Lajme, Lajmi kryesor

Vetëvendosje sinonim i Albin Kurtit

Albini njeri i sakrificës. Ideali i tij, ti shërbej vendit e kombit; I pakursyeshem; I gatshëm të bëjë çdo gjë që i kërkohet, apo e sheh të nevojshme për këtë. Liria dhe vetëvendosja, dy aksiomat e tij, dy pikënisjet dhe mbërritjet. Pa liri s’ka vetëvendosje, pa vetëvendosje s’ka liri.. Modest por i palëkundur dhe i papërkulur para askujt; I butë e i mirëkuptueshëm për miqtë; I ashpër e i vendosur përpara kundërshtarëve; Beson në atë që e thotë dhe angazhohet me vetëmohim për atë që është i bindur

Nga Nuhi Ismaili

Ky është Albin Kurti, lideri i vetëm politik në Kosovë që ka bindje ideologjike e kombëtare, për të cilat është i gatshëm të sakrifikohet me bindje të plotë se po i shërben vendit e kombit, duke u bërë kështu i pa kursyeshëm për vetën dhe jetën e tij përpara idealit që ia beson dhe është i gatshëm të bëjë çdo gjë që i kërkohet, apo e sheh të nevojshme për të realizuar idealin e tij qytetarë e kombëtar. Liria dhe vetëvendosja, dy aksiomat e tij, dy pikënisjet dhe mbërritjet. Pa liri s’ka vetëvendosje, pa vetëvendosje s’ka liri..Lideri i vetëm politik që provokon ndjenën kombëtare tek shqiptarët dhe lideri i vetëm politik që provokon faktorin ndërkombëtar për qasjen e tyre ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Albin Kurti, të drejtën për liri dhe vetëvendosje nuk e ka frustrim por bindje se faktori ndërkombëtar po sillet keq me shqiptarët duke i lënë më të izoluarit në Evropë në kohën kur edhe zonat e luftës si Ukraina e Gjeorgjia morën liberalizim e vizave, ndërsa Kosova që është udhëhequr dhe po mbikçyret nga misionet më të mëdha ndërkombëtare të OKB-së e BE-së nuk e ka lirin e lëvizjes. Po del që Kosova po të ishte pjesë e Serbisë pasi nuk po lejohet të jetë pjesë e Shqipërisë, përpara një dhjetëvjetëshi do të kishte liberalizim të vizave. Kjo do të thotë se misionet ndërkombëtare në Kosovë ishin nën nivelin e administratës serbe.

Albin Kurti, nuk e ka frustrim por bindje se Serbia e është përgjegjëse për luftërat në ish Jugosllavi dhe partia e kasapit të Ballkanit Millosheviqit, është vazhdimisht në pushtet, kurse Lëvizja Vetëvendosje që është sinonim i Albin Kurtit, stigmatizohet, akuzohet, përndiqet, burgoset, izolohet pse promovon dhe mbron të drejtën për liri dhe vetëvendosje . Albini, angazhohet politikisht e qytetarisht me bindje se shqiptarët duhet të kenë vizion të çartë për të ardhmen dhe nuk mund të presin byrokracitë evropiane dhe proceset dezintegruese të Evropës në kohën kur dyshtetësia u pranohet të gjithë popujve, përveç shqiptarëve. Madje edhe menaxhimi i integruar i kufijve u pranohet të gjitha shteteve përveç Kosovës e Shqipërisë. E Kosova paradoksalisht është i vetmi shtet në botë që e ka të ndaluar me Kushtetutë të drejtën e vetëvendosjes në kohën kur kjo e drejtë i njihet Skocisë por edhe Britanisë për të dalur nga BE-ja. Kjo është një hipokrizi dhe mungesë lidershipi dhe vizioni tek BE-ja, një paragjykim dhe dënim për shqiptarët si popull e jo frustrim madje as ekstremizën e radikalizëm politik tek Vetëvendosja e Albin Kurti, siç kanë dëshirë ta cilësojnë vendor e ndërkombëtar.

Hapësirë etnike shqiptare sipas Albinit, do të thotë integrim në BE, që populli shqiptar ti ketë të drejtat e liritë e barabarta pa marr parasysh në cilin shtet jeton. Hapësirë e lirë dhe e papenguar etnike është Bashkimi Evropian e nuk është Shqipëria e Madhe si po akuzon propaganda serbe. Shtet i madh është ai që lyp kufij historik e gjeostrategjik, duke nënshtruar e shpërngulur popujt e tjerë siç ka bërë Serbia tash e 150 vjet.

Liria dhe vetëvendosja, dy aksiomat e Albin Kurtit, dy pikënisjet dhe mbërritjet e tij. Pa liri s’ka vetëvendosje, pa vetëvendosje s’ka liri, nuk e kundërshtojn faktorin ndërkombëtar si koncept, por që ka hipokrizi politike dhe shqiptarët e Kosovës nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim politik që e bënë nervoz Beogradin, kjo është evidente. E angazhimi i pa kompromis i Albin Kurtit për jetësimin e dy aksiomave të tij politike po e pengon byrokracinë ndërkombëtare dhe po e rrezikon udhëheqjen politike të Kosovës, që as nuk ka bindje politike, as nuk ka dije e as vizion e as platformë politike se si dhe kur duhet shteti i Kosovës të ketë integritet, subjektivitet e sovranitet të plotë.

Erozioni i demokracive është i dukshëm. E është shtresa e mesme ajo që i është dorëzuar një radikalizmi afektiv. Janë qytetarët normalë, që ndjehen të shpërfillur nga partitë e tyre e Albin Kurti modest por i palëkundur dhe i papërkulur para askujt; I butë e i mirëkuptueshëm për miqtë; I ashpër e i vendosur përpara kundërshtarëve është zëri i kësaj shtrese.

Qytetari i zemëruar është acaruar me shtetin dhe ky qëndrim ngrihet kundër aftësisë demokratike për konsensus. Qytetari i zemëruar e i papunë jeton në defanzivë. Ai dëshiron të ruajë traditën e vendlindjes, atdhetarinë, dhe është skeptik deri në mosbesim ndaj, klasës politike. Albin Kurti, këtij qytetari të zemëruar e skeptik i bënë thirrje që të aktivizohet politikisht duke u ofruar edhe program qeverisës po këtij tip qytetari.

Ky është acarimi i të shpërfillurve, i shtresës së mesme që ndjehet e injoruar. Një e mesme që është shtyllë mbajtëse e shtetit dhe shoqërisë: si me besnikërinë ndaj shtetit ashtu edhe me pagesat e tatimeve. Një e mesme që përjeton se si kursimet e saj po zhduken përmes një politike me norma zero interesi të bankave. Një e mesme, që sheh se si të pasurit e super të pasurit dhe firmat e bizneset e tyre nuk paguajnë tatime – por fshihen në oazë fiskale. Një e mesme që sheh me sytë e saj, se si mijëra të rinj janë të papunë, me gjithë shkollimin. Një shtresë e mesme që sheh se si shpenzohen apo shpërdorohen milionat e tatimeve që asaj/atij nuk i sjellin në jetën e përditshme asnjë përmirësim. Një e mesme që me skërmitje dhëmbësh kupton se si mbahen me para njerëzit e militantët partiak.

Albin Kurti, e përfaqëson politikisht këtë shtresë i bindur në atë që e thotë duke u angazhuar me vetëmohim për atë që është i bindur, e jo i frustruar e jo servil i ndërkombëtarëve. I bindur e besimplotë se Demarkacioni dhe ‘Zajednica’ janë të dëmshme për shtetin e Kosovës me bindje ndërmori edhe veprime në Kuvendin e Kosovës për të penguar jetësimin e këtyre dy të këqiave, por ai sot nuk di për të satën herë është i paraburgosur politik dhe nesër drejtësia e kapur edhe mund ta dënoi me burg Albin Kurtin, që sakrifikohet me bindje për vendin e kombin.

E fatkeqësisht kundër tij kohëve të fundit po dëgjohen zëra edhe brenda shpirtit politik të Albinit në Lëvizjen Vetëvendosje. Zëra këta që përveç krrokamës nuk përfaqësojnë asgjë tjetër, por mund ta lëndojnë shpresën për liri, barazi, drejtësi, solidaritet e dinjitet kombëtar.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *