Syri.net merr vesh nga burimet e saj brenda të dyja këto parti, se marrëveshja mes tyre tashmë ka përfunduar dhe se Nisma do të garojë nën listën e PDK-së.
Po ashtu ky burim i tha Syrit, se ka pasur diskutime të forta përbrenda Nismës nëse duhet ta pranojnë këtë marrëveshje apo jo.
Ne kemi tentuar që të kontaktojmë zyrtarët e këtyre partive por asnjëri nga ta nuk janë përgjigjur thirrjeve tona.
Deri në këto momente zyrtarisht, asnjëra parti nuk ka deklaruar pro ndonjë koalicioni siç jemi mësuar të shohim.