March 24, 2023 - 04:31
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    Heshtje para furtunës

    Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

    Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

    WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

    Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

    Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

    Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

    Trending Tags

    • Lajme

      Vrasësit engjëllorë

      Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

      Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

      Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

      Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

      Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

      Trending Tags

      • Politikë

        Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

        Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

        USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

        Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

        Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

        Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

        Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

        Trending Tags

        • Biznes

          BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

          “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

          Rebusi i gazit në Evropë

          Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

          ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

          Trending Tags

          • Teknologji

            Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

            Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

            Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

            Tregu NFT është në prag të kolapsit

            Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

            Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Kujdes nga fjalët e lagjës

              Çfarë zbulon zëri për personin

              Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

              Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

              Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

              Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

              Trending Tags

              • Ballina
              • Opinion

                Heshtje para furtunës

                Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

                Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

                WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

                Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

                Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

                Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

                Trending Tags

                • Lajme

                  Vrasësit engjëllorë

                  Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

                  Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

                  Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

                  Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

                  Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

                  Trending Tags

                  • Politikë

                    Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                    Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                    USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

                    Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

                    Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

                    Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

                    Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

                    Trending Tags

                    • Biznes

                      BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

                      Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

                      “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

                      Rebusi i gazit në Evropë

                      Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

                      ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

                      Trending Tags

                      • Teknologji

                        Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

                        Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

                        Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

                        Tregu NFT është në prag të kolapsit

                        Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

                        Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

                        Trending Tags

                        • Lifestyle

                          Kujdes nga fjalët e lagjës

                          Çfarë zbulon zëri për personin

                          Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

                          Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

                          Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

                          Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

                          Trending Tags

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Lajme

                          Donatori më i madh ushtarak i Serbisë janë SHBA-të, hmmm… Rusia

                          Serbia i ka sytë nga Perëndimi dhe nga Lindja kur bëhet fjalë për modernizimin e ushtrisë së saj, por a mund të llogariten si “donacione” avionët luftarakë rusë të dorës së dytë në nevojë për t’u riparuar

                          by Lajm.co
                          18/08/2019
                          in Lajme
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Nga Maja Zhivanoviç

                          Kur një donacion nuk është i tillë?

                          Kjo është pyetja që shqetëson disa serbë pasi ministria e mbrojtjes publikoi javën e kaluar të dhëna që vinin Shtetet e Bashkuara në krye të listës së donatorëve ushtarakë të Serbisë në 2018.

                          Ndoshta të gjendur në mes të interesit të papritur të mediave, ministria publikoi një sqarim të shpejtë: ajo tha se, në fakt, Rusia, aleati ortodoks, ishte më bujarja.

                          Kjo ngjarje tregon shumë për aktin e ekuilibrimit që qeveria e Serbisë vazhdon të ndjekë midis Perëndimit dhe Rusisë, midis ambicies së saj strategjike të integrimit europian, bashkëpunimit të saj të nivelit të lartë me NATO-n dhe nevojës për ta mbajtur Moskën afër për qëllime politike dhe diplomatike.

                          Megjithatë, ajo gjithashtu thekson pyetjen se çfarë përbën një “donacion”, veçanërisht në rastin e avionëve, helikopterëve dhe tankeve të përdorur që Rusia po “i dhuron” Serbisë shpesh me kushtin që Beogradi të paguajë mekanikë rusë për riparimin e tyre.

                          Ekspertët ushtarakë serb bien dakord për një gjë – që Serbia po përpiqet t’i mbajë të hapura opsionet e saj. Marrëveshjet, tha Petar Vojinoviç, kryeredaktori i portalit të specializuar mbi aviacionin Tango Six, “po bëhen nga të dy palët”.

                          Në tranzit

                          Kjo çështje doli përsëri në dritë në korrik kur ambasadori i sapoemëruar i Serbisë në Rusi, gazetari Miroslav Lazanski, tha se Rumania kishte bllokuar dërgesën në Serbi, nëpërmjet lumit Danub, të një donacioni rus të 30 tankeve të përdorur T-72 dhe 30 mjete luftarake të blinduara BRDM-2, gjithashtu të përdorura.

                          Rumania nxori një deklaratë më 26 korrik duke thënë se ajo vërtet e kishte bllokuar dërgesën dhe përmendi një embargo të Bashkimit Europian të vendosur në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

                          Tre ditë më vonë, ministria e mbrojtjes e Serbisë zbuloi 10 nga automjetet e blinduara luftarake në qytetin jugor të Nisit. “Ranë nga qielli,” u tha presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç gazetarëve kur u pyetën se si mbërritën automjetet.

                          Qeveria hungareze atëherë njoftoi se kishte lejuar që dërgesa të kalonte nëpërmjet hapësirës ajrore hungareze, duke thënë se ngarkesa u transportua në një avion civil dhe jo në një avion ushtarak dhe si i tillë nuk kërkonte ndonjë leje të veçantë.

                          Detajet e “donacionit” nuk dihen ende, sidomos nëse Serbia duhet të paguante ndonjë gjë për pajisjen.

                          As Lazanski dhe as ministria e mbrojtjes nuk u përgjigjën pyetjeve të BIRN. “Nëse diçka quhet donacion dhe paguhet me çmim tregu, kjo shërben vetëm për të manipuluar mediat,” tha eksperti ushtarak serb Nikola Luniç, drejtor i OJQ-së Këshilli për Politikë Strategjike.

                          Donacione të kushtueshme

                          Sipas shifrave të vetë ministrisë së mbrojtjes, vitin e kaluar SHBA-ja ishte donatori më i madh i huaj për ushtrinë serbe.
                          Atë vit, SHBA-ja i dha Serbisë afërsisht 77,000 euro në pajisje informatike dhe trajnime mbi mënyrën se si shkatërrohen pajisjet eksplozive të improvizuara.

                          Donacionet pasuan atë të 19 Humvees të rinj ushtarakë në vitin 2017. Por pasi mediat serbe nxorën shifrat, ministria publikoi ​​një sqarim më 31 korrik, duke deklaruar pa mëdyshje se “Federata Ruse është dhuruesja më e madhe e Ushtrisë Serbe”.

                          Ajo përmendi dërgimin e gjashtë avionëve luftarakë MiG-29, 30 tankeve dhe 30 automjeteve luftarake dhe faktin që Serbia merr “zbritje të konsiderueshme dhe përfitime të tjera” kur blen armë dhe pajisje nga Rusia.

                          Mospërputhja, tha ajo, ishte për shkak të faktit që informacionet e publikuara “nuk tregojnë donacionet që janë në progres e sipër ose për të cilat nuk ka ende një marrëveshje nga të dyja palët për publikimin e blerës së donacioneve”.

                          Megjithat “donacionet” ruse nuk janë të shënuara në ndonjë nga raportet e vetë ministrisë. Sipas raporteve të ministrisë, i vetmi donacion rus në pesë vitet e fundit ishte 23,000 euro në ndihmë për rimëkëmbje nga fatkeqësitë natyrore dhe 10 grupe parashutash me vlerë 20,000 euro. Të dyja këto janë bërë në vitin 2014.

                          Një shpjegim mund të jetë kostoja për Serbinë për riparimin e pajisjeve ruse të dorës së dytë dhe fakti që shumica e pajisjeve është pranë jetëgjatësisë përsa i takon përdorimit të tyre.

                          Serbia, për shembull, pagoi 185 milionë euro për të riparuar gjashtë MiG-29 që arritën në vitin 2017 dhe Rusia dërgoi ekspertët e saj për ta bërë këtë punë.

                          Luniç tha se jo çdo “donacion” domosdoshmërish “rrit aftësitë operacionale të Forcave të Armatosura Serbe” dhe pyeti se përsër disa media serbe vazhduan t’i klasifikojnë MiG si një “donacion”.

                          Megjithatë, Vojinoviç tha që pajisjet ushtarake ruse që po merrte Serbia ishin me “rëndësi të madhe”. Kjo tregon se Serbia po shpenzon para si në Perëndim ashtu edhe në Lindje dhe nuk ka frikë të negociojë, tha ai.

                          Vuçiç u stresua po aq shumë gjatë zbulimit të 10 automjeteve luftarake në Nis, saqë u tha gazetarëve se ato ishin ripërshtatur në Rusi.

                          “Kështu që nuk paguam për modernizimin,” tha ai. “Për çdo gjë paguan rusët.” Vuçiç tha se Serbia kishte paguar gjithashtu për katër helikopterë sulmues rus Mi-35 dhe tre helikopterë transporti ushtarak Mi-17. “Presim të na mbërrijnë akoma më shumë donacione nga Rusia,” tha ai.

                          Politizimi

                          Si Luniç ashtu edhe Vojinoviç thanë se çështja e “donacioneve” ushtarake kishte një tendencë për t’u politizuar. Luniç tha se publiku serb kishte përshtypjen se dhuratat e marra dhe blerjet e bëra nga ushtria serbe u diktuan nga politikanët sipas interesave të partisë së tyre dhe popullaritetit.

                          “Pasoja është një mungesë transparence, e cila ndikon në rritjen e kostove financiare, rritjen e niveleve të korrupsionit, mungesën e ndërgjegjësimit demokratike,” tha ai. “Por më tragjike është largimi i burimit më të sofistikuar të sistemit të mbrojtjes – personelit të ri.”

                          Vojinoviç tha se donacionet dhe blerjet ishin gjithashtu të politizuara në varësi të faktit nëse ato ishin nga Perëndimi apo Rusia. “Një shembull i shkëlqyeshëm është interpretimi i padurueshëm i të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes nga disa media, në të cilat disa gjëra nuk vënë në kontekst dhe disa donacione nuk u përmendën,” tha ai për BIRN.

                          I pyetur për transparencën e ministrisë, Vojinoviç tha: “Ministria e Mbrojtjes është ndër më transparentet kur bëhet fjalë për prokurimet.”

                          “Kjo së fundmi është reflektuar në daljet e shumta në media, kështu që është e pamundur që shteti ose ministria të mos mburren edhe për donacionet apo blerjet më të vogla”.

                          *****
                          Maja Zivanovic është gazetare e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Serbi.

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          Episodi i ri i krizës ekonomike

                          Loading...

                          Recommended

                          Kurti e Mustafa sot arrijnë marrëveshje për Qeverinë e re

                          3 years ago

                          Mungesa globale e çipave: Samsung pret që fitimet t’i rriten me 52 për qind

                          1 year ago

                          Lajmet e fundit

                          Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                          18/11/2022

                          Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                          05/08/2022

                          Heshtje para furtunës

                          25/07/2022
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.