“Këtë vit po punojmë nëpërmjet programit të partneritetit Shqipëri-Nju Xhersi për të identifikuar 35 prokurorë dhe hetues nga Nju Xhersi dhe federalë për t’u trajnuar mbi legjislacionin e ri penal shqiptar. Nga fillimi i vitit 2020 prokurorët amerikanë do të ofrojnë trajnim mbi SPAK mbi çështje të tilla si lufta ndaj korrupsionit, pastrimit të parave, trafikimit të njerëzve, për t’u siguruar që prokurorët e SPAK kanë mjetet për të vënë në shënjestër krimin dhe korrupsionin e nivelit të lartë”, thotë Ambasada Amerikane përmes një video-mesazhi të shpërndarë këtë të enjte.
Ambasada shton se Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën dhe paralajmëron se as dosjet e bujshme korruptive të së shkuarës nuk do të kenë imunitet.
“Me t’u ngritur do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur. Ditëve të shkuara të zyrtarëve të korruptuar dhe bosëve të krimit që ishin të paprekshëm po iu vjen fundi. Ditët e shkuara të drejtësisë selektive do të zëvendësohen nga drejtësia për të gjithë”, thotë përfaqësia diplomatike e Uashingtonit në Tiranë në video-mesazh.