Ky artikull nga gazetari serb, po cilësohet se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë po ngjason me atë mes Izrealit dhe Palestinës, por duke mos e ditur që Jerusalemi dhe Mitrovica e Veriut nuk kanë të njëjtat probleme.
Jerusalemi si qytet nuk është konflikt dypalësh vetëm mes Izrealit dhe Palestinës, por edhe në këtë mes hyn edhe shteti i Jordanisë.
Kjo pasi Izreali ja pushtoj Jordanisë pjesën Lindore të Jerusalemit në luftën e famshme të 1967 “6 ditore”, e cila i takonte asaj, derisa Palestina e konsideron Jerusalemin si kryeqytet, një ashtu edhe Izreali,
Prandaj, çështja e Jerusalemit dhe tri shteteve të Lindjes së Mesme nga ngjason aspak me atë të Kosovës dhe Veriut të vendit.
Ky gazetar serb, i cili është redaktor në portalin ‘Republika-Srpski Telegraf’, po shpërndan propagandë se kinse e di marrëveshjen dhe ka planin e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën dhe Serbinë.
Sipas këtij plani 7-pikësh me plotë propagandë, pjesa e Veriut i mbetët Serbisë, ku shqiptarët dhe serbët në atë pjesë do të marrin një status speciale dhe gjëra të tjera aspak të besueshme.
Krejt çfarë e bën të pavërtetë këtë artikull është, pasi gazetari thotë se ekipi që e punoi planin për marrëveshjen mes Izraelit-Palestinës e Jordanisë do ta harton edhe për Kosovën dhe Serbinë, diçka që është gënjeshtër e pastër.
Kjo është pasaktë pasi planin për marrëveshjen e Lindjes së Mesme është udhëhequr nga Jared Kuchner, këshilltari i presidenti amerikan, Donald Trump, që me të marrë pushtetin ia caktoi detyrën për zgjedhjen e konfliktit të Jerusalemit.
Kurse marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë gjithmonë është koncentruar në duart e Departamentit të Shtetit Amerikan, duke dëshmuar së fundit me caktimet e tyre. Ku ndihmës i zëvendës sekretarit të shtetit amerikane, Matthew Palmer, është caktuar si emisar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimorë, kurse Richard Grenell u caktuar si i dërguar special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi.