August 17, 2022 - 10:44
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    Heshtje para furtunës

    Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

    Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

    WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

    Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

    Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

    Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

    Trending Tags

    • Lajme

      Vrasësit engjëllorë

      Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

      Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

      Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

      Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

      Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

      Trending Tags

      • Politikë

        Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

        USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

        Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

        Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

        Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

        Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

        Si rrezikon të humbasë, dhe si mund ta fitojë SHBA-ja Luftën e Re të Ftohtë

        Trending Tags

        • Biznes

          BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

          “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

          Rebusi i gazit në Evropë

          Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

          ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

          Trending Tags

          • Teknologji

            Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

            Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

            Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

            Tregu NFT është në prag të kolapsit

            Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

            Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Kujdes nga fjalët e lagjës

              Çfarë zbulon zëri për personin

              Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

              Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

              Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

              Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

              Trending Tags

              • Ballina
              • Opinion

                Heshtje para furtunës

                Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

                Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

                WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

                Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

                Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

                Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

                Trending Tags

                • Lajme

                  Vrasësit engjëllorë

                  Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

                  Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

                  Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

                  Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

                  Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

                  Trending Tags

                  • Politikë

                    Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                    USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

                    Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

                    Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

                    Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

                    Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

                    Si rrezikon të humbasë, dhe si mund ta fitojë SHBA-ja Luftën e Re të Ftohtë

                    Trending Tags

                    • Biznes

                      BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

                      Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

                      “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

                      Rebusi i gazit në Evropë

                      Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

                      ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

                      Trending Tags

                      • Teknologji

                        Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

                        Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

                        Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

                        Tregu NFT është në prag të kolapsit

                        Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

                        Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

                        Trending Tags

                        • Lifestyle

                          Kujdes nga fjalët e lagjës

                          Çfarë zbulon zëri për personin

                          Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

                          Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

                          Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

                          Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

                          Trending Tags

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Opinion

                          Një shtrëngatë e tmerrshme politike po i kanoset Kosovës

                          by Lajm.co
                          02/07/2020
                          in Opinion
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Nga Martin Vulaj

                          Ky është rreziku më i madh që nga periudha kur forcat serbe shkatërronin shtëpitë e djegura, dhunonin femrat dhe vrisnin fëmijë si cuba të pamëshirë të dalë nga mesjeta ndërsa vagonat e zinj të deportimit u shfaqen në trupin e Evropës 50 vite pasi që ishte betuar KURRË MË!

                          Aso kohe kërcënimi ishte fizik dhe, në dukje më i rrezikshëm se ky i sotmi. Sot përballemi me rreziqe politike, të natyrës ekzistenciale, që janë po aq të rrezikshme e të dëmshme sa kanosjet e luftës spë vitit 1999. Në vijim analizojmë shkurtë aspektet kryesore të shtrëngatës politke me të cilën përballet Kosova sot.

                          Irritimi i Shteteve të Bashkuara

                          Anulimi i takimit negociator të datës 27 qershor për shkak të shpalljes së aktakuzave të Prokurorit Special, që është pranuar si veprim që synonte të ndikonte tek dialogu, dhe prandaj mund të karakterizohet një akt politik, e ka cuar procesin në reanimacion. Shtëpia e Bardhë, e irrituar tashmë, i ka dhënë Ambasadorit Grenell edhe një shans për t’i vendosur bisedimet në binarë, të cilët çojnë drejt njohjes bilaterale, i japin Kosovës anëtarësi në NATO, OKB dhe integrim rajonal europian. Sulmet e parreshtura ndaj procesit negociator e Shtëpise së Bardhë, si dhe portretizimi keqdashës i Ambasadorit Grenell nga disa grupe tashmë kishin lënë pasoja, mirëpo anulimi i takimeve përbën kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të pakuëptueshëm ndaj tërë procesit. Për të qenë të qartë, mungesa e transparencës së negociatave kishte krijuar kushte për hamendje tek disa për mundësinë e nëpërkëmbjes së interesave të Kosovës. Në anën tjetër, kjo bëri që disa të përdornin një mungesë të tillë transparence për të arritur ambicjet e tyre politike. Rezultati është ky, nëse Kosova nuk vepron shpejt dhe prerazi, ka gjasa që Shtetet e Bashkuara të mos jenë të pranishme në negociata dhe bisedimet të bien në duart jokompetente të europianëve. Vorbulla e zgjedhjeve që po afrojnë në Amerikë do të bëhet gjithnjë më e furishme. Rritja e saj do të dëmtojë rastin e krijuar për ndërmjetësim amerikan duke zvogëluar hapësirën si për manovrime ashtu edhe për zhagitje.

                          Gjyqi i shqiptarëve

                          Aktakuzat e paverifikuara ndaj Presidentit Thaçi, z. Veseli dhe nëntë personave të tjerë, si edhe dy dokumente të tjera me aktakuza që priten të paraqiten pas të parës, përbëjnë një manovrim tejet tinzar dhe kërcënues. Sado të flitet për “përgjegjësi individuale” dhe se ky “nuk është gjyq ndaj UÇK-së”, për opinionin publik, këto aktakuza janë ngritur kundër Ushtrisë, kundër Kosovës dhe kundër shqiptarëve në përgjithësi. Ky fakt nuk mund te mohohet. Pavarësisht shfajësimit të Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt, ngritja e padive mund të sjellë më shumë dënime të paraqitura nga ana e bashkësisë ndërkombëtare për krime lufte kundër Kosovës sesa ndaj Serbisë, e cila dihet se ishte shkaktare e gjenocidit! Me vendosjen e UÇK-se në bankën e të akuzuarit, armiqtë e Kosovës dhe shqiptarëve mund të arrijnë të kenë sukses në orvatjet e tyre 20 vjeçare për të relativizuar krimet e kryera nga Serbia përfshirë fushatën e spastrimit etnik dhe aktet gjenocidale. Me fjalë të tjera, mund të vendoset një ekuivalencë e krimit. Sipas tyre, numrat “janë veçse statistika”, nëse do parafrazoja thënien famëkeqe të Stalinit. Kjo do t’i dhuronte velin e hollë të justifikimit moral dhe një rast të shumëpritur një Europe albanofobike për të gjetur rrugëdalje për vete dhe për nyjën kosovare.

                          Terreni i palakmueshem i Evropës

                          Pesë kombe në Evropë nuk e njohin Kosovën. Shumë shtete të tjera e kanë njohur por nuk kanë marrëdhënie miqësore. Ka një numër të vendeve që janë afruar dhe kanë dhënë perkrahje. Dhe në secilin prej këtyre shteteve ka si simpatizantë edhe kundershtarë të Kosovës. Megjithatë, konfiguracioni strukturor i BE-së dhe procesi i koklavitur i vendimmarrjes aty e ka bërë Europën impotente kur vjen fjala për veprime më vendimtare domethënëse për Kosovën. Ndërkaq, Srebrenica mbetet sot e përgjithmonë momumenti i turpit dhe pazotësisë evropiane. Parapëlqimi historik për Serbinë nga disa vende anetare të BE-së dhe procesi i I ngatërruar dhe joefikas i vendim-marrjes e kanë bërë të pamundur ecjen përpara të Bashkimit Evropian në çështjen e Kosovës. Të gjithë e dimë se pas tetë viteve të humbura nga BE-ja, ishin Shtetet e Bashkuara që bënë të mundur shpalljen e pavarësisë për Kosovën. Kështu ndodhi me tranformimin e Ushtrisë së Kosovës dhe kështu po ndodh me dialogun. Dhjetë vjet tentativa nxorrën vetëm një pako me marreveshje të dobëta, që në pjesën më të madhe as nuk jane vënë në zbatim. Edhe një herë, BE-ja është e detyruar t’ia lëshojë frerët Shteteve të Bashkuara. Pikërisht procesi i vendim-marrjes së BE-së e ka penguar zbatimin e marrëveshjeve për liberalizimin e vizave për Kosovën, edhe pasi që ishin plotësuar të gjitha kushtet. Pra, mungon vullneti politik por edhe zotësia për ta zgjidhur dilemën Kosovë-Serbi pa rolin e fortë drejtues nga Shtetet e Bashkuara.

                          Stuhia politike

                          Rrethanat e parashtuara më lart mund të krijojnë një dukuri të rrallë metereologjike si paralajmërim për një stuhi të paparë politike e cila do të rezultojë me një Serbi të cilës i hapen dyert të shëtisë në Evropë ndërsa Kosova zhytet më thellë në geton e tashme politike. Në rast se Shtetet e Bashkuara largohen nga procesi negociator/bisedimet, Europa me tendencën favorizuese ndaj Serbisë, duke ndrydhur duart me dyshime dhe pasivitet, mund ta përdorë procesin gjyqësor të UCK-së si arsyetim moral për një barazim midis dy palëve dhe krijon një rast për Serbinë t’ia heqi prangat Kosovës që të eci drejt Evropës. Problemi i vizave mund të mos jetë madhor por shërben si barometer i qëndrimit europian ndaj shqiptareve në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti. Albanofobia, siç paralajmëroi Dr. Berisha thuajse njëzet vjet përpara, është e pranishme dhe, mungesa e SHBA-ve dhe ekzistimi i gjyqeve ndaj UÇK-së vetëm se do ta ushqejnë më shumë një disponim të tillë ndaj shqiptarëve.

                          Biseda me Ambasadorin Grenell

                          Në bisedën tonë me Ambasadorin Grenell, një ditë para telefonatës me anëtarë të komunitetit, si edhe gjatë atij takimi, ai e bëri të qartë se ndarja nuk ishte diskutuar, parashtuar ose prezantuar dhe se nuk kishte presion për një marrëveshje të shpejtuar. Ai shprehu irritimin e tij lidhur me procesin dhe mundësinë që administrata të ndihet e pakënaqur dhe e lodhur dhe, rrjedhimisht, të vendosë se palët nuk janë të gatshme për marrëveshje dhe kështu të japin dorëheqje (të tërhiqen???) nga gjithë procesi. Zgjedhjet janë shumë afër dhe mundësia e Ambasadorit për t’u riemëruar ose ngarkuar me përgjegjësi të tjera është krejt e mundshme. Mund të them pa hezitim se e ndjeva irritimin e Ambasadorit dhe se paralajmërimi është shumë real.

                          Ecja përpara

                          Pika më kritike për arritjen e synimeve të Kosovës për shtetësi dhe pranim në NATO, OKB dhe eventualisht BE është angazhimi i plotë i Shteteve të Bashkuara. Për këtë, çëshja më parësore është krijimi i konsensusit të klasës politike lidhur me gatishmërinë dhe domosdoshmërisë për hyrje në dialog – dhe këto duhet të shprehen qartë për Uashingtonin. Kjo duhet bërë tani. Nuk ka me prit!

                          Ekipi Negociator

                          Qeveria aktuale është e brishtë për t’u ballafaquar me sfidat e reja me të cilat përballet sot e në të ardhmen e afërt. Prandaj konsensusi politik është i domosdoshëm, por zgjerimi i qeverisë dhe riformini i një qeverie të re domethënë përsëritjen e procesit të cilin sapo e kemi kaluar. Kosova nuk e ka këtë luks kohor, mirëpo ekziston një mënyrë tjetër për të arritur konsensusin dhe stabilitetin e nevojshëm politik.

                          Formimi i një Ekip Uniteti për Negociatat

                          Ekipi do perfshinte të gjitha partitë e mëdha të parlamentit kosovar, vecanërisht dy partitë opozitare të cilat duhet të kenë kompetenca të plota vendimmarrjeje në ekip. Ky hap sjell transparencë për procesin dhe votëbesimin e popullit, ulë tensionet dhe kthen fokusin aty ku duhet.

                          Përbërja dhe rolet brenda ekipit duhet të negociohen me mirëbesim dhe pa lënë asnjë dyshim për natyrën dhe përmbajtjen e procesit. Në përfundim të procesit duhen mbajtur zgjedhjet dhe ndërtimin e një parlamenti të ri që pasqyron elektoratin e vendit dhe vullnetin e popullit.

                          Në këtë mënyrë populli do të jetë i sigurtë se marrëveshja e arritur midis Kosovës dhe Serbisë ishte më e mira e mundshme. Pika më kryesore e procesit është thyerja e prangave që kanë frenuar Kosovën të arrijë majat e mundësive të veta, të hedhë hapa përpara dhe më në fund të gëzojë mirëqenie.

                          Kjo do të thotë që Kosova të njihet si vend anëtar me të drejta të plota në NATO dhe OKB dhe me shtegun e hapur për inkuadrim në BE si edhe në tregtinë rajonale dhe ndërkombetare.

                          Në 1999 shteti i Kosovës u lind me gjak. Në 2008 ajo u bë e lirë të vepronte dhe të vendoste për jetën e vet. Në 2020, pas shumë gabimeve por edhe përparimeve, Kosova ndeshet me realitetin në të cilin shihet se çdo vendim ka pasojat e veta.

                          Vendimet e tashme do jehojnë për breza me radhë. Ka ardhur koha për t’u bërë bashkë dhe për të ecur perpara ose të paguajmë çmimin më të lartë të mundshëm si alternativë e vetme e mbetur nëse dështojmë.

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          Osmani: Deklarata e 2 Korrikut, akti me të cilin Kosova s’pranoi t’i nënshtrohej hegjemonisë

                          Loading...

                          Recommended

                          Rusia zotohet për “përgjigje të fuqishme” ndaj sanksioneve të SHBA-ve

                          6 months ago

                          Fjalimi madhështor i Albin Kurtit në Seul – Kore e Jugut

                          4 years ago

                          Lajmet e fundit

                          Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                          05/08/2022

                          Heshtje para furtunës

                          25/07/2022

                          Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

                          22/07/2022
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.