Kulturë, Lajmi kryesor

VAZHDIMËSIA E PELLAZGJISHTES NË GJUHËN SHQIPE: “Shqetësuese janë rrënjët e gjuhës shqipe”

Vitet e fundit është zgjeruar shumë veprimtaria mbi historinë e lashtë të shqiptarëve dhe lidhjet e saj me pellazgët dhe ilirët, si stërgjyshat dhe gjyshat tanë. Janë botuar prova të shumta, që vërtetojnë vazhdimësinë e gjuhës pellazge, ilire dhe etruske në gjuhën shqipe. Megjithë këto të dhëna të rëndësishme, që e avancojnë shumë studimin e gjuhës dhe të Qytetërimit Pellazg, më i vjetri i kontinentit tonë dhe tregojnë vazhdimësinë e gjuhës pellazge në gjuhën shqipe, problem tek ne është se këto të dhëna, ndërsa gjejnë mbështetje të fuqishme tek lexuesit e shumtë, as nuk kundërshtohen, as pranohen, por injorohen nga studiuesit tona të gjuhësisë

NGA-LUFTULLA PEZA

Kjo përbën shkelje të rëndë të disiplinën shkencore, që më pas çon në shtrembërimin e përfundimeve dhe largimin nga e vërteta për gjuhën dhe historinë tonë. Ky largim nga rruga shkencore ka sjellë si pasojë mohimin e lidhjeve gjuhësore dhe historike midis pellazgjishtes dhe ilirishtes me gjuhën shqipe.

Nga ana tjetër me largimin nga rruga shkencore i gjuhësisë sonë është bërë pengesë serioze për ecurinë e historinë europiane, sepse gjuha shqipe është çelsi për të hapur portat e lashtësisë njerëzore dhe kur kjo çalon, çalon e gjithë historia.

Për këto shqetësime botova artikullin “Shqetësuese janë rrënjët e gjuhës shqipe” (gazeta Tirana Observer, 7 qershor 2014), duke reaguar ndaj institucioneve tona të gjuhësisë, për dy ngërçet e krijuara në gjuhësinë tonë: e para ta drejtojmë gjuhën tonë drejt bazës së saj natyrore pellazgo/ilire dhe e dyta për përsosjen e standardit të gjuhës shqipe.

Çështja themelore e shkrimit tim është kthimi i shikimit tek historia e gjuhës sonë, tek pellazgët dhe ilirët e lashtë, që padrejtësisht mohohen. Gjuha nuk është pronë e gjuhtarëve, por e popullit që e flet. Gjuhtarët dhe studiuesit, si nëpunës shteti, kanë detyrë ta lëvrojnë atë në përputhje të plotë me rregullat shkencore të njohura. Çdo shkelje e këtyre rregullave dëmton rëndë gjuhën dhe e diskriminon atë në marrëdhënie me gjuhët e tjera.

Kjo ndodh tek ne, gjuha jonë është e diskriminuar padrejtësisht dhe Qendra Albanologjike nuk merr masat e duhura. Shkelja e rregullave shkencore me vetëdije dhe qëllimisht, deri edhe falsifikim të dokumentave, për të mos evidentuar vjetërinë e gjuhës shqipe, përbën krim përpara shoqërisë.

Nga reagimi ndaj këtij artikull, nga prof. Emil Lafe (Gazeta Shqiptare, 20 korrik 2014), vejë re dy qëllime, që mundohet ti mbrojë me çdo kusht: e para ta vlerësojë me notat më të larta standardin e gjuhës shqipe, sikur në të çdo gjë është në rregull, dhe e dyta ti mbyllë derën për gjithmonë pellazgëve, “fantazmës” që kërcënon gjithnjë e më tepër gjuhën tonë. Këto qëndrime e dëmtojnë shumë procesin e njohjes dhe të thellimit të studimit të gjuhës sonë amtare.

Lexoni: Profesor Emil Lafe – E vërteta për rrënjët e gjuhës shqipe dhe të tjera…20 Korrik 2014 –

http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/e-verteta-per-rrenjet-e-gjuhes-shqipe-dhe-te-tjera—-202078.html – ose këtu:

http://www.balkanweb.com/m/art/e-verteta-per-rrenjet-e-gjuhes-shqipe-dhe-te-tjera—-202079.html (pashtriku.org.sh.b)

Gjuhën e njësuar duhet ta ruajmë dhe të mos kthehemi prapa, por dhe nyjat e ndryshkura të saj ti heqim. Karakteristikë e gjuhës shqipe, sipas mjaft dijetarë, janë fjalët njërrokëshe, dhe heqja e disa “Ë”-ve të tepërta nuk prish asnjë punë. P.sh. fjala “BUK”, e shkruar në këtë formë në mbishkrimet e lashta frige dhe lide (shekulli 7 p.e.s.), nuk ka pse të bëhet dyrrokëshe: BUKË, kur dhe gjuha e folur nuk e shqipton kështu. Të kësaj natyre ka edhe fjalë të tjera si: PUN në vend të PUNË, PUNTOR, në vend të PUNËTORË etj. Për mendimin tim gjuhës shqipe të shkruar i duhet shtuar edhe paskajorja, folje anglisht TO BE përkthehet ME QENË dhe jo JAM, siç praktikohet sot.

Duhet të përfshihen në fjalorin e gjuhës shqipe fjalët e lashta të marra nga Iliada, Odiseja etj, ashtu siç janë të shkruara gjatë shekullit 8 p.e.s.: MENI (=MËRI), ILI (=YLLI), ASHT (=ËSHTË), EST (ËSHTË), ANDRA (ËNDRA), NEPE (JEPE), BUK etj. Këto fjalë janë pasuri e jashtëzakonshme e gjuhës sonë, e bëjnë më të moçmen ndër gjuhët e tjera, prandaj mos ti lejmë jashtë fjalorit, pse janë të dialektit gegë..

Problemi themelor i gjuhësisë sonë sot nuk duhet të jetë ti heqim apo jo “Ë”-të e tepërta dhe të korrigjohen gjëra të tjera. Këto zgjidhen me mirëkuptim midis palëve. Problemi themelor janë tre:

1. të pranohet vazhdimësia e gjuhës shqipe me rrënjën e saj pellazge dhe ilire, për të cilën janë dhënë prova të shumta dhe të mjaftueshme,

2. ta pasurojmë gjuhën tonë amtare me fjalë të reja, të marra nga gjuha e folur e popullit, nga

mbishkrimet e lashta ose të krijuara nga gjuhtarët, shkrimtarët, shkencëtarët, gazetarët, mësuesit etj. Teknologjia sot ecën shumë shpejt përpara dhe gjuhtarët duhet ta pasurojnë gjuhën tonë dita ditës me fjalët përkatëse, sidomos fjalori për kompjutrin. Kam lexuar para disa vjetësh një shkrim të I. Kadaresë dhe vura re se kishte futur dy fjalë të reja dhe më erdhi shumë mirë. Në jetëshkrimin e poetit të madh rus A. Pushkin, një vend të veçante zen puna këmbëngulëse që ka bërë ai me krijimin e fjalëve të reja në gjuhën ruse.

Tregues mjaft i rëndësishëm për çdo shkrimtar, shkencëtarëve, gazetarëve etj. duhet të jetë pasurimi i gjuhës amtare me fjalë të reja, dhe kjo duhet të jetë një nga pikat e vlerësimit të tyre.

3. të ndihmojnë të mos zhduket gjuha shqipe në trevat e banuara nga shqiptarët, që ju shkëputën vendit me vendimet antishqiptare të fuqive të mëdha. Në Çamëri, Greqi, Ulqin, Tuz, Plavë-Guci, Preshevë, Bujanovc, mjaft qytete e fshatra në Maqedoni, Manastir, Ohër etj. si dhe në trevat ku jetojnë shqiptarët në Itali, Ukrainë, Krime, Turqi, Pakistan etj, ruhet gjuha shqipe, por po shkon drejt pakësimit të popullatës dhe të gjuhës shqipe.

Para 100 vjetësh Shkupi, Manastiri, Ohri, Çamëria dominoheshin nga gjuha dhe kultura shqipe, sot këto janë në harresë. Prandaj duhet të ndihmojmë të gjallërojmë gjuhën dhe kulturën tonë, që të mos ndodhë zhdukja e saj. Atje në radhë të parë kanë nevojë për shkolla dhe libra shqip dhe shteti ynë duhet të ndihmojë të mbahet kultura jonë gjallë.

Jemi bërë gazi i botës, ashtu si disa historianë sllavomaqedonas dhe historianë grekë nga Universiteti Aristoteli i Selanikut, që me plot gojën mund të themi se janë bërë bajat. Disa historianë maqedonas mundohen me zell të madh ta paraqesin Aleksandrin e Madh të Maqedonisë, prijës sllavomaqedonas, megjithëse dihet që Aleksandri i Madh ka jetuar rreth viteve 300 p.e.s. në Maqedoninë e lashtë dhe me 25.000 shqiptarë (maqedonë, ilirë, epirot, dardanë) pushtojë gjithë botën e njohur në atë kohë. Në këtë linjë disa mbishkrime të lashta të mijëvjeçarit 5 p.e.s. disa gjuhtarë sllavomaqedonas i paraqesin të shkruara në gjuhën e tyre. Dihet se sllavët në Ballkan kanë ardhë gjatë shek. 6.

Në këtë garë të marrë nuk ngelen prapa edhe disa studiuesit grekë nga Universiteti Aristoteli i Selanikut, që mbishkrimin Dispilio të mijëvjeçarit 6 p.e.s. e trajtojnë që i përket grekëve të lashtë !. Edhe gjetja e verës së parë europiane në mijëvjeçarin e 6 p.e.s. në gërmimet arkeologjike në territorin e Thrakës, ata ja atribuojnë grekëve të lashtë, megjithëse është vërtetuar plotësisht se grekët kanë ardhë në trullin ku jetojnë sot gjatë shekullit 6 p.e.s..

Në këtë rendje dritëshkurtër janë përfshirë edhe disa gjuhtarë dhe historianë shqiptar. Ata injorojnë studimet shkencore mbi vjetërsinë e gjuhës shqipe nga kohët më të lashta dhe kanë vërë kufirin e saj deri tek “Formula e Pegëzimit”, sepse kështu e thotë standardi. Edhe trojanët, maqedonasit e lashtë dhe Aleksandrin e Madh nuk i pranojnë për shqiptarë !!!

Shihet qartë, që një palë sajojnë dhe shtrembërojnë faktet për ti atribuar vendit të vet atë që se

meriton, ndërsa tek ne mohohen faktet historike, duke shkelur disiplinën e punës shkencore dhe për pasojë humbasim shumë si për gjuhën tonë ashtu edhe për historinë. Është e habitshme gjuhtarët dhe shteti ynë nuk interesohet për lashtësinë e gjuhës dhe të historisë së popullit të vet !!!

Nga reagimi i profesor E. Lafes vërej, që gjuhtarët tanë kanë njohuri fare të përcipta mbi pellazgët dhe aspak mbi gjuhën e pellazgëve dhe të ilirëve. Nga njohuritë e pakta në këtë fushë, ata nuk kanë arritur ende të faktojnë lidhjen gjuhsore ilirishte-shqipe, megjithëse kjo lidhje është faktuar me prova të plota shkrimore, gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Profesor Lafe sjell mjaft thënie nga njerëz me njohje gjysmake ose aspak mbi pellazgët, për ti mbush mendjen publikut se “pellazgët janë çudi e botës” dhe me to nuk duhet të merremi

Ai përmend disa aspekte ansore nga jeta e profesor S. Kondës, por nuk futet në gjërat themelore. Libri i Kondës “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik” (1964) është enciklopedi mbi pellazgët dhe lidhjen e tyre me shqiptarët. Ai ka gjetur në Greqi shumë emra vendesh, perëndish etj. dhe i shpjegon me gjuhën shqipe sidomos, fjalët e formuara me mal, gur, pyll etj. më të shpeshtat. Kondo përshkruan pellazgët në Atikë (Athinë), Thesali, Beoti, Thrakë, Orkomeno, ishullin Samothrakë, Mikenë, Argos, Tirinth etj. Ai etruskët i quan si degë të pellazgëve dhe studimi i tyre zgjidhet vetëm të lidhur me to. Me studimin e tij të thellë, Konda vërtetojë se shqiptarët ndodhen në truallin ku jetojnë sot gjatë disa mijëvjeçarëve, trashëguar nga pellazgët, që kanë lënë pas një qytetërim të lashtë. E. Hoxha e mbështeti çështjes pellazge, duke ndihmuar direkt Kondën për studimet e tij të thella shkencore, por gjuhtarët asnjë herë nuk e mbështetën, i luftuan egërsisht të gjithë ata, që merreshin me problemin pellazgjik. Duhet të dihet edhe diskriminimi, përbuzjet dhe qëndrimi jo shkencor, që është mbajtur ndaj Kondës nga krerët e Akademisë së Shkencave Shqiptare Çabej dhe Buda, për të cilat prof. Lafe hesht. S. Konda, Pilika, Z.Majani, N. Vlora e mjaft studiues të tjerë, megjithë kontributin e madh në lëvrimin e gjuhës shqipe, nëpërmjet studimeve mbi pellazgët, etruskë dhe ilirët, quhen edhe sot “persona të padëshiruar “ nga ta dhe nuk janë përfshirë në Fjalorin Enciklopedi Shqiptar. Kjo përbën shkelje të rëndë të dinjitetit të shkencëtarit dhe të disiplinës në shkencë.

Profesor E. Lafe shkruan:

“ Pse ky qëndrim ndaj teorisë pellazgjike? Sepse shkenca kërkon disa pika mbështetëse të sigurta për të ndërtuar një hipotezë pune. Studiuesit pas Hahnit i kanë vështruar ilirishten dhe pellazgjishten si gjuhë të ndryshme. Vetë Hahni nuk e shtroi fare çeshtjen e përkatësisë së pellazgjishtes në familjen indoeuropiane. Ilirishtja vështrohet si gjuhë indoeuropiane, por kjo nuk mund të thuhet me siguri për pellazgjishten, për arsye se ka fare pak dëshmi prej saj. Me fjalë të tjera, na mungon ADN-ja e pellazgjishtes, që ta krahasojmë me ADN-në e shqipes dhe të nxjerrim përfundimet. Mbetjet e pellazgjishtes janë aq të pakta, sa nuk të nxjerrin dot në ndonjë shteg të sigurtë”.

Është për të ardhur keq, por këto njohuri mbi pellazgë, që transmeton prof. Lafe, i përkasin shekullit 18 dhe janë të pa pranueshme në kohën tonë. Situata në të vërtetë është krejt ndryshe nga ajo që paraqesin gjuhtarët shqiptarë, prof. E. Lafe apo prof. O. Shmid (Vjenë), sepse pellazgët dhe ilirët janë çdo ditë midis nesh, me gjuhën që na kanë lënë trashëgim ne komunikojmë me njeri tjetrin dhe botën.

Më poshtë shkurtimisht do mundohem për publikun e gjerë, por edhe për gjuhtarët, të sjell prova, që vërtetojnë se gjuha pellazge ka aq shumë afërsi me gjuhën e sotme shqipe, sa mund të themi pa frikë se ato përbëjnë stade zhvillimi të një gjuhe të vetme-gjuhës shqipe, e cila në lashtësi quhej gjuha pellazge, ndërsa sot gjuha shqipe, sepse i njëjti popull gjatë historisë së gjatë ka ndryshuar shpesh emër.

I-ILIADA DHE ODISEA

Të dyja këto epika madhështore artistike, historike dhe gjuhësore, të formuluara gjatë shekullit 8 p.e.s. pranohen nga shkenca se janë zanafilla e letërsisë dhe historisë europiane. Të gjitha provat vërtetojnë se Iliada dhe Odisea janë në radhë të parë dy veprat letrare, historike dhe gjuhësore të letërsisë shqipe dhe Homeri dhe Hesiodi janë dy autorët e parë të letërsisë dhe historisë pellazgo/shqiptare. Jo më kot gjuhtari austriak J. Pokorny deklaronte shekullin e kaluar, se Iliada është përhapur në Europë në gjuhën ilire.

Xh. Krispi është dijetarë i famshëm arbëresh/shqiptar dhe i pari studiues i gjuhës shqipe, që më 1832 botoi librin e tij “Shqipja nëna e gjuhëve”. Krispi ka qenë lektor i gjuhës së lashtë greke dhe latine në një kolegj në Kalabri dhe i pari ka dalluar shumë fjalët shqipe në Iliadën e Homerit. Krispi është padyshim themeluesi i albanologjisë. Krispi shkruan:

“Duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është një gjë e bukur të shohësh se si ajo të kthen , në pjesën e saj më të madhe, te shqipja. Si nuk u dashka pra të ngjallë një interes të madh kjo gjuhë, mbase më e lashtë se greqishtja dhe në thelb, gjuha me të cilën flitej në shekujt para Homerit….. Dardanët, frigët dhe pellazgët, pa dyshim më të lashtë se helenët, kishin të njëjtën gjuhë, gjurmët e së cilës vërehen sot te gjuha shqipe”.

Krispi ka nxjerrë nga Iliada dhe shkrimet e autorëve antikë shumë fjalë pellazge, që përkojnë me fjalët shqipe dhe ndërtoi fjalorin e parë për këtë problem. Disa prej këtyre fjalëve janë: Ne kemi gjetur,që edhe fjalët e para në Iliadë: ILI (ylli), AS (asht), MENI etj. si dhe në Odise: ODISE (udhësi, udhëtari), ANDRA (ëndra), janë fjalë të gjuhës pellazge/shqipe.

Titulli dhe fjalët e para e para të këngës së parë të Iliadës janë: ILI (mbreti dardan, që themelojë Trojën, 3500 p.e.s.), AS, MENIN AE I DHE. Titulli dhe fjalët e para në këngën e parë të Odises janë: ANDRA MOJ ENEPE…

Fjalë të gjuhës shqipe në Iliadë më pas janë vërejtur nga Shnaider, Thomopolo, Gj. Shllaku, A. Kola, L. Peza dhe L. Peza dhe së fundi A. Boçi.

Si nuk bëjnë përshtypje tek gjuhëtarët dhe historianët shqiptarë këto arritje të rëndësishme lidhur me Iliadën? Ato duhet të ishin në themel të punës së tyre, që nga viti 1947, kur u ngrit Instituti i Shkencave, që kishte brenda edhe gjuhësinë.

Në enciklopeditë botërore shkruhet gjithashtu se në Iliadën e Homerit grekët apo helenët nuk përmenden asnjë herë. Në Iliadë, formuluar gjatë shek. 8 p.e.s., nga historitë dhe thëniet gojore dhe bën fjalë për ditët e fundit të Luftës së Trojës, përmenden shumë fise pellazge, heronj dhe perënditë pellazge me në krye Zeusin Pellazg. Në to përmenden edhe mbretëritë e Mikenës, Spartës, Pylit, Ithakës, Iolkos, Kretës, Thesalisë etj. të gjitha mbretëri pellazge.

Edhe kërkimet arkeologjike në Trojë vërtetojnë se nga themelimi i qytetit rreth 3500 p.e.s. e deri në rreth vitin 600 p.e.s. Troja është banuar vetëm nga trojanët pellazgë. Në vitin 500 p.e.s. në gërmimet në Trojë janë ndeshur elementët e parë të kulturës greke dhe kjo pjesë e qytetit shënohet Troja gjatë kohës helene.

Të gjitha këto prova tregojnë se Iliada dhe Odisea janë shkruar fillimisht në gjuhën pellazge/shqipe dhe Homeri i përket etnisë pellazge/shqiptar. Nga kjo rrjedh edhe përfundimi i rëndësishëm se të gjithë heronjtë, perënditë dhe emrat e vendeve në Iliadë janë kanë origjinë pellazge, shpjegohen me anë të gjuhës shqipe dhe nuk kanë asnjë lidhje me grekët. Në greqisht Iliada është përkthyen në vitin 1937 nga dy arvanitas. Në këtë mënyrë Iliada përbën veprën letrare, me të cilat fillon letërsia, gjuhësia dhe historia shqipe dhe Homeri është autori i parë i kësaj letërsie. Homeri dhe Hesiodi, dy shkrimtarët dhe historianët e parë europiane, përbëjnë një gurrë tepër të çmuar të gjuhës dhe kulturës sonë, që duhen studiuar me imtësi nga të gjithë ne dhe në mënyrë të veçantë nga gjuhtarët, sepse aty do të gjejnë fjalë dhe konstrukte të lashta të gjuhës sonë, të panjohura më parë.

Kjo përbën një arritje të madhe për gjuhën dhe historinë tonë, që ende padrejtësisht mohohet nga gjuhtarët. Grekët nuk mund të jenë as autorë dhe as aktorë në Iliadë, sepse ata asnjë herë nuk përmenden në te dhe në kohën, që është formuluar Iliada dhe Odisea fiset greke ende nuk kishin ardhur në Pellazgji (Ballkani dhe rajoni e Egjeut). Megjithë këtë grekë kanë meritën e madhe, që për këto vepra të para letrare europiane u kujdesën dhe i shpëtuan nga zhdukja e sigurtë, siç janë zhdukur shumë vepra të tjera të autorëve para Homerit.

Këto arritje të mëdha mbi Iliadën dhe Odisenë, përbëjnë krenari të dyfishtë për kombin tonë. Së pari, që gjuha origjinale e Iliadës dhe Odise është gjuha pellazge/shqipe dhe së dyti se ai që njihet si autor i saj përket në racën e stërgjyshave tanë, pellazgëve. Iliada dhe Odisea japin prova mjaft të sigurta të vazhdimësisë së gjuhës pellazge në gjuhën shqipe. Megjithë këto prova të rëndësishme nëpër shkollat tona nxënësve ju jepen njohuri të rreme, të gatuara nga falsifikatorët, sikur këto vepra i përkasin grekëve të lashtë. Ky është turp për të gjithë gjuhtarët dhe historianët shqiptar dhe mbarë inteligjencën tonë, që e toleron.

Falsifikimi, ku është futur trajtimi i historisë së lashtësisë europiane e ka zanafillën pikërisht tek vlerësimi i shtrembët i epikave të Homerit dhe Hesiodit. Ato janë vlerësuar vetëm për vlerat artistike dhe aspak historike, apo gjuhsore, ku spikat vlera e tyre më e madhe. Në këto epika përshkruhet koha e bronzit në Pellazgji, aktorët e së cilës kanë qenë vetëm fise të ndryshme pellazge. Prandaj kur trajtohet kjo pjesë e historisë europiane si aktorë të saj duhet të përmenden vetëm pellazgët.

Prof. Lafe, gjuhësia jonë dhe Qendra Albanologjike duhet ta analizojnë me imtësi problemin, ta analizojnë dhe vlerësojnë me sy kritik Iliadën dhe Homerin, që nxënësit tanë nëpër shkolla të marrin dijet e plota dhe të vërteta dhe mos rrehen më tej nga autorët e paaftë të teksteve shkollore.

II-STELA E LEMNIT (fig. 1) është një monument tjetër me rëndësi të veçantë për gjuhën tonë, që vërteton lidhjen e pellazgjishtes me gjuhën shqipe. Ajo është gjetur në ishullin e Lemnit (pranë ngushticës së Dardaneleve) dhe i përket shekujve 9-8 p.e.s. Shumë dijetarë janë munduar të zbërthehet përmbajtjen e shkrimit të saj me ndihmën e greqishtes, latinishtes, persishtes, por pa rezultat. Z. Majani e shpjegoi përmbajtjen e saj me ndihmën e gjuhës shqipe. Me Stelës e Lemnit janë marrë disa studiues shqiptar dhe të gjithë janë të mendimit se ajo i përket gjuhës pellazge/shqipe dhe lehtë lexohet nga njohësi i gjuhës shqipe, forma më e re e gjuhës pellazge. Shkrimi është gërvishtur nga e djathta në të majtë dhe anasjelltas (mënyra bustrofedike e shkrimit ), por me germa mjaft të qarta të abecedarit pellazg. Dy rreshtat e sipërme në Stelën e Lemnit janë si më poshtë: në pellazgjisht:

ZIAZI MARAZ MAF = në shqip: ZI ASHT ZI MARAZ I MADH.

Fig.1 – Shihni sa bukur përputhen njëra me tjetrën gjuha e lashtë pellazge e shekullit 9-8 p.e.s. me gjuhën e sotme shqipe: të njëjtat fjalë dhe me kuptim të njejtë. Të gjitha fjalët e mbishkrimit të Lemnit kanë kuptim të njëjtë në gjuhën e sotme shqipe, prandaj e kemi quajtur si monument dhe dokument të mirëfilltë, që tregon se si gjuha pellazge vazhdon të jetojë në gjuhën e sotme shqipe. Dokumente të tilla ka edhe mjaft të tjerë, por këtu nuk kam mundësi ti përmendin të gjithë. Për informacion më të plotë mund të shihni librin: L. Peza & L. Peza “Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre”, Tiranë 2013, gjendet në Libri Universitar,Tiranë.

III- MBISHKRIMI DIPYLON ( i ATHINËS)

Materialet e mbledhura nga gërmimet arkeologjike në Akropolin (Akropol, fjalë pellazge a + kro = asht kro, krye, kryesori, fjala pol mund të jetë polli, pra që ka pjellë kokë) e Athinës dhe në vende të tjera të Atikës, vërtetojnë praninë e neolitit të hershëm. Në pjesën më të ngritur ngrihet Parthenoni, faltorja e perëndeshën pellazge Athina, mbrojtëse e qytetit, themeluar rreth vitit 1000 p.e.s. Të gjitha këto kanë një ngjashmëri të madhe me zbulimet arkeologjike neolitike në vendbanimet Sesklo dhe Dimini të Thesalisë. Herodoti përmend se banorët më të hershëm të Athinës njihen pellazgët, të cilët kanë qenë shtrirë edhe në Thesali. Sipas tij Akropoli banohej nga fermerët pellazgë, qysh gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s.

Gjuha pellazge e Athinës shprehet në mbishkrimin e Athinës:

Ky është shkruar në qafën e një katruveje me shkronjat e abecedarit pellazg (740 p.e.s). Vetë fjala Dipylon është e gjuhës pellazge dhe ka kuptimin Dypyje. Mbishkrim Dipylon mbahet si dokumenti më i vjetër i shkruar në gjuhën greke, por që vetëm dy vjet më parë ne vërtetuam se i përket gjuhës pellazge-shqipe. Për këtë në enciklopedinë Wikipedia shkruhet: “Ai është i famshëm, sepse është shembulli më i vjetër (ose njëri nga më të vjetrit) e përdorimit të alfabetit grek”, që përbën falsifikim. Mbishkrimi Dipylon (i Athinës) është provuar të lexohet me ndihmën e gjuhës greke, por pa rezultat. Ai në anglisht nga kjo gjuhë është përkthyer:

Kushdo nga kërcimtarët, që tashti kërcejnë shumë lehtë…..ai do të më gjejë mua (enën) si çmim të tij”.
Interpretimi me ndihmën e gjuhës shqipe, që bëhet për herë të parë (Peza & Peza 2012) është ky: Origjinali (lexohet nga e djathta në të majtë) :

HOSNUNO PXESTON PAN T○ NATA PQ TATA PASI EST ○T○JE KAJMAK =

= HOS NUNO PHESTON PAN T○ NATA PQ TATA PASI EST T○ JE KAJMAK =

= Oh Nuno pheston pan te nata pq tata pasi est je kajmak =

= OH ! NUNO FESTON PAN TE NATA, Po që TATA PASI ËSHTË KAJMAK

Kuptimi i mbishkrimit është ky: Nuni feston, panë tërë natën, që tata është i lumtur si kajmak. Fjala Nuno besoj se është fjala “nun” apo kumbarë.

Mbishkrimin Dipylon i ka të gjitha fjalët pellazgo/shqipe të padiskutueshme:

Fjala ← (drejtimi i leximit) = →PXESTON = FESTON, vjen nga fjala “festë”, që e ka

edhe sot gjuha shqipe, e ardhur nga gjuha pellazge, por ka hyrë edhe në shumë gjuhë perëndimore. Është fjalë mjaft interesante, sepse fillon me germën “px” = ph, pasi germa “x” përbën germën “h” dhe e gjithë fjala nuk fillon me germën “f”, siç përdoret në gjuhën shqipe sot.

Të gjitha fjalët e mbishkrimit Dipylon janë njëlloj si në gjuhën e sotme shqipe. Në mbishkrim të bëjnë përshtypje edhe fjalët e lashta të gjuhës sonë “Nun” dhe “Kajmak”.

Siç shihet teksti i mbishkrimit dhënë në gjuhën angleze, nuk përputhet fare me përkthimin tonë. Kjo rrjedh nga fakti se mbishkrimi është në gjuhën pellazge, që përputhet plotësisht me gjuhën shqipe, me ndihmën e të cilës kemi bërë zbërthimin. Prandaj ky zbërthim i mbishkrimit është i saktë. Përkthimi anglez është bërë nga greqishta, por ai që e ka bërë zbërthimin, duke mos gjetur asnjë fjalë greqisht në mbishkrim, ka sjellë në anglisht vetëm një hamendësim të mbishkrimit, i cili nuk ka asnjë lidhje me vetë atë.

Analiza e mbishkrimit Dipylon (të Athinës) tregon se ai është shkruar në gjuhën pellazge dhe me alfabetin pellazg, mjaft të përhapur në të gjithë trevën e Egjeut dhe të Mesdheut gjatë kohës së bronzit dhe në fillim të kohës së hekurit. Nuk ka asnjë bazë shkencore të mendohet se ky alfabet i përket gjuhës greke.

IV-MBISHKRIMI I KORINTHIT. Është i shekullit 8 p.e.s. Po e paraqis, me që në te ndodhet edhe emri “EMIL” i profesorit Emil LafeS. Megjithse ai nuk i ka në zemër pellazgët dhe i mohon ata, por ata e shoqërojnë gjithë jetën, sepse emri Emil është emër pellazg dhe ndodhet i shkruar në mbishkrimin e Korinthit. Në kohën kur është gërvishtur në pllakën e gurit ky mbishkrim, fiset greke ende nuk kishin ardhur në rajon. Sipas të gjitha provave, fiset greke kanë ardhur gjatë shekullit 6 p.e.s. si barinj me kopetë e bagëtive, veshur me lëkurat dhe pa asnjë shkallë zhvillimit kulturor. Ato nuk dihet se nga kanë ardhë, sepse nuk sollën me vete ndonjë element kulture, asnjë element të tillë nuk kanë lënë në vendin e origjinës. As emër nuk kishin: emrin helenë e morën nga vendasit, në kohë të lashta Helada ka qenë qytet në pjesën perëndimore të Thesalisë dhe banorët e rajonit quheshin helenë, prej ku të ardhurit morën emrin; grekë u quajtën më vonë nga romakët. Por një gjë është e sigurtë, në vendin ku erdhën, në Pellazgji, gjetën popull me kulturë dhe zhvillim shoqëror mjaft të lartë, njerëzit të ndarën në mbretëri të ndryshme, kishin qytete, përdornin veshjen e endur, poçerinë dhe të gjitha metalet që njohim sot, me armë të sofistikuara, merreshin me tregti tokësore dhe detare në largësi të mëdha, njihnin shkrimi dhe kishin librat e tyre, shkruar me alfabeti e shpikur prej tyre. Flisnin dhe shkruanin gjuhën e tyre pellazge, mjaft e afërt me gjuhën e sotme shqipe. Shoqëria pellazge ka qenë më e zhvilluara në botë qysh nga koha e gurit, bronzit dhe kohë së hekurit.

Mbishkrimi i Korinthit (fig. 2) është gërvishtur nga e djathta në të majtë me germat e abecedarit pellazg. Germat janë po ato që përdorim edhe sot: T, A, I, E, M, L, N, K,O,S, V=U, Q = K, TH, H, D etj. Sipas rreshtave leximi bëhet nga e djathta në të majtë: Fig. 2-

Leximi i plotë i mbishkrimit është ky:

1-Rreshti sipërm: TATAIESEMIL = TATA I ES EMIL = TATA Im Është EMILi.

2-R. mesëm: EKVTHOSH.SDANMEKLEFS = E KU THOSH.SDAM ME KLEFS = Eshtë KU THOSH S’DON ME QEF, 3- R. Poshtëm: EITHVFLAS EST AI = E I THU FLAS EST AI = Është AI QË FLAS, ËSHTË AI

Mbishkrimi lexohet me ndihmën e gjuhës shqipe, sepse fjalët pellazge janë po ato si të shqipes së sotme. Mbishkrimi Korinthit tregon shumë qartë që gjuha pellazge vazhdon në gjuhë e sotme shqipe. Mbishkrimi deri tani është trajtuar gabimisht që i përket gjuhës greke dhe mbahej monument i saj. Ja emri EMIL, në rreshtin sipër, majtas →, që i kthyer në anën tjetër bëhet , bëhet më lehtë për ta lexuar.

Ka dhe shumë mbishkrime të tjera pellazge, ku fjalët e gërvishtura në to përputhen me fjalët e sotme të gjuhës shqipe. Kjo dëshmojnë se gjuha pellazge vazhdon në gjuhën shqipe pa ndërprerje nga lashtësia, por që këtu për mungesë vendi nuk i përmendim dot. Ato pjesërisht janë studiuar, por duhet të studjohen të gjitha, sepse janë pasuri e madhe e kulturës europiane dhe shqiptare. Mohimi nga gjuhësia shqiptare e kësaj pasuria përbën shkelje të rëndë të disiplinës shkencore. Besoj që prof. Emili do ti rivlerësojë pellazgët, që i kanë dhënë emrin.

Paraqitëm disa mbishkrime pellazge, nga të cilat gjithsekush bindet për lidhjen e ngushtë me gjuhën shqipe. Të parët janë zbërthyer nga Z.Majani dhe N. Vlora. Shpjegimin e mbishkrimeve të Athinës dhe Korinthit, deri tani të pranuar në literaturën botërore si mbishkrim në gjuhë greke, vitet e fundit kemi vërtetuar, që i përket gjuhës pellazge/shqipe (Peza & Peza 2013. Dritë e re mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre). Me shpjegimin e këtyre mbishkrimeve vërtetohet plotësisht se gjuha pellazge vazhdon rrjedhshëm dhe pa ndërprerje në gjuhën e sotme shqipe. Janë po ato fjalë, po ato folje dhe po ajo mënyrë të foluri, prandaj kemi shprehur mendimin që kemi të bëjmë me një gjuhë të vetme, por në stade të ndryshme zhvillimi.

Nga koha, kur pellazgët identifikohen për herë të parë me gjuhën e tyre të shkruar, në Qytetërimin e Vinkë-Turdas-Dispilio, mijëvjeçari i 6 p.e.s. dhe deri më sot, kanë kaluar rreth 8 mijë vjet, që dëshmon lashtësisë e gjuhës shqipe të shkruar. Shqipja e folur është shumë më e lashtë.

Vërtetimi i vazhdimësisë i gjuhës pellazge në gjuhën e sotme shqipe ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse vërteton faktin se gjuha më e lashtë e kontinentit tonë, pellazgjishtja, nuk është e vdekur, por gjuhë e gjallë dhe kjo mbijeton sot në gjuhën shqipe. Kjo vërteton njëkohësisht se shqiptarët rrjedhin nga pellazgët, nëpërmjet ilirëve, dardanëve, maqedonve, epirotëve etj.

Përfundimet e Krispit dhe të autorëve të tjerë mbi Iliadën dhe studimet e tjera nuk kundërshtohen, por as pranohen, vetëm mohohen në heshtje. Kjo është rrugë jo shkencore, që i ka sjellë dëm të madh kulturës sonë dhe asaj europiane, sepse ka çuar në mohimin e gjuhës më të vjetër europiane –gjuhës pellazge dhe të Qytetërimit Pellazg, që është themeli i qytetërimit europian. Kjo gjendje jo e këndshme në gjuhësinë tonë rrjedh nga fakti se Qendrën Albanologjike e ka mposhtur mefshtësia, mungon drejtimi me kopetencë dhe kontrolli i dijeve. Asnjë temë diplome ose doktoranture për mbishkrimet dhe gjuhët e lashta.

Në Ballkan dhe në Europë janë zhvilluar njeri pas tjetrit tre qytetërime të lashta:

1- Qytetërimi Pellazg, Paleolit deri në vitin 500 p.e.s. Ilirët, maqedonët, dardanët, epirot, thrakët, etruskët, trojanët dhe shqiptarët e sotëm janë trashëgimtarët e këtij qytetërimi të famshëm.

2- Qytetërimi Grek, fillon rreth 500 p.e.s. me shfaqjet e para të kulturës greke në Lemn, Trojë etj.

3- Qytetërimi Romak fillon rreth 500 vjet p.e.s., në Ballkan fillon me pushtimin romak të trevës në vitin 268 p.e.s. dhe vazhdon deri në vitin 500, kur afërsisht fillon qytetërimi modern. /pashtriku/

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *