Lajme

Vendet e BE-së nënshkruan një pakt për mbrojtjen

Njëzetetre vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë nënshkruar një marrëveshje historike për të bashkëpunuar më pranë në fushën e mbrojtjes. Marrëveshja e njohur si Bashkëpunimi i Përhershëm i Strukturuar, ose PESCO, – i lidh ligjërisht vendet nënshkruese në projekte të përbashkëta për mbrojtjen dhe për rritjen e shpenzimeve

Britania, një prej fuqive më të mëdha ushtarake të bllokut, i ka rezistuar prej një kohe të gjatë këtyre përpjekjeve, por largimi i saj prej bllokut i ka bindur vende të tjera anëtare që ta vazhdojnë realizimin e objektivave të tyre.

Marrëveshja ka mbështetje financiare një fond prej

$5.8 miliardë dollarësh për blerjen e armëve – plus një sasi tjetër parash për operacionet dhe kërkimet për mbrojtjen. Udhëheqësit e përshëndetën paktin si një moment historik për Bashkimin Europian.

“Diçka të tillë një vit më parë shumica jonë dhe e pjesës tjetër të botës e konsideronin si të paarritshme,”- tha zonja Mogherini.

Përkrahësit e paktit thonë se ai do t’u japë fund mangësive që u vunë re gjatë ndërhyrjes së vitit 2011 në Libi, kur aleatët europianë patën mbështejen amerikane me avionë dhe municione.

Tre vjet më vonë, pushtimi i Krimesë nga Rusia i bindi shumë udhëheqës europianë për nevojën për më tepër mbrojtje.

“Tani ka një shans të cilin ata po e shfrytëzojnë, nën drejtimin e Gjermanisë dhe të Francës,”- thotë analistja Sophia Besch.

Shansi ka ardhur falë forcave politike përtej Oqeanit, kryesorja zgjedhja e Donald Trump-it si President i Shteteve të Bashkuara. Gjatë fushatës elektorale, ai e quajti NATO-n “të vjetëruar”. Edhe pse që nga ajo kohë ai ka ofruar ndihmë për Aleancën, në Bruksel dyshimet mbeten.

“Së pari, ndjenja e fortë në Europë se Amerika nuk ka për t’i shpëtuar më dhe se ata duhet ta marrin seriozisht mbrojtjen, duke u fuqizuar vetë. Pastaj është Brexit-i. Britania gjithmonë e ka kritikuar integrimin europian në fushën e mbrojtjes.”- thotë analistja Besch.

Britania, e cila sipas planit do të largohet nga BE-ja në vitin 2019, është zotuar se do ta mbështesë paktin.

“Ne mendojmë se këto ide janë premtuese dhe do t’i mbështesim ato.”- tha Ministri i Jashtëm britanik.

PESCO synon ta rrisë bashkëpunimin europian për sigurinë në nivelin e mbrojtjes kolektive, sipas Artikullit 5 të NATO-s.

“Përfaqësuesit e NATO-s po thonë se tani ata nuk shohin ndonjë rrezik dublikimi dhe as për mungesën e rëndësisë. Ata shohin nevojën që vendet europiane të shpenzojnë më tepër për mbrojtjen dhe të bashkëpunojnë më ngushtë,”- thotë analistja Besch.

Analistët thonë se Britania i druhet shfrytëzimit të dyfishtë nga NATO dhe Bashkimi Europian. Ajo mund të jetë e aftë t’u bashkohet projekteve të BE-së nën paktin PESCO, por vetëm në se do të grupi do të ofrojë fonde dhe ekspertizë të konsiderueshme.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *