March 24, 2023 - 03:51
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    Heshtje para furtunës

    Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

    Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

    WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

    Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

    Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

    Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

    Trending Tags

    • Lajme

      Vrasësit engjëllorë

      Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

      Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

      Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

      Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

      Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

      Trending Tags

      • Politikë

        Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

        Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

        USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

        Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

        Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

        Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

        Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

        Trending Tags

        • Biznes

          BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

          “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

          Rebusi i gazit në Evropë

          Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

          ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

          Trending Tags

          • Teknologji

            Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

            Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

            Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

            Tregu NFT është në prag të kolapsit

            Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

            Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Kujdes nga fjalët e lagjës

              Çfarë zbulon zëri për personin

              Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

              Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

              Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

              Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

              Trending Tags

              • Ballina
              • Opinion

                Heshtje para furtunës

                Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

                Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

                WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

                Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

                Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

                Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

                Trending Tags

                • Lajme

                  Vrasësit engjëllorë

                  Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

                  Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

                  Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

                  Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

                  Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

                  Trending Tags

                  • Politikë

                    Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                    Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                    USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

                    Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

                    Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

                    Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

                    Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

                    Trending Tags

                    • Biznes

                      BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

                      Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

                      “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

                      Rebusi i gazit në Evropë

                      Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

                      ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

                      Trending Tags

                      • Teknologji

                        Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

                        Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

                        Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

                        Tregu NFT është në prag të kolapsit

                        Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

                        Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

                        Trending Tags

                        • Lifestyle

                          Kujdes nga fjalët e lagjës

                          Çfarë zbulon zëri për personin

                          Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

                          Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

                          Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

                          Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

                          Trending Tags

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Politikë

                          Ish-këshilltari i Bidenit: Kosova ta kuptojë se SHBA-të sillen edhe në bazë të interesave të saj

                          Mietek Boduszynski, ish-këshilltar i presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë aleat që gjithnjë mund të mbështetesh, bazuar në shembullin e Afganistanit. Sipas tij, Kosova duhet ta kuptojë se SHBA-ja e mbështet, por se funksionon edhe në bazë të interesave të veta

                          by Lajm.co
                          04/06/2022
                          in Politikë
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          I pyetur se a pret që Amerika të angazhohet në të ardhmen edhe më shumë në Kosovë, Boduszynski ka marrë shembullin e Afganistanit.

                          “Po më kërkoni të shikoj atë çfarë e quajmë ‘Topi i Kristaltë’. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia në mënyrë të shpejtë është duke riformësuar gjeopolitikën. Si studiues i politikës së jashtme, e kuptoj se SHBA-ja nuk ka qenë gjithnjë një aleat që mund të mbështetesh. Afganistani është një shembull, nëse doni ta shihni në atë mënyrë, apo jo. Por, SHBA-ja është po ashtu shoqëri demokratike dhe kishte një mendim nga publiku se kishim qëndruar në Afganistan shumë gjatë. Por, nga perspektiva e afganëve, aleatëve tanë apo atyre më të cenuarve, sikurse grave, fëmijëve e minoriteteve e kështu me radhë, vetëm t’i lësh ashtu befas ishte…, mund të flasim edhe për kurdët në Siri apo mund të flasim për raste të tjera kur ndërrimet e politikës amerikane kanë lënë të ashtuquajturit partnerë, miq apo aleatë tanë të tradhtuar…”, ka thënë ai. “Mendoj se Kosova duhet ta trajtojë SHBA-në si një vend që e mbështet atë, por po ashtu ta kuptojë që SHBA-ja sillet në bazë të interesave të saj, siç bën çdo shtet tjetër…”

                          Për mospërputhjen e interesave Kosovë-SHBA, Boduszynski ka porositur të gjendet balanca.

                          “Mendoj se është në rregull të jemi të sinqertë, por në të njëjtën kohë, e dini Kosova është një vend i vogël që nuk është i njohur nga e gjithë bota, dhe ka disa fqinj të ashpër, është në fqinjësi të rrezikshme dhe mbështetja e SHBA-së është jashtëzakonisht e rëndësishme. Prandaj, duhet ta gjeni balancën dhe SHBA-ja e ka gjetur balancën me aleatët evropianë që shpeshherë ka mospajtime për një sërë gjërash. Tash e kemi parë më të dukshme me rastin e Ukrainës. Kështu që balanca do të vijë, por po ashtu mendoj se duhet të ketë ndryshim të sjelljeve nga të dyja palët”, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së.

                          Ai ka kërkuar që Kosova të bëhet më fleksibile për kërkesat e SHBA-së, kur është pyetur për çështjen e Asociacionit.

                          Boduszynski: Nëse Bideni dëgjon fjalën “Kosovë” një herë në vit, jeni me fat

                          Sikur që po ndryshon Kosova, ashtu po ndryshon edhe politika e jashtme amerikane, ka vlerësuar ish-këshilltari i presidentit amerikan Joe Biden, Mietek Boduszynski. Sipas tij, Kosova duhet të ndihet me fat nëse emri i shtetit i bie në veshë presidentit Biden qoftë edhe vetëm një herë në vit.

                          Sipas tij, është duke ndryshuar qasja që çfarëdo që kanë thënë amerikanët, liderët në Kosovë e kanë konsideruar “punë të kryer”.

                          “Tash ka një grup të diplomatëve të rinj që po punojnë këtu dhe në regjion apo edhe nga Washingtoni të cilët e kuptojnë se gjatë punës është normale sikur në çdo cep të botës të kesh mosmarrëveshje për disa çështje—madje edhe me miqtë e afërt. Dhe mendoj se kjo do të ndryshojë, por mendoj po ashtu se janë disa shprehi të vjetra në Washington, që supozojnë se politikanët kosovarë automatikisht do të jenë më Shtetet e Bashkuara, në momentin që iu bën presion Amerika. Dhe kjo nuk është e shëndetshme po ashtu. Kur takon diplomatë amerikanë ata e pranojnë se as kjo lloj varshmërie nuk ka qenë e mirë, sepse politikanët kosovarë i kanë thënë publikut të brendshëm ‘Nuk doja ta bëja këtë, por amerikanët na kanë shtyrë’”, ka thënë ai duke komentuar kursin e kryeministrit Albin Kurti.

                          Boduszynski ka thënë se nuk sheh mundësi që administrata e Joe Bidenit të ndërhyjë për të rrëzuar qeverisje në Kosovë. Ai ka vlerësuar se Bideni aktualisht është i fokusuar plotësisht me Ukrainën, Rusinë e Kinën dhe se s’ka fokus te Kosova.

                          “Problemi është se dyshoj se ai mendon ndonjëherë për Ballkanin. Ne duhet të jemi realistë. E dini, janë shumë çështje të tjera me rëndësi në agjendën e tij të përditshme: Duke filluar me luftën në Ukrainë, me Rusinë, me Kinën, siç e dini nga vizita që kishte së fundmi në Azi, aty mbetet fokusi kryesor. Dhe pas asaj mund ta zgjerojmë listën nga Irani, tek Koreja Veriore e kështu me radhë. Dhe natyrisht, ne kemi shumë çështje të brendshme në Shtetet e Bashkuara me të cilat ai po merret. Kështu që nuk dua të tingëlloj shumë i vrazhdë, por nëse e dëgjon fjalën Kosovë një herë në vit, mendoj se jemi me fat. Nuk është diçka që ai është i fokusuar. Mendoj se po i kthen disa njerëz në administratë, disa këshilltarë dhe disa njerëz në pozita kyç, të cilët mbase e kuptojnë regjionin, por prapë se prapë kjo mund të ketë anë pozitive dhe negative. Nëse dikush ka qëndruar në regjion për një kohë të gjatë, kjo nënkupton se mund të jenë të ngujuar me mënyrat se si i kanë bërë gjërat për një kohë. Ndoshta kanë paragjykimet e thella ndaj Vetëvendosjes, që mund të datojnë nga një dekadë më parë dhe natyrisht se Vetëvendosje ka ndryshuar. Mbase është parti tjetër tash dhe ka evoluuar. Nganjëherë, për të pasur mënyra të reja të mendimit të politikës, nevojiten edhe njerëz të rinj. Nuk është domosdo mirë që dikush ka punuar në Ballkan apo në Washington për një kohë të gjatë”, ka thënë ai.

                          Sipas tij, për shkak të përqendrimit të SHBA-së me luftën në Ukrainë, nuk ka mundësi të re për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka lavdëruar Kosovën për zhvillimin e demokracisë. Sipas tij, është “lojë politike budallaqe”, etiketimi i kryeministrit të Kosovës si antiamerikan.

                          “Është një lojë fatkeqe politike, sepse po e merr vëmendjen nga çështjet më të rëndësishme politike që po e ndjekin vendin. S’e kam ndjekur nga afër, por e kam parë se çfarë është shkruar në median sociale: se kë e vizitoi Kurti apo nuk e vizitoi, me kë u takua në Shtetet e Bashkuara, me shumë supozime se kë takoi dhe pse”, ka thënë ai.

                          Boduszynski ka thënë se përkushtimi i Kosovës me SHBA-në është i palëkundur, por se duhet të piqet e të zhvillohet nga të dyja anët.

                          “Nga ana e Kosovës, duke vënë gishtin te kundërshtarët politikë e duke i quajtur ‘anti-amerikanë’ është e pamatur. Por, gjërat që ju i theksuat që zyrtarët amerikanë presin që të marrin gjithçka çfarë duan dhe nëse jo…. duke i trajtuar politikanët kosovarë në formë paternaliste. Mendoj se duhet pjekuri nga të dyja anët në qasje”, ka thënë ai.

                          Sipas tij, në të kaluarën SHBA-ja ka përdorur në Kosovë një “dorë të rëndë”, duke aluduar në çështjen e demarkacionit apo edhe flamurin shtetëror.

                          SHBA-ja e VV-ja patën gabime në raportet mes tyre

                          Mietek Boduszynski, ish-diplomat dhe ish-këshilltar i presidentit amerikan Joe Biden, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Lëvizja Vetëvendosje që aktualisht është në pushtet në Kosovë, kanë pasur gabime në të kaluarën në raportet mes tyre.

                          Në “Interaktiv” të KTV-së, Boduszynski e ka cilësuar rrëfim interesant raportin politik SHBA-VV.
                          “Natyrisht nga perspektiva amerikane, VV-ja në të kaluarën ka qenë shumë problematike, në shumë aspekte, dhe sinqerisht nuk e besoj se udhëheqësit e VV-së donin të bisedonin me SHBA-në… porse ishte një çast, nuk e di ende saktësisht, mbase ka qenë më 2014-n, mbase edhe më 2011-n, nuk jam i sigurt, ngase më 2011-n, VV-ja ende nuk ishte përqendruar te lufta kundër korrupsionit, merrej më shumë me bashkësinë ndërkombëtare… porse më 2014, porosia kundër korrupsionit u fuqizua, dhe mbase aty ishte rasti që të nisej dialogu me SHBA-në, apo më mirë thënë që SHBA-ja, si palë më e fuqishme, ta hapte dialogun me VV-në. Mbase për të thënë se: ‘Nuk pajtohemi për të gjitha, por antikorrupsioni është shumë i rëndësishëm dhe a ka mënyrë se si mund të bashkëpunojmë aty’”, ka thënë ai.

                          Sipas tij, “mbase edhe VV-ja i bëri ca gabime, mbase edhe VV-ja është dashur që të lëshonte pe në disa gjëra”.

                          Boduszynski ka komentuar edhe ndarjet e SHBA-së me pushtetin në Kosovë për dialogun me Serbinë si prioritet. Ai ka thënë se SHBA-ja duhet të gjejë mënyra që të pajtohet me Kosovën që prioritet të jetë edhe dialogu, por edhe lufta e korrupsionit.

                          Është shprehur i befasuar përse SHBA-ja së fundmi nuk po flet për luftën kundër korrupsionit.

                          “Po ta këshilloja unë zotin Biden tash, e nuk jam duke e këshilluar, do të thosha se ka mënyrë që të bëhen që të dyja. Qeveria amerikane do të mund t’i thoshte asaj të Kurtit që ‘nuk po pajtohemi për të gjitha’, se dialogu është i rëndësishëm për SHBA-në për çështje të stabilitetit rajonal, porse gjithashtu se lufta kundër korrupsionit është gjithashtu e rëndësishme. Mund të mos pajtohemi me metodat, porse e përkrahim parimin. Nuk e kam parë që SHBA-ja e ka bërë këtë aq zëshëm së fundmi. Nuk e kam parë bash çdo qëndrim që ka ardhur nga administrata apo ambasada këtu, por ajo që po kuptoj, për shembull nga vizita së fundmi që bëri ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane, Karen Donfried, nuk e pashë që ajo foli fuqishëm kundër korrupsionit dhe mbase ka arsye për të cilat nuk jam në dijeni, por po të kisha pak ndikim do të thosha: ‘pse jo ta përfshish edhe atë disi në qëndrimet e juaja’”, ka thënë ish-diplomati, pjesë e këshilltarëve për politikë të jashtme të Bidenit dhe zëvendëspresidentes Camala Harris në fushatë.

                          Ai ka thënë se SHBA-ja vazhdon të jetë e fokusuar që dialogu të vazhdojë, në koordinim me Bashkimin Evropian. Sipas tij, në të kaluarën, nën administratën e Barack Obamas prioriteti ka qenë që ky rajon është Evropë dhe se Evropa duhet ta marrë përgjegjësinë parësore. Për Donald Trumpin ka thënë se administrata e tij ka qenë krejtësisht e papërfshirë deri në marrëveshjen e shtatorit 2022.

                          Në vitin 2020 në “Washington Post”, Boduszynski kishte shkruar se “Duke u përqendruar në prioritete afatshkurtra sikurse është stabiliteti, mund të themi se zyrtarët politikëbërës amerikanë kanë kultivuar lidhje të afërta me politikanët e përfshirë në korrupsion sikurse edhe në abuzime gjatë luftës dhe pas luftës”. Sipas tij, këtë e kishte shkruar nga përvoja e tij si diplomat në Irak, për të cilin ka thënë se sa u përket dilemave të politikës së jashtme, ka ngjashmëri. Ai ka thënë se SHBA-ja s’kishte përdorur fuqinë që kishte për t’i adresuar çështjet e korrupsionit pasi e kishte më shumë prioritet stabilitetin dhe dialogun.

                          Për Kosovë ka thënë se SHBA-ja ka shumë mjete me të cilat ka ndikim.

                          “Ndonjëherë është vetëm fjalë goje e thënë publikisht e ndonjëherë mund të thuhet tërthorazi, me diplomaci, porse nëse është e qartë… nëse një individ, një grup politikanësh apo parti politike janë përfshirë në korrupsion krejt çfarë do të duhej është të tërhiqej vëmendja nga ajo. T’jua jap një shembull: Më 2010-n gjatë zgjedhjeve mjaft të dyshimta këtu, e besoj se ambasadori amerikan, Chris Dell, e besoj doli në TV dhe tha diçka si “vjedhje industriale e votave”, po e parafrazoj, më pas kishte çështje të tjera me të, por… Besoj se kjo deklaratë, në formë të tërthortë bëri që disa nga vendvotimet të anuloheshin, në disa komuna, me sa di, porse edhe jua bëri me dije partive politike se duhen të kenë kujdes dhe disi i parandaloi që të mos i përsërisnin sjelljet e tilla më vonë”, ka deklaruar më tej ai duke shtuar se SHBA-ja në Kosovë ka pasur nevojë për partnerë që i përmbushin detyrat për t’i arritur caqet si pavarësia e dialogu e se “natyrisht këta partnerë ishin problematikë shikuar nga politika e brendshme pavarësisht se mund t’i përmbushnin objektivat e jashtme”.

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          Vuçiqi nuk e do Putinin nëpër këmbë tani, mësimi që morën filorusët serbë

                          Loading...

                          Recommended

                          Von Cramon: Përse presidenti po e vë në rrezik vendin e tij

                          3 years ago

                          Vjosa Osmani pritet në Shtëpinë e Bardhë, flet për sfidat që e presin Kosovën

                          3 years ago

                          Lajmet e fundit

                          Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                          18/11/2022

                          Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                          05/08/2022

                          Heshtje para furtunës

                          25/07/2022
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.