March 24, 2023 - 04:13
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    Heshtje para furtunës

    Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

    Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

    WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

    Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

    Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

    Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

    Trending Tags

    • Lajme

      Vrasësit engjëllorë

      Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

      Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

      Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

      Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

      Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

      Trending Tags

      • Politikë

        Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

        Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

        USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

        Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

        Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

        Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

        Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

        Trending Tags

        • Biznes

          BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

          “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

          Rebusi i gazit në Evropë

          Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

          ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

          Trending Tags

          • Teknologji

            Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

            Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

            Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

            Tregu NFT është në prag të kolapsit

            Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

            Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Kujdes nga fjalët e lagjës

              Çfarë zbulon zëri për personin

              Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

              Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

              Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

              Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

              Trending Tags

              • Ballina
              • Opinion

                Heshtje para furtunës

                Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

                Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

                WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

                Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

                Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

                Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

                Trending Tags

                • Lajme

                  Vrasësit engjëllorë

                  Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

                  Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

                  Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

                  Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

                  Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

                  Trending Tags

                  • Politikë

                    Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                    Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                    USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

                    Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

                    Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

                    Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

                    Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

                    Trending Tags

                    • Biznes

                      BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

                      Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

                      “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

                      Rebusi i gazit në Evropë

                      Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

                      ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

                      Trending Tags

                      • Teknologji

                        Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

                        Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

                        Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

                        Tregu NFT është në prag të kolapsit

                        Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

                        Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

                        Trending Tags

                        • Lifestyle

                          Kujdes nga fjalët e lagjës

                          Çfarë zbulon zëri për personin

                          Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

                          Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

                          Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

                          Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

                          Trending Tags

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Politikë

                          “Ballkani i hapur” e ka vu me shpatulla për muri Kosovën

                          Vuçiqi, përkatësisht Serbia, e mbështetur me zell nga Edi Rama dhe qeveria e Shqipërisë dhe tash e përkrahur edhe nga Ali Ahmeti dhe Dritan Abazoviqi e fton Kosovën, jo si shtet po si regjion, jo si Kosovë, po si Prishtinë, ti bashkohet “Ballkanit të Hapur”, i cili nga perspektiva serbe është “bota serbe”, që i bie Serbia e Madhe. SHBA e përkrahu këtë iniciativë, por e bëri shumë të qartë se kjo përkrahje vlen vetëm nëse të gjithë trajtohen të barabartë, kurse kancelari gjerman la të kuptohet se “Ballkani i hapur” nuk mund ta zëvendësojëProcesin e Berlinit, kurse qëndrimi i BE vazhdon të jetë i paqartë

                          by Lajm.co
                          14/06/2022
                          in Politikë
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Shkruan:Ymer Avdiu

                          Lëvizja e lirë e njerëzve, ideve, mallrave, kapitalit, bashkëpunimi rajonal, heqja e doganave dhe policisë kufitare dhe qarkullimi i lirë dhe i papenguar nëpër kufi, njohja e diplomave dhe marrëdhëniet pa pengesa ndërmjet njerëzve janë veprime që i lakmon dhe i dëshiron çdo shoqëri demokratike dhe e avancuar dhe secili qytetar i botës. Mbi këto premisa kaq joshëse dhe fisnike njëkohësisht po proklamohet “Ballkani i Hapur”, të cilës iniciativë me tamam askush nuk ia di as qëllimin dhe as autorin: Vuçiqi, duke e falënderuar Kryeministrin e Shqipërisë si krah të djathtë të tij, la të kuptohet se ai është iniciatori, ministri i jashtëm rus, Lavrov tha se është nismë ruse, shumë të tjerë thonë se është nismë dhe ide e Sorosit e madje edhe Ali Ahmeti tha se është ide dhe iniciativë e tij personale.

                          Në parim kjo nismë u përkrah edhe nga BE, (por që nuk dihet ende qëndrimi i saj ndaj kësaj nisme) e së fundi edhe nga SHBA, ( që e qartësuan se si duhet të jetë, që ta ketë përkrahjen e Amerikës). Dy vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, nuk e kundërshtuan me këmbëngulje si më parë dhe kjo u pa me pjesëmarrjen si vëzhgues të përfaqësuesve të këtyre dy vendeve në takimin e Ohrit. Vetëm Kosova nuk mori pjesë dhe e vazhdon me këmbëngulje kundërshtimin. Pra, Kosova duket si zë i vetmuar dhe kjo e ka vu në pozitëjashtëzakonisht të rëndë dhe e ka mbështet me shpatulla për muri.

                          Fotografia e rrejshme për Kosovën

                          Nga kreatorët e “Ballkanit të Hapur” po mundohet të krijohet fotografia e rreme se Kosova është fajtorja, që i pengon proceset integruese dhe rrjedhimisht paqen në rajon dhe më gjerë dhe për krijimin e kësaj fotografie të shtrembër është duke u kujdesuar veçmas piktori kryeministër i shtetit amë të Kosovës, Edi Rama, i cili pos që u tallë me viktimat e luftës së Kosovës e paraakuzojë Kosovën,
                          qeverinë dhe popullin e saj se ata vetë po e izolojnë vetveten. Njëkohësisht Vuciqi, përkatësisht Serbia, e mbështetur nga Edi Rama dhe qeveria e Shqipërisë dhe tash e përkrahur edhe nga Ali Ahmeti dhe Dritan Abazoviqi e fton Kosovën, jo si shtet po si regjion, jo si Kosovë, po si Prishtinë, ti bashkohet “Ballkanit të Hapur”, i cili nga perspektiva serbe është “bota serbe”, që i bie Serbia e Madhe. Pikërisht në këtë kohë Kosova po shihet si fajtore edhe për mossuksesin e bisedimeve Kosove-Serbi , të shndërruara në “lojëra pa kufi”, nga të cilat Kosova nuk ka përfituar bash asgjë, kurse Serbia po e mban gjendjen e ngrirë, duke e penguar kështu zhvillimin e Kosovës në të gjitha sferat.

                          Për opinionin e Kosovës, Qeverinë, opozitën, institucionet në përgjithësi dhe për qytetarët e saj, të cilët nuk kanë informacione, se kush e nisi dhe ku çon kjo iniciativë, “Ballkani i Hapur” synon ta zëvendësojë Procesin e Berlinit, përkatësisht anëtarësimin në BE dhe në instancë të fundit largimin e rajonit nga perspektiva evro-amerikane dhe kthimi në Lindje dhe zhbërja e shtetësisë së Kosovës. Argumentet për një rezonim (frikë) të tillë nuk janë nga ndonjë patologji, por të argumentuara mbi shumë fakte. Serbia në Kushtetutën e saj vazhdon ta mbajë ende Kosovën si pjesë të sovranitetit të shtetit serb. Presidenti i Serbisë , Vuçiq, në ceremoninë e betimit para Parlamentit të Serbisë u betua se do të punojë që Kosovë të mbetët pjesë e Serbisë dhe pengesa të shumta të tjera që Serbia i bën Kosovës.
                          Serbia duke qenë fuqia më e madhe ushtarake e rajonit, po vazhdon të armatoset me armët më moderne. Shtrohet pyetja pse vazhdon te investojë kaq shumë në ushtri, kur atë nuk e rrezikon askush? Arsyeja është qe Serbia të ruajë ato që ka arritur deri me sot ne Bosnje dhe Kosovë (Republika Srpska dhe Veriun e Kosovës) si dhe ta mbajë peng Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi. Nëpërmjet një ushtrie te forte u dërgon mesazh vendeve të rajonit se këtu ka konflikte te ngrira, dhe njëkohësisht Serbia e di shume mirë se Perëndimi preokupim kryesor ka paqen dhe stabilitetin dhe rruga më e mirë për ta mbajtur këtë paqe (të përkohshme ) dhe për te mbajtur afër Serbinë janë përkëdheljet dhe investimet perëndimore prej miliarda eurosh.

                          Kështu që strategjia e Serbisë po funksionon si orë zvicrane. Në vend të dënimit merr shpërblim (investime), ndërkaq, nëpërmjet “Ballkanit të Hapur” ka arritur ta përçajë dhe çorientoje totalisht faktorin shqiptarë, duke e kthyer qeverinë shqiptare kundër interesave të Kosovës dhe popullit shqiptar të Kosovës, madje tash kësaj valleje iu bashkëngjiten edhe Ali Ahmeti në cilësinë e liderit të shqiptarëve të Maqedonisë dhe Dritan Abazoviqi si kryeministër i Malit të Zi, duke e izoluar kështu Kosovën edhe nga faktori tjetër shqiptar. Serbia kështu e patrazuar do të vazhdojë të ecë me të njëjtën strategji, duke e mbajtur këtë gjendje të ngrirë, që siç e kanë theksuar me dhjetëra herë shumë analistë, kryesisht amerikanë si Bugajski, Serveri e të tjerë, kjo situatë është shumë e rrezikshme për paqen në rajon, Evropë dhe më gjerë.

                          Dallimi ndërmjet Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur është esencial, sepse Procesin e Berlinit e ka bërë Gjermania, e përkrahur nga BE dhe SHBA me synim të qartë për t’i integruar vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, duke e financuar dhe krijuar siguri për të gjitha vendet. Kurse “Ballkani i Hapur”, është e kundërta e saj. E në rastin më të mirë është pandan, përkatësisht veprim për ta minuar Procesin e Berlinit dhe për ta mbajtur këtë gjendje të ngrirë në rajon.

                          Po të ishte i bashkuar faktori shqiptar gjendja do ishte krejt tjetër

                          E gjendur në një situatë të tillë Qeveria dhe institucionet e Kosovës duket se e kanë humbur udhën në oborr. Qeveria Kurti (që për çështje fondamentale nacionale e ka edhe përkrahjen e opozitës dhe të shoqërisë së gjerë, si dhe shumicën parlamentare për secilin vendim) sikur e ka “ngrirë kokën” dhe nuk jep përgjigje për asnjë çështje dhe nuk ndërmerr asnjë veprim si për çështjen e Asociacionit (Zajednicës), si për çështjen e pronës për Manastirin e Deçanit, që i është dhënë me një vendim të kohës së Millosheviqit, por i miratuar edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, të cilën zgjidhje po ia kërkon Bashkësia Ndërkombëtare, veçmas partnerët strategjik të Kosovës. E po ashtu pos refuzimit nuk ka asnjë alternativë as për “Ballkanin e Hapur”. Ajo që e dimë të gjithë është se kundërshtimi nuk është zgjedhje dhe nëse brenda një kohe shumë të shkurtër Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera të vendit nuk ofrojnë alternativë ka rrezik që pasojat do të jenë të pa parashikueshme për Kosovën dhe për qytetarët e saj.

                          Qeveria e Kosovës me të drejtë e kundërshton “Ballkanin e Hapur” si veprim antishqiptar dhe anti shtetit të Kosovës. Mirëpo, duhet të ofrojë alternative dhe madje të marrë pjesë në samite, duke kërkuar përgjigje decidive për secilin akt: Me çfarë statusi hynë Kosovë në Ballkanin e Hapur, çfarë përfiton, a do ta njohë Serbia Kosovën si subjekt të barabartë brenda këtij procesi, a do ti njohë dokumentet shtetërore të Kosovës, a do të lejohet plasimi imallrave të Kosovës në Serbi, a do të njihen diplomat e Kosovës, a do të jenë të sigurt qytetarët e Kosovës të qarkullojnë dhe të tregtojnë brenda territorit të Serbisë, kush e garanton sigurinë e Kosovës nga ndonjë veprim shtetëror serb (invadim policor-shtarak) kur kufijtë janë të hapur dhe kur Serbia nuk e njoh subjektivitetin e saj si shtet, por e njeh si territor të vetin.

                          Është e vërtetë se BE dhe SHBA e përkrahën në parim “Ballkanin e Hapur”, por, përkundër qëndrimeve ë mjegullta të BE, SHBA ishin shumë të qarta se e përkrahin vetëm nëse të gjithë janë të barabartë dhe vetëm si nismë ekonomike dhe që nuk e zëvendëson në asnjë mënyrë integrimin e rajonit në BE, madje sipas agjencisë së lajmeve të Serbisë “Tanjug”, ambasadori amerikan në Serbi Kristofer Hill, në një konferencë shtypi këto ditë ia bëri të qartë Serbisë se nuk ka më hapësirë për qëndrim në dy karrige.

                          Kancelari gjerman ishte po ashtu shumë i qartë se “Open Ballkani” nuk mund ta zë vendin e Procesit të Berlinit dhe të shpresojmë se qeveria e re e shtetit gjerman, i cili ka investuar miliarda euro në Serbi, të kalojë nga fjalët në veprime konkrete. Prandaj, Qeveria Kurti, duhet ta heqë litarin nga qafa e vet dhe kjo nuk bëhet duke refuzuar, por duke bashkëpunuar si me faktorin shqiptar (opozitën, shoqërinë civile dhe akademike si dhe më të gjitha institucionet dhe subjektet shqiptare në rajon dhe veçmas me partnerët ndërkombëtar, sidomos me SHBA, si bashkëndërtues të shtetit të Kosovës. Është koha e fundit që Qeveria dhe institucionet e vendit të kenë përgjigje të qartë dhe të koordinuar edhe me partnerët strategjik për të gjitha çështjet që po i kërkohen Kosovës.

                          Mosmarrëveshjet e elitave shqiptare dhe kapicet e tyre në momentet më vendimtare në dy shekujt e fundit na tkurrën në gjeografinë e sotme dhe shqiptarët janë ndër pak kombe që e kanë diasporën trefish e më shumë më të madhe sesa popullsinë brenda atdheut. Po të ishte i bashkuar faktori shqiptar gjendja do të ishte krejt ndryshe. Prandaj është detyrë e subjekteve shtetërore të Kosovës të punojnë maksimalisht për këtë unitet dhe për bashkëveprim me të gjitha subjektet shqiptare në rajon dhe veçmas me Republikën e Shqipërisë, duke ofruar argumente, vizion dhe alternativa. Së paku me këtë veprim e heq barrën e fajit nga vetja dhe qartëson tamam pozicionin e Kryeministrit aktual shqiptar se me “Ballkanin e Hapur” mban anën e Kosovës apo të Serbisë.

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

                          Loading...

                          Recommended

                          Ideja e bashkimit të Doganës dhe Administratës Tatimore, drejt dështimit

                          3 years ago

                          Serbia e shqetësuar për ardhjen e Njësive elitare të ushtrisë britanike në Kosovë

                          1 year ago

                          Lajmet e fundit

                          Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                          18/11/2022

                          Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                          05/08/2022

                          Heshtje para furtunës

                          25/07/2022
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.