August 17, 2022 - 12:06
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    Heshtje para furtunës

    Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

    Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

    WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

    Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

    Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

    Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

    Trending Tags

    • Lajme

      Vrasësit engjëllorë

      Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

      Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

      Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

      Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

      Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

      Trending Tags

      • Politikë

        Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

        USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

        Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

        Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

        Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

        Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

        Si rrezikon të humbasë, dhe si mund ta fitojë SHBA-ja Luftën e Re të Ftohtë

        Trending Tags

        • Biznes

          BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

          “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

          Rebusi i gazit në Evropë

          Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

          ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

          Trending Tags

          • Teknologji

            Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

            Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

            Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

            Tregu NFT është në prag të kolapsit

            Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

            Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Kujdes nga fjalët e lagjës

              Çfarë zbulon zëri për personin

              Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

              Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

              Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

              Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

              Trending Tags

              • Ballina
              • Opinion

                Heshtje para furtunës

                Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

                Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

                WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

                Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

                Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

                Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

                Trending Tags

                • Lajme

                  Vrasësit engjëllorë

                  Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

                  Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

                  Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

                  Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

                  Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

                  Trending Tags

                  • Politikë

                    Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                    USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

                    Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

                    Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

                    Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

                    Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

                    Si rrezikon të humbasë, dhe si mund ta fitojë SHBA-ja Luftën e Re të Ftohtë

                    Trending Tags

                    • Biznes

                      BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

                      Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

                      “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

                      Rebusi i gazit në Evropë

                      Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

                      ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

                      Trending Tags

                      • Teknologji

                        Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

                        Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

                        Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

                        Tregu NFT është në prag të kolapsit

                        Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

                        Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

                        Trending Tags

                        • Lifestyle

                          Kujdes nga fjalët e lagjës

                          Çfarë zbulon zëri për personin

                          Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

                          Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

                          Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

                          Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

                          Trending Tags

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Opinion

                          Kriza energjetike në Ballkanin Perëndimor dhe kërcënimi rus

                          Kryeministri i Shqipërisë kishte të drejtë kur tha se Kosova është përfshirë nga një krizë, ku duhet zgjedhur mes kufizimeve apo rritjes së çmimit. Kjo është e vërtetë edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ata duhet të reformojnë ekonomitë e tyre dhe të shtojnë përpjekjet në ndjekjen e strategjive për sigurinë energjetike

                          by Lajm.co
                          12/01/2022
                          in Opinion
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Nga Dušan Janjić

                          Dukej qartë se kërcënimet ndaj sigurisë energjitike do të dilnin në pah vjeshtën e vitit 2021. Megjithatë, media dhe politikanët nuk e ngritën këtë çështje deri në samitin e G20 në Romë dhe samitin COP26 në Glasgow, për të cilin kam shkruar në një nga artikujt e mëparshëm.

                          Tanimë Evropa po lufton me një rritje rekord të çmimeve të energjisë; një numër i madh i pikave të furnizimit me karburant në Mbretërinë e Bashkuar po mbyllet për shkak të mungesës së karburantit; Kina është goditur nga mungesa e energjisë; administrata e Biden-it është duke shqyrtuar ndalimin e eksporteve të naftës në SHBA në përpjekje për të ulur çmimet e benzinës.

                          Gjysma e dytë e vitit të kaluar dëshmoi një lloj “bashkëjetese” të jetës së përditshme me pandeminë. Në të njëjtën kohë, prodhuesit e energjisë dhe kompanitë e transportit të mallrave në të gjithë botën nuk arritën të përballonin humbjet e shkaktuara nga bllokimi. Për më tepër, në vitin 2020 dhe 2021, çmimet e karburanteve fosile u ulën për shkak të kërkesës më të ulët për karburant – çmimet e naftës bruto ranë në territor negativ për herë të parë në histori, duke shkaktuar dëme të mëdha në industrinë e naftës.

                          Në disa pjesë të botës pati kushte të pafavorshme të motit, si p.sh.: rënie e ndjeshme e temperaturave në Amerikën Qendrore, Amerikën Latine dhe Afrikë duke shkaktuar rritje të konsumit të energjisë; përmbytje në Indonezi, Kolumbi, Brazil, Indi dhe Kinë duke sjellë vonesa në operacionet e minierave të qymyrit; dhe ngadalësim i papritur në prodhimine energjisë elektrike nga turbinat me erë pasi era e uli intensitetin në Detin e Veriut.

                          Politikat e dështuara dhe strategjitë dritëshkurtra të qeverive patën një ndikim shkatërrues në krizën e sotme energjetike. Për pasojë, është krijuar një mospërputhje midis kostove të prodhimit dhe përballueshmërisë, si dhe një mospërputhje midis kërkesës dhe ofertës.

                          Siguria energjetike përkufizohet si disponueshmëri e vazhdueshme e energjisë në forma të ndryshme, në sasi të mjaftueshme dhe me çmime të përballueshme. Siguria energjetike është thelbësore për stabilitetin e rendit ekonomik dhe social në të gjitha vendet. Diversifikimi i përzierjes/burimeve të energjisë njihet si një strategji thelbësore për arritjen e sigurisë energjetike. Diversifikimi i energjisë minimizon rrezikun e varësisë në shkallë të lartë.

                          Përvoja e krizës aktuale tregon se diversifikimi ka qenë një prioritet i cili ende nuk është arritur. Kjo çështje ka të bëjë gjithashtu me BE-në, ku mungesa e një politike të përbashkët energjetike përbën një kërcënim për stabilitetin dhe rritjen e Evropës. Ndërgjegjësimi për nevojën për planifikim strategjik është jashtëzakonisht i ulët në shumë vende, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Veprimi i aktorëve të ndryshëm në sigurinë energjetike karakterizohet nga vullnetarizmi politik dhe lidhjet e ngushta ndërmjet politikanëve, qeverive dhe kompanive që lidhen në një përpjekje për të maksimizuar fitimet, shpesh në mënyra të paligjshme.

                          Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian gjenden përballë sfidave të rënda të shkaktuara nga Rusia duke përdorur energjinë si një armë politike. Rusia e Putinit është bërë një kërcënim për ekonominë globale, e cila ka një ndikim të madh në tregtinë ndërkombëtare. Kjo po ndodh për shkak të rrethanave të përgjithshme në politikat e jashtme, por mbi të gjitha për shkak se kompanitë më të mëdha që merren me prodhimin dhe tregtimin e naftës dhe gazit natyror janë në pronësi dhe kontrollin e shtetit.

                          Kjo i ka dhënë mundësinë Rusisë të zërë një pozicion dominues në tregjet e energjisë së BE-së dhe të ndërhyjë seriozisht në hapësirën ekonomike evropiane. Në qëllimet e saj politike dhe ekonomike Rusia ka shtuar edhe kërkesën në rritje për gaz në BE – për të reduktuar ndikimin negativ të sanksioneve ekonomike të BE-së dhe SHBA-së të vendosura ndaj Rusisë në përgjigje të situatës në Ukrainë, dhe për qëllimin e saj gjeopolitik – për të arritur një ndarje të re të sferave të interesit dhe për të garantuar se Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia nuk do të anëtarësohen në NATO. Në përpjekjet për të përshpejtuar funksionimin e gazsjellësit NordStream 2, Rusia ka qenë “ngurruese” në eksportimin e gazit natyror në BE.

                          Varësi nga gazi natyror dhe nafta ruse nuk ka vetëm BE-ja, por edhe Ballkani Perëndimor. Rusia po përdor borxhin e Serbisë dhe borxhin e disa shteteve të tjera ish-jugosllave për të hyrë në sektorin energjetik të rajonit dhe për të zgjeruar kontrollin e saj mbi të. Blerja e shumicës së aksioneve në ish-gjigantin serb të gazit NIS është vetëm një shembull i kësaj strategjie. Natyrisht, Rusia dhe Putini nuk janë të vetmit që besojnë se kontrolli i drejtpërdrejtë i shtetit mbi burimet e energjisë është një garantues i së ardhmes së sigurt për njerëzit.

                          Nafta dhe gazi natyror përdoren nga vendet prodhuese si armë për të treguar fuqi dhe ndikim, por edhe për të financuar zhvillimin e tyre ekonomik. Paqëndrueshmëria e vazhdueshme, rritja e menjëhershme dhe rënia e çmimeve të naftës dhe gazit në tregun global kanë ringjallur disa tensione të vjetra dhe të ashtuquajturin “nacionalizëm të naftës”.

                          Shumë vende po kërkojnë të shtetëzojnë burimet e tyre energjetike dhe të marrin kontrollin mbi këto burime të rëndësishme strategjike. Pozicioni gjeostrategjik i Ballkanit Perëndimor në udhëkryqin midis Evropës dhe Kaukazit, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, është një pjesë e rëndësishme, por e lënë pas dore, për dilemën evropiane të sigurisë energjetike.

                          Gjatë krizës aktuale të energjisë janë vërejtur fakte që dëshmojnë ndërlidhjen në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat të gjitha, duke përjashtuar Shqipërinë, kanë qenë pjesë e sistemit të unifikuar energjetik të Jugosllavisë deri në fund të shekullit të 20-të, si dhe fakte që dëshmojnë ndërlidhjen e tyre me pjesën tjetër të botës.

                          Ndërprerjet në furnizimin me energji elektrike dhe problemet në sistemet e neglizhuara të energjisë ndikojnë në furnizimin e vendeve të tjera. Për shembull: shkëputja e gazsjellësit në rrjetin e gazit në Bullgari pati një efekt negativ në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë; vonesat në rindërtimin e termocentralit të Obiliqit dhe mbylljet për shkak të avarisë në termocentralin Kosova “B” e lanë Kosovën pa energji të mjaftueshme elektrike, gjë që preku edhe Shqipërinë; rënia e sistemit të energjisë që menaxhohej nga kompania energjetike serbe EPS dhe që u shkaktua nga një gabim njerëzor, ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në Serbi.

                          Më 31 dhjetor dhe 1 janar, qeveria shqiptare i dha Kosovës 7,680 MWh për të ndihmuar vendin gjatë krizës së vazhdueshme energjetike. Ky akt solidariteti është për t’u lavdëruar, por ai nuk mund të eliminojë mungesën e energjisë – një arsye për ndërprerjet e përkohshme të energjisë në Kosovë. Kryeministri i Shqipërisë kishte të drejtë kur tha se Kosova është përfshirë nga një krizë, ku duhet zgjedhur mes kufizimeve apo rritjes së çmimit. Kjo është e vërtetë edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ata duhet të reformojnë ekonomitë e tyre dhe të shtojnë përpjekjet në ndjekjen e strategjive për sigurinë energjetike./Pamfleti

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          Samsung gjatë 8 shkurtit prezanton serinë e telefonave të rinj nga Galaxy S22

                          Loading...

                          Recommended

                          “Danas”: SHBA-të e pranojnë shkëmbimin e Leposaviqit me Preshevën

                          4 years ago

                          Pesë surpriza të mëdha e presin Evropën në vitin 2019

                          4 years ago

                          Lajmet e fundit

                          Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                          05/08/2022

                          Heshtje para furtunës

                          25/07/2022

                          Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

                          22/07/2022
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.