Nga Kimete Berisha
M’i shkarravit muret e stacionit të policisë, e ata me ta leju ty, se paskan mbet shkret policia që me t’leju t’y m’u frustru, në mënyrë që me provu ti m’i shëru komplekset e t’ua!
Demek ti i Madh, i paarritshëm, dhe i i urren autoritetet shqiptare! Kompleksi i ‘Napoleonit’ nuk ka shërim. Bindu.
Ti je tradhtar. Një tradhtar, që me pasion e tradhton shokun e vet, i bindur se tradhtia të bën të Madh.
E pse nuk u bëre i Madh pra? Kush po të ndal! Albin Kurti nuk të ndalon të bëhesh i Madh!
Ku ke pa ti që mashtruesi e i pabesi m’u bë i Madh! S’ka shans. Nëse mbjell therra-korr therra. Paske kujtu ti, me mbjell therra e me korr karanfila!
Është e kot ta ngjyrosësh me bojë të kuqe-trëndafilin e kuq (ka thë Osho). ‘E kot është edhe t’ia pikturosh këmbët gjarprit’. As arrestimi s’të shëron nga kompleksi. Kot e ke. Të garantoj me jetë se kurrë s’do të bëhesh i Madh!
Policisë sonë, i lumtë. Policia nuk duhet me leju që m’i kalu miu nëpër mustaqe. Shko shkarravite stacionin e policisë në Leposaviq, në daç me ta pranu që je kaq i Madh! Ose hajde te banesa ime e bardhë vizatoje p. e maces!