January 19, 2021 - 15:19
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    LDK-ja është bër si PDK-ja e vitit 2000

    “Hakmarrja” e Donald Trump: Deklasifikon sekretet që trondisin themelet e ‘Deep State’

    Ky vend është ndërtuar nga nepotizmi

    Dreka e kobshme e janarit 1953

    Votë ndëshkuese ndaj korrupsionit

    “Eksperti” i Koresë së Veriut

    Trending Tags

    • Lajme

      Kush êshtê Nereos, mitologji

      Qytetërimin në Ballkan nuk e sollën grekët, atë e gjetën këtu, e kishin ilirët

      Detajet e padëgjuara për Fadil Syleviqin

      Turbullira në Badovc lë pa ujë disa lagje në kryeqytet

      Von Cramon: BE’ja urgjentisht t’i reagojë Beogradit për pezullimin e adresave të shqiptarëve

      Armin Laschet zgjidhet udhëheqësi i ri i CDU-së së Angela Merkelit

      Trending Tags

      • Politikë

        Analiza e IFIMES: Edi Rama dhe Enver Hoxhaj ndaluan njohjet ndërkombëtare të Kosovës

        Edhe një akademik serb e pranon se Kosova, nuk është pjesë e Serbisë

        “Beteja” qorre e Isa Mustafës me statujat

        PDK-së nuk po i dhezin prurjet e reja

        Vetëvendosje e publikon listën me emrat e deputetëve

        Joe Biden, vendos zyrtarë pro Kosovës në pozitat kryesore diplomatike

        Trending Tags

        • Biznes

          Mbi 400 mijë kontribuues kanë aplikuar për 10 përqindëshin, tërhiqen 186 milionë euro nga Trusti

          Çdo qytetar i Kosovës ka borxh mbi 600 euro

          SHBA dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje që çelin mundësitë financiare në Kosovë

          Rreth 126 mijë llogari të reja të hapura në eTrust

          Miratohet në parim Projektbuxheti 2021

          Në pritje të miratimit të buxhetit për vitin 2021

          Trending Tags

          • Teknologji

            Robotët që bëjnë lëvizje mbresëlënëse në vallëzim

            iPhone 12 ēshtē telefoni mē i shitur me rrjetin 5G, ‘shkatērroi’ konkurrentēt pēr dy javē

            Shfaqen fotografitë zyrtare të Samsung Galaxy S21

            Të rejat teknologjike të kësaj jave

            Data e lansimit të iPhone 13 nuk do të vonohet

            Elon Musk: Në katër vitet e ardhshme, njerëzit do të shkojnë në Mars

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Çfarë fjalë shihni në këtë foto?

              Matje e intelegjencës

              Cila nga këto nëna nuk po mban në krahë fëmijën e saj

              Kush nga ju e gjen ndryshimin në këtë foto

              Nëse i shihni 9 fytyra në këtë fotografi ju jeni gjeni

              A mund të gjeni se çfarë nuk shkon tek kjo foto

              Trending Tags

              • Ballina
              • Opinion

                LDK-ja është bër si PDK-ja e vitit 2000

                “Hakmarrja” e Donald Trump: Deklasifikon sekretet që trondisin themelet e ‘Deep State’

                Ky vend është ndërtuar nga nepotizmi

                Dreka e kobshme e janarit 1953

                Votë ndëshkuese ndaj korrupsionit

                “Eksperti” i Koresë së Veriut

                Trending Tags

                • Lajme

                  Kush êshtê Nereos, mitologji

                  Qytetërimin në Ballkan nuk e sollën grekët, atë e gjetën këtu, e kishin ilirët

                  Detajet e padëgjuara për Fadil Syleviqin

                  Turbullira në Badovc lë pa ujë disa lagje në kryeqytet

                  Von Cramon: BE’ja urgjentisht t’i reagojë Beogradit për pezullimin e adresave të shqiptarëve

                  Armin Laschet zgjidhet udhëheqësi i ri i CDU-së së Angela Merkelit

                  Trending Tags

                  • Politikë

                    Analiza e IFIMES: Edi Rama dhe Enver Hoxhaj ndaluan njohjet ndërkombëtare të Kosovës

                    Edhe një akademik serb e pranon se Kosova, nuk është pjesë e Serbisë

                    “Beteja” qorre e Isa Mustafës me statujat

                    PDK-së nuk po i dhezin prurjet e reja

                    Vetëvendosje e publikon listën me emrat e deputetëve

                    Joe Biden, vendos zyrtarë pro Kosovës në pozitat kryesore diplomatike

                    Trending Tags

                    • Biznes

                      Mbi 400 mijë kontribuues kanë aplikuar për 10 përqindëshin, tërhiqen 186 milionë euro nga Trusti

                      Çdo qytetar i Kosovës ka borxh mbi 600 euro

                      SHBA dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje që çelin mundësitë financiare në Kosovë

                      Rreth 126 mijë llogari të reja të hapura në eTrust

                      Miratohet në parim Projektbuxheti 2021

                      Në pritje të miratimit të buxhetit për vitin 2021

                      Trending Tags

                      • Teknologji

                        Robotët që bëjnë lëvizje mbresëlënëse në vallëzim

                        iPhone 12 ēshtē telefoni mē i shitur me rrjetin 5G, ‘shkatērroi’ konkurrentēt pēr dy javē

                        Shfaqen fotografitë zyrtare të Samsung Galaxy S21

                        Të rejat teknologjike të kësaj jave

                        Data e lansimit të iPhone 13 nuk do të vonohet

                        Elon Musk: Në katër vitet e ardhshme, njerëzit do të shkojnë në Mars

                        Trending Tags

                        • Lifestyle

                          Çfarë fjalë shihni në këtë foto?

                          Matje e intelegjencës

                          Cila nga këto nëna nuk po mban në krahë fëmijën e saj

                          Kush nga ju e gjen ndryshimin në këtë foto

                          Nëse i shihni 9 fytyra në këtë fotografi ju jeni gjeni

                          A mund të gjeni se çfarë nuk shkon tek kjo foto

                          Trending Tags

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Lajme

                          Gaz lotsjellës naftëtarëve

                          Qindra naftëtarë u përleshën me policinë në hyrjen e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, objekt që administrohet nga kompania private Hallum. E hëna ishte afati i fundit i pritjes për rrogat e prapambetura. Administratorët e kompanisë private i kishin premtuar naftëtarëve një rrogë këtë të hënë, por më pas nuk u përgjigjën më

                          by Lajm.co
                          14/09/2020
                          in Lajme
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Të organizuar në një protestë për të drejtat e tyre, naftëtarët tentuan të hyjnë në uzinën e rrethuar nga policia dhe rojet private, por aty u përballën me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, që kishin ardhur të mbronin kompaninë.

                          Në momentin kur turma e naftëtarëve u bë e vështirë për t’u kontrolluar, FNSH hodhi gaz lotsjellës. Dy prej protestuesve patën probleme shëndetësore dhe u transportuan nga ambulanca për në spital.

                          “Nuk e kuptoj se çfarë roli ka policia këtu”, tha një prej naftëtarëve. “Brenda mundësive hapni atë portën, sepse ne nuk do të lëvizim, hapeni portën se ne gjithë javën këtu do të rrimë. Rafineria është e jona, rafinerinë e kanë ndërtuar naftëtarët, këtu e 40 vite. Ne nuk do të tërhiqemi derisa të marrë zgjidhje”, ishin thirrjet e njërit prej protestuesve.

                          Gjendja ka qenë e tensionuar për disa orë, ndërsa protestuesit thërrisnin “Duam lekët tona” në drejtim të zyrave të rafinerisë, ku qëndrojnë administratorët e kompanisë private. Naftëtarët tentuan të marrin kontrollin e rafinerisë, pasi e quajnë të padrejtë administrimin e saj nga kompani private që fitojnë para, nuk paguajnë rroga dhe më pas largohen.

                          Por sipas tyre ka edhe një arsye tjetër, pajisjet e rafinerisë kanë 8 muaj të fikura dhe kjo mund të provokojë një shpërthim të dytë, që vë në rrezik të gjithë Ballshin.

                          Kur i besuan kompanisë private

                          Rreth një javë më parë administratorët e kompanisë private Hallum premtuan një pagë të prapambetur për naftëtarët dhe rinovim të kontratave. Kjo kompani, pronari i së cilës mbetet mister, erdhi në Ballsh 5 muaj më parë. Naftëtarët besuan se gjendja e tyre do të ndryshojë, por duket premtimet e rreme synonin të mbanin nën kontroll protestat. Sot që situata është tensionuar, askush nuk përgjigjet.

                          Kur i besuan Belinda Ballukut

                          E njëjta neglizhencë është edhe nga shteti. Naftëtarët kujtojnë se Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku foli për ligjin që po përgatitej për një status special të naftëtarit gjatë një takimi, që pati në Fier në mars të vitit të kaluar.

                          “Qeveria Rama e ka fokusin te naftëtarët. Mos harroni që është bërë një projektligj, i cili ka dashur kohë dhe mund. Zbardhja e akteve nënligjore kërkon kohën e saj, rishikimi dhe reformimi i akteve ligjore kërkojnë gjithashtu kohën e tyre. Por ju duhet të vlerësoni vëmendjen e qeverisë që është totalisht te ju dhe unë ju premtoj që gjithçka thamë sot ne do ta realizojmë shumë shpejt”, tha atëhere ministrja.

                          Sot Ballukun e kërkojnë në Ballsh për pagat e prapambetura të dy viteve më parë dhe për të dalë garant për kompanitë që administrojnë rafinerinë, por ajo nuk përgjigjet.

                          Kur i besuan Taulant Ballës

                          Në shkurt të këtij viti, naftëtarët qëndruan për 10 ditë në grevë urie për pagat e prapambetura nga kompania Ionian Refining & Trading Co.’s (IRTC), por atëherë ndërhyri Taulant Balla. Kryetari i Grupit të Partisë Socialiste i bindi ta lënë grevën me premtimin se do të merrnin fillimisht tre paga e më pas të tjerat. U mor vetëm një pagë dhe Taulant Balla që fliste çdo ditë në telefon me naftëtarët, nuk u bë më i gjallë.

                          Kur i besuan Gramoz Ruçit

                          Naftëtarët e kujtojnë Gramoz Ruçin kur premtonte lulëzimin e qytezës në fushatën e vitit 2013. Emisioni Vetting nga Luli Progni ka risjellë thirrjet e Gramoz Ruçit 7 vite më parë, kur i quante naftëtarët “bijte e mi”.

                          “Bijtë e mi, o ju qytetarë të naftës, kushdo që naftën e largoi nga Patosi, ejani në votime që nafta t’i kthehet Patosit. Kush do që naftëtarët të kthehen te nafta, ejani në votime, votoni 29, votoni Edi Ramën” ishin fjalët e Gramoz Ruçit në fushatë.

                          Por gjatë grevës së urisë, një prej naftëtarëve tregoi për Vetting se Gramoz Ruçi nuk ishte kthyer më në Ballsh. Në një takim në Fier kur kishte qenë bashkë me Erjon Braçen i kishte shmangur. “Ishte në Fier aty, iku si miu arave, doli nga dera nga mbrapa dhe nuk na takoi neve” thonë naftëtaret.

                          Kur i besuan Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit

                          Në fushatën e vitit 2017 Edi Rama i solli naftëtarëve kompaninë që i dha edhe goditjen më të rëndë; me dhjetëra muaj rroga të papaguara. Ai premtoi se situata do të ndryshonte, ndërsa u kujtonte naftëtarëve kohën e Berishës.

                          “Ajo që gjetëm ne ishte një situatë e tmerrshme kur trafineria nuk punonte dhe ju kishit muaj pa marrë asnjë cent dhe më treguan edhe përpëlitjet për të ushqyer familjet. Ne e zgjidhëm problemin 1200 punëtorë që u lanë 10 muaj pa rroga, pa perspektivë. Dhe siç ua kemi premtuar ashtu bëmë. Më në fund u zgjidh problemi. Investitorë amerikanë shumë serioz kanë marrë përsipër vazhdimin e punës” tha Rama.

                          Situata nuk ndryshoi. Problemet mbetën të njëjta dhe komunikimi me kryeministrin u rikthye pas 2 vitesh, kesaj radhe virtualisht.

                          Gjatë një komunikimi nga Partia Socialiste përmes platformës se Bashkëqeverisjes “Shqipëriaqeduam.al”, Rama i shoqëruar nga Gjiknuri dhe Ahmetaj flisnin nga selia e PS. Atëherë kryeministri shpjegoi se skema nuk po funksiononte dhe ia la fajin Bankers.

                          “Eshtë një rafineri që qysh në gjenezë është projektuar të shfrytëzojë atë burim dhe për këtë është e domosdoshme që të garantohet me furnizim nga burimi, që as ai nuk është shtetëror por privat, Bankers Petrolium. Po tju numëroja takimet me Bankers për të nxitur planifikimin në funksion të ARMO-s do cuditeshit, por ka munguar disponibiliteti i atyre që e kanë operuar për t’ju përgjigjur financiarisht Bankersit. Kjo është pamja.” i tha Rama naftëtarëve duke harruar premtimet që kishte bërë për rinisjen nga puna të rafinerise, pagesën e siguracionit dhe pagat e rregullta për qytetarët e Ballshit.

                          Naftëtarët kanë paralajmëruar përshkallëzimin e protestave. Një nga variantet mund të jetë që të udhëtojnë drejt Tiranës për të shtuar presionin ndaj Belinda Ballukut, që të marrë përsipër pagesën e pagave të prapambetura, ose të ndëshkojë kompanitë që i kanë lënë në këtë gjendje.

                          Mbetet për t’u parë se çfarë justifikimi do të shpiket kësaj radhe për t’i kthyer në shtëpi, gjithmonë nëse mallakastriotët do të jenë aq kokëfortë, sa për t’i besuar prap fjalëve të Belindës, Taulantit, Gramozit, apo Edit. ©Lapsi.al

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          I gjalli me të vdekurin

                          Loading...

                          Recommended

                          SHBA redukton statusin e BE-së, trajtohet si organizatë

                          2 years ago

                          Uka: Instituti i Mjekësisë Ligjore ka kapacitete për të marrë përgjegjësi të çështjes së personave të zhdukur

                          1 year ago

                          Lajmet e fundit

                          LDK-ja është bër si PDK-ja e vitit 2000

                          19/01/2021

                          “Hakmarrja” e Donald Trump: Deklasifikon sekretet që trondisin themelet e ‘Deep State’

                          19/01/2021

                          Kush êshtê Nereos, mitologji

                          19/01/2021
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.