February 6, 2023 - 04:23
Lajm.co
10 °c
Pristina
13 ° Sat
14 ° Sun
15 ° Mon
15 ° Tue
  • Ballina
  • Opinion

    Heshtje para furtunës

    Më rëndësi ka të mos shpallni ‘non-grata’ Tony Blairin

    Si duket një Vuçiq i toleruar përtej vijave të kuqe të Perëndimit

    WASHINGTON, DC - DECEMBER 14:  Gary Kasparov, Chairman of the Human Rights Foundation, participates in a Commission on Security and Cooperation in Europe, hearing, focusing on the five-year anniversary of the Magnitsky Act, on Capitol Hill December 14, 2017 in Washington, DC.  (Photo by Mark Wilson/Getty Images)

    Nuk është koha për të zbutur qëndrimin ndaj regjimit të Vladimir Putinit

    Pse anatemohet historiani Hasan Kaleshi

    Serbia u krijua si entitet politik në shekullin e XIX mbi popullsinë Shqiptare dhe Vllahe

    Trending Tags

    • Lajme

      Vrasësit engjëllorë

      Ngritja e bazës së NATO-s në Durrës, alarmon Moskën dhe Beogradin

      Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

      Aprovohet liberalizimi i vizave për Kosovën

      Trifunoviq: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

      Franca pajtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën?

      Trending Tags

      • Politikë

        Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

        Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

        USA and China trade war. of global business Concept. vector illustration

        Rendi i ri global: Liberalizëm apo komunizëm i ri modern

        Perëndimi ka vendosur ta përfundojë projektin e Kosovës

        Dy pasqyra shqiptare për të njëjtin Vuçiq

        Pse Perëndimi ka nevojë për Erdoganin më shumë se kurrë

        Trending Tags

        • Biznes

          BE-ja nuk ushqen por “ha botën” në kurriz të mjedisit

          Shqipëria korridor i ri tranziti energjetik drejt Ballkanit dhe Evropës

          “Durrës Dry Port”, detaje nga mega-projekti që synohet të ndërtohet në Prishtinë

          Rebusi i gazit në Evropë

          Finalizohet marrëveshja e Kosovës me MCC-në, do të dhurohen mbi 200 milionë euro për energjinë

          ATK për katër muaj mbledh afro 40 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

          Trending Tags

          • Teknologji

            Veturat Tesla edhe në Kosovë, flet njeriu që i solli

            Uber do të testojë shpërndarjen e ushqimit me robotë

            Elon Musk mbledh 7 miliardë dollarë për të financuar blerjen e Twitter

            Tregu NFT është në prag të kolapsit

            Këta dronë po mbjellin 40,000 pemë çdo ditë për të luftuar shpyllëzimin

            Si mund të mos shohin miqtë tuaj që ju jeni online në Facebook

            Trending Tags

            • Lifestyle

              Kujdes nga fjalët e lagjës

              Çfarë zbulon zëri për personin

              Mirësia që ti dhuron në këtë botë, gjithmonë do të kthehet

              Çfarë thotë mënyra se si ju flini për marrëdhënien tuaj

              Cilët janë tipat e njerëzve që nuk mbajnë dot një sekret

              Nostalgjia: Pse të menduarit për të kaluarën mund të jetë diçka e mirë për ne

                          No Result
                          View All Result
                          Lajm.co
                          No Result
                          View All Result
                          Home Politikë

                          A do të matet me përqindje përfaqësimi i grave në qeverinë e ardhshme

                          Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, gratë siguruan 38 nga 120 ulëse sa ka Kuvendi i Kosovës dhe tani çështje tjetër mbetet përfaqësimi i grave në qeverinë dhe institucionet tjera që pritet të formohen. Përfaqësues nga shoqëria civile thonë se duhet të zbatohet Ligji për barazi gjinore, i cili parasheh përfaqësimin 50 me 50 për qind për të dy gjinitë

                          by Lajm.co
                          08/12/2019
                          in Politikë
                          0
                          Share on FacebookShare on Twitter

                          Një fakt i rëndësishëm që është vlerësuar në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, ka të bëjë me atë se shumica e grave të zgjedhura në kuvend, kanë arritur të sigurojnë pozitën e deputetes me anë të votave dhe jo përmes kuotës gjinore.

                          Sistemin e kuotave në Kosovë për herë të parë e pati aplikuar Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), në vitin 2000. Në bazë të një rregulloreje, ky mision kërkonte që së paku 30 për qind të kandidatëve në listat e partive të jenë të gjinisë femërore. Në këtë kuadër, kërkohej që 30 për qind të përbërjes së legjislativit ta kenë gratë.

                          Por, përtej kuotës, është edhe Ligji për barazi gjinore i cili parasheh një përfaqësim të barabartë të gjinive, në kandidim dhe përfaqësim.

                          Blerta Aliu nga Instituti Demokratik i Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se kuota gjinore ka paraqitur efektet pozitive, por ajo preferon që partitë apo subjektet politike që garojnë në zgjedhje, të kenë në listat e tyre 50 për qind kandidate gra.

                          “Megjithatë edhe në këtë vit, nuk kemi parë gatishmëri të subjekteve politike në këtë drejtim. Shumica prej tyre e kanë respektuar kuotën prej 30 për qind për shkak se është obligim ligjor. Megjithatë, ideale do të ishte që të kishte garë të barabartë dhe pastaj edhe përbërja e Kuvendit do të ishte më e barabartë se sa që është sot”, tha Aliu.

                          Ndërkaq, Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, thotë se kuota gjinore në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor, tregoi efekte maksimale, pasi gratë janë votuar më shumë se sa në ciklet tjera zgjedhore.

                          Pavarësisht kësaj, ajo kërkon nga subjektet politike të cilat do arrijnë të krijojnë qeverinë e re, të zbatojnë Ligjin për barazi gjinore.

                          “Do të duhej që Ligji për barazi gjinore të respektohet në masën e duhur në Kosovë, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani. Presim që kësaj radhe të reflektojë lidershipi dhe të jetë një vit i barazisë gjinore, 50 me 50 për qind në qeverisje. Të tejkalohet kjo kuotë dhe të ndërrojë ky diskurs, pasi të gjitha vendet po avancojnë në këtë drejtim e pse Kosova të mbetet e fundit sa i përket barazisë gjinore”, tha Demolli.

                          Sipas Ligjit për barazi gjinore “përfaqësimi i pabarabartë është atëherë kur pjesëmarrja apo përfaqësimi i njërës gjini, është më i ulët se 50 për qind në çdo organ dhe nivel vendimmarrës në jetën politike dhe publike”.

                          Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje në Kosovë konsiderohet të jetë e vogël, përkundër kërkesës ligjore, thotë Demolli, duke shtuar se te partitë politike ende mbizotëron mentaliteti patriarkal.

                          “Votuesit e treguan se janë për barazi gjinore, votuan gratë dhe i besuan që të jenë deputete. Por, partitë politike janë ato që janë patriarkale dhe nuk është në vullnetin e tyre politik që t’i ndryshojnë gjërat ose nuk janë ende pro barazisë gjinore”, shprehet Demolli.

                          Edhe Blerta Aliu nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se pjesëmarrja politike e grave po rritet gradualisht, ndonëse megjithatë pabarazia gjinore, sipas saj, mbetet evidente në pozita vendimmarrëse, për shkak të mungesës së gatishmërisë së partive politike.

                          “Nëse e shohim mungesën e gatishmërisë për t’i bërë listat zgjedhore 50 me 50 për qind, por edhe duke u bazuar në përvojat e qeverive të kaluara ku numri i grave në pozitat udhëheqëse ka qenë tejet i ulët, atëherë ne mund të themi se nuk e vërejmë një pjekuri dhe një gatishmëri të liderëve dhe subjekteve politike që të japin hapësirë të barabartë të dyja gjinive në këto pozita”, tha Aliu.

                          Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia e dytë i kanë nisur negociatat për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Në lidhje me përfaqësimin gjinor, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, lider i Vetëvendosjes dhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani patën deklaruar se janë dakorduar që 30 për qind të qeverisë së ardhshme do ta përbëjnë gratë.

                          Në kuadër të nismave sensibilizuese për përfaqësim të barabartë dhe lidership, edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, tha të mërkurën në Prishtinë, gjatë lansimit të projektit “Akademia për lidership dhe fuqizimi i grave dhe vajzave për proceset e vendimmarrjes në Kosovë”, se fuqizimi i gruas paraqet një pasurim në politikë, ekonomi dhe për gjithë shoqërinë.

                          Përderisa Kuvendi i Kosovës pritet të ketë të paktën 38 gra deputete, kurse mbetet të shihet se cili do të jetë përfaqësimi në qeveri. Një çështje tjetër që në vazhdimësi është ngritur si shqetësim sa i përket përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje, ndërlidhet me pushtetin lokal, pasi që të 38 komunat e Kosovës udhëhiqen nga burrat.

                          Loading...
                          Lajm.co

                          Lajm.co

                          Next Post

                          Ministri rus i Mbrojtjes: Raportet Rusi-NATO po degradohen çdo ditë

                          Loading...

                          Recommended

                          Raketën hipersonike Putini e konsideron dhuratë të Vitin e Ri për rusët

                          4 years ago

                          Apple për tre muaj gjeneron mbi 80 miliardë dollarë të ardhura

                          1 year ago

                          Lajmet e fundit

                          Me Rusinë apo Perëndimin, me kë është Turqia

                          18/11/2022

                          Orban sulmon Sorosin: Ka një ushtri që e përdor ndaj kundërshtarëve

                          05/08/2022

                          Heshtje para furtunës

                          25/07/2022
                          Loading...

                          Newsletter

                          Mos humbisni, antarsohuni dhe merreni lajmet e fundit ne emailin tuaj.

                          ABONOHU

                          Category

                          • Biznes
                          • Lajme
                          • Lifestyle
                          • Opinion
                          • pakatekorizuar
                          • Politikë
                          • Teknologji

                          Site Links

                          • Log in
                          • Entries RSS
                          • Comments RSS
                          • WordPress.org

                          Rreth Lajm.co

                          E drejta themelore për tu informuar. Transparenca është moto e politikës redaktuese. Kurse informimi i paanshëm objektiv dhe mision i pa negociueshëm përballë çdo grupi të interesit.

                          • About
                          • Advertise
                          • Careers
                          • Contact

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.

                          No Result
                          View All Result
                          • Home
                          • Opinion
                          • Lajme
                          • Politikë
                          • Biznes
                          • Teknologji
                          • Lifestyle

                          © 2018 lajm.co - Lajm.co is a registered trademark of "lajm.co sh.p.k.". lajm.co.