February 6, 2023 - 03:05
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    Heshtje para furtunës

    Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

    Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

    WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

    Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

    Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

    Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

    Trending Tags

    • Lajme

      Vrasësit engjëllorë

      Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

      Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

      Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

      Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

      Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

      Trending Tags

      • Politikë

        Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

        Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

        USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

        Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

        Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

        Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

        Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

        Trending Tags

        • Biznes

          BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

          “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

          Rebusi i gazit në Evropë

          Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

          ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

          Trending Tags

          • Teknologji

            Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

            Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

            Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

            Tregu NFT është në prag të kolapsit

            Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

            Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Kujdes nga fjalët e lagjës

              Çfarë zbulon zëri për personin

              Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

              Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

              Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

              Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

              Trending Tags

              • Ballina
              • Opinion

                Heshtje para furtunës

                Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

                Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

                WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

                Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

                Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

                Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

                Trending Tags

                • Lajme

                  Vrasësit engjëllorë

                  Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

                  Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

                  Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

                  Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

                  Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

                  Trending Tags

                  • Politikë

                    Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                    Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                    USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

                    Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

                    Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

                    Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

                    Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

                    Trending Tags

                    • Biznes

                      BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

                      Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

                      “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

                      Rebusi i gazit në Evropë

                      Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

                      ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

                      Trending Tags

                      • Teknologji

                        Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

                        Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

                        Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

                        Tregu NFT është në prag të kolapsit

                        Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

                        Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

                        Trending Tags

                        • Lifestyle

                          Kujdes nga fjalët e lagjës

                          Çfarë zbulon zëri për personin

                          Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

                          Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

                          Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

                          Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

                          Trending Tags

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Politikë

                          E ardhmja e sigurisë globale do të vendoset në Ukrainë

                          Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen në kryeqytetin spanjoll Madrid në fund të qershorit, për një samit potencialisht historik. Ata pritet të miratojnë Konceptin e ri Strategjik, në një kohë kur pushtimi rus i Ukrainës ka krijuar sfidat më dramatike të sigurisë ndërkombëtare për një gjeneratë

                          by Lajm.co
                          17/06/2022
                          in Politikë
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Vendimet që do të merren në samitin e Madridit, ka të ngjarë të diktojnë axhendën gjeopolitike për dekadat në vijim. Evropa po përjeton aktualisht konfliktin e saj më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhjetëra mijëra ukrainas janë vrarë. Dhjetëra qytete të Ukrainës janë rrafshuar me tokën.

                          Miliona ukrainas janë detyruar të largohen nga atdheu i tyre, dhe të kërkojnë siguri në vendet fqinje të BE-së. Ndikimi i luftës, nuk është i kufizuar vetëm në kontinentin evropian. Pasi Rusia po shantazhon gjithë botën me skenarin e urisë globale dhe mungesën e energjisë. Zyrtarët e Kremlinit po frikësojnë hapur komunitetin ndërkombëtar me kërcënimet e tyre për një luftë bërthamore.

                          Është koha që NATO të tregojë udhëheqje. Koncepti Strategjik i shumëpritur i aleancës, do të shërbejë si një udhërrëfyes për të ardhmen e botës së lirë. Ai do të jetë dokumenti i parë i madh i këtij lloji, që do të miratohet zyrtarisht që nga pushtimi i Ukrainës nga Kremlini, që e shkatërroi sistemin ndërkombëtar të sigurisë, i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.

                          Institucione të tjera kyçe ndërkombëtare kanë treguar dobësinë e tyre të madhe. Sulmi rus me raketa ndaj Kievit, në kohën që po vizitonte qytetin Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, synoi të tregonte shfaqjen e hapur të përbuzjes që ka Rusia për Kombet e Bashkuara. Është më se e qartë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së është i paaftë të ruajë paqen, për sa kohë që një nga anëtarët e tij të përhershëm ruan të drejtën e vetos, teksa vazhdon të kryejë gjenocid në Ukrainë.

                          Edhe OSBE-ja ka pësuar një humbje të ngjashme e të rëndë të legjitimitetit që nga nisja e pushtimit rus më 24 shkurt. Në rast se këto institucione nuk i nënshtrohen reformave radikale, ato do të zhduken. Në kushtet kur sistemi ndërkombëtar i sigurisë është në krizë, Koncepti i ri Strategjik i NATO-s do të fitojë një status dhe simbolikë që i tejkalon shumë pritshmëritë e mëparshme.

                          Ai do të sigurojë një vizion për të ardhmen e marrëdhënieve ndërkombëtare. Nëse ky vizion do të diktohet nga inercia dhe shprehjet boshe të shqetësimit, kjo do të sinjalizojë se bota e lirë nuk është më në gjendje t’i bëjë ballë agresionit ndërkombëtar. Dhe do interpretohej nga regjimet autoritare si një ftesë e hapur për të vepruar pa u ndëshkuar.

                          Por nëse Koncepti i ri Strategjik, tregon një lidership të vërtetë, kjo do të dërgojë një mesazh krejtësisht të ndryshëm. Së pari, është thelbësore të pranohet se regjimet e sotme autoritare varen nga inercia e bashkësisë ndërkombëtare.

                          Autokracitë janë në gjendje të veprojnë më shpejt se sa demokracitë, dhe shumë më shpejt se aleancat ndërkombëtare. Kjo u jep atyre mundësinë të luajnë me politikën e “faktit të kryer”, përpara se të tjerët të jenë në gjendje të reagojnë. Negociatat që pasojnë janë zakonisht në interes të agresorit dhe në dëm të viktimës. Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia, e kanë përjetuar këtë në kurrizin e tyre.

                          Bota demokratike duhet të rimarrë urgjentisht iniciativën. Për një kohë të gjatë, udhëheqësit perëndimorë kanë lejuar udhëheqës autoritarë si Putin që të përcaktojnë axhendën ndërkombëtare dhe të bëjnë lëvizjen e parë, ndërkohë që ata mbeten në rolin e reaguesit.

                          Ukrainasit mund ta konfirmojnë se kjo është një qasje e gabuar. Aktualisht, komuniteti ndërkombëtar po debaton saktësisht mbi llojet e sanksioneve që zyrtarët ukrainas po kërkonin më shumë se një vit më parë, kur Rusia grumbulloi trupat për herë të parë përgjatë kufirit ukrainas dhe kërcënoi me një pushtim të plotë.

                          Në vend të sanksioneve, përgjigja perëndimore në pranverën e vitit 2021, ishte shpërblimi i Putinit me më shumë dialog. Po ashtu, çdo bisedë aktuale me partnerët tanë ndërkombëtarë përqendrohet në çështjen si të mbrohen qiejt e Ukrainës me sisteme të përmirësuara të aviacionit dhe mbrojtjes raketore, por kjo nuk është asgjë e re.

                          Më kujtohet se që në gushtin e vitit 2021, shtrova gjatë një vizite në SHBA nevojën për pajisjen e vendit tim me sisteme të mbrojtjes ajrore perëndimore. Dhe nuk isha zyrtari i parë ukrainas që e bëri këtë. Por edhe presidenti Zelensky gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Joe Biden.

                          Ai takim solli miratimin e një dokumenti kuadër, që i dha një kuptim të ri partneritetit tonë të mbrojtjes. Por ky bashkëpunimi vazhdoi në mungesë të ndjenjës së urgjencës. Diskutimet mbi dorëzimin e raketave Stinger u zvarritën për disa muaj, dhe autorizimi erdhi vetëm pasi u shtuan raportet për një pushtim të afërt rus.

                          Me gjithë paralajmërimet e shumta se Moska ishte gati të niste pushtimin, Ukraina nuk mori asgjë përveç armëve për këmbësorinë, të përshtatshme për luftime nga afër apo luftën guerile. Në vend të sanksioneve të ashpra perëndimore, që mund ta kishin frenuar Rusinë, ne u përballëm me parashikimet se Kievi do të binte brenda 3 ditësh.

                          Por ne nuk e ndamë atë fatalizëm. Teksa kishim qasje në të njëjtat të dhëna të inteligjencës si partnerët tanë, ishim të sigurt se përgatitjet tona të vazhdueshme do ta bënin të pamundur marrjen e Kievit brenda 3 javësh. Njësitë tona ushtarake u ri-pozicionuan për të pasqyruar dislokimin e ushtrive ruse dhe bjelloruse.

                          U zhvendosën sistemet e aviacionit dhe të mbrojtjes ajrore. U mblodhën furnizime që do t’i lejonin Kievit t’i mbijetonte një rrethimi tre mujor. Nuk ka nevojë të thuhet se rezerva të tilla nuk u grumbulluan brenda natës. Ndërsa përgatiteshim për të mbrojtur vendin tonë, partnerët tanë vazhduan të hezitonin.

                          Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, pak ditë para fillimit të luftës, delegacioni ukrainas zhvilloi një sërë bisedash me partnerët tanë. Nëse kolegët tanë ishin kaq të sigurt për një pushtim të afërt, pse nuk ishin gati të merrnin masa parandaluese? Na u tha vazhdimisht se kjo mund të çonte në përshkallëzimin e situatës.

                          Tani po bëhen përpjekje për ta bindur Ukrainën mbi nevojën e përfshirjes në negociata. Këto negociata nuk synojnë të përcaktojnë shumën e reparacioneve ruse apo se cili qytet ukrainas do të presë një gjykatë të ardhshme ruse për krimet e luftës. Përkundrazi, ukrainasit po inkurajohen të negociojnë se sa pjesë nga territori ynë duhet t’ia dhurojmë Moskës për
                          të shmangur “poshtërimin” e Putinit.

                          Një qasje e tillë nuk do të sjellë një paqe të qëndrueshme, përkundrazi. Shumë analistë e cilësojnë si të papërshtatshëm reagimin perëndimor ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Personalisht besoj se problemi kryesor është inercia. Në çdo fazë të krizës, Perëndimi ia ka dorëzuar iniciativën Rusisë, dhe e ka lejuar Moskën të diktojë ritmin e ngjarjeve.

                          A do të bazohet tek inercia edhe Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, që na ka sjellë në krizën aktuale, apo do të dëshmojë një lloj udhëheqje, që do t’i lejojë botës demokratike të ripohojë autoritetin e vet?

                          Unë mbetem në thelb optimist. Sfidat me të cilat përballemi mund të kapërcehen vetëm së bashku.
                          Ukraina po kërkon një sinjal të qartë nga NATO, në lidhje me rolin tonë të ardhshëm në sigurinë evropiane. Gjatë 4 muajve të fundit, ukrainasit kanë treguar se mund të jemi mburoja lindore e Evropës.

                          Ukraina pret të shohë përtej fjalëve të thjeshta inkurajuese. Ne duhet të zhvillojmë një strategji të përbashkët që sheh përpara dhe parashikon sfidat praktike të sigurisë. Duke treguar një lidership të fortë, anëtarët e NATO-s mund të përcaktojnë rezultatin e luftës dhe të ardhmen e sigurisë globale./“Atlantic Council”

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

                          Loading...

                          Recommended

                          Serbisë dhe Malit të Zi u ofrohet rrugë më e shkurtër për në BE

                          2 years ago

                          Serbët e zhvendosur nga Kosova, ‘u kthyen dhe ikën shpejt’

                          3 years ago

                          Lajmet e fundit

                          Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                          18/11/2022

                          Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                          05/08/2022

                          Heshtje para furtunës

                          25/07/2022
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.