Lajme

Vjen reagimi i parë nga Qeveria shqiptare, për idenë e Hashim Thaçit për “korrigjim kufijsh”

Qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama kanë heshtur deri më tani, për debatin e hapur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që ka kërkuar korrigjim kufijsh me Serbinë. Pas ditëve të tëra debatesh, Pandeli Majko është i pari që reagon nga Qeveria shqiptare

Ai ka reaguar pas një deklarate të Tritan Shehut, që e ka përmendur atë. “Tritan Shehu ka deklaruar se ideja për ndryshimin e kufijve e hapur së fundmi…”E mori zanafillën në një deklaratë të ministrit Majko… në një ambient të papërshtatshëm duke hedhur një ide të tillë që nga janari kryeministri do rrëzojë kufirin Shqipëri-Kosovë.” (!?) (As serbi Gjuric nuk e rëndoi kaq shumë këtë deklaratë të pathënë)

Të lidhësh dëshirën për lëvizjen e lirë të njerzve dhe mallrave midis Shqipërisë dhe Kosovës, me temën ndryshimit të kufijve është papërgjegjshmëri. Kjo temë është dakordësuar midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe u ripohua sërish nga kryeministri Haradinaj gjatë vizitës së fundit në Vlorë. “Rrëzimi i kufirit” si term, përdoret në rastet e embargove… Lëvizja e lirë nuk ndryshon kufijtë.

Ndryshimi i kufirit nuk është funksional në kohët e reja të procesit të integrimit europian. Shqipëria dhe Kosova nuk mund të bëjnë dy gjëra të kundërta në të njëjtën kohë. Këto dy shtete nuk mund të “ndahen” për tu integruar. Integrimi europian është një proces ku shqiptarët kanë hyrë pasi aty përfaqësohen edhe interesat e tyre. Kjo i bën ata protagonistë dhe jo frikacakë. Sigurisht”, shprehet Majko.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *