Lajme, Lajmi kryesor

Trump sulmon ashpër Gjermaninë: Kontrollohet krejtësisht nga Rusia

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nisur me tone të ashpra samitin dy-ditor të NATO-s në Bruksel, duke kritikuar Gjermaninë për marrëveshje në vlerë të “miliarda dollarëve” me Rusinë rreth tubacioneve të gazit natyror, derisa pret që Shtetet e Bashkuara “ta mbrojnë atë kundër Rusisë”

Duke folur në mëngjes, teksa është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Trump ka thënë: “Ne jemi duke mbrojtur Gjermaninë. Ne jemi duke mbrojtur Francën. Jemi duke mbrojtur secilin. Kjo është e padrejtë ndaj shtetit tonë. Është e padrejtë ndaj taksapaguesve tanë”, tha Trump.

Trump ka thënë se Gjermania është “e kontrolluar plotësisht nga Rusia” për shkak të varësisë së gazit natyror dhe marrëveshjes për tubacione të gazit me Moskën.

Samiti pritet të jetë një nga mbledhjet më të vështira të aleancës në disa vjet, pasi Trump vazhdon të bëjë presion te aleatët për të rritur shpenzimet në mbrojtje.

Trump ka kritikuar vazhdimisht anëtarët e aleancës për nivelet e tyre të shpenzimeve edhe para nisjes së takimit. Samiti mbledh më shumë se 40 krerë të qeverive, duke përfshirë 29 aleatë dhe partnerë që nuk janë anëtarë të NATO-s, nga Finlanda deri në Afganistan. E themeluar më 1949 për të luftuar kërcënimin sovjetik, NATO-ja është e bazuar në bashkëpunim të thellë me SHBA-në, e cila krijon siguri për Evropën përmes arsenalit të saj bërthamor. Mirëpo aleanca ka krijuar mision të ri prej vendimit të Rusisë për të aneksuar Krimenë më 2014, duke dërguar batalione në Baltik dhe Poloni për të luftuar ndonjë sulm të papritur rus.

Duke kujtuar takimin e shtatë shteteve më të industrializuara në qershor, ku Trump pati refuzuar deklaratën finale të samitit, të dërguarit e NATO-s, nuk i kanë lënë asgjë rastit, duke negociuar deklaratën e samitit të Brukselit me përpikëri disa ditë përpara dhe duke treguar vendosmëri në politikat mbi Rusinë dhe Irakun.

Pozicioni i Trumpit vazhdon të jetë i paqartë. “Ai mund të shfuqizojë gjithçka me një postim në Twitter”, ka thënë një diplomat i NATO-s.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *