Sport

Wilder i pamëshirshëm, fiton me nokaut ndaj Ortiz

​Deontay Wilder ka mbrojtur titullin në WBC, duke mposhtur me nokaut boksierin Luis Ortiz

Boksieri amerikan Deontay Wilder ka treguar edhe një herë tjetër se është gati për të luftuar me Anthony Joshua për kampion të botës.

Këtë e tregoi ndaj boksierit kuban, Luis Ortiz, të cilin e mposhti me nokaut në raundin e 10.

Kjo ishte hera e parë që një boksier i qëndron amerikanit mbi shtatë raunde, pasi të gjithë i ka të fituar më herët.

Ortiz qëndroi edhe në raundin e tetë dhe të nëntë, për t’u rrëzuar më pas në raundin e 10, pas goditjeve të pamëshirshme të Wilder.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *