Imai i cili qëndron pas komandave në shtëpinë e tij në Hiroshima, 800 kilometra larg, është një nga rreth 50 punonjës me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore që punojnë nëpërmjet robotëve.
“Unë flas me klientët tanë për shumë tema, përfshirë motin, vendlindjen time dhe gjendjen time shëndetësore,” tha Imai, i cili ka një çrregullim të simptomave somatike që e bën të vështirë daljen nga shtëpia. “Për sa kohë që jam gjallë, dua t’i jap diçka komunitetit duke punuar. Ndihem i lumtur nëse mund të jem pjesë e shoqërisë.”
Rreth 20 robotë miniaturë me sy në formë bajame ulen në tavolina dhe në pjesë të tjera të kafenesë. Makinat e quajtura OriHime kanë kamera, një mikrofon dhe një altoparlant për të lejuar operatorët të komunikojnë me klientët në distancë.
Projekti është ide e Kentaro Yoshifuji, një sipërmarrës i cili bashkëthemeloi kompaninë Ory Laboratory që prodhon robotët.
Pasi vuajti një periudhë të rëndë shëndetësore si fëmijë që e la atë të paaftë për të shkuar në shkollë, ai filloi të mendonte për mënyrat për t’i sjellë njerëzit në fuqinë punëtore.