Gruaja 27-vjeçare tha se e anuloi dasmën pasi i fejuari i saj 29-vjeçar, të cilit i është vënë pseudonimi Mason, dyshohet se e tradhtoi me ish-in e tij muajin e kaluar.
Meqenëse dasma do të bëhej më 20 janar, gruaja tashmë kishte bërë shpenzime për vendin, ushqimin dhe gjërat e tjera thelbësore që ishin organizuar për ceremoninë.
Duke folur për Reddit, gruaja shpjegoi se duhej të merrte një kredi për të mbuluar shpenzimet e dasmës dhe interesi do të rritej sa më shumë kohë që do të kalonte pa e shlyer atë.
Ndërsa ata ranë dakord të ndajnë financat e tyre pasi të martoheshin, ata do të kishin përballuar koston mes tyre, por ajo tha se meqë e anuloi dasmën dhe ata nuk u martuan, ai “nuk kishte më nevojë të ndante financat”.
Ajo kërkoi ndihmën e tij për kthimin e kredisë, dhe u shpreh se do t’i duhet të hyjë në borxh nëse duhet ta shlyejë e vetme. Por me sa duket, ish-i fejuari i ka thënë se “nuk është problemi im që ke marrë një kredi që nuk mund ta kthesh”, përpara se të mos i përgjigjej më.
Por këtu, ndodhi kthesa që ishte në favor të gruas.
Kur Mason propozoi, ai përdori një unazë trashëgimie familjare me vlerë 25,000 dollarë që i përkiste stërgjyshes së tij. Ai e kërkoi unazën kur dasma u anulua, por ai kurrë nuk caktoi një kohë për ta marrë atë.
Ndërkohë, gruaja kërcënoi se do ta shiste unazën nëse ai nuk pranonte ta ndihmonte në shlyerjen e kredisë, por ai e injoroi atë.
Gruaja më pas zbuloi përmes një miku të përbashkët se Mason kishte “lexuar mesazhet dhe u tha të gjithëve se nuk i interesonte sepse ajo “nuk do ta bënte atë”.
“Kështu që të nesërmen e shita unazën në një faqe interneti dhe i dërgova mesazh Masonit që t’i thosha se e kisha bërë atë dhe i thashë se nuk duhej të më nënvlerësonte”, ka shkruar gruaja, gjë që e kishte nevrikosur tej mase ish-të fejuarin e saj, i cili kishte thënë se unaza është diçka më shumë se aq.