Ekonomi

Vendimi i MTI-së për taksa ndaj qumështit nga Bosnja s’po zbatohet, Dogana arsyetohet

Ka rreth një muaj që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë vendim për të taksuar qumështin që vjen nga Bosnja, por një vendim i tillë vazhdon të jetë i pavlefshëm

Më 16 prill, kjo ministri kishte vendosi taksën prej 17% për qumështin nga Bosnja si masë e përkohshme mbrojtëse e prodhimit vendës, mirëpo, me gjithë kërkesën e bërë nga Dogana që vendimi të dërgohet fillimisht në qeveri, kjo nuk ka ndodhur, raporton KTV.

Ministri, Bajram Hasani, insiston se vendimi është në rregull dhe se të njëjtin duhet ta respektojnë të gjitha institucionet që kanë përgjegjësi ta bëjnë atë.

Ai ka thënë se nuk e ka ndërmend ta ndryshojë. Por, sipas Kodit të Doganës dhe Akcizës, Dogana merr urdhra vetëm nga kabineti i Qeverisë e Kosovës. Në një situatë edhe më të çuditshme është vënë Shoqata e Qumështarëve të Kosovës.

E njëjta ka marrë kërkesën nga kjo ministri që t’u dërgojë informacione shtesë për ndikimin negativ të importeve të qumështit nga Bosnja, ani pse vendimi ende është në fuqi.

Kryetari i kësaj shoqate, Ramadan Memaj, thotë se kërkesa e tyre ka qenë për të gjithë qumështin e importuar, jo vetëm nga Bosnja, duke paralajmëruar masa radikale.

Ndërsa, Arian Zeka, nga Oda Amerikane, veprimet e tilla i ka konsideruar papërgjegjësi të kësaj ministrie. Sipas të dhënave të Doganës, nga janari i vitit të kaluar e deri më 11 nga Bosnja, janë importuar mbi 8 milionë litra qumësht, në vlerë prej mbi 4 milionë eurosh.

Dy ditë pas vendimit të marrë, kryeministri i Kosovës takoi në Shkup homologun nga Bosnja, nga ku mediet e këtij vendi kanë raportuar të jetë diskutuar edhe çështja e taksës për qumështin dhe ku ishin pajtuar që vendimi të mos hyj në fuqi, por për zgjidhjen e kësaj çështjeje të takohen ministritë përkatëse.
Mirëpo, në Qeverinë e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë detaj nëse kjo ka qenë një nga temat e diskutimit.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *