Lifestyle

Zgjidhet një mister tjetër i Ishullit të Pashkës

Moait, figurat e famshme prej guri në Ishullin e Pashkës kanë shekuj që mahnitin. Tani një studim i realizuar nga një ekip i përbashkët mes universiteteve të Pensilvanisë dhe Binghamtonit ka zgjidhur një tjetër mister që vishte statujat

Si kanë mundur vendasit të vendosin kapele guri mbi kokat e disa prej tyre? Këta gurë arrijnë deri në 13 tonë dhe janë prodhuar me gurë vullkanik të kuq, një material i ndryshëm nga ai i statujave. Kërkuesit kanë arritur të krijojnë modele tridimensionale të disa prej tyre për të gjetur gjurmë që mund t’u sugjeronte ndonjë pistë.

Ajo që zbuluan ishte se blloqet e gurëve u transportuan deri në vendin e statujave dhe u gdhendën në këmbët e statujave, por si i ngjitën deri mbi kokë? Autorët e studimit shpjegojnë me shumë siguri se vendasit kanë ndërtuar terren të pjerrët druri që shkonte nga dyshemeja deri tek maja e kokës së statujave. Më pas kanë përdorur një teknikë që përdoret për të ngritur varkat që kanë rrëshqitur. Kjo teknikë konsiston në lidhjen e një litari rreth objektit që do të lëvizë. Më pas vendasit ngjiteshin përmes së përpjetës dhe tërhiqnin gurin, derisa ta vendosnin mbi kokën e statujës. / bota.al

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *