Kulturë

Vendet e shenjta në Kosovë janë të shqiptarëve

Une e di qe Manastiri i Deçanit (foto), Patrikana e Pejes dhe kisha e manastire tjera neper Kosove te pushtuara prej serbeve dhe “dorezuara” prej shqiptareve nuk mund te jene ato qe ishin dikur,Manastiri i Deçanit eshte ndertuar prej shqiptareve në token e Hak Kuqit! Ka qene kishe ilire.Ata qe krenohen me Kosoven, qe bejne sikur jane patriote te medhenj, duhet te luftojne per te verteten historike te kishave ortodokse (“serbe”), duhet te pergenjeshtrojne “te vertetat” e Rakiqit e Gjuriqit

Nga Arben Rugova

Manastiri i Deçanit eshte ndertuar prej shqiptareve në token e Hak Kuqit! Ka qene kishe ilire. Pas ndarjes se Krishterimit, shumica e shqiptareve “larg” Adriatikut ishin Ortodoks. Pastaj erdh Perandoria Osmane dhe na shperlau edhe trurin. Sot, nje pjese e mire e shqiptareve te Kosoves e Maqedonise nuk ia di katraghyshit emrin, ngase te pese-gjashte brez dalin te Nikolla e Stanisha, si une te Gjoni, Gjon Vukli, Gjevukaj te Rugoves.

Sot, Rakiqi e Gjuriqi jane në Paris, ne premieren e nje filmi per Kosoven, per te vazhduar me genjeshtren “per rrezikun e kultures (fetare) serbe prej shqiptareve muslimane”. Çfare kemi bërë neve qe 17 vjet per te deshmuar se kishat e ndertuara para dhe pas ardhjes se serbeve ne Ballkan ishin te shqiptareve, asokohe te krishtere te gjithe!?

Une e di qe Manastiri i Deçanit (foto), Patrikana e Pejes dhe kisha e manastire tjera neper Kosove te pushtuara prej serbeve dhe “dorezuara” prej shqiptareve nuk mund te jene ato qe ishin dikur, ashtu sikurse e di qe jane trashigimi kulturore e Kosoves, edhe e shqiptareve të Kosoves.

Une e di qe lideret tane, nje pjese injorante dhe të paguxim, nuk mund t’ua nxjerr goja keto fjale, ngase brengosen per vota dhe per budallaqet qe nxjerr goja e Shefqetit me Irfanin. “Elhamdululah qe jam turk”!!!

Une e di qe sot Nenad Rikallo eshte minister, por deri dje nuk e njohem, nuk e tham asnje fjale per “kriminelin” e “Qeverise Haradinaj”!

Kur të kryhet nje pune, duhet mesuar prej saj, por assesi t’i kthehesh me te njejten qasje! Kur nuk e njeh te kaluaren, ashtu siç ishte, e ardhmja eshte e zymte.

Nje pjese tjeter e jona, gjithe diten flasin per pellezget, per iliret, ca vjedhin miliona, dhe lemë qytetin antik të Ulpianes te shkatrrohet. Thuajse gjithe trashigimin e kemi ne qifteli!

Ata qe krenohen me Kosoven, qe bejne sikur jane patriote te medhenj, duhet te luftojne per te verteten historike te kishave ortodokse (“serbe”), duhet te pergenjeshtrojne “te vertetat” e Rakiqit e Gjuriqit, te shikojne me llupe punen e ministrit Rikallo, te nxjerrin ne siperfaqe Ulpianen, ta sjellin boten aty, me synim qe te perfitojne materialisht dhe kulturalisht, qe te krenohen se jane shqiptare, para se gjithash!

Tash 17-18 vjet pas çlirimit, Serbia nuk do te duhej te ishte prioritet i qeverisjes dhe as opozitarizmit ne Kosove. Por derisa te jete, kjo klase politike duhet të turperohet! Jane te kota “broçkullat” per origjinen tone, per te kaluaren!

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *