Lajme

Zëvendësja e Daçiqit thotë se “është iluzion të mendohet se mund ta ruajmë Kosovën”

Nënkryetarja e Partisë Socialiste Serbe (SPS), partisë së Ivica Daçiqit, Slavica Gjukiq Dejanoviq, ka thënë se tejzgjatja e gjendjes së konfliktit të ngrirë, siç është rasti me Kosovën, nuk është në interes të njerëzve dhe se duhet gjetur zgjidhje kompromisi sa më shpejtë që të jetë e mundur

Marrësit e vendimit për Kosovë duhet të bëjnë përpjekje maksimale që të arrihet deri tek kompromisi, deklaroi më tej Dejanoviq, duke shtuar: “Unë them se udhëheqësia e Serbisë këtë e bën në mënyrën më cilësore. Mendoj se presidenti është duke investuar energji të madhe. Në bisedime e kompromise, gjithkush diçka humb e diçka fiton. Duhet të jemi të vetëdijshëm se çështja e Kosovës pa këto nuk mund zgjidhet”, tha ajo për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”.

Në pyetjen nëse është e mundshme të ruhet Kosova, dhe që Serbia të mos ndiej kurrfarë pasojash në cilindo plan, ajo ka thënë se “kjo nuk është realiste”. “Ne të gjithë do të donim ta ruanim Kosovën, por ky është iluzion. Duhet të jemi realistë dhe duhet ta dimë ku jetojmë. Dialogu dhe marrëveshja është e vetmja mënyrë që problemi i Kosovës të shkrihet dhe të krijohen kushtet për shkrirje”, tha Gjukiq Dejanoviq, transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të saj, konflikti afatgjatë i ngrirë i bën dëm cilësisë së jetës së njerëzve. “Kur vjen moti i keq, e fatkeqësisht, fati i njerëzve që jetojnë në Kosovë karakterizohet me mot të keq, më mirë të presim pak për kohë më të mirë për zgjidhje të problemeve. Nëse zgjat shumë ky mot i keq, atëherë më së shumti vuajnë ata njerëz”, deklaroi Gjukiq Dejanoviq, zyrtarja e partisë së ministri serb të Jashtëm, Ivica Daçiq.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *