhet të formohet një grup i ekspertëve të lëmisë penale, në nivel kombëtar të vendit.

                          “Ai grup i ekspertëve, i profesionistëve, duhet t’i mbledhë faktet dhe provat, me më së paku një vit ose dy vjet punë sistematike dhe të përcaktojë që me prova dhe të dhëna të argumentuara të bëhet propozimi. Kjo për shkak se prokuroria mund të nisë procedurën penale ose të ngitë akuzën vetëm në bazë të provave dhe jo në bazë të debateve, propozimeve dhe mendimeve që jepen nëpër media. Kjo është çështje serioze, prandaj këtu duhet të punohet shumë, në mënyrë që padia të ketë sukses”, u shpreh Salihu.

                          Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ekspozenë e tij, kur ka deklaruar synimin për “padi ndaj krimit të gjenocidit të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka theksuar se në funksion të këtij synimi do “të themelohet Institutit për hulumtimin e krimeve gjatë luftës, me mision të përcaktuar qartë, me financim adekuat dhe me njerëz profesionistë dhe kompetentë”.

                          Ai gjithashtu ka paralajmëruar fuqizimin e “departamentit për krime të luftës brenda Prokurorisë Speciale, krijimin e një njësie të veçantë e të specializuar brenda Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, për verifikimin shkencor të fakteve dhe dëshmive, si dhe miratimin e një legjislacioni të veçantë për mbrojtjen e identitetit dhe të dhënave të viktimave të krimeve në Kosovë”./REL

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          Intensifikim përpjekjesh për takimin Kurti-Vuçiq

                          Loading...

                          Recommended

                          Terminalet e kontrolluara nga biznesmenët e partive politike

                          11 months ago

                          Efektet e dialogut të Brukselit

                          2 years ago

                          Lajmet e fundit

                          Proteste per harresen!

                          18/04/2021

                          Një bashkëbisedim me shokët e rënë! 22 vjetori i Betejës së Marecit!

                          18/04/2021

                          Pse dështoi BE-ja të shkrinte akujt me Turqinë dhe Rusinë

                          17/04/2021
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.