Kulturë

Veshjet e vajzave të Lunxherisë: Nga xhupleta te ngjyrat fantastike

Albumi fotografik i përgatitur në Tiranë në vitin 1976 përcjell artin popullor përmes veshjeve të krahinave të ndryshme në Shqipëri

Autorë të këtij albumi janë etnografi shumë i njohur Rrok Zojzi, i cili në ndërmarrjen e tij shumë interesante është mbështetur si bashkëautorë nga Abaz Dojaka dhe Hasan Qatipi dhe si fotografë nga Halit Gjiriti dhe Nikolin Baba. Albumi ka qenë një nga materialet publicitare të asaj kohe dhe është shpërndarë edhe jashtë vendit. Ai është botuar i shoqëruar me shënime në shqip, anglisht dhe frëngjisht.

Është një set fotografik ku më të bukurat që kemi vecuar janë veshjet popullore të të gjithë zonave të Shqipërisë. Ata spikasin jo vetëm për larminë e jashtëzakonshme të ngjyrave dhe motiveve, por kujdesi i autorëve ka sjellë me elegancë së bashku me to edhe një galeri portretesh dhe peisazhesh nga e gjithë Shqipëria. Eshtë një koleksion i rrallë, vlerat e të cilit jo vetëm që nuk humbasin kurrë, por me cilësinë që ka ata vetëm shtohen, duke u bërë një thesar i paçmuar./27.al

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *