Lajme, Lajmi kryesor

Trump: BE-ja është armik i SHBA-ve

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump sot e quajti Bashkimin Evropian “armikun” e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Në një intervistë për CBS, e cila është bërë në Skoci, Trump tha se ai mendon se SHBA ka “shumë armiq”, duke përfshirë një bllok të shteteve evropiane “të cilat janë në mesin e aleatëve më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, me sa duket vetëmsa ka filluar betejën kundër Bashkimit Evropian dhe përkeqësimi i raporteve ka arritur në atë shkallë sa Presidenti Trump e kualifikon BE-në si armik të SHBA-ve.

Donald Trump kohë më parë e kishte këshilluar Presidentin francez që të largohej nga BE-ja dhe të bashkohej me Amerikën kurse gjatë vizitës në Londër po ashtu Presidenti Donald Trump e ka këshilluar kryeministren britanike Theresa May, që ta hedhë gjyq Bashkimin Europian, në vend që të negociojë me bllokun, si pjesë e strategjisë së Brexit-it. “Ai më tha që ta hedh në gjyq BE-në dhe të mos shkoj në negociata” – tha zonja May në një intervistë për BBC-në

Zbulimi nga ana e zonjës May i këshillës që i ka dhënë Donald Trump, i jep fund disa ditë spekullimesh për këtë çështje.

Trump pati thënë javën e kaluar në një intervistë për gazetën “The Sun” se i kishte dhënë një këshillë zonjës May, por ajo nuk pati dhënë shpjegime. Presidenti tha në intervistë, para se të takohej me kryeministren britanike, se ajo nuk e kishte dëgjuar këshillën e tij, pasi i ishte dukur shumë brutale.

Muajt e fundit Britania është përballur me pyetje të vështira lidhur me Brexi-in dhe cila ka për të qenë marrëdhënia me partnerin më të madh tregtar, Bashkimin Europian, pas daljes nga blloku. Në referendumin e 2016-ës britanikët votuan me një diferencë të vogël votash për daljen nga Bashkimi Europian.

Prandaj Takimi Trump-Putin në Helsinki të Finlandës po pritet nën ethet e frikës së madhe. Donald Trump do të flasë me Valdimir Putin kokë më kokë. Vetëm ata të dy, secili me nga një përkthyes. Këshilltarët politikë dhe protokolluesit në këtë bisedë duhet të mbeten jashtë. Shtëpia e Bardhë e dëshiron këtë, dhe shkel kështu një rregull bazë të samiteve të tilla, që është më shumë se një zakon. Trump ndez me këtë mosbesimin, nxit frikën e atyre që ndjehen të kërcënuar nga Rusia dhe dyshojnë në garancinë e solidaritetit të aleancës perëndimore.

Trump dhe Putin kanë afri: Të dy e kuptojnë veten si „burra të fortë” në një botë të sunduar nga kaosi; të dy e perceptojnë shtetin që drejtojnë në radhë të parë si demonstrim force. Putin e stilizon veten si lider të atyre focave politike që janë iliberale. Trump e pëlqen ta shohë veten si shkatërruesin e institucioneve liberale, që i dhanë tonin botës pas ndryshimeve epokale të vitit 1945 dhe 1990.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *