Shkruan: Nuhi Ismaili
Në zgjedhjet lokale të vitit 2000 Fatmir Limaj bartës i listës së PDK-së në Prishtinë, në tubimin përmbyllës të fushatës në stadiumin e qytetit e patë përmbyllur fjalimin e tij me këtë thirrje për qytetarët, po e perifrazoi: Qytetarë të nderuar të dielën ju keni rastin të vendosni a me Beogradin a me Kosovën. Pra Beogradi ishte LDK-ja kurse Kosova PDK-ja. Çuditërisht votuesit në Prishtinë diku rreth 68 për qind atëherë patën vendosur të shkojnë me Beogradin.
Me të njëjtën logjikë po e bënë fushatën sot LDK-ja. Avdullah Hoti po deklaron se duhet t’i ndalim Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin sepse janë rrezik për shtetin e Kosovës. Albini e Vjosa do ta kthejnë Serbinë e Rusinë në Kosovë. Në bazë të sondazheve ka shumë gjasa që qytetarët e Prishtinës dhe Kosovës edhe kësaj radhe të votojnë mbi 60 për qind në favor të Serbisë e Rusisë.
Pas zgjedhjeve të vitit 2000 për humbjen që pësoi PDK-ja fajësoheshin e akuzoheshin qytetarët që votuan për LDK-në e jo për “çlirimtarët”. Pra fajet i kishte populli e jo arrogance e fitimtarit të vetëshpallur PDK-ja.
Me të njëjtën fjalor po fletë LDK-ja sot. Një zyrtar i saj që përfaqëson shtresën intelektuale e akademike në një debat televiziv deklaroi se LDK-ja është mirë, por qytetarëve të Kosovës u është mjegulluar mendja që po kërkojnë ndryshimin jashtë LDK-së.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2000 pas fitores së thellë të LDK-së gati në të gjitha komunat në Sheshin “Nënë Tereza” mbi asfalt qe shkruar me ngjyrë të kuqe: “ Kosovë haram të çoftë gjaku im”. Që i bie se popullit ju kishte mjegulluar mendje dhe nuk e meritonte lirinë.
Populli ka votuar me mendje të kthjellët edhe në vitin 2000 pro LDK-së, ka votuar me mendje të kthjellët edhe pro PDK-së në vitin 2007 e do të votoi me mendje të kthjellët edhe më 14 shkurt kundër LDK-së. Mendja ju ka mjegulluar LDK-së, jo popullit.
Për ta kopjuar 100 për qind PDK-në e vitit 2000, ju preferoi që Avdullah Hoti ta përmbyllë fushatën me thirrjen: A me Serbinë e Rusinë (Albin Kurti- Vjosa Osmani) apo me LDK-në e Amerikën dhe pas humbjes më 14 shkurt, të nesërmen në Sheshin “Nënë Tereza” përballë ish fotografit Foto Nesha, ta shkruani me ngjyrë të kaltër jot ë kuqe: “Kosovë haram të çoftë kontributi dhe vepra e Ibrahim Rugovës”, sepse ju nuk keni asnjë vlerë tjetër në të cilën mund të thirreni. /Lajm.co