June 8, 2023 - 05:47
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    Heshtje para furtunës

    Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

    Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

    WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

    Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

    Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

    Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

    Trending Tags

    • Lajme

      Vrasësit engjëllorë

      Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

      Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

      Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

      Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

      Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

      Trending Tags

      • Politikë

        Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

        Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

        USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

        Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

        Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

        Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

        Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

        Trending Tags

        • Biznes

          BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

          “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

          Rebusi i gazit në Evropë

          Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

          ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

          Trending Tags

          • Teknologji

            Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

            Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

            Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

            Tregu NFT është në prag të kolapsit

            Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

            Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Kujdes nga fjalët e lagjës

              Çfarë zbulon zëri për personin

              Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

              Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

              Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

              Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Biznes

                          Bankës Botërore parashikon rënie ekonomike në Kosovë dhe në rajon

                          Rritja ekonomike e Kosovës do të ngadalësohet në vitin 2022 pas rimëkëmbjes së fortë pas pandemisë, parashikon Banka Botërore në raportin e fundit ekonomik për Ballkanin Perëndimor

                          by Lajm.co
                          04/05/2022
                          in Biznes
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Të gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor po përballen me një gamë të re sfidash ekonomike, thotë BB, përkundër ringritjes më të mirë sesa pritej nga recesioni i shkaktuar nga pandemia COVID-19.

                          “Ekonomia e Kosovës përjetoi një rimëkëmbje të plotë të mbështetur nga konsumi privat, rritja rekord e eksporteve, rikthimi i jashtëzakonshëm i vizitave nga diaspora, rritja e fortë e kreditimit, si dhe stimujt e konsiderueshëm fiskalë. Me rimëkëmbjen e ekonomisë u përmirësua bilanci fiskal dhe u ngadalësua rritja e borxhit publik falë performancës së fortë të të hyrave publike. Megjithatë, rimëkëmbja u shoqërua edhe me presione jashtëzakonisht të larta inflacioniste, veçanërisht gjatë pjesës së dytë të vitit, të nxitura kryesisht nga rritja e çmimeve të importeve”, thuhet në njoftimin për media.

                          Banka Botërore thekson se “ndikimet e zgjatura të presioneve të jashtme të kohëve të fundit mund t’i përkeqësojnë më tej perspektivat ekonomike të Kosovës”.

                          “Pengesat strukturore, siç janë kapacitetet e vjetruara të prodhimit të energjisë, e shtojnë më tej pasigurinë. Rritja në vitin 2022 pritet të ngadalësohet në nivelin mes 3 dhe 4 për qind, duke supozuar se çmimet do të normalizohen gjatë gjysmës së dytë të vitit. Investimet e vazhdueshme private dhe përshpejtimi i investimeve dhe konsumit publik pritet të jenë mbështetës të rritjes”, konstaton Banka Botërore.

                          “Ka nevojë urgjente për trajtimin e kufizimeve për rritjen me produktivitet më të lartë dhe për investime në kapitalin njerëzor më mënyrë që Kosova t’i shfrytëzojë avantazhet që sjell popullsia në moshë të re”, tha Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. “Nëse Kosova nuk e forcon kapitalin e vet njerëzor, do ta ketë më të vështirë të sigurojë rritje më të shpejtë dhe më gjithëpërfshirëse, nuk do të ketë fuqi punëtore të përgatitur për punët e së ardhmes, si dhe nuk do të jetë në gjendje të konkurrojë në ekonominë globale”.

                          Risqet e rënies për perspektivën ekonomike të rajonit duken tepër brengosëse, vlerëson Banka Botërore.

                          “Zgjerimi i konfliktit ose zgjatja e luftës në Ukrainë mund të shkaktojë trazime të mëtejshme të tregtisë globale dhe çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Risqet e rifinancimit mund të lindin nëse vazhdojnë të shtrëngohen kushtet e tregut të jashtëm financiar. Qëndrueshmëria e borxhit mund të kthehet në shqetësim nëse hapësira e kufizuar fiskale gërryhet nga përgjigjet e politikave ndaj rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, ndërkohë që rriten edhe kostot e rifinancimit”, thekson BB.

                          “Në një mjedis të tillë, politika e qeverisë duhet të fokusohet në ndërtimin e qëndrueshmërisë dhe në ndërmarrjen e reformave strukturore për të mbështetur rritjen dhe për të gjetur drejtimin përgjatë krizave”, tha Sanja Madzarevic-Sujster, Ekonomiste e lartë e Bankës Botërore dhe një nga autoret kryesore të raportit. “Duke pasur hapësirë të kufizuar fiskale, vendet do të duhet t’i peshojnë me kujdes kostot dhe përfitimet e zotimeve të reja për shpenzime në përgjigje ndaj rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, duke u dhënë përparësi familjeve më të cenueshme”.

                          Në kontekstin e krizës energjetike në Evropë, raporti ofron gjithashtu një vlerësim të cenueshmërisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj goditjeve prej çmimeve të energjisë, masave të marra nga qeveritë për të zbutur ndikimet, dhe si mund të ndikojë kriza në ecjen përpara me tranzicionin e energjisë së gjelbër.

                          “Për t’iu përgjigjur krizës aktuale energjetike dhe për të garantuar mbrojtjen e amvisërive dhe firmave më të cenueshme, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet t’i harrojnë synimet e tyre afatgjata për të arritur sigurinë energjetike dhe reziliencën si pjesë e agjendës së reformës së gjelbër”, shton Richard Record, Krye-ekonomist i Bankës Botërore dhe një nga autorët kryesorë të raportit.

                          Raporti argumenton se rritja e qëndrueshme nuk mund të ndodhë pa reforma strukturore që shtojnë produktivitetin, rrisin konkurrencën, investojnë në kapitalin njerëzor dhe forcojnë qeverisjen. Masat për uljen e kostove rregullatore të biznesit, për rritjen e konkurrencës në treg, për mbështetjen e pjesëmarrjes në tregun e punës dhe për forcimin e pavarësisë së institucioneve publike, do të ishin të gjitha mbështetëse për rritjen në një mjedis të pasigurt.

                          “Rritja e BPV-së në rajon kapi nivelin prej 7.4 për qind në vitin 2021, pas tkurrjes prej 3.2 për qind në vitin 2020. Ky kthim në rritje solli hapje të konsiderueshme të vendeve të punës, dhe kërkesa për punësim ndihmoi në uljen e varfërisë në të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Në vitin 2021, shkalla e punësimit në Ballkanin Perëndimor kapi nivelin më të lartë historik prej 45.8 për qind. Megjithatë, rimëkëmbja pas pandemisë u ndërpre nga valët e tronditjeve që lufta në Ukrainë ka dërguar në mbarë rajonin”, thotë Banka Botërore.

                          Sipas këtij institucioni, tashmë, rritja për Ballkanin Perëndimor parashikohet të jetë 3.1 për qind në vitin 2022.

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          Nëse ‘Bota ruse’ synon të shkatërrojë Evropën, a e shkatërron ‘Bota serbe’ Ballkanin Perëndimor

                          Loading...

                          Recommended

                          Erdogan: Perëndimi nuk tregon vendosmëri për Ukrainën

                          1 year ago

                          Njësia Speciale bastis shtëpinë e Sabit Gecit

                          4 years ago

                          Lajmet e fundit

                          Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                          18/11/2022

                          Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                          05/08/2022

                          Heshtje para furtunës

                          25/07/2022
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.