Gala konkuroi me këngën “Don’t know why” të Norah James dhe bëri që të katërt anëtarët e jurisë të kthenin karriget.
Në mbrëmjen finale Gala performoi dy këngë të Elton John, ku ka mahnitur me zërin e saj, ndërsa ka rrëmbyer kështu trofeun.
Gala është vajza e këngëtarit të njohur shqiptar Robert Aliaj. Roberti i ka ndarë emocionet e fitores së Galës me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai është ngjitur në skenë bashkë me vajzë, ndërsa reflekton lumturi pafund.
Gala jeton në Belgjikë, ku edhe ka lindur. Mediat belge e kanë vlerësuar vokalin dhe talentin e saj.
Fitorja e “The Voice Kids” duket se do t’i hapë vajzës shqiptare rrugët e mëtejshme të suksesit në tregun e muzikës.
‘Goodbye Yellow Brick Road’ e Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ e Adele janë dy performancat e Galës në skenën e ‘The Voice Kids’, mbrëmjen e djeshme: