June 8, 2023 - 05:34
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    Heshtje para furtunës

    Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

    Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

    WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

    Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

    Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

    Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

    Trending Tags

    • Lajme

      Vrasësit engjëllorë

      Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

      Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

      Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

      Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

      Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

      Trending Tags

      • Politikë

        Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

        Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

        USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

        Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

        Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

        Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

        Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

        Trending Tags

        • Biznes

          BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

          “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

          Rebusi i gazit në Evropë

          Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

          ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

          Trending Tags

          • Teknologji

            Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

            Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

            Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

            Tregu NFT është në prag të kolapsit

            Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

            Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Kujdes nga fjalët e lagjës

              Çfarë zbulon zëri për personin

              Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

              Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

              Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

              Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

              Trending Tags

              • Ballina
              • Opinion

                Heshtje para furtunës

                Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

                Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

                WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

                Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

                Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

                Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

                Trending Tags

                • Lajme

                  Vrasësit engjëllorë

                  Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

                  Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

                  Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

                  Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

                  Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

                  Trending Tags

                  • Politikë

                    Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                    Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                    USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

                    Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

                    Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

                    Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

                    Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

                    Trending Tags

                    • Biznes

                      BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

                      Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

                      “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

                      Rebusi i gazit në Evropë

                      Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

                      ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

                      Trending Tags

                      • Teknologji

                        Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

                        Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

                        Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

                        Tregu NFT është në prag të kolapsit

                        Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

                        Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

                        Trending Tags

                        • Lifestyle

                          Kujdes nga fjalët e lagjës

                          Çfarë zbulon zëri për personin

                          Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

                          Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

                          Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

                          Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

                          Trending Tags

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Politikë

                          E ardhmja e ushtrisë në Turqinë e Erdoganit

                          Grushti i shtetit i korrikut 2016 ka shënuar një vijë ndarëse vendimtare në historinë e gjatë dhe të mundimshme të ushtrisë turke. Përtej diferencave politike dhe ideologjike – copëza laramane të mozaikut të një vendi gjithnjë e më të padeshifrueshëm – skenat në të cilat ka asistuar e gjithë bota i kanë lënë pa frymë të gjithë që e njohin historinë e kohëve të fundit të një shteti, në të cilin ushtarakët shumë herë kanë luajtur një rol politik me rëndësi absolute, deri duke ju mbivendosur atij të partive

                          by Lajm.co
                          19/02/2019
                          in Politikë
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Të zhveshur, të sulmuar nga një popull që kurrë në të kaluarën nuk do ta kishte ëndërruar një shfaqje të tillë, nën hekura dhe të ekspozuar ndaj publikut të eksituar, ushtarakët që kanë mbështetur tentativën e grushtit të shtetit të Akın Öztürk, ish Shefit të Aviacionit, kanë arritur në redde rationem me Presidentin turk Erdoğan, projekti i demilitarizimit të shtetit të të cilit duket se është kompletuar edhe në mungesë të ndonjë zhvillimi real demokratik.

                          Për hir të së vërtetës, me kalimin e viteve prestigji dhe pushteti politik i ushtrisë ka pësuar një erozion gradual, i gjithi në avantazh të komponentëve më proislamikë të shoqërisë turke dhe të atij derin devlet, Deep State – i të cilit ushtria ishte një prej komponentëve më të fuqishëm – tipik të regjimeve autoritare, ku politikat e sigurisë prevalojnë ndaj zhvillimit të shoqërisë civile. Pas grushteve të shtetit të viteve 1960, 1971, 1980 dhe 1997 ushtria – gardiane e shekullarizimit të shtetit – e rriti pushtetin e saj jo vetëm në aspektin politik, por edhe statusin e saj të privilegjuar në nivel ekonomik të shoqërisë turke. Pas grushtit të shtetit që përfundoi me varjen e Andan Menderes, lideri i Partisë Demokratike proislamiste – por edhe njeriu që ndoqi një raport akoma më të ngushtë midis Turqisë e Perëndimit dhe idhtar i hyrjes së Ankarasë në NATO – ushtria imponoi një kushtetutë të re në vitin 1961, që parashikonte një sistem checks and balances, ndarjen e e funksioneve të shtetit sipas modelit perëndimor (pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor), lindjen e sindikatave dhe autonomi më të madhe për shtypin dhe universitetet. Por procesi demokratik u kundërshtua menjëherë nga krijimi i një Këshilli të Sigurisë Kombëtare, që megjithëse i konceptuar si një organ këshillimor, vepron de facto si një qeveri hije, duke influencuar dhe duke drejtuar në kuptimin laicist dhe militarist politikat e qeverisë dhe veprimet e Asamblesë të Madhe Kombëtare.

                          Në mënyrë të veçantë, aderimi i Turqisë në ekonominë e tregut qe vendimtar në spostimin drejt Perëndimit të qendrës gravitacionale të një vendi që me 90% të territorit të tij ndodhet në Azi, në një kontekst ndërkombëtar të polarizuar nga Lufta e Ftohtë. Kështu, Fondi për Asistencën dhe Pensionin e Forcave të Armatosura (OYAK) u zhvillua përtej asistencës reciproke shtetërore si organizëm privat autonom, por me të njëjtin trajtim përjashtimi taksash ndaj mallrave, të ardhurave dhe pronave tipike të pronësive qeveritare, duke u bërë shumë shpejt diçka më shumë se një fond pensioni i thjeshtë. OYAK-u vepronte në treg si një lojtar i vërtetë dhe prej “peshës” së tij gëzonte edhe një status të privilegjuar edhe ndaj operatorëve që kishin të bënin me të, si edhe në brendësi të një kornize mbrojtjeje ligjore e shtetërore që nuk u garantohej konkurrentëve të tij.

                          Në vitin 1980, ushtrisë ju desh të ndërhynte sërish përballë tensioneve në rritje midis lëvizjeve të djathta e të majta. Kësaj radhe, me kushtetutën e vitit 1982, partitë u abroguan, edhe autonomia e universiteteve dhe u pezulluan të gjitha organizatat e shoqërisë civile. Ushtria u bë aktori i vetëm në gjendje që ta përcaktojë politikën turke nëpërmjet Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Kombi turk dhe themelet e tij – laiklik dhe turkluk, laicitet dhe identitet turk – u koaguluan rreth tij në luftën kundër dy elementëve të rinj që vinin në rrezik unitetin kombëtar: indipendentizmi kurd i avancuar nëpërmjet luftës së armatosur të Partisë së Punëtorëve Kurdë (PKK), dhe rritjen e islamit politik të përfaqësuar nga Partia e e re Mirëqenies (Refah Partisi) e Necmettin Erbakan, që sfidonte haptazi karakterin shekullar të Republikës. Për këtë arësye, Forcat e Aviacionit Turk miratuan një kod që përcaktonte impenjimin e tyre për të ndërhyrë çdo herë që parimi i unitetit kombëtar vihej në rrezik.

                          Ia vlen të kujtohet sesi, edhe duke shkuar kundër vulgatës së mendimit aktualisht dominues në Perëndim, ndjenja fetare në vendet myslimane është forcuar dhe jo dobësuar, në prani regjimesh autoritare që kanë shtypur urdhëra, vëllazëri dhe shoqata myslimane, si në rastin e Vëllazërisë Myslimane në Egjipt ose, sa për të qëndruar në kohërat më të vonshme, opozitat islamiste ndaj regjimit të Bashar al-Asad në Siri. Në fakt, pavarësisht se jeta politike turke vërtitet rreth linjave drejtuese të përcaktuara nga ushtria dhe nga Këshilli, u arrit në vitin 1996 dhe në qeverinë e koalicionit midis partisë së Erbakan dhe aleatit të tij centrist, Partisë së Rrugës të Vërtetë. Më 28 shkurt 1997, forcat e armatosura vepruan më atë që u quajt një “grusht shteti pasmodern”, pa tanke dhe pa gjakderdhje. Erbakan dha dorëheqjen dhe partia e tij u ndalua, por pa pezullimin e sistemit të tërë politik.

                          Në fundin e viteve ‘90, ushtria ishte e plotfuqishme. Të neutralizuar Erbakan dhe islamistët, i arrestuar kreu i PKK-së Abdullah Öcalan, bëri rrugë një formë shekullarizimi shumë më agresive dhe më e afërt me ato qe qenë fillimet e Republikës Turke, me shtypjen e partive me frymëzim fetar e kurd dhe një shtrëngim të të gjitha manifestimeve publike të religjiozitetit, sidomos nëpër institucione.

                          Kjo, bashkuar me krizën dramatike ekonomike të 2001, çoi në një kundërshtim të fortë e të gjerë ndaj statusit prej mbikëqyrësi të ushtrisë në politikën turke. Intelektualë liberalë në favor të hyrjes së Turqisë në Bashkimin Europian u koaguluan me lëvizjet konservatore islamiste në kërkesën për liri më të mëdha. Pikërisht në këtë fushë të fundit u verifikua një e çarë: ideologjia islamiste ortodokse e Erbakan u sfidua nga një kurs i ri i liderëve islamikë reformatorë, idhtarë të një projekti konservator demokracie. Më në pah midis këtyre të fundit qenë Presidenti aktual turk Erdoğan dhe ish Presidenti Abdullah Gül. Hyrja në Bashkimin Euriopian, plotësimi i “Kritereve të Kopenhagenit” dhe i një shteti realisht demokratik, ju shpalosën në mënyrë strategjike elitave intelektuale, ekonomike dhe financiare turke për të dobësuar një ushtri, që me represionin e saj të lirive civile e bënte një kimerë ëndrrën europiane.

                          Me lindjen e Partisë për Zhvillim e Drejtësi (AKP), ortodoksia islamiste e Erbakan u mund të favor të një lëvizjeje, që megjithëse kishte si yll polar një vizibilitet më të madh dhe “kapje” të religjionit mbi shoqërinë dhe politikën turke, bënte bashkë liberalë e konservatorë, europeistë dhe biznesmenë të egër anadollas, komentatorë të shkëlqyer të të përditshmeve më të mëdha dhe figura të spikatura të nacionalizmit kurd. Një lloj shtëpie e madhe për të gjithë të pakënaqurit e militarizimit të Turqisë.

                          Me ardhjen e qeverisë së AKP-së pas zgjedhjeve të 2002, Erdoğan u lirua nga burgu ku ndodhej pse kishte lexuar në publik një poemë me përmbajtje fetare, dhe u bë Kryeministër. Roli i Këshillit të Sigurisë Kombëtare u ridimensionua, me nënshtrimin e tij ndaj autoritetit politik civil. Numri i civilëve brenda tij u rrit, ndërsa u përcaktua se i takonte qeverisë emërimi i Sekretarito. U miratua një Protokoll i ri lidhur me Sigurinë, Rendin Publik dhe Njësisë e Asistencës (EMASYA) në rast ndërhyrjeje ushtarake. Së fundi, Parlamenti u autorizua që tía delegojë Gjykatës së Llogarive auditimin e shpenzimeve të Forcave të Armatosura.

                          Pavarësisht se e gjitha kjo ka bërë të shpresojnë shumë – edhe në Perëndim! – për një demokratizim real të Turqisë sapo të kufizohej përfshirja e ushtrisë në politikë, shumë shpejt ky wishful thinking u zhduk. Paradoksalisht, Erdoğan u gjend në të njëjtën gjendje të ushtrisë pas largimit të Erbakan, kingmaker i vetëm i jetës publike. Populizmi i aftë i tij, dobësia e opozitës kemalisto – republikane, ridimensionimi i ushtrisë dhe, në vitet më të fundit pranverat arabe të shpërthyera në afërsitë e shtetit turk, kanë përcaktuar një spostim gjithnjë e më të shënuar nga pluralizmi partiak në dominimin e një partie mbizotëruese, për të arritur pas grushtit të shtetit të dështuar të 2016 dhe arrestimeve pasuese të qindra puçistëve apo të supozuarve si të tillë, në një autoritarizëm gjithnjë e më të fortë.

                          Megjithatë, grusht shteti ose jo, imazhi i ushtrisë ka dalë fuqimisht i reduktuar, ndoshta i njollosur përgjithmonë. Edhe pse si ekspert i thekur i arenës politikës Erdoğan ia ka ruajtur formalisht ato privilegje që qytetari i mesëm turke i vishte elitës ushtarake. Kontrolli i Gjykatës së Llogarive ndaj shpenzimeve ushtarake ka mbetur në thelb një letër e vdekur. Oyak dhe Fondacioni i Forcave të Armatosura janë mungues akoma edhe sot. Forcat e Aviacionit turk, pas spastrimeve, janë akoma institucioni publik që gëzon numrin më të madh të rrogëtarëve shtetërore, ndërsa reforma e shërbimit të detyrueshëm ushtarak – shumë herë e përmendur nga Presidenti turk në mitingjet e tij – nuk është realizuar ndonjëherë. Roli i Gjykatës Admnistrative Ushtarake dhe ajo e Apelit Ushtarak është dobësuar në favor të civileve të përfshira në kundërshtitë me ushtaraket, por në fund mbesin instancat finale të gjykimit për anëtarët e ushtrisë. Edhe kushtetuta e re presidencialiste nuk i ka modifikuar nëto nene të ligjit themelor lidhur me shekullarizimin dhe laicitetin e shtetit.

                          Vështirë të thuhet se në një të ardhme të afërt gjërat do ndryshojnë. Sigurisht, nëqoftëse Erdoğan është nisur nga një krizë e rëndë ekonomike për ta konsoliduar pushtetin e tij, momenti aktual mund të dobësojë një pozicion që dukej i paprekshëm edhe pas konfirmimit të mandatit të tij në zgjedhjet e fundit presidenciale. Por historia e Turqisë na mëson se laiciteti dhe ndjenja fetare, shekullarizimi dhe islami politik janë fenomene të destinuara që të konfliktuojnë, bashkëpunojnë dhe shfaqen në sintezën e një shteti që, pavarësisht gjithçkaje, mbetet i padepërtueshëm.

                          (nga Geopoliticus)

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          Platforma e mashtrimit- skllota e fusnotës- Komunikata 59

                          Loading...

                          Recommended

                          Buxheti i Kosovës për vitin 2021 pritet të jetë 2.4 miliardë euro

                          3 years ago

                          Sllavoj Zhizhek: Për 10-20 vjet, mund të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore

                          4 years ago

                          Lajmet e fundit

                          Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                          18/11/2022

                          Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                          05/08/2022

                          Heshtje para furtunës

                          25/07/2022
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.