March 24, 2023 - 04:48
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    Heshtje para furtunës

    Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

    Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

    WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

    Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

    Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

    Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

    Trending Tags

    • Lajme

      Vrasësit engjëllorë

      Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

      Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

      Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

      Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

      Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

      Trending Tags

      • Politikë

        Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

        Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

        USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

        Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

        Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

        Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

        Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

        Trending Tags

        • Biznes

          BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

          “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

          Rebusi i gazit në Evropë

          Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

          ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

          Trending Tags

          • Teknologji

            Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

            Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

            Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

            Tregu NFT është në prag të kolapsit

            Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

            Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Kujdes nga fjalët e lagjës

              Çfarë zbulon zëri për personin

              Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

              Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

              Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

              Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

              Trending Tags

              • Ballina
              • Opinion

                Heshtje para furtunës

                Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

                Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

                WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

                Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

                Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

                Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

                Trending Tags

                • Lajme

                  Vrasësit engjëllorë

                  Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

                  Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

                  Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

                  Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

                  Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

                  Trending Tags

                  • Politikë

                    Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                    Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                    USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

                    Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

                    Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

                    Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

                    Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

                    Trending Tags

                    • Biznes

                      BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

                      Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

                      “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

                      Rebusi i gazit në Evropë

                      Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

                      ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

                      Trending Tags

                      • Teknologji

                        Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

                        Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

                        Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

                        Tregu NFT është në prag të kolapsit

                        Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

                        Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

                        Trending Tags

                        • Lifestyle

                          Kujdes nga fjalët e lagjës

                          Çfarë zbulon zëri për personin

                          Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

                          Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

                          Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

                          Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

                          Trending Tags

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Politikë

                          Adem Demaçi, Rexhep Qosja , Ibrahim Kelmendi , “komandantët” , xhamitë dhe liria e keqpërdorur

                          “Nuk derdhet uji i pistë, kur nuk ke ujë të pastër!”, ka thënë Konrad Adenauer në vitin 1952 në një debat publik me 14 redaktorë të gazetave gjermane, kur është thënë se në Ministrinë e Jashtme, janë punësuar edhe nëpunës, që i kanë shërbyer Hitlerit. Pra, pragmatizmit gjerman për të ndërtuar shtet si duhet, i duheshin njerëzit e dijshëm, jo vetëm kundërshtarët e fashizmit

                          by Lajm.co
                          06/07/2019
                          in Politikë
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Nga Lis Bukuroca

                          Në Kosovë u veprua në mënyrë staliniste. Logjikohej në mënyrë komuniste dhe për ta zvogëluar konkurrencën, kur nuk mjaftonte shpifja apo imagjinata, atëherë kryemëkatë merrej anëtarësia në Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë. Kësaj daulle i ka rënë fort Adem Demaçi, Rexhep Qosja dhe me pasion dhe përkushtim të madh, Ibrahim Kelmendi.

                          Këtyre tre personaliteteve, nuk u ka interesuar dija e njeriut, që duhet të drejtojë shtet, por pastërtia sipas botëkuptimit të tyre komunist. Demaçi ishte adhurues i Enverit. Qosja është adhurues i Enverit. Kelmendi ka braktisur ideologjinë komuniste, por të të menduarit dogmatik i ka mbetur besnik. Thënë shkurt, këta përdorën krejt dijen e tyre dhe ndikimin në derdhjen e ujit, të pistë sipas tyre dhe sot Kosova gati dy dekada pas luftës, nuk ka sa duhet as rrymë, as ujë!

                          Sidoqoftë pishtarët, që mbajtën gjallë patriotizmin në ish -Jugosllavi ishin: Adem Demaçi, Rexhep Qosja, Ukshin Hoti, Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova. Ka edhe shumë të tjerë, por ata janë në krye për nga ndikimi, qoftë intelektual, qoftë frymëzues, qoftë mobilizues.

                          Adem Demaçi mbeti atdhetar deri në vdekje dhe pas çlirimit polarizoi, përçau shumë dhe e pati të vështirë të shkëputet nga të gjykuarit komunist duke ndarë njerëzit në heronj dhe tradhtarë. Në vend se të thërriste për pajtim kombëtar dhe të festohej fitorja, parapëlqeu anësinë. Pas luftës dëmtoi veten dhe kohezionin nacional: nga urrejtja e madhe kundër Rugovës.

                          Rexhep Qosja deri te mbarimi i luftës ka dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh, pastaj aktivisht mori pjesë në fragmentim dhe përçarje. Në vend se të thërriste për pajtim kombëtar dhe festimin e fitores, ndihmoi në sekuestrimin e saj nga ata, që sot i qorton për “shtetin blegtoral” dhe për zhvatje masovike të ekonomisë nacionale. Qosja do të mbetet në histori edhe për simpatinë ndaj autokratik turk Erdogan dhe pranimin e pa rezervë dhe pa kundërshtime sulmin e tij në shoqërinë shqiptare. Qosja pas luftës dëmtoi veten dhe kohezionin nacional: nga urrejtja e madhe për Rugovën.

                          Ukshin Hoti ishte atdhetar deri në vdekje dhe nuk ndryshoi! Qe intelektuali më i përgatitur politikisht, por e shpërfillën brenda, prandaj jashtë nuk u mor askush me shpëtimin e tij. Adem Jashari mbeti atdhetar deri në vdekje dhe tronditi ndërgjegjen e kombit!

                          Ibrahim Rugova ishte atdhetar modern, europian, jo folklorik. Ai nuk dinte të gjykojë në mënyrë komuniste, si Demaçi dhe Qosja. Ai nuk ishte në kërkim të armiqve, por të miqve, as brenda, as jashtë. Deri në shpërthimin e luftës përfaqësoi denjësisht Kosovën dhe krijoi një simpati të madhe te vendet perëndimore, por edhe në botë. Të gjithë miqtë që ka sot Kosova, janë meritë e tij, me përjashtim të Erdoganit, nëse mund të quhet mik aleati i ngushtë i Putinit dhe Vuçiqit! Në epokën e Ibrahim Rugovës, bota na vështronte dhe përjetonte si viktimë, por pas luftës ishte më shumë simbol, ishte një hije dhe më tepër famë, se sa pushtet real. Dëmtoi veten pas shpërthimit të luftës.

                          UÇK mbeti atdhetare deri në dëbimin e Serbisë. Pas çlirimit nxitoi me nervozë për të përvetësuar të gjitha meritat dhe krejt pushtetin. „Mos e prek, UÇK!”, mund të lexohej nëpër dyer të banesave në vitin 2000 në Prishtinë. Sot jemi aty ku jemi! Gjendje me të cilën janë të kënaqur ish komandantët e UÇK-ës dhe ku njëri prej tyre quan Kosovën Zvicër të Ballkanit, i dyti qorton rininë, se nuk paskan dëshirë të punojnë, kurse tjetri pranon se Kosova kishte ushtri me 60.000 ushtarë! Tani u mbetet arkeologëve të zbulojnë vetëm kazermat e asaj armate!

                          Ato personalitete më lartë janë më meritorët për lirinë, por të mbijetuarit, si Demaçi dhe Qosja edhe për gjendjen e mjerë pas luftës, sepse kontribuuan aktivisht në krijimin e kaosit dhe hedhjen e synimeve kryesore, ndërtimin e shtetit me dije, në rend të tretë. Çdo gjë u shndërrua në tallava diskurs. Asgjë dhe askush nuk mbeti me dinjitet: çdokush mund të shpallej tradhtar, çdokush atdhetar. Po ripërsëritej periudha e pas Luftës së Dytë Botërore, kur partizanët gjysmanalfabetë ndanin popullin në të mirë dhe në të ligë dhe pasi dëbuan fashizmin, nisën me arrestimin dhe vrasjen e pjesëtarëve të popullit të vet, që mendonin ndryshe nga të armatosurit e djeshëm.

                          Pasi SHBA me UÇK-në dhe aleatët çliroi Kosovën, Kosova nuk brengosej për krijimin e shtetit të së drejtës, por nisi vjedhja e saj, thua se vendin e kishin marrë përkohësisht me qira nga Serbia dhe duhej të vidhnin sa më shumë, sa më shpejt para se të kthehej ajo. Sot komandantët kryesor janë të pasur!

                          U hodh populli në komë dhe njëzet vite pas luftës, nuk ka ende sa duhet rrymë dhe paratë që fiton Erdogani në Kosovë dhe paratë që fitonte Serbia në Kosovë, i investojnë për ta shpërfytyruar vendin dhe për ta shndërruar Kosovën në koloni jo vetëm serbe, por edhe turke. Aleanca e ngushtë Putin-Erdogan ishte projekti i ri për Kosovën dhe, si edhe në histori, ata gjenin gjuhë dhe interesa të përbashkëta, fundi i fundit, si edhe tani për ushtrinë.

                          Liria kërkon përgjegjësi. Përgjegjësi dhe dije. Në komunizëm mendonte partia për popullin, në demokraci mendon individi pikë së pari për shoqërinë dhe pastaj për vetveten. Demokracia ofron mundësi për përparim dhe duke mbrojtur vlerat e saja, mbrojmë individualisht të drejtat tona. Në komunizëm kur mbrohej sistemi, ruhej pezullimi i lirisë individuale dhe kolektive. Populli u manipulua, u përça dhe politikanët i silleshin dhe i sillen si kurva, sa herë afrohen zgjedhjet, për t’ia nisur vjedhjes dhe punësimit të të afërmeve, sapo të marrin pushtetin.

                          Sot jemi aty ku jemi dhe kemi humbur simpatinë e Europës dhe në kohën e komandantëve, nuk vështrohemi më si viktima, por si kriminelë, prandaj krahinës së vogël, me aq banorë sa një qytet mesatar, që e vet e çliruan, nuk i heqin vizat dhe e kanë mbyllur si të sëmurin në psikiatri. Thjesht Europa me 512 milionë banorë, ka frikë nga disa mijëra shqiptarë, që do të emigronin. Frikën ua kemi imponuar ne me shtetin gati mafioz dhe tallava!

                          Rehabilitimi i armikut fillon me negociata, gjersa mbetjet e mijërave vetave gjenden diku nëpër gropa anonime në Serbi. Duke mos kërkuar ato, pozicioni i kundërshtarit përforcohej. Rehabilitimi i Serbisë u bë me shpërfilljen e 20.000 grave të dhunuara dhe mungesa e këmbënguljes për dëmshpërblim, çfarë do të dobësonte pozicionin e kundërshtarit. Pranuan negociata thua se po bëheshin pas një loje futbolli. Krimineli dhe viktima përpiqeshin të përmirësonin raportet në mes vete, gjersa i pari tërbohej edhe për një simbol shqiponje! Bëheshin negociata gjersa në mënyrë agresive sulmohej shteti i Kosovës dhe investohej për të tërhequr apo penguar njohjet!

                          Taksat prej dhjetë për qind, u interpretuan si synim për pastrim etnik. Taksat prej njëqind për qind, u interpretuan si dëshirë për pastrim etnik. Themelimi i ushtrisë, interpretohet si synim për pastrim etnik, edhe pse serbet e Kosovës nuk i shqetëson njeri. Ai pezmatim flet për zhgënjimin e qeverisë serbe, pse Kosova nuk po ndërtohet vetëm sipas dëshirës së racës superiore serbe, që ua kishte mundësuar Thaçi.

                          Pas çlirimit të Kosovës, nisi okupimi ndryshe: në një anë Serbia dominonte tregun, pra ekonominë, në anën tjetër u rishfaq osmanizmi, program i së cilit ishte rikthimi i në një mënyrë tjetër i perandorisë së shuar dhe në vend të investimeve nëpër spitale, rrugë, shkolla, universitete, në Kosovë nisi ndërtimi i xhamive dhe sot Kosova ka më shumë xhami, se sa ka pasur gjatë pushtimit pesëshekullor osman. Xhamitë duhet të ndërtohen kudo që populli ndjen dhe shpreh dëshirë, por jo kur dhe ku ndjen nevojë miku i Putinit, Erdogani.

                          Kur psikopati shqiptar fiton pushtet, ai nuk zgjedh as aleatin, as mikun, por vetëm ata që i shërbejnë përforcimit të karrierës. Tek ata nuk shquhen interesat nacionale, por ato personale. Edi Rama disa herë voton kundër SHBA-ve në OKB, edhe pse mik real tjetër kombi shqiptar në botë nuk ka! Ky dhe Thaçi para Erdoganit trishtohen dhe çdo kërkesë e tij, është dekret sulltani.

                          Sikur të kishim ruajtur ujin e pistë të Adenauerit dhe ta venim në përdorim për interesa nacionale, nuk do t’i kishim sot bujqit nëpër Kuvende, por ata nëpër ara dhe të dijshmit me pushtet! Sot nuk do të kishim folur për viza, por për aderim, madje ndoshta edhe tashmë të anëtarësuar në Europë. Sot ata që na çliruan, na refuzojnë! Me njerëzit me merita, që i përkrahën Demaçi dhe Qosja, sot gjendemi para arrestimit të atyre që rrezikuan jetën për atdheun. Disa prej tyre meritojnë mirënjohje dhe përmendore, por jo pushtet politik, sepse u mungon dija dhe Kuvendi është shndërruar në një lamë çobanësh. Ja pse nuk derdhet uji i pistë, kur nuk ke mjaftueshëm ujë të pastër! Nuk e kishte as Gjermania, e ne, aq më pak!

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          “Dailymail”: Në Ballkan do ketë ndryshime kufijsh, shqiptarët faktor i rëndësishëm

                          Loading...

                          Recommended

                          Edi Rama rreshtohet në krah me Vuçiqin

                          2 years ago

                          SHBA-të vendos sanksione shtesë Rusisë, Moska reagon me zemërim

                          2 years ago

                          Lajmet e fundit

                          Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                          18/11/2022

                          Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                          05/08/2022

                          Heshtje para furtunës

                          25/07/2022
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.