February 6, 2023 - 04:43
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    Heshtje para furtunës

    Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

    Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

    WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

    Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

    Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

    Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

    Trending Tags

    • Lajme

      Vrasësit engjëllorë

      Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

      Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

      Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

      Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

      Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

      Trending Tags

      • Politikë

        Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

        Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

        USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

        Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

        Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

        Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

        Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

        Trending Tags

        • Biznes

          BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

          “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

          Rebusi i gazit në Evropë

          Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

          ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

          Trending Tags

          • Teknologji

            Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

            Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

            Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

            Tregu NFT është në prag të kolapsit

            Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

            Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Kujdes nga fjalët e lagjës

              Çfarë zbulon zëri për personin

              Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

              Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

              Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

              Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

              Trending Tags

              • Ballina
              • Opinion

                Heshtje para furtunës

                Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

                Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

                WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

                Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

                Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

                Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

                Trending Tags

                • Lajme

                  Vrasësit engjëllorë

                  Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

                  Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

                  Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

                  Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

                  Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

                  Trending Tags

                  • Politikë

                    Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                    Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                    USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

                    Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

                    Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

                    Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

                    Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

                    Trending Tags

                    • Biznes

                      BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

                      Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

                      “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

                      Rebusi i gazit në Evropë

                      Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

                      ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

                      Trending Tags

                      • Teknologji

                        Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

                        Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

                        Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

                        Tregu NFT është në prag të kolapsit

                        Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

                        Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

                        Trending Tags

                        • Lifestyle

                          Kujdes nga fjalët e lagjës

                          Çfarë zbulon zëri për personin

                          Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

                          Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

                          Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

                          Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

                          Trending Tags

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Politikë

                          Kosova ka 10 herë të drejtë

                          PO, le ta themi me gojën plot se Kosova ka 10 herë të drejtë që refuzon “Ballkanin e Hapur“! Për shumë shkaqe dhe arsye të pakundërshtueshme, që çuditërisht disa nuk duan t’i dëgjojnë dhe kuptojnë, dhe vazhdojnë sipas parimit “pushka bam dhe Muçua tutje“

                          by Lajm.co
                          20/06/2022
                          in Politikë
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Skruan: Jorgji KOTE

                          Kosova ka të drejtë sepse merr pjesë dhe mbështet Procesin e Berlinit. Ok, thonë disa, por “Ballkani i Hapur“ nuk bie në kundërshtim, as paralelizon, ai është “njësi, zgjatim dhe plotësim i Procesit të Berlinit“! Mirëpo, Procesi i Berlinit nuk ka fare nevojë për njësi, plotësime dhe zgjatime të tjera. Kancelari Scholz ia tha sy më sy të 6 liderëve tanë, në Berlin në Maj dhe javën e kaluar në Tiranë, Prishtinë, Beograd, në Shkup dhe në Selanik se Gjermania synon rijetësimin e Procesit të Berlinit këtë Shtator. Çka do të thotë që bashkë me Parisin, Romën, Londrën dhe metropole të tjera partnere do të riparojnë të metat dhe dobësitë e njohura dhe do ta plotësojnë me elementët e munguar. Kësisoj, nuk ka kurfarë nevoje për “mballoma dhe arnime“ të tjera alla ballkanike! Pikërisht këtë angazhim pret Gjermania dhe Scholz me të tjerë nga ne dhe jo “avazin e Mukes“ apo “hidh e prit“ për “Ballkanin e Hapur“. Në mënyrë parimore dhe aspakt tekanjoze apo inatçore, Kosova e ka thënë qartë dhe me gërma të mëdha “PO“-në e saj, të tjerët me zë të mekur!

                          Veç sa sipër, Kosova e quan me të drejtë të panevojshme “Ballkanin e Hapur“ qoftë dhe si “njësi“ e Procesit të Berlinit, sepse ka vite që këto njësi dhe agjenci funksionojnë për realizimin e katër lirive themelore të BE-së. Eshtë CEFTA – Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore“ e krijuar në vitin 2006, tejet e sukseshme; prej saj, 11 vende ish lindore janë antarësuar me kohë në BE. CEFTA ka dhe Sekretariat, të cilin e kemi kryesuar dhe në me Kosovën. Këtu Kryeministri Kurti ka të drejtë kur sugjeron ndryshimin e emrit të saj në SEFTA, që t‘i referohet pikërisht Europës Juglindore ( Southeast). Kemi dhe Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal ( RCC) me seli në Sarajevë, që vitet e fundit e drejton politikanja jonë Majlinda Bregu; është dhe Komuniteti Rajonal Energjitik dhe i Transportit; të gjitha këto kanë mbështetjen politike, financiare dhe institucionale të BE-së, organizatave të tjera ndërkombëtare dhe shumë vendeve partnere.

                          Shumë e rëndësishme dhe që pothuajse nuk përmendet nga partizanët e “Ballkanit të Hapur“ është se Kosova ka të drejtë sepse ka kohë që BE-ja e ka zyrtarizuar në dokumentat e saj vendimin për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal të Ballkanit Perendimor, me të njëjtat objektiva dhe synime si “Ballkan i Hapur“. BE-ja e kuptoi qysh në fillim se Minishengeni vetëm se do të shtonte telashet dhe sherret në rajon, ndaj, në Samitin e Sofjes më 10 Nëntor 2020 dhe në atë të Brdos më 6 Tetor 2021, në dokumentin përfundimtar ka fiksuar në paragrafet 10 – 12 se “liderët e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor kanë rënë dakord për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Planin e Veprimit deri me 2024. Ky paragraf u përsërit dhe në Samitin zyrtar të BE-së më 14 Dhjetor në Bruksel, madje, duke kërkuar nga të 6 liderët që të veprojnë sa më shpejt për zbatimin e tij.

                          Në fund të muajit Prill, të njëjtën formulim ka bërë dhe Parlamenti Europian, ndërsa Komisioni Europian e ka bërë këtë qysh tetorin e kaluar. Sa për Komisionierin Varhelyi apo qoftë dhe Charles Michel, ata janë prononcuar “nga halli“ ama si persona dhe jo sipas funksioneve zyrtare. Kjo mbasi në të gjitha këto dokumente zyrtare, të cilave u referohen të gjithë dhe jo broçkullave të njerit e të tjetrit, nuk gjen asnjë fjalë të vetme, jo më fjali, dhe as emrin “Ballkan i Hapur“. Tani, mos pritni që BE-ja të thotë troç dhe hapur JO, nuk ka pse ta bëjë këtë, secili vend është i lirë në zgjedhjen e vet por “deri te sinori, jo më larg“. Ajo e ka shprehur shumë qartë kundërshtimin e saj me një JO të ngadaltë, të kujdesshme dhe të përsëritur diplomatike!.

                          Nuk është se Rama dhe Vuçiç nuk kanë tentuar në ato samite ku kanë qenë të pranishëm që të shkruhet diçka për “Ballkanin e Hapur“; madje kanë folur për të, duke e paraqitur gati gati si një mrekulli të re deri në Nju Njork, në OKB! Mirëpo tani është tepër vonë. Sepse dhe nëse një apo disa vende do të kërkojnë të shtohet në dokumentet e tyre “Ballkani i Hapur“, përgjigja nga shumica dërmuese do të jetë “ Po PSE“ ç‘na duhet ky, kur kemi Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal, për të cilët kemi rënë të gjithë dakord“?!

                          Kësisoj, liderët e Kosovës kanë shumë të drejtë që mbështesin Tregun e Përbashkët Rajonal, si produkt i Procesit të Berlinit; sepse ato kanë besueshmëri shumë më të madhe politike se Beogradi, Tirana dhe Shkupi, sepse janë gjithëpërfshirës dhe të gjitha palët, sidomos Kosova janë të barabarta. Tani, në rast se siç thotë ndonjë , “Ballkani i Hapur“ duhet sepse Berlini, Parisi dhe Brukseli kanë dështuar ose janë vonuar, kush na garanton se do të na “nxjerrë nga balta“ Rama dhe Vuçiç me shokë?

                          Ka ndonjë gazetar që thotë se Kosova ka kohë që ulet në një tryezë dhe në nisma të tjera me Beogradin, e pamë dhe në Selanik, pra, çtë keqe të ulet dhe te “Ballkani i Hapur“? Po, zotërinj, por nismat dhe proceset e tjera i drejtojnë BE-ja, Gjermania me SHBA-në; plus, Kosova atje është si shtet më vehte, do s‘do Serbia, ndërsa te “Ballkan i Hapur“ flamurin e mban Serbia, ndërsa Tirana dhe Shkupi zyrtar si të thuash “mbajnë shkopin“! Ndërsa Kosova praktikisht trajtohet si provincë serbe.

                          Kosova ka të drejtë dhe asnjë krahasim nuk mund ta “ngushëllojë“ ose qetësojë atë, as me bombën e Hiroshimës, as me modelin franko-gjerman dhe as me Benelux. Ndonëse emblematike, në rastin tonë ato nuk “pijnë ujë“ Sepse ndryshe nga Japonia, Franca, Gjermania dhe Holanda, të cilat do thënë se kanë sulmuar vendet e tjera, Kosova nuk ka sulmuar kërkënd, ajo ka qenë vetëm viktimë e genocidit, diskriminimit dhe spastrimit etnik serb. Por, ndryshe nga vendet e lartpërmendura që kanë kërkuar ndjesë publike, kanë bërë dëmshpërblimin financiar dhe kanë dënuar kriminelët dhe përgjëgjësit e tyre, Serbia as nuk do t’ia dijë për këto tematika përvëluese.

                          Ndryshe prej tyre, Serbia do t’i “vejë kapakun“ të kaluarës së saj të zezë me gjoja nisma të kësaj natyre me demek vështrim nga e ardhmja! Ajo nuk njeh krimet, promovon kriminelët, nuk njeh Kosovën, vazhdon fushatën e çnjohjeve, e pengon të antarësohet në organizatat ndërkombëtare, bën namin për KiE dhe pastaj pa pikë turpi e fton me hipokrizi Kosovën te “Ballkan i Hapur“! Ndaj, nëse duan vërtet “Ballkan të Hapur“ por dhe “Proces Berlini të rijetësuar“, atëhere Beogradi ta fillojë qoftë dhe me një deklaratë premtuese se do ta njohë Kosovën, por jo të bëjë të kundërtën si deri më tani!!

                          Gjithashtu, Kosova ka të drejtë sepse sidomos pas agresionit rus në Ukrainë, ajo është treguar e denjë, duke u linjëzuar me politikën e jashtme të BE-së, edhe pse nuk ka detyrim. Ndërsa Serbia nuk pranon të vendosë sanksione, duke iu kundërvënë hapur linjës zyrtare të SHBA-ve dhe BE-së, me të cilën ajo ka nënshkruar marrëveshje këtu e 8 vite më parë si vend kandidat! Ndaj, Kryeministri Kurti kërkon me të drejtë që “ Përpara se të hapë Ballkanin, Serbia duhet të hapet ndaj Kosovës“.

                          Ndaj, të mos të merremi më me Kosovën, nuk është aty problemi dhe ngërçi, por të shtojmë trysninë ndaj Serbisë, derisa të vendosë përfundimisht se në cilin “livadh do të kullosë“. Koha nuk pret!
                          Kosova ka të drejtë, sepse “Ballkani i Hapur“ pavarësisht nga sa thuhet është nismë serbe, me bekimin e Rusisë, në kuadrin e krijimit të botës serbe; e ka pohuar këtë shkoqur vetë Vuçiç publikisht më 2017, por e tha troç fare Lavrovi disa ditë më parë, madje akuzoi BE-në se dashka “Ballkan të Mbyllur“! Kësaj i thonë “i zoti e shet, tellalli se jep“

                          Lind pyetja, çfarë duhet më tepër që ta besojmë këtë realitet të zymtë dhe të nxjerrim mësimet e duhura, në vend të llomotitjeve dhe krahasimeve infantile dhe absurde me peshkaqenë deti!
                          Kosova ka shumë të drejtë dhe për faktin se agresioni rus ndaj Ukrainës dëshmon qartë dështimin e globalizmit naiv bashkë me teorinë se me para, bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, me krijimin e tregjeve unike do të zgjidhen edhe problemet dhe grindjet politike; po, vërtet sot mund të të falin apo të të japin lirë miell e vaj, siç synoi të bënte Gjermania me Rusinë me gazin dhe naftën, por nesër mund t‘i paguash më keq se “frëngu pulën“kur ke të bësh me vende pa garanci politike! Pa këto garanci, gjithçka tjetër, sado emra tërheqës të ketë është “pesë me hiç! Mirëpo Kosova e ka kuptuar drejt se këto garanci i jep vetëm BE-ja dhe SHBA-të, Procesi i Berlinit, dhe më konkretisht Tregu i Përbashkët Rajonal“.

                          Ja, pra ku u bënë 10 herë pse Kosova ka të drejtë në JO- në e saj të prerë për “Ballkanin e Hapur“, por me fakte kokëfortë, me logjikë shteti dhe në përputhje me Realpolitikën. Fatmirësisht, Prishtina e ka ndarë mendjen që në Brruksel të mos shkojë nga Beogradi, por nga Roma, Parisi, Berlini dhe vende e tjera aleate.

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          Vdekja e autoritetit politik

                          Loading...

                          Recommended

                          Studiuesit në SHBA zhvillojnë një aparat fotografik, i cili mund të bartet përmes brumbujve

                          3 years ago

                          Rusia e ka në dorë Evropën

                          1 year ago

                          Lajmet e fundit

                          Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                          18/11/2022

                          Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                          05/08/2022

                          Heshtje para furtunës

                          25/07/2022
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.